DEKLARATĖ
E AKTIVIT TĖ ZGJERUAR TĖ AKTIVISTEVE TĖ LĖVIZJES FEMINISTE
SHQIPTARE DHE MISIONARĖVE TĖ PAJTIMIT TĖ RRETHEVE TĖ JUGUT
PĖR MBROJTJEN E GRUAS DHE SHOQĖRISĖ CIVILE
NGA DHUNA MASKILISTE E POLITIKĖS SHQIPTARE
Nė mbėshtetje tė strategjisė sė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombtar pėr tė drejtėn e jetės dhe barazinė gjinore.
AKTIVI I ZGJERUAR I AKTIVISTĖVE TĖ LĖVIZJES FEMINISTE SHQIPTARE DHE MISIONARĖVE TĖ PAJTIMIT TĖ RRETHEVE TĖ JUGUT I MBLEDHUR SOT,MĖ 14 MARS 2004 NĖ KOMUNĖN E FIER-SHEGANIT.
DEKLARON SE :
Nisma kombėtare pėr pajtimin e familjeve dhe lirimin pa kushte tė grave dhe fėmijėve tė ngujuar, startuar nė Katedralen e Iballės mė 22 Maj tė vitit 2003, ka bėrė tė mundur qė 670 familje nė konflikt tė rretheve tė jugut tė pranojnė zgjidhjen me rrugė ligjore tė konfliktit dhe tė mos lejojnė asnjė familje tė ngujohet.
Gjithė veprimtaria e misionarėve tė pajtimit nė rrethet e jugut ėshtė udhėhequr nga strategjia e Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar pėr njohjen dhe respektimin e autoritetit tė shtetit ligjor dhe krijimin nė ēdo fshat, komunė e qytet, tė grupeve tė punes tė pėrbėra nga pėrfaqėsuesi i pushtetit, i arsimit dhe mediatorėt.
Nė veri tė vendit, veēanėrisht nė rrethin e Shkodrės, nisma po pėrballet me nxitjen e psikologjisė sė vrasjes pėr gjakmarrje nga individė e grupe tė dyshimta rivale tė shpalluara si misione pajtimi tė cilat pėrdorin mediat pėr egzagjėrimin e fenomenit dhe keqpėrdorimin e termit gjakmarrje pėr qėllime fitimi. Viktimė e kėtij keqpėrdorimi kanė rėnė edhe individė tė njohur nė opinionin publik pėr veprimtari humane, pėrfaqėsues tė shtetit, tė trupit dipllomatik dhe tė donatorėve.
Lėvizja Feministe Shqiptare, kundėr dhunės, shfrytėzimit dhe sundimit maskilist, e udhėhequr nga Forumi i Gruas sė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar ka gjetur mbėshtetjen e plotė tė komuniteteve fetare, tė Organizmave Ndėrkombėtare, te Presidentit tė Republikės, tė Kryetarit tė Parlamentit tė Shqipėrisė, tė organizatave tė grave nėpėr rrethe dhe tė shumicės sė parlamentarėve shqiptar.
Rezoluta e Konferencėn Kombėtare pėr inkurajimin e Lėvizjes Feministe Shqiptare e datės 23 Nėntor tė vitit 2002 ėshtė bėrė platformė e punės sė shumicės sė organizatave joqeveritare qė operojnė nė terren.
Lėvizja po pėrballet me tendenca kundėrshtare qė burojnė jo vetėm nga nga mentaliteti i shoqėrisė, por edhe nga lidhjet e pėrfaqėsuesve tė politikės me krimin e organizuar. Sundimi i mashkullit nė mė shumė se 90 % tė jetės private, shoqėrore e politike, ka rritur nivelin e korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Mentaliteti tradicinal dhe dominimi i mashkullit nė politikė dhe shoqėri, ka sjellė dhunė, ngjarje tragjike, egon pėr pushtet, etjen pėr t'u pasuruar shpejt, korrupsionin dhe krimin e organizuar,
Popullsia shqiptare ėshtė relativisht me moshė mesatare tė re, 65% e saj ėshtė nėn moshėn 40 vjeēare dhe 52% e kėsaj moshe janė femra. Kjo konfirmon se rreth njė milion gra e vajza tė reja, pjesa mė aktive, izolohet dhe kapaciteti i tyre nuk vihet nė shėrbim tė komunitetit. Nė pjesėn mė tė madhe tė familjeve shqiptare, femra ndjehet inferiore pėr shkak tė mentalitetit tė shoqėrisė dhe mosangazhimit tė saj nė jetėn politike e shoqėrore.
Shoqatat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė grave nuk kanė mundur tė jenė kritike dhe tė tėrheqin vemendjen e opinionit. Forumet politike tė grave janė nėn sundimin e lidershipit mashkull tė partive tė tyre politike. Opinioni qytetar nuk i njeh akoma ēėshtjet e kulturės dhe balancės gjinore sepse shoqatat e grave bėjnė botime shterpė e veprimtari formale.
Aktivi dėnoi themelimin e organizatave joqeveritare nga politikanė e pėrfaqėsues tė shtetit qė lidhen me krimin e organizuar duke shtrirė monopolet e tyre si nė biznese ashtu dhe nė donacionet ndėrkombėtare. Hartimi i projekteve nga Qeveria pėr ngritje strukturash shtesė bėhet nga qeveritarė tė interesuar pėr pėrfitimin e fondeve dhe ka ulur pėrgjegjshmėrinė e strukturave egzistuese.
Aktivi konstatoi se, qė nga viti 1991, Komuniteti Ndėrkombėtar ka dhėnė mbi 1 miliard dollarė pėr shoqėrinė civile shqiptare, por vendi dhe e shoqėria kanė pėsuar vetėm regres.
25000 vajza dhe djem, qė kanė mbaruar arsimin e lartė, kėrkojnė tė emigrojnė jashtė vendit sepse atyre nuk u janė ofruar vende pune nė administratėn e shtetit e cila ėshtė e zėnė nga militantė partiakė. Shoqėria civile nuk ka mundur ti tėrheqė kėta tė rinj nė angazhime konkrete.
Partitė politike shqiptare janė tė interesuara tė pėrvehtėsojnė lėvizjet dhe iniciativat e shoqėrisė civile duke i politizuar ato, sfumuar dhe bėrė tė paefektėshme si dhe tė pėrdorin pėr dekor forumet e grave dhe tė tė rinjve nė partitė politike pėr realizimin e sundimit partiak tė lidershipit mashkull.
Aktivi i bėn thirrje pėrfaqesuesve tė komunitetit ndėrkombėtar tė analizojnė me pėrgjegjėsi situatėn e vėshtirė me tė cilėn pėrballet shoqėria shqiptare dhe tė vazhdojnė kontributin e tyre pėr integrimin popullit shqiptar nė bashkimin europian dhe Aleancėn Euroatlantike. |