Protokolli Shtese i Konventes per Eleminimin e te Gjitha
Formave te Diskriminimit te Gruas
Shqipėria aderon nė Konventėn per Eleminimin e tė Gjitha formave tė Diskriminimit kunder Grave qe me 1993, vit kur u miratua nga parlamenti shqiptar me ligjin 7767/1993 dhe u pranua kėshtu kjo konventė si pjesė e legjislacionit vendas. Sipas detyrimeve qė merren nga shtetet pale, Shqipėria, sė fundi ka paraqitur pranė Komitetit te Konventės nė New York, raportin fillestar dhe tė parė tė konventės, ku paraqitet njė analizė e situatės sė ushtrimit tė tė drejtave tė grave nė Shqipėri dhe masat administrative e ligjore tė ndėrmarra nga shteti shqiptar.
Shpesh Dokumentat Ndėrkombetare tė tė Drejtave tė Njeriut ndiqen nga "Protokolle Shtesė" te cilėt parashikojnė procedura lidhur me marrėveshjet qė ato shoqėrojne. Nga ana tjetėr vetė kėto protokolle janė dokumente tė rėndėsishme tė cilat janė tė hapura pėr nėnshkrime, pjesėmarrje nė to apo ratifikime nga shtetet palė nė konventat pėrkatėse.
Teksti i plotė i Protokollit Shtesė tė CEDAW u miratua nė sesionin e 43 tė Komisionit pėr Statusin e Grave, punimet e tė cilit u mbajtėn nga 1- 12 mars 1999.
Sipas nenit 16 tė Protokollit, hyrja nė fuqi e tij do tė jetė 3 muaj pas ratifikimit
te 10 shteteve palė nė Konventė. Deri mė 13 maj 2002, e kanė nėnshkruar protokollin 74 shtete dhe 39 tė tjera e kanė ratifikuar atė, qė tregon se tashmė protokolli ka hyrė nė fuqi dhe ėshtė i detyrueshėm pėr tu zbatuar nga shtetet palė.
Sipas Nenit 17 nė kėtė protokoll nuk lejohen rezervime.
Ēfarė pėrmban ky protokoll?
A- I jep tė drejtėn idividėve ose grupeve tė grave pėr t'u ankuar drejtėpėrsėdrejti ne komitetin e konventės pėr dhunime tė tė drejtave tė Konventės CEDAW, qė mund t'u jenė bėrė atyre. Kjo procedurė njihet nė kėtė protokoll si "procedura e komunikimit". Sipas proēedurave tė caktuara nga Kombet e Bashkuara ankimimi duhet tė jetė nė formė tė shkruar.
B- I jepet e drejta komitetit te CEDAW tė kėrkojė informacion pėr dhunime tė rėnda ose sistematike tė tė drejtave tė grave ne vendet tė cilat jan palė e Protokollit Shtesė. Kjo njihet dhe si "procedura e kėrkimit tė tė dhėnave. (Neni 8 i Protokollit).
(Procedura e kerkimit tė tė dhėnave) konsiston ne:
1. Lejimin e hetimeve mbi abuzime tė tė drejtave tė grave nga njė trup ekspertėsh ndėrkombėtarė.
2. Bėhet e dobishėm aty ku komunikimet individuale pėr tė pasqyruar natyrėn sistematike tė dhunės sė pėrhapur tė tė drejtave njrėzore dėshtojne.
3. Lejon hetimin e dhunės sė pėrhapur aty ku individėt ose grupe individėsh mund tė mos jenė tė zotė tė bėjnė komunikime (pėr shkak tė arėsyeve praktike apo tė frikės nga ndėshkimet)
4. I jep mundėsinė komitetit pėr tė bėrė rekomandime tė cilat i pėrkasin ēėshtjeve tė strukturės sė dhunės.
5. Lejon Komitetin ti drejtohet nje shteti te veēante pėr ēėshtje tė njė rangu tė gjėrė.
Pėrse duhet ky protokoll
1- Pėr tė krijuar apo pėrmirėsuar mekanizmat ekzistuese pėr zbatimin e tė drejtave tė njeriut.
Protokollet lidhur me konventa tė ndryshme tė UN pėrmbajnė "procedura ankimimi" dhe "procedura tė kėrkimit tė tė dhėnave" qė lidhen direkt me ēėshtjet e pėrkatėsisė gjinore.
2- Tė stimulojnė shtetet palė nė konventėn CEDAW, tė ndėrmarrin hapa pėr zbatimin e CEDAW dhe tė pranojnė ankimet e bėra ndaj tyre. Kjo do tė lejonte shtetet palė nė konventė tė parashikojnė mė tepėr zgjidhje efektive pėr problemet e paraqitura.
3- Tė stimulojė ndryshimet nė ligjet dhe praktikat diskriminuese. Kjo mund tė pėrmbledhė marrjen e masave specifike pėr ndryshime nė legjislacionin: hartimin e amendamenteve tė cilat ndalojnė praktikat diskriminuese, dhe ndėrmarrjen e aksioneve pozitive.
4- Tė ndėrgjegjėsojė nė njė shkallė mė tė larte publikun me tė drejtat e standarteve ndėrkombėtare tė lidhura mė diskriminimin ndaj gruas.
Se fundmi, ēdo Shtet palė merr pėrsipėr tė bėjė tė njohėr gjerėsisht dhe tė publikojė Konventėn dhe tė lehtėsojė hyrjen e informacionit rreth pikpamjeve dhe rekomandimeve te Komitetit, nė veēanti, mbi ēėshtjet ku pėrfshihet Shteti Palė.
|