Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**
:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit

0

Nga Prof. Luan Omari
zv\Kryetar i Akemisė sė Shkencave
Vice\chairman of Sciences Academy
Ndėr problemet e shumta me tė cilat pėrballet vendi yne nė kėtė periudhė tė gjatė e tė vėshtirė tė tranzicionit paskomunist ėshtė edhe ai i gjakmarrjes. Kjo dukuri negative i ka rrėnjėt nė tė kaluarėn. Tė dhėna historike, etnografike, dėshmite e ndryshme tė vendasve dhe tė tė huajve qė kanė vizituar Shqipėrinė nė fillimet e shekullit 20 flasin qartė pėr pėrpjestimet e gjėra qė kishte kjo plagė shoqėrore, veēanėrisht nė viset veriore tė Shqipėrisė.
Me kalimin e kohės, pėrmasat e gjakmarrjes erdhėn duke u zvogėluar. Nė periudhėn e Republikės dhe tė Monarkisė sė Zogut pati njė pakėsim tė kėtij lloj kriminaliteti nė krahasim me periudhėn para Pavarėsisė. Por pėrsėri gjendja ishte shqetėsuese.
Njė kthesė pozitive pati pas ēlirimit tė vendit nga pushtimi fashist e nazist. Nė kushtet e ndryshimeve sociale dhe ekonomike, tė rritjes sė nivelit arsimor tė popullsisė dhe tė fuqis sė madhe represive tė shtetit, nga viti nė vit, shifrat e krimit tė gjakmarrjes erdhėn duke u zvogėluar, sa qė u mendua, se tashmė, kjo dukuri po i pėrkiste se kaluarės. Fatkeqėsisht muk ishte kėshtu.
Ėshtė paradoksale qė nė kushtet e njė shoqėrie demokratike tė ringjallet gjakmarrja, por, ky fakt, tani ėshtė njė realitet. Pėr shpjegimin e kėsaj dukurie duhen studime tė thelluara sociologjike e kriminologjike, qė ende mungojne, por, sidoqoftė, mund tė thuhet se disa nga shkaqet e kėsaj ringjalljeje janė varfėria e madhe e popullatės sė zonave me problematike, braktisja e arsimit ( qė ėshtė jo vetem shkak por edhe pasojė e gjakmarrjes ) dhe sidomos dobėsimi i pushtetit shtetėror dhe i autoritetit tė ligjit, ēka i lė hapėsirė zbatimit tė normave tė vjetra kanunore, qė konsideroheshin tė harruara pėrgjithmonė. Pra ka njė rikthim nė tė kaluarėn dhe pikėrisht nė njė kohė kur vendi ynė synon tė integrohet nė Europėn e Bashkuar krahas vendeve tė tjera, qė janė mė tė pėrparuara se ne. Sot dhėnia e drejtėsisė ėshtė e lidhur ngushtė me pushtetin gjyqėsor. Por nuk ka qenė gjithmonė kėshtu.
Qėkurse njerėzit u organizuan nė shoqėri u organizua dhe nocioni i drejtėsisė, si njė mėnyrė rregullimi tė konflikteve shoqėrore, si tė atyre qė lindin nga kryerja e njė krimi ashtu edhe i atyre qė lindin nga mosmarreveshje tė ndryshme. Pėrsa u pėrket konflikteve te lindura si pasojė e njė krimi , studiuesit e parahistorisė sė institucionit gjyqėsor dallojnė tri faza: a) fazėn e hakmarrjes private; b) tė drejtėsisė private dhe c) tė drejtėsisė publike. Nė hakmarrjen private drejtėsia ėshtė e drejta e atij qė ka qenė viktimė e njė personi tjetėr pėr ti shkaktuar kėtij tė fundit ( ose grupit familjar a shoqėror ku ai bėn pjesė) njė dėm sa mė tė madh, duke mos egzistuar asnjė rregull pėr kufizimin e hakmarrjes. Drejtėsia private, krahas kufizimit tė numrit tė njerėzve tė pėrfshirė nė konflikt, parashikon disa rregulla qė duhen respektuar, si psh. ligji i talionit (sy pėr sy, dhėmb pėr dhėmb). Drejtėsia publike,qė del kur ėshtė vendosur njė autoritet qėndror i fuqishėm, ėshtė shprehja e sė drejtės sė kėtij autoriteti pėr tė zgjidhur, me imponim, konfliktet e ndryshme ndėrmjet pjesėtarėve tė shoqėrisė. Kjo drejtėsi publike ėshtė zhvilluar gjatė shekujve: nė fillim pushteti gjyqėsor nuk ishte i ndarė, por i bashkuar me funksione tė tjera. Sot parimi i ndarjes sė pushteteve dhe, mbi bazėn e tij, afirmimi i autonomisė ose i pavarėsisė sė pushtetit gjyqėsor lidhen ngushtė me konceptin e drejtėsisė si fenomen shtetėror. E marrė veēmas, si pushtet qė synon ti japė drejtėsi gjithsecilit, ajo ėshtė njė prerogativė qė i pėrket vetėm shtetit, ėshtė njė pushtet i shtetit, monopol i shtetit dhe nje element pėrbėrės i sovranitetit tė shtetit.
Shembull i drejtėsisė private janė Kanuni i Lekė Dugagjinit dhe kanunet e tjera qe kanė vepruar nė shqipėri. Ato kanė vepruar nė kushtet e mesjetės kur ne vendin tonė pushteti shtetėror ishte i dobėt dhe i copėtuar dhe mė vonė, kur egzistonte pushteti osman, i cili preferonte t'u linte njė autonomi tė caktuar zonave malore dhe tė mos trazohej nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Kuptohet qė vendosja e njė shteti kombėtar tė centralizuar do tė shėnonte fundin e veprimtarisė sė Kanuneve. Kėshtu ndodhi nė Shqipėri, pas vitit 1928, kur me krijimin e njė legjislacioni modern penal e civil, mori fund ēdo referim te kanunet pėr zgjidhjen e konflikteve tė ndryshme., ēka lejohej dhe praktikohej mė parė.
Qė nga ajo kohė, Kanuni mbeti njė monument i trashėgimisė sonė kulturore, qė vertetonte aftėsinė e popullit shqiptar pėr vetėrregullim juridik. Nė kushtet e mosegzistencės sė ligjit ose tė mospranimit tė ligjit tė pushtuesit, pėrdorimi i normave te Kanunit ishte i justifikuar.
Ne kushtet e egzistencės sė shtetit dhe tė ligjeve, zbatimi i normave kanunore ėshtė jo vetėm njė regres, njė rikthim i njė epoke tashmė tė tejkaluar, por dhe njė veprimtari kriminale., sepse vetėgjyqėsia ndėshkohet nga ligji. Duke u nisur nga ky kuptim, duhen dėnuar jo vetėm moralisht, por edhe juridikisht thirrjet e disave pėr tė zbatuar normat kanunore si "njė e keqe mė e vogėl", si njė rrugė daljeje pėr tė kufizuar rrethin e viktimave tė gjakmarrjes. Kėta persona, pavarėsisht se mund tė nisen nga njeė dėshirė e mirė, hyjnė nė njė rrugė tė gabuar, qė ēon nė pėrligjen e krimit, qoftė ky dhe krim "i kufizuar". Vetėm zbatimi i rreptė i ligjit nga gjykatat mund tė veprojė nė kohėn e sotme. Sigurisht ka mangėsi dhe dobėsi nė luftėn qė shteti po zhvillon kundėr kriminalitetit dhe nė veēanti kundėr hakmarrjes. Por ėshtė detyrė e tė gjithė qytetarėve, qė, gjithėsesi, ta mbėshtesin kėtė luftė qė ajo tė fuqizohet dhe tė jetė gjithmonė e mė efektive.

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes