Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**
:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit

0

Nga Prof. Arbėr Xhaferri
Kėto energji pajtimtare do tė vazhdojnė tė veprojnė edhe nė kohrat moderne. Shqiptarėt do tė gjejnė mėnyra pėr tė ofruar formulėn e pajtimit edhe nė mes tė krishtėrimit dhe islamit.

Qytetarėt e Bosnjė-Hercegovinės qė kanė njė gjuhė, madje dhe tė njejtin dialekt, jekavishten, njė origjinė, zakone dhe kulturė tė thuash identike, hynė nė procesin e ndėrtimit tė veēantive etnike duke instrumentalizuar religjionin. Sipas kėsaj skeme kroatėt u identifikuan me katolicizmin, serbėt me ortodoksizmin, ndėrkaq boshnjakėt me islamizmin. Identiteti i pėrbashkėt paraprak u shkatėrrua duke i fetishizuar dallimet e vogla, pra duke spikatur pėrkatėsitė formale religjoze.
Edhe nė Shqipėri, nė mėnyrė harmonike bashkėjetojnė tė tre religjionet monoteiste, por nė dallim nga Bosnja nuk ka konflikt edhe pse qendrat e ndryshme strategjike, nė Beograd e gjetiu punojnė pėr t’i nxitur ato.
Arsyeja e parė qė ndikon tė mos shfaqen armiqėsitė ėshtė mėnyra e formimit tė identitetit kombėtar tė shqiptarėve. Ky identitet ėshtė formuar mbi bazėn e pėrkatėsisė etnike, mbi traditėn e pėrbashkėt tolerante qė nuk prodhon segregimin e ēfardo pėrkatėsie. Element kryesor nė ndėrtimin e identitetit kombėtar, vazhdimisht, nė tė gjitha periudhat historike, nuk ėshtė feja, por gjuha, rrjedhimisht tradita dhe kultura qė ndėrtohen mbi kėtė bazė. Shqiptarėt kanė origjinė tė saktė kombėtare dhe nuk kanė nevojė pėr elemente tė tjera pėr ta spikatur, pėr tė vėnė nė veprim atė fenomen tė fetishizimit tė dallimeve tė vogla. Populli shqiptar, unik dhe i dallueshėm, nė krahasim me popujt e Bosnjės, apo popuj tė tjerė qė hyjnė nė konflikte, i ngjason atij individit qė ka afinitete dhe atribute tė ndryshme, tė cilat arrin t’i baraspeshojė nė mėnyrė tė shkėlqyeshme dhe harmonike.
Kėto veti, kėto atribute i ndien si tė vetat, si pjesė tė identitetit e jo si kontradikta qė e pėrēajnė personalitetin.
Argumenti i dytė pse nuk kemi konflikt nė Shqipėri ėshtė momenti historik. Nė rastin e parė, pra tė Bosnjė-Hercegovinės kishim tė bėnim me njė kontekst tė jashtėzakonshėm historik. Shthurjen e Jugosllavisė dhe hapjen e kauzave tė veēanta kombėtare. Nė Shqipėri, pėr shkak tė karakterit monolit tė popullsisė sė saj, nuk ndodhi ky fenomen i shthurjes. Ē’ėshtė e vėrteta, nė vitin 1997 pati njė shthurje tė formės, konkretisht tė regjimit, por jo dhe tė pėrmbajtjes. Nė kėtė vit tė krizės, nė Shqipėri ndodhi njė mrekulli, qė vėshtirė mund tė shpjegohet racionalisht. Populli grabiti armėt nga depot, por nuk ndodhi asnjė vrasje qoftė dhe grindje mbi baza religjioze, etnike, politike apo rajonale. Tė gjitha konfliktet ishin tė natyrės kriminogjene ose tė hakmarrjes individuale. Kjo shpjegohet deri diku me faktin se historikisht nė Shqipėri nuk janė prodhuar projekte qė provokojnė pabarazinė mbi ēfarėdo baze qė mund tė nxitnin ato energji thimotike qė pėrshpejtojnė ndryshimin e relacioneve tė pabarabarta nė shoqėri. Ta pėrfundoj mendimin, nė vitin 1997 ra nga provimi forma ose regjimi por jo pėrmbajtja, kohezioni i brendshėm i shoqėrisė shqiptare. Spikatja e faktorit religjioz si faktor konfliktuoz bėhet pėr shkak tė projekteve politike dhe kurrsesi religjioze. Nė historinė e njerėzimit gjithmonė kanė ekzistuar energji protofashiste qė nuk janė pėrputhur kurrė me opsionin religjioz, por veprimi i tyre ėshtė toleruar pėr shkak tė mungesės sė fuqisė pėr t’i kontrolluar ato, ose pėr shkak tė oportunitetit tė faktorit religjioz.
Pėrēarjet, skizmat, sektarizimet janė fenomene qė shfaqen nė sistemet totalitare, qofshin ato me premisa religjioze apo politike. Diversiteti ėshtė forcė dhe faktor i pamposhtuar qė gjatė procesit tė tėrėsishėm historik ndikon nė rėnimin e totalitarizmave. Ilirėt, arbėrit, rrjedhimisht edhe shqiptarėt, kanė qenė tė pėrfshirė nė kėto procese globale determinuese, religjioze, politike etj. pa dėshirėn e tyre. Nga aspekti shkencor ėshtė guxim tė pohohet se shqiptarėt kanė pasur reagim programatik, harmonik gjatė gjithė kėtyre shekujve, por nga ana tjetėr ėshtė njė rastėsi e mrekullueshme qė dėshmon se gjatė proceseve ndarėse iliro-shqiptarėt janė pėrpjekur tė formojne sintezėn e re. Meqė kėto ndarje kanė pasur efekte shkatėrruese pėr qėnien e tyre, ka tė ngjarė qė ata janė pėrpjekur qė tė amortizojnė kėto efekte, duke propozuar variante pajtuese. Nė fillim tė shfaqjes sė krishterizmit, tė atij apostolik qė u pranua nga ilirėt e lashtė, u shfaq kriza e parė nė mes tė paganizmit dhe krishterizmit. Nė atė kohė ilirėt e gjeten formulėn pajtuese duke futur shumė kremte pagane ilire, si pjesė pėbėrėse e religjionit tė ri, duke ruajtur nė kėtė mėnyrė kontuinitetin me tė kaluarėn me ē’ka u lehtėsua pėrqafimi i sė resė. Kur u shfaq kriza nė mes tė krishtėrimit dhe perandorisė romake, pajtimi u arrit me krishterizimin e perandorisė romake. Kėtė e bėri nė vitin 325 perandori Konstantin me prejardhje ilire. Kur u shfaq skizma e parė mes kishės lindore dhe asaj perėndimore qė i ndante tokat iliro-shqiptare, ata u pėrpoqėn qė tė vendosin ura komunikimi mes dy blloqeve, duke filluar prej Koncilit tė parė deri te angazhimet e Patriarkut tė Kishes Ortodokse me seli nė Stamboll, arvanitit Atenagora, dhe angazhimeve tė vetė Nėnė Terezės. Kėtu nuk duhet tė harrojme ilirin nga Dalmacia, Shėn Jeronimin i cili i pari e pėrktheu Biblėn nė gjuhėn latine nė shekullin e IV, si dhe perandorin Justinian, i cili duke i parė ēarjet e para dhe tė pandalshme nė mes tė perandorisė lindore dhe asaj perėndimore romake, rrjedhimisht nė mes tė kishės ortodose dhe asaj katolike, tentoi tė gjejė zgjidhje nė formulėn e tretė duke bėrė pėrpjekje pėr mėkėmbje tė Kishės ilirike mbi baza tė krishterizmit apostolik.
Pra, shqiptarėt gjithmonė kanė luajtuar nje rol ekumenik nė fushėn e religjionit duke filluar nga Koncili i I-rė i pėrgjithshem i Kishės ( v. 325) e deri nė ditėt e sotme, ku shqiptarėt bėjnė ēmos, jo vetėm pėr pajtimin e dy kishave krishtere, por edhe nė mes tė krishterizmit dhe islamit. Tė pėrkujtojmė se nė Koncilin e I-rė; pėr herė tė parė u takuan pėrfaqėsuesit e gjithė botės krishtere, ku rol tė rėndėsishėm luajtėn, jo vetėm numerikisht por dhe nė aspektin programatik priftėrinjtė e Ilirikumit, duke u pėrpjekur qė tė evitohen keqkuptimet lidhur me natyrėn e lotit, natyrėn e Krishtit, me dilemat rreth Trinisė sė shenjtė dhe konsubstancialitetit tė Krishtit. Nė kėtė fazė, kur ndėrtoheshin bazat e religjionit tė ri, krishterizmit, roli i ilirėve ishte shumė i madh, nė krahasim me rolin popujve tė sotėm tė krishterė, gjermanėve, anglezėve, francezėve, skandinavezėve, sllavėve etj.
Qė nga fillimi i krishtėrimit e deri mė sot, shqiptarėt kanė luajtur njė rol bashkues, jo vetėm me pėrkrahjen e iniciativave ekumenike, por edhe me iniciativa vetiake. Janė tė dituara pėrpjekjet e Perandorit Junstinian tė I-rė (527-563), tė Koncilit Ekumenik tė Firencės (v.1445), tė Pjetėr Bogdanit, tė Patrikut Atenagora (i cili erdhi nė Romė gjatė pontifikatit tė Papės Palit VI) por gjithashtu roli i shqiptarėve nė botėn islame, ndonėse jo nė fazėn e vėnies sė themeleve, por nė fazėn e mbi ndėrtimit. Shqiptarėt nė kėtė periudhė historike ishin bartės tė vlerave dhe tė standardeve perėndimore nė Perandorinė Otomane. Nė fushėn e politikės (politika oksidentale e guvernatorit tė Egjiptit), Mehmet (arabisht Muhamed) Ali Pasha vendosi standarde perėndimore nė qeverisje dhe nė shoqėri, zhvilloi beteja tė sukseshme kundėr vehabistėve intolerantė dhe fisit tė saudėve tė cilėt, nėn ndikimin e anglezėve, e shfrytėzonin kėtė lėvizje fetare pėr tė marrė pushtetin. Roli i Pashk Vasės nė themelimin e Libanit multikonfesional, nė kulture (shkrimet e para nė prozė, vepra tė para dramaturgjike, enciklopedi, pikturė etj.), shkencė etj. .
Kėto energji pajtimtare tė shqiptarėve do tė vazhdojnė tė veprojnė edhe nė kohėrat moderne. Duke mbajtur vetveten larg nga kėto pėrēarje, ata do tė gjejnė mėnyra pėr tė ofruar formulėn e pajtimit edhe nė mes tė krishtėrimit dhe islamit. Vetėm nė qėnien e shqiptarit, nė kodin e tyre kulturor kėto kontradikta funksionojnė pa fėrkime ...!

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes