Nevoja pėr Mbrojtje nga Shteti pėr gratė dhe vajzat
Njė kontribut pėr Konferencėn Kombėtare tė lėvizjes feministe shqiptare kundėr dhunės, shfrytėzimit dhe sundimit maskilisi, e organizuar nga Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar, i mbajtur mė 23 Nėntor 2002 nė Lushnje, Shqiperi.
Nga Znj. Marion Hoffmann, Pėrfaqėsuese e Komisionerit tė Lartė tė Kombeve tė Bashkuara pėr Refugjatėt nė Shqipėri.
Z. Kryetar, Znj. Zėvendės Kryetare e Kuvendit, Zonja dhe Zotėrinj
Ju falenderoj shume pėr ftesėn qė i keni bėrė Agjensisė sė Kombeve tė Bashkuara pėr Refugjatėt tė jetė pjesemarrėse nė kėtė Konferencė. Kjo mė jep mua mundėsinė pėr tė ndarė me ju disa opinione mbi nevojėn e sigurimit tė mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut pėr gratė dhe vajzat. Do tė doja ti vendosja kėto mendime nė kuadėr tė shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut si puna e detyruar, veēanėrisht prostitucioni i detyruar dhe trafikimi i qėnieve njerėzore me qėllim shfrytėzimin seksual. Shqipėria sikurse dhe shumė vende tė tjera nuk i ka shpėtuar kėtyre fenomeneve tė tmerrshme. Ato i kanė rrėnjėt tek varfėria, vlerėsimi i ulėt pėr tė drejtat e njeriut, shteti poroz, mekanizmat e mbrojtjes civile dhe drejtėsia e dobėt.
Njė grua apo njė vajzė e cila bėhet viktimė e trafikantėve tė qėnieve njerėzore, apo ėshtė e detyruar tė ushtrojeė prostitucion, duhet tė jetė nė gjendje ti drejtohet institucioneve tė Shtetit dhe tė gjejė ! mbrojtje pėr tė drejtat e saj tė njeriut. Kėto tė drejta janė pėrcaktuar nė Deklaratėn Universale tė tė Drejtave tė Njeriut tė vitit 1948 , e cila ėshtė pranuar globalisht nga tė gjithė anėtarėt e Kombeve tė Bashkuara dhe krijon bazėn e shoqėrisė sė civilizuar. Ajo duhet tė ketė mundėsi tė barabarta pėr tu paraqitur nė Gjyq nė rolin e nje dėshmitareje nė rastet kur liria pėr jetėn e saj ėshtė e kėrcėnuar nga kriminelė tė cilėt e detyrojnė atė tė prostituojė apo nė forma tė tjera tė skllavėrisė, apo qė janė subjekt tė mizorisė apo tė torturės. Kriminelė tė tillė duhet ti dorėzohen drejtėsisė, dhe viktimat/dėshmitaret duhet tė gėzojnė mbrojtjen kundėr akteve tė hakmarrjes tė cilat mund tu drejtohen atyre.
Ēfarė ndodh kur kjo nuk ndodh?
Konventa e Ghjenevės sė vitit 1951 Nė lidhje me statusin e Refugjatit pėrcakton si refugjat njė person qė ka
njė frikė tė mirėbazuar nė persekutim pėr shkak tė racės, fesė, kombėsisė, opinionit politik apo origjinės etnike. Megjithatė, ne kemi vėzhguar nė vitet e mėparshme njė tip tjetėr tė arsyes pėr frikė tė mirėbazuar; konkretisht atė tė grave, dhe vajzave qe vuajnė shkeljen e tė drejtave tė njeriut siē pėrcaktohet nė Deklaratėn Universale tė tė Drejtave tė Njeriut tė vitit 1948, me pak fjalė qe u jep atyre tė drejtėn pėr tė jetuar si individė tė lirė. Ato shiten si skllave pėr tu shfrytėzuar seksualisht. Kėrkesa pėr mbrojtje nga autoritetet e vendeve tė tyre shpesh ka qenė e pasuksesshme sepse ose Shtetet kanė qenė tė pavullnetshme, ose kanė qenė tė paaftė per ti mbrojtur viktimat nga dhunimi i te drejtave themelore tė njeriut. Ato kėrkojnė statusin e refugjatit jashtė vendit tė tyre tė origjinės. Pretendimi i tyre pėr tė kėrkuar statusine refugjatit u analizua dhe vlerėsua si i mirėbazuar dhe i vlefshem. Pėr kėtė arsye ato janė tashmė refugjate.
Shqipėria ka qenė dėshmitare e asaj qė do tė thotė refugjat. Ju keni parė me qindra e mijėra njerėz qė vinin drejt vendit tuaj me asgjė, kėrkonin azil kėtu nė Shqipėri. Shteti shqiptar iu dha atyre azil deri sa vlerėsoi situatėn si tė sigurt per ta qė tė ktheheshin nė vendin e tyre.
Fati i grave qė kėrkojnė azil jashtė vendit tė tyre tė origjinės ėshtė mė pak i dukshėm, dhe nuk ka kamera tė TV qė tė sjellin ēėshtjet e tyre nė vėmendje tė publikut tė gjerė. Ato zakonisht vijnė vetėm, kėrkojnė anonimitet, dhe janė shumė tė frikėsuara. Frika e tyre kryesore ėshtė se mos kthehen nė vendin e tyre tė origjinės, ku ato kanė kėrkuar mė kot mbrojtje nga persekutuesit e tyre. Nė raste tė tilla do tė mė lejoni tju kujtoj Nenin 3 tė Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut ku lexohet specifikisht qė asnjė person nuk duhet tė kthehet nė njė vend ku ai (ose ajo) ka frikėn e trajtimit ēnjerėzor, apo degradues.
Kemi patur disa raste nė Shqipėri, te grave dhe vajzave tė cilat u kanė treguar ekipeve tė formuar nga UNHCR dhe partnerė tanėt si Organizata Ndėrkombėtare pėr Migrimin qė ato kėrkonin mbrojtje ndėrkombėtare kėtu nė Shqipėri dhe nuk donin tė ktheheshin nė vendet e tyre tė origjinės. Ato ishin mjaft tė frikėsuara tė ktheheshin nė vendet e tyre ku mund tė pėrfundonin pėrseri nė rrethin e trafikimit pa asnjė lloj ndihme dhe veē me poshtėrim dhe dhimbje. Raste tė tilla kanė kėrkuar azil nė Republikėn e Shqipėrisė dhe ato kanė mjaft shanse pėr tu pranuar si refugjate ketu, duke iu dhėnė atyre statusin e azilit sikurse dhe vende tė tjera u kanė ofruar rasteve tė tilla tė ngjashme. Disa prej tyre qė kanė kėrkuar azil nė vende tė tjera kanė qenė gra shqiptare nė klėrkim tė mbrojtjes ndėrkombėtare.
Njė konferencė e tillė si kjo e organizuar kėtu, ėshtė njė hap drejt njohjes qė Shteti dhe shoqėria civile nė Shqipėri i bėn kėtij fenomeni dhe shenjė se ata po punojnė mė mirė drejt njohjes dhe mbėshtetjes qė duhet ti bėhet zbatimit tė te drejtave tė njeriut dhe dinjiteti ndaj grave dhe vajzave.
Ju uroj tė gjithėve kėmbėngulje tė nevojshme dhe sukses nė mbėshtetjen dhe sigurimin e zbatimit tė tė drejtave tė njeriut tė grave dhe vajzave nė Shqipėri nė mėnyrė qė asnjėrės prej tyre tė mos i duhet tė kėrkojė mbrojtje gjetkė apo tė bėhet refugjate. |