Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**
:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit

0

Nga Monika Stafa
Para pak vitesh nė Kroaci filloi Lėvizja Feministe pėr tė drejtat e grave dhe vajzave.
Levizja hasi sfidat e para pikerisht tek politikanėt si dhe mosaftėsia e organizatave joqeveritare tė grave qė e zvarrisnin atė.
Shkak i lindjes sė kėsaj lėvizje u bė shfaqja e nje pankarte qe reklamonte nje kercimtare te zhveshur nen sloganin "E pershtatshme pėr ēdo sipėrfaqe".
Ajo solli reagimet e opinionit te grave e vajzave intelektuale tė qytetit dhe disa organizatave pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tyre, hedhjen nė gjyq tė kompanisė nė fjalė dhe tė agjencisė sė reklamave nė Zagreb.
Gordana Sobol, shefe e komitetit qeveritar pėr barazine gjinore e pėrshkruante reklamėn "tepėr bajate dhe ngacmuese".
Padia tregoi se, pas njė kohe tė gjatė heshtje e nėnshtrimi, veēanėrisht pas luftės nė Bosnjė, grate, me lėvizjen e tyre feministe, po e impononin opininin publik e atė zyrtar pėr ti marre parasysh tė drejtat e tyre. Parlamenti Kroat aprovoi unanimisht politikėn pėr nxitjen e barazisė kombėtare e cila mori pėrsipėr ti vijė nė ndihmė gjinisė femrore.
Natasha Govedic, lektore nga Qendra e Studimeve pėr Gratė nė Zagreb, e punėsuar pėr njė kohė tė gjatė nė njė institucion tė dominuar nga meshkujt, shprehet se peshorja po anon nga ana e ndėrgjegjėsimit gjinor, por, sipas saj, pengesė kryesore mbeten sjellja dhe mungesa e aspiratave te vetė grave e vajzave.
Drejtoresha e tė vetmes shtėpi botuese feministe nė Kroaci, Djurdja Knezeviē eshte e shqetesuar nga mungesa e interesit pėr lėvizjen. Ajo thote: -Maskilizmi e patriarkalizmi kanė rrėnjė te thella nė shoqėri dhe nė institucionet e vendit, veēanerisht ne politike. Deputeti i sė djathtės ekstreme Anto Kovaēeviē ka bėrė mjaft emėr pėr partinė e tij kristiandemokrate kur e pėrshkroi rivalen Vesna Pusiē, udheheqėse e Partisė Popullore si "tė aftė pėr nė shtrat por jo pėr tė gjykuar". Po kėshtu njė gjykatės i sugjeroi njėherė Djurdja Adlesic, tani zyrtare e lartė e Partisė Social liberale nė pushtet, "tė fliste mė pak dhe tė bėnte mė tepėr fėmijė"...
Edhe nė Shqipėri, opinioni ėshtė njohur me tė tilla qėndrime tek udheheqesit politikė tė vendit. Ne nje seance debatesh parlamentare, pas vitit 1997, ishpresidenti, lideri i opozitės, Sali Berisha iu drejtua nga podiumi njė zonje kundėrshtare se nuk e lejonte respekti pėr nėnat dhe gratė shqiptare qė ta etiketonte atė me epitetin qė ajo meritonte. Po kėshtu lideri socialist, Fatos Nano, nė nje mbledhje te Komitetit tė Pėrgjthshėm Drejtues tė Partisė Socialistei qė ndiqej nga gjithė opinioni publik, kur ministre e punėve tė jashtme, Arta Dade, i tha se veprimet e tij i konsideronte si njė thikė nga mbrapa, ai iu kundėrpėrgjigj me fjalėt pėrqeshėse e banale se "pėr cilėn thikė e kishte fjalėn ajo".
Ka rreth 15 vjet qė shoqėria shqiptare, e pa kontrolluar nga ligji, pėrjeton pasojat tragjike tė dhunės maskiliste nė familje, psikologjinė kanunore e patriarkale nė shoqėri si dhe bajraktarizmin nė politikė. Gratė e vajzat janė vėnė nė qendėr tė kėsaj dhune me origjinė shekullore e prejardhje jo vetėm nga orienti. Rruga drejt lirise e perparimit per gruan shqiptare ka qene shume e veshtire dhe i ka kushtuar shume vuajtje.Gjendja e gruas ne veri te shqiperise, ne fshatrat e Kosoves dhe Maqedonise eshte jashtezakonisht e rende. Jeta e grave dhe vajzave ne keto zona eshte krejtesisht e kushtezuar nga rregullat patriarkale dhe fetare te familjes qe nuk i japin gruas e vajzes anje hapesire per ta prekur lirine. Ne vijmė me bilance diskriminuese qė janė njė turp pėrpara qytetėrimit botėror dhe vazhdojnė tė pengojnė ecjen tonė pėrpara. Prandaj duhet tė ngrihemi tė gjithė. Sė pari e mbi tė gjitha, ndaj dhunės. Le ta mbėshtesim e ta quajmė kėtė lėvizje, pa hezitim, Lėvizja Feministe Shqiptare kunder dhunes, shfrytezimit e sundimit maskilist, siē u perpilua nga 112 grate e vajzat iniciatore te Fier- Sheganit. Organizimi i njė lėvizje tė tillė ndodh pėr tė parėn herė nė historinė tonė. Ajo duhet tė mbėshtetet me tė gjitha mjetet, veēanėrisht nga ne vajzat e grate e qyteteve te medha. Ne duhet tė insistojmė nė transformimin e qėndrimit tė burrave. Dhuna nė familje e kohėve tė fundit tregon se ata akoma janė shumė larg emancipimit dhe tė kuptuarit tė jetės. Me mentalitetin e tyre po goditet guri i themelit tė sė ardhmes sonė tė pėrbashkėt. Pjestarėt e institutit tė familjes po pėrjetojnė ngjarje tragjike. Ky institut duhet tė jetoje mbi bazen e dashurise e respektimit tė lirisė sė tjetrit, duke marrė pėrgjegjėsi tė pėrbashkėta pėr jetėn e familjes si burri edhe gruaja. Jeta eshte personale dhe nuk mund te kthehet ne prone e bashkshortit, apo e bashkshortes. Nuk ka asnjeri tė drejte te ushtroje autoritetin apo dhunen mbi jeten e dikujt tjeter, qofte te bashkshortit, bashkeshrtes, apo femijes. Flirti jashtmartesor ka krijuar tensione e humbje ekulibri qė nė tė shumtėn e rasteve pėrfundon nė krim. Akoma mė keq kur kėtij momenti i vjen nė ndihmė dhe ligji duke e konsideruar aktin e vrasjes nė rrethanat e flagrancės si njė moment i tronditjes psiqike. Bėhen seminare e flitet ēdo ditė pėr ērėnjosje tė varfėrisė dhe progres shoqėror, por ato nuk mund tė kuptohen pa transformimin e mentalitetit tė burrit e pa edukimin e grave dhe vajzave qė tė marrin mbi vete pėrgjegjėsinė per jeten e te drejtat e tyre. Komuniteti Ndėrkombėtar nė Shqipėri po punon prej vitesh pėr tė sensibilizuar opinionin pėrballė diskriminimit sistematik tė gruas nė vendin tonė. Shmangja dhe mohimi i energjive tė saj i ka sjellė prapambetje tė trashėguar shoqėrisė. Ky shqetėsim shtrihet dhe nė mjaft vende tė tjera tė pazhvilluara, por nė Shqipėri gjendja ka pėrmasa tragjike. Perparimi dhe Integrimi i Shqiperise me boten e qyteteruar do tė jetė i pamundur pa pjesmarrjen e plotė tė grave e vajzave. Kjo shmangje e tyre nga jeta, historikisht ka sjelle regres. Nuk mund te ecim si nė tė kaluarėn ku bota ėshtė qeverisur me anė tė forcės dhe burri ka sunduar pėr arsye te cilėsive tė tij tė dhunshme e agresive. Sot, nė botėn e qyteteruar, ky ekuilibėr ka ndryshuar dhe forca e mashkullit e ka humbur mbizotėrimin. Asaj po i kundėrvihet arėsyeja, mprehtėsia e mendjes, cilėsitė shpirtėrore tė dashurisė e tė shėrbimit, nė tė cilat gruaja ėshtė mė prezente dhe mė e fortė. Derisa keto dy pjesė te njerėzimit, burri dhe gruaja, tė mos e njohin e realizojnė barazinė, lumturia nuk mund tė bėhet realitet, pėrparimi shoqėror e politik tek ne e kudo gjetkė nuk do tė jetė i mundur.

Por ē’eshte dhe si konsiderohet feminizmi tek ne.

Ka nje varietet tipesh te ndryshme, te percaktimit te feminizmit, por mbi te gjitha ata qe e duan ate,pohojne se te gjithe ne jetojme ne nje shoqeri patriarkale, ne nje shoqeri meshkujsh te qeverisur nga, dhe per burrat. Dhe ne kete prizem ato qe fitojne me pak, dhe kane me pak te drejta jane vete femrat. Ato jane percaktuar dhe si nje klase me poshte ne ate qe quhet ‘’civilizim shoqeror’’. Kontributet e grave ne pune, ne arte si ne letersi apo dhe shkence jane te gjitha te pavlera. Te pakten, ky eshte versioni zyrtar, i pushtetit shoqeror.

Ka shume analiste, qe sugjerojne se jane vete feministet ata qe kane krijuar nje mit gjigand, rreth shtypjes se femres qe tani, dominon ndjeshmerine popullore. Kemi pare shume burra, aktualisht qe me shume respect i vleresojne grate dhe i bejne te ndihen zonja te verteta. Por shprehja “Grate dhe femijet ne fillim” qe heret, ka lene per te deshiruar per misione qe ato shume shpesh kane marre persiperte kryejne. Ndodh rendom qe grate nuk fitojne shuma ne para sa dhe burrat. Ashtu sic ka dhe shume gra qe fitojne me shume se sa burrat, ne punen e tyre. Por ka dhe te tilla qe paguhen po aq sa dhe burrat, megjithese keta te fundit punojne me shume, kane kualifikime, apo ore me shume dhe veshtiresi me te medha ne pune. Burrat eshte e natyrshme, te bejne punet me te veshtira dhe me te rrezikshme ne shoqeri, dhe kjo ka ekzistuar me kohe.

Por sa i prekshem eshte ky realitet tani? Kur grate martohen ato shpesh varen ne pagat e burrave, dhe burri, me pas duhet te perpiqet te permiresoje ne menyre stoike per te gjithe familjen.Neper gjyqe, vraseset femra mund te perdorin here pas here argumentin e sindromit te bashkshortes ‘’placke‘’ per te fituar disa vite me pak ne denimin e tyre. Ne shume nga keto raste, grate ishin ato qe kishin reaguar deri ne krime te renda. Ne rastet e divorcit dihet tashme se, vendimet mbi kujdesin e femijeve favorizojne thellesisht femren. Ish burri eshte shpesh i detyruar te paguaje para gruas se tij me qellimin per te mbeshtetur femijet. Ne kete kontigjent ka gra te cilat i mohojne burrit te drejten e kujdesit, mbi femijet e tyre. Kjo armiqesi e shpesh here edhe nga ana e burrit i ka ēuar ato drejt krimeve te tmershme, per hakmarrje.

Grate kane pushtetin ne te dyja sferat ne ate private dhe jeten publike.Ne jeten private te shtepise grate zakonisht jane ato qe “drejtojne shfaqjen” dhe burrat ata qe shpesh virtualisht jane vizitoret ne shtepite e tyre. Ne jeten publike grate kane fituar jo pak here dhe vleresime formale ne rritje. Dhe ky pushtet i manipuluar i fshehur shpesh here pas nje perdeje, krejtesisht te brishte nuk ka se si te jete i balancuar dhe i barabarte me ate... te burrave.

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes