Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**
:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit

0

Nga Z. Alfred Moisiu
PERSHENDETJE E PRESIDENTIT TE REPUBLIKES,
Z. ALFRED MOISIU NE KONFERENCEN MBI INKURAJIMIN E LEVIZJES FEMINISTE SHQIPTARE


(LUSHNJE, ME 23.11.2002)

Te nderuara zonja!
Ju falenderoj per besimin qe patet qe hapjen e Konferences suaj “Mbi Inkurajimin e Levizjes Feministe Shqiptare Kunder Dhunes, Shfrytezimit dhe Sundimit Maskilist” po ma besoni mua, pra nje burri.
Kam ndjekur gjithmone me vemendje cdo ngjarje qe lidhet me femren dhe progresin e saj ne shoqeri, kjo jo vetem si kryefamiljar ne nje familje ku kane sunduar femrat, por si nje qytetar qe ka pranuar gjithmone faktin se nuk ka perparim social dhe ekonomik pa siguruar realisht barazine midis burrit dhe gruas.
Detyra qe mbaj sot me ben ta shoh kete fakt me nje tjeter ndjenje pergjegjesie dhe me ben te mendoj me thelle per kontributin qe mund te jap si President dhe si njeri per lartesimin e pozites se femres ne shoqerine e sotme shqiptare.
Pa dashur te bej histori doja t’ju kujtoja se ishte regjimi i shkuar ai qe beri luften madhore per emancipimin e femres dhe integrimin e saj ne pune e ne shoqeri. Madje u arrit edhe ne ekstreme ku femra, ne emer te barazise me burrin, punonte krah per krah me te ne ndertim, ne uzina e fabrika, madje edhe ne diga hidrocentralesh. Zhvillimi qe pasoi ardhjen e demokracise pati pasojat e veta positive dhe negative ne kete drejtim.
Sot alternativat qe shtrohen para vajzave dhe grave jane te shumta dhe profesionet e vjetra e te stermundimshme po zevendesohen nga ato te rejat e me te pershtatshme per rolin dhe natyren e gruas. Por nga ana tjeter ky zhvillim solli edhe pasojat me te vertete tragjike si prostitucioni dhe trafiku I vajzave, pasoja keto tipike per te gjitha vendet e tjera qe perjetojne tranzicionin.
Eshte i pamohueshem fakti qe prezenca e gruas eshte kudo, ne biznes, ne shoqeri civile, ne qeverisje. I vetmi institucion qe nuk ka provuar ende drejtimin e nje gruaje eshte presidenca, por ju siguroj qe ne punen e perditshme te Presidentit zonjat e stafit te tij luajne nje rol vertete te pazevendesueshem. Uroj qe Presidenti i ardhshem te jete nje zonje, ndoshta njera nga ju, pse jo, edhe e votuar gjeresisht nga populli.
Me vjen keq qe ne zona ku zhvillimi po hyn ngadale dhe varferia e pasiguria e jeteses po rendojne mbi burrat e familjes, grate po vuajne pasoja te dhimbshme qe fillojne me dhunimin shpirteror e perfundojne ne disa raste me vrasjet makabre te tyre. Eshte e lehte te predikosh per barazi por eshte e veshtire te ngushellosh femijet jetime e deshmitare te krimit, apo prinderit e vajzave te vrara.
Do te doja te gjenim te gjithe se bashku nje mekanizem qe t’ju beje te qarte ketyre burrave te dhunshem qe ajo qe kane perpara eshte shoqja e tyre e jetes, edhe ajo qe do te sakrifikoje gjithshka per familjen dhe do te mbeshtese burrin e saj ne luften e perditshme per sigurimin e jeteses, dhe jo objekti ku do te perplasen barbarisht pasojat e zhgenjimeve te jetes dhe problemeve te perdishme te kesja periudhe te veshtire te tranzicionit drejt ekonomise se tregut dhe shoqerise se lire.
Me vjen keq kur degjoj te thuhet shpesh se Shqiperia ka qene tradicionalisht nje vend ku grate jane nenvleftesuar dhe keqtrajtuar. Me gjithe mbizoterimin e matriarkatit dhe varferine qe ka karakterizuar kete vend te vogel, grate kane patur gjithmone nje vend perkrah burrave te tyre ne drejtimin e vendit, ne politikat e jashtme, ne shkollim dhe ne letersi e arte.
Une personalisht shoh vetem nje rruge per zgjidhjen apo te pakten zbutjen e ketyre problemeve. Kjo eshte zhvillimi i pergjithshem ekonomik i vendit. Eshte fakt se ne metropolet Shqiptare si Tirana e Durresi, vajzat shohin te bera realitet ato qe per nje brez me pare ishin vetem endrra. Do te doja t’I shihja keto endrra te bera realitet edhe aty ku grate perdoren ende si sherbyse te burrave dhe skllave te shperthimeve te tyre. Behuni me luftarake, gra te forta. T’ķ dilni zot vetes suaj me shume. Jeni pjesa me e bukur dhe me e dobishme e shoqerise.
Ju pershendes ne kete nisme qe keni marre. Besoj vertet se rezultatet e saj do t’i shohim shume shpejt te gjithe. Te besh me faj e te ndeshkosh burrat nuk mjafton. Ajo qe duhet bere eshte te ofrosh zgjidhje dhe alternative. Une ju jap garancine personale se zeri juaj do te degjohet atje ku duhet, dhe te pakten nje dere, dera e zyres sime, eshte gjithmone e hapur per ju!
Ju uroj sukses ne levizjen tuaj!
Pershendetje!

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes