Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit


KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR
Address: Rr. “M. Muça”, Pall. 46, Ap. 23, Tirana, Albania
Tel & Fax: 00355 42 263 126. Tel: 00355 42 259 124 Mobil 00 355 68 27 37 989
E-mail: gjin_marku@hotmail.com gjin_marku@yahoo.com

Raport
I ekspeditës 100 ditore të Misionarëve të Pajtimit 20 Mars-30 qershor 2009

Mbajtur në mbledhjen e asamblesë së misionarëve të pajtimit dhe bordit të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar dt 30 korrik 2009 në Akademinë e Shkencave


Ekspedita e vitit 2009 është vazhdim i traditës së ekspeditave javore e disa mujore në prag festash fetare të cilat kanë pasur rezultate positive për pajtimin dhe eleminimin e hasmërive. Ajo bazohet mbi përvojën e ekspeditës së zgjedhjeve elektorale të vitit 2005, e cila ishte një përvojë e dobishme për funksionimin e rrjetit të misionarëve në shkallë vendi dhe gjeti vlerësimin e organizmave ndërkombëtare, delegacionit parlamentar të këshillit të Europës dhe të Komisionit të OSBE-ODIHR. Në vitin 2005 Kryetari i komisionit të OSBE-ODIHR, Z. Jorgen Grunnet, u shpreh zyrtarisht me vlerësime të larta për punën e ekspeditës së misionarëve të pajtimit ndërsa Znj, Doris Pack, me 25 nëntor të atij viti, bëri pjesë të axhendës së sesionit të 12 të mbledhjes parlamentare të Këshillit të Europës startegjinë e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar kundër fenomenit të gjakmarrjes.
Komiteti e sheh të nevojshme aplikimin e ekspeditave të pajtimit përgjatë fushatave elektorale jo vetëm për afrimin e dialogut mes familjeve në hasmëri por edhe monitorimin e mbajtjen nën kontroll të situatave që krijohen nga debatet e përplasjet e grupimeve politike si dhe sensibilizimin e qytetarëve për pjesmarrje të gjerë e të kulturuar në votime.
Plani i ekspeditës së misionarëve të pajtimit për vitin 2009 u hartua në dhjetor të vitit 2008, sipas orientimeve të konfrencës kombëtare mbi varfërinë si burim i vrasjeve, vetvrasjeve, dhunës në familje dhe trafikimit të qenjeve njerëzor, që u organizua nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar, më 25 Nëntor 2008.
Fillimi i ekspeditës u planifikua për në muajin mars mbasi, dy muaj para saj, puna e aktivistëve do përqëndrohej në mbledhjen e të dhënave mbi konflitet dhe hasmëritë në shkallë vendi për hartimin e strategjisë kombëtare kundër gjakmarrjes. Kjo u bë e domosdoshme sepse Qeveria Shqiptare nuk disponon të dhëna për këtë fenomen dhe, në strategjinë e saj kombëtare për zhvillim e integrim, nuk e ka planifikuar eleminimin e hasmërive dhe vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje. Ekspedita e pajtimit filloi punën, me dt. 20 mars, me takimin e përfaqësuesve kryesor të misionit të pajtimit. Në këtë fillim pune ishte prezent edhe kryetarja e delegacionit të parlamentit europian znj. Doris Pack e cila e vlerësoi nismën duke e konsideruar si një nevojë të domodsoshme bashkëpunimin e të gjithë faktorëve për forcimin e shtetit të së drejtës në luftën kundër krimit, vetgjyqësisë dhe hasmërive.
Për mbarëvjtjen e ekspeditës u vendos që brenda dhjetë ditëve të para të punës të organizohej mbledhja e Kongresit të Tretë të Misionarëve të Pajtimit, i cili i zhvilloi punimet më 30 mars me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha misioneve dhe shoqatave të pajtimit. Në kongres morën pjesë dhe kontribuan me fjalën e tyre Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësues nga kleri e trupi dipllomatik.
Kongresit të tretë të misionarëve të pajtimit iu paraqitën tezat e strategjisë kombëtare kundër gjakmarrjes dhe “Plani strategjik për eleminimin e hasmërive e integrimin në BE pa gjakmarrjen” që u plotësuan më tej me sugjerimet e pjesmarrësve të kongresit dhe iu shpërnda të gjithë misionarëve të pajtimit dhe aktivistëve në terren.
Plani strategjik për eleminimin e hasmërive e integrimin në BE pa gjakmarrjen iu dërgua edhe Presidentit të Republikës, Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, kryeministrit, Partive Politike parlamentare, Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, Avokatit të Popullit, Delegacionit të Parlamentit Europian, Komisionit Europian, Ambasadës së SHBA-së, OSBE-së, si dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Pjesa më e madhe e këtyre institucioneve kane shprehur vlerësimin për këtë strategji dhe rëndësinë e bashkëpunimit.  
Kongresi dhe ekspedita u zhvilluan krejtësisht mbi baza vullnetare pa asnjë mbështetje nga qeveria dhe donatorët, përveçse nga përfaqësuesit e klerit. Edhe pse pa mbështetje, misionarët e pajtimit nuk janë dekurajuar asnjëherë. Në prag të kongresit dhe të festës së pashkëve u realizua pajtimi i 4 familjeve në qarkun e Shkodrës dhe u hap procesi i dialogut për pajtim, brenda muajit prill, ne 8 familje në qarkun e Tiranës dhe në 6 familje të qarkut të Durrësit si dhe në 3 familje në qarkun e Kukësit. Gjatë periudhës 100 ditore, në shkallë vendi u futën në proces dialogu për pajtim 42 familje me hasmëri për plagosje dhe vrasje aksidentale dhe 22 familje në hasmëri për vrasje të kryera me paramendim. U zgjidhën me marrëveshje 267 konflikte pronësie në fshat dhe 116 në qytet. Në krye të pajtimeve dhe afrimit të dialogut mes familjeve kanë udhëhequr me sukses misionarët  e shquar si Sokol Delia, Avdi Rexha, Hamdi Bajraktari e Zenun Alia në Tropojë; Kastriot Bajraktari, Zef Sokoli, Palok Lumi e Pashko Toma, në Shkodër e Malësinë e Madhe; Pal Kuka e Bardhok Sulejmani në Mirditë; Ded Peraj e Frrok Përndoj në Pukë, Sali Gera, Avdi Cenaj e Fatmir Vata në Kukës, Ndue Zefi, Xhemal Veseli, Ndrec Gjokeaj, Nuredin Hoxha dhe Bajram Lika në Krujë , Pashk Lleshi, Fran Alia, Bajram Gashi, Myftar Lumnica dhe Pal Jaku në Durrës; Vangjel Bello, Pasho Uruçi e Refat Murati në Lushnjë; Bashkim Sina e Hydajet Hoxha në Fier, Vehap Gjindoli e  Tefik Zeneli në Elbasan, Tanush Frashëri në Berat, Pjetër Gjoka e Bardhok Frroku në Lezhë. Hydajet Xhelili e Bujar Vasili  në Vlorë: Agim Loci e Mark Pjetri, në Tiranë. Grupet e misionit të Pajtimit të drejtuar nga Zef Sokoli, të Shoqatës së pajtimit Bena të drejtuar nga Musa Abazi etj.
Ekspedita ka konstatuar se  misionarët e pajtimit që kanë kryer veprimtari shumë të çmueshme për shtetin dhe shoqërinë shqiptare nuk janë shpërblyer asnjëherë për punën e tyre. Edhe propozimi i Presidentit Moisiu që pushteti lokal t’i paisë ata më urdhër shërbimi në ditët e aktivitetit të tyre për pajtimet nuk është vënë asnjëherë në zbatim. Për këtë ekspedita kërkoi që ti propozohet qeverisë që misionarët kontribues në pajtime të kenë jo vetëm mbështetjen ligjore e financiare me urdhër shërbimi nga pushteti vendor për ditët që bëjnë ndërmjetësimin por edhe me pagesë suplementare mbi rrogën ose pensionin. Ekspedita konstatoi se në kuadrin e ligjit për financimin e shoqërisë civile është krejtësisht e mundur që qeveria ta mbulojë këtë aktivitet. Për këtë ekspedita i ka kërkuar Komietit të Pajtimit Mbarëkombëtar që të tërheqë nga shoqatat e pajtimit listat emrore të misionarëve me kontributet konkrete të pajtimeve dhe tia propozojë Këshillit të Ministrave për miratimin e mbështetjes financiare.
Procesin e pajtimeve e ka ndihmuar edhe roli pozitiv i klerit dhe i mediave me publikimin e pajtimeve në pragun e pashkëve e dhënien e mesazheve të kongresit të tretë të misionarëve të pajtimit të dt.30 mars. Një mbështetje të veçantë u ka dhënë misionarëve të pajtimit me sensibilizimin e opinionit shoqëror e zyrtar edhe Forumi i Mendimmit të Lirë i drejtuar nga gazetari i njohur prej vitesh në trajtimin e këtij fenomeni, Z. Mentor Kikia. Në periudhën e kspeditës, Forumi i Mendimit të Lirë publikoi sondazhin e kryer pak kohë më parë në Qarkun e Shkodrës, me mbështjen e Ambasadës Amerikane, ku dëshmoi kontaktimin e 112 familjeve të prekura nga ngujimi e gjakmarrja.
Misionarët e pajtimit, krahas aktivitetit të tyre të përditshëm, asistuan në të gjitha takimet e liderve të partive politike me qytetarët dhe konstatuan se asnjë parti nuk kishte hartuar në programet e saj eleminimin e hasmërive dhe të vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje apo mbështetjen ndaj procesit të pajtimit. Ekspedita konstatoi se Qeveria Shqiptare dhe administrata lokale nuk kishin marrë asnjë masë për tu siguruar të drejtën e votës familjeve të ngujuara. Nga e drejta e votës u privuan për shkak të hasmërive 1450 familje të ngujuara e të fshehura nga gjakësi. Po kështu 12 500 familje që e kanë lejen e banimit në fshat dhe janë larguar për shkak të konfliktit për tokën në qytet, nuk shkuan për të votuar  në qendrën ku janë regjistruar në fshat për të shmangur ballafaqimin dhe përplasjen me njerëzit e konfliktuar. Nga ngujimet, hasmëritë dhe gjendja e tyre konfliktuale janë privuar nga e drejta dhe dëshira për të votuar rreth 35 000 qytetarë. Në 30 ditët e muajit qershor puna u përqëndrua edhe tek sensibilizimi i qytetarëve për një pjesmarrje sa më të kulturuar në fushatën elektorale e në votime. Falë edhe kësaj pune është bërë e mundur që viti 2009 të ishte viti i një pjesmarrje shembullore e të kulturuar të qytetarëve në procesin zgjedhor Fatkeqësisht, eksponëntët e partive politike nxitën shpesh herë me fjalimet e kontaktet e tyre përplasje mes grupimeve dhe individëve të ndryshëm duke stimuluar edhe vrasjet, numri i të cilave erdhi gjithnjë e në rritje edhe pse policia e shtetit ishte në nivel të lartë  përgjegjësie, si gjatë fushatës edhe në procesin  e votimit dhe numërimit të votave.
 Ekspedita konstaton se më se 50 % e familjeve në fshat janë në konflikt për tokën ndërsa në qytete e metropole konfliktet janë të natyrave të ndryshme por përsëri dominojnë ato për pronën dhe ndërtimet e paligjshme. Vrasjet më problematike ne metropole janë ato për nderin dhe trafikimin e femrave, të grindjeve të çastit, si dhe të hasmërive të transferuara nga zonat rurale.Vonesat e legalizimit të ndërtimeve informale janë një problem shqetësues që vazhdojnë të sjellin konflikte dhe probleme të natyrave të ndryshme sociale. Ekspedita konstatoi që ky problem mbetet shqetësim i qytetarëve në të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe kërkon që ti propozohet qeverisë së re që procesi i legalizimeve të jetë prioriteti kryesor sëbashku me kthimin e kompensimin e pronave. Ligji 7501 i cili nuk pranohet për tu ndryshuar nga dy partitë e mëdha parlamentare duhet të amendohet për pjesët e tokës së lëna djerr dhe të quajtura padrejtësisht shtetërore në hartë sëbashku me pyjet për rreth këtyre tokave mbasi ato i përkasin në pronësi familjeve që kanë banuar aty ose vazhdojnë të banojnë. Familjet që kanë pranuar ndarjen e tokës sipas ligjit 7501 nuk e kanë regjistruar një pjesë të madhe të tokës nga frika e taksave por e kanë rrethuar edhe pse komisioni i ndarjes së tokës e ka lënë në hartë shtetërore duke krijuar konflikte me të afërmit dhe fqinjët. Këto pjesë tokash dhe pyjesh përreth të quajtura shtetërore duhet të regjistrohen në pronësinë e familjeve që i kanë zotëruar ato, veçanërisht në pronësnë e familjeve që janë aktualisht në fshat dhe kanë përfituar sipas ligjit 7501 nëse ai mbetet ne fuqi. Ligji duhet të përcaktojë se këto sipërfaqe do jenë pa taksim deri në momentin që ato kthehen në  produktive. Rregullimi i pronësisë së tokës dhe pyjeve në fshat  është i domosdoshëm jo vetëm për shmangjen e hasmërive e konflikteve të vazhdueshme prej 20 vitesh por edhe për ruajtjen e këtyre pasurive nga degradimi, nga tjetërsimi apo përfitimi i padrejtë mbi to. Shteti edhe pse në hartat topografike  e vendimet e komisioneve të ndarjes së tokave i ka të përcaktuara si shtetërore këto prona nuk mund ti prekë ato se do shkaktonte ngjarje të paprecedentë.
Në prill dhe në Maj, ekspedita është përqëndruar në sensibilizimin e komuniteteve për lirimin pa kushte të grave dhe fëmijëve të ngujuar. Kontaktet janë marrë me të gjtha komunat, bashkitë dhe këshillat e qarqeve që të arrihet bashkëpunimi për një vendimmarrje gjithpërfshirëse. Kjo është planifikuar që të arrihet brenda vitit 2010 me mbështetjen e një ekspeditë 9 mujore. Ëështë planifikuar që aktivitetet të zhvillohen në bashkëpunimin me qeverinë dhe të gjitha strukturat e shtetit duke i paraprirë këtij bashkëpunimi me vendimmarjen në komunitet dhe dialogun me palët në hasmëri. Suksesi arrihet vetëm nga ndërgjegjësimi qytetar mbi shkeljen e rëndë e të papranueshme që i bëhet ligjit dhe traditës që nuk lejojnë kurrsesi cënimin e lirisë së grave dhe të fëmijëve. Tendenca e qeverisë për tu zotuar formalisht se do ta zgjidhin çështjen e hasmërive pa bërë asnjë strategji dhe pa bashkëpunimmin e të gjithë institucioneve dhe faktorëve të shoqërisë ka sjellë deri tani vetëm thellimin e fenomenit. Në raportet e misionarëve të ekspeditës është konstatuar se mbartja e mentalitetit kanunor është i njejtë si në zonat rurale edhe në metropole, si në jug edhe në veri.
Një shqetësim serioz gjatë ekspedidës ka qenë rritja e kontigjentit të familjeve dhe personave në hasmëri të deportuar nga vendet perëndimore pjesa më e madhe e të cilëve kanë shitur pronat e banesat për të siguruar udhëtimin klandestin. Në kontaktet që Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar mori me komisariatet e përgjithshme të refugjatëve dhe komisionet e dhënies së azilit të disa vendeve perëndimore konfirmohet se ato janë të disponueshme për dhënien e azilit sepse janë të obliguara nga deklaratat mbi të drejtat e njeriut dhe Konventa e Gjenevës, por ambasadat shqiptare në këto vende dhe përfaqësues politikë në Shqipëri kanë deklaruar se shteti shqiptar i ka në mbrojtje familjet në gjakmarrje. Për këtë problem Komiteti mori kontakt me drejtues të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shqipëri deri tek Sekretari i Përgjithshëm i saj Z. Gazmend Turdiu. Drejtuesit e ministrisë dolën me justifikimin se shtetit shqiptar nuk i lejohet të pranojë se nuk mund të mbrojë shtetasit e tij edhe pse gjakmarrja është një realitet i dhimbshëm. Në kontaktet që Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka marrë me përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë është informuar se fshehja e këtij realiteti nga Qeveria Shqiptare përbën shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe konventave ndërkombëtare, të cilat ajo i ka nënshkruar.
Në ndjekje të shqetësimeve të ngritura në raportin e avokatit të popullit të vitit 2008, për rastet e shmangjes së denoncimeve nga policia, ekspedita konstatoi se policia në rastet e gjakmarrjes tërhiqet për të mos acaruar situatën sepse do shkaktonte gjakderdhje të mëtejshme e ndërpret çdo mundësi të procesit të pajtimit mes familjeve në gjak. Mbas çdo vrasje policia ka kërkuar largimin nga mjedisi të familjes së vrasësit për ta shpëtuar atë nga gjakmarrja sepse ajo nuk ka mjete as mbështetje për të kontrolluar të gjitha hasmëritë e konfliktet që janë krijuar. Policia në shumicën e rasteve të procedimit nuk është mbështetur nga drejtësia. Ligjet e miratuara nga parlamenti për vrasjet për gjakmarrje dhe kërcënimin me ngujim e kanë acaruar më shumë situatën e familjeve të viktimave pasi kriminelit, që më parë ka dhunuar apo shkaktuar viktima, i janë dhën shumë hapësira për përfitime në ligjet e tjera për veprat penale të dhunimit, peng marrjes vrasjes, grabitjes etj. Në rastet kur policia ka treguar forcën e saj për të mbrojtur personin e kërcënuar nga gjakmarrja është bërë vetë viktimë. Mbi treqind policë janë lënë zbuluar nën hakmarrjen e kriminelëve dhe kanë mbetur të vrarë. Ngjarja e vrasjes së komisarit të policisë së Durrësit, Gani Malushi, që mori në mbrojtje një të ri që ishte në gjak, të policit në Fier që u vra pse hyri për ndërmjetësim në shtëpinë e dy të njohurve të tij dhe rasti i dy policëve që ranë viktimë për mos tërheqjen e denoncimit në Kukës, janë tregues të rrezikut me të cilin përballet policia e shtetit. Në Shqipëri parandalimin e vrasjes e bën të sigurtë vetëm drejtësia dhe procesi i ndërmjetësimit dhe i pajtimit që janë sanksionuar me ligj, por ky proces nuk ka gjetur mbështetjen institucionale dhe financiare të nevojshme. Të vetmit që e mbështesin këtë proces kanë qenë vetëm punonjësit e policisë, të nisur në të gjitha rastet nga ndjenjat humane e përgjegjësia e lartë para qytetarëve të rrezikuar.
Në ndjekje të problemeve të dala në konfrencën kombëatre mbi varfërinë si burim i vrasjeve, vetvrasjeve, dhunës në familje dhe trafikimit të qenjeve njerëzore, ekspedita rikonfirmoi se varfëria mbetet problemi më shqetësues për komunitetin e zonave rurale në të gjtha rrethet e vendit, por ajo shfaqet në gjendje mjerimi veçanërisht në veri të Shqipërisë dhe ne rrethet Gramsh, Librazhd, Erseke e Elbasan. 58 % e hasmërive dhe vrasjeve kanunore lidhen me familjet e nivelit të ulët ekonomik. Kjo situatë është kthyer në burim stresi e konfliktesh familjare që ka sjellë shpesh herë tragjedi edhe në sy të fëmijëve.
Ekspedita rikonfirmoi konkluzionin e kongresit të tretë të misionarëve të pajtimit se:
Shqipëria edhe pse ka një bazë ligjore për neutralizimin e fenomenit te gjakmarrjes që nga klasifikimi i gjakmarrjes si vrasje e cilësuar me dënimin maksimal, dënimin e detyrimit për ngujim, deri tek ligji për zgjidhjen me pajtim të  mosmarrëveshjeve, përsëri fenomeni vazhdon të mbetet një rreik i madh për shoqërinë shqiptare. Kjo vjen sepse nuk ka një strategji të përbashkët të shtetit me organizatat joqeveritare të profesionalizuara për këtë çështje. Gjakmarrja ka tkurrur veprimin e ligjit, të policisë dhe të organeve të drejtësisë sepse kanë frikë të përballen me të. Edhe sikur të zbatoheshin ligjet, përsëri duhet një strategji me objektiva e synime të qarta për të eleminuar hasmëritë që lindin si shkak i mentalitetit kanunor. Një strategji kundër gjakmarrjes ka ekzituar edhe në Mbretërinë e Zogut dhe në sistemin komunist. Së pari duhen eleminuar hasmëritë që shkaktohen nga ligjet duke korrigjuar ligjet dhe vendimet e qeverisë. Së dyti strategjia duhet të përmbajë bashkëpunimin efikas të faktorëve shtetërorë më ato të shoqërisë civile. Bashkrendimi do të realizojë përpjekje të suksesshme për të frenuar, minimizuar e shuar gjakmarrjen. Strategjia duhet të parashikojë masat për parandalimin e këtij fenomeni si nëpërmjet zgjidhjes së konflikteve me pajtim ashtu edhe forcimit të autoritetit të shtetit ligjor, rritjes së sigurisë së shtetasve, zhvillimin ekonomik të zonave rurale, edukimit ligjor dhe ndërgjegjësimit të opininionit për të besuar vetëm tek shteti. Rritja e bashkëpunimit midis strukturave të pushtetit dhe shoqërisë civile për evidentimin, ndërmjetësimin dhe zgjidhjen në kohën e duhur të konflikteve, për pajtimin dhe nxjerrjen nga ngujimi të  njerëzve të pafajshëm duhet të shoqërohet edhe me intensifikimin e punës së policisë në komunitet, dokumentimin e konflikteve, arrestimin  e autorëve të vrasjeve dhe të atyre në kërkim, shmangien e ngjarjeve me burim gjakmarrjen, informimin e drejtë të opinionit mbi gjakmarrjen dhe Kanunin. Është pikërisht kjo arsyeja që Komiteti po  kërkon që të punohet frontalisht nga të gjithë e vazhdimisht për të kthyer besimin e opinionit ndaj shtetit si dhe për të rritur dhe edukuar individë që punojnë dhe mendojnë për paqen, për mbrojtjen e jetës së tyre dhe të të tjerëve. Kjo gjë kërkon ndryshime të thella në kulturë, mentalitet, politikë, ekonomi, legjislacion, e mbi të gjitha, kërkohet një sistem i fortë e i besueshëm drejtësie.
Ekspedita kërkon që plani Strategjik të implementohet në një proces gjithpërfshirës që garanton mbështetjen e gjithë qytetarëve, faktorëve të shoqërisë civile, komuniteteve vendore, grupeve të interesit, strukturave akademike e shkencore të vendit, spektrit politik e fetar shqiptar, etj.
Ekspediat kerkon që parandalimi i konflikteve të jetë baza e realizimit të strategjisë kundër gjakmarrjes: Për këtë Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar në bashkëpunim me të gjithë rrjetin e bashkëpunimit do kërkojë përmirësimet në ligjin 7501 mbi tokën, në ligjin mbi kthimin e kompensimin e pronave si dhe në të gjitha nenet e kodit penal që lidhen me krimet kundër jetës, pronës dhe dinjitetit të personit. Përmirësimi i ligjeve dhe kodit penal do bëhet mbas një debati të hapur me publikun dhe përfshirjen e të gjthë faktorëve për të kontribuar. Mbas debatit në publik këto ligje do diskutohen dhe miratohen në bashkësitë qytetare të të gjithë territorit të Shqipërisë për të marrë miratimin dhe mbështetjen për zbatim.
Ky raport sëbashku me të dhënat e sugjerimet  e tjera do i dërgohet Parlamentit Shqiptar, Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të tjera ë shtetit sëbashku me propozimet për një vendimmarrje ligjore mbi bashkëpunimin e shtetit me misionarët.

Dt 30 Korrik 2009, në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë
Komitetit i Pajtimit Mbarëkombëtar

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.