Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR
Address: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tirana, Albania
Tel & Fax: 00355 42 263 126. Tel 00 355 42 259 124, Mobil: 00355 68 27 37 989 / 00 355 69 32 38 786
E-mail gjin_marku@yahoo.com, gjin_marku@pajtimi.com, gjin_marku@hotmail.com
www.reconciliation-al.com / www.pajtimi.com

ANALIZA VJETORE E PUNËS SË KOMITETIT TË PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR. PËR VITIN 2012
MBI VRASJET NË SHOQËRI DHE ABANDONIMIN E PROCESIT TË PAJTIMIT NGA KRIMI I ORGANIZUAR

Tiranë më 23 Djetor 2012.


HYRJE

Me dt. 23 dhjetor 2012, Komitetit i Pajtimit Mbarëkombëtar dhe Asambleja Kombëtare e Misionarëve të pajtimit bënë analizën vjetore të punës së misionarëve të pajtimit ku u analizua raporti i ekspeditës së pajtimit për punën e bërë nga dat 17 Nëntor 2011 deri me 23 dhjetor 2012. Ekspedita e organizuar në të gjithë territorin e vendit udhëhiqet gjatë gjithë vitit nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar. Komiteti dhe Asambleja konkluduan se, megjithë rezultatet e jashtëzakonshme të punës së ekspeditës e cila punon pa ndërprerje dhe pa asnjë mbështetje nga donatorët apo shteti shqiptar, numri i vrasjeve po rritet nga konfliktet e shumta që kanë mbërthyer shoqërinë shqiptare. Mungesa e theksuar e drejtësisë, mosfunksionimi i institucioneve të shtetit si dhe abandonimi i procesit të pajtimit e kanë thelluar këtë gjendje.

Ekspedita raportoi mbi rezultatet e punës njëvjeçare në 36 rrethe, 309 Komuna e 65 Bashki. Ajo paraqiti situatën aktuale të konflikteve e dhunës në shoqëri, të vrasjeve për hakmarrje, gjakmarrje e nderin, faktorët nxitës të këtyre vrasjeve dhe tendencat për akte terrori. Asambleja shprehu shqetësimin për abandonimin e procesit të pajtimit nga struktura të errëta dhe tendencat për nxitjen e vrasjeve në shoqërinë shqiptare duke i orientuar ato drejt akteve të terrorit. Asambleja vendosi që ky raport tu dërgohet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si dhe anëtarëve të këshillit kordinativ për ndalimin e gjakmarrjes, që udhëhiqet nga Presidenti i Republikës.
Ky raport përmbledh punën e fazës së parë të ekspeditës që ka nisur me dt, 17 Nëntor 2011, dhe u mbyll me dt. 7 korrik 2012, si dhe të fazës së dytë, që filloi me dt. 21 gusht të vitit 2012, dhe përfundoi një ditë para Krishtlindjeve. Problemet e raportit të fazës së parë iu bashkangjitën këtij raporti përfundimtar i cili u miratua nga Asambleja Kombëtare e Misionarëve të Pajtimit, me dt. 23 dhjetor 2012.
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtarë dhe Asambleja Kombëtare e Misionarëve të Pajtimit aprovuan planin i ri 6 mujor të ekspeditës së pajtimit për periudhën, 6 janar - 30 qershor 2013, si dhe thirrjen e kongresit të 4-të të misionarëve të pajtimit, me dt. 29 mars 2012, me qëllim promovimin e kulturës së ligjit dhe të jetës kundër vrasjeve. Meqenëse periudha, 6 janar - 30 qershor 2013, përkon me zgjedhjet parlamentare, ekspedita, krahas procesit të pajtimit dhe mbajtjes nën kontroll të familjeve në hasmëri, do të punojë për ndërgjegjësimin e qytetarëve për një pjesmarrje sa më të kulturuar në fushatën elektorale dhe në votime, bazuar në përvojën pozitive dhe kontributin e ekspeditës dy mujore gjatë fushatës elektorale, 20 Mars - 20 maj 2011.
A: KONFLIKTETET, DHUNA Në SHOQëRI DHE NXITJA E VRASJEVE.
1 - ­ Megjithë përpjekjet e policisë për zbulimin e vrasjeve, dhuna në shoqërinë shqiptare, veçanërisht ndaj femrës dhe në familje, ka sjellë tronditjen e opinionit qytetar për gjatë gjithë vitit 2012 dhe nuk ka asnjë strategji për parandalimin e këtyre krimeve, përveç strategjisë së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar i cili punon krejtësisht mbi baza vullnetare dhe pa asnjë mbështetje nga qeveria e donatorët. Vrasjet po kthehen në një problem akut për këtë shoqëri. Ato vazhdojnë të kryhen me intensitet të lartë si në veri edhe në jug, duke sjellë stres e mosbesim të qytetarëve tek ligji dhe tek e ardhmja e tyre në Bashkimin Europian. Konfliktete kanë pushtuar pjesën më të madhe të shoqërisë shqiptare. Ato janë të mprehta e të shumëllojshme. Numri më i madh i konflikteve dhe hasmërive kanë lindur për tokën duke përfshirë mbi 50 % të familjeve në fshat dhe 20-25 % në qytete. Këto konflikte kanë sjellë e vazhdojnë të sjellin vrasje tragjike. Konfliktet e mprehta brenda familjes me pasojë dhunën kanë përfshirë 8-10 % të bashkëshortëve ndërsa përplasjet prindër-fëmijëve përfshijnë 5-8 % të shoqërisë. Konfliktete në familje shfaqen disa herë me vrasje edhe në sytë e fëmijëve. Me pasoja tragjike janë edhe konfliktet që vijnë nga trafikimi i drogës, i armëve dhe qenjeve njerëzore.
2 - Mbas trazirave të vitit 1997, ku mbetën të vrarë rreth 3000 qytetarë, numri i vrasjeve u ul nga viti në vit si rezultat i bashkëpunimit të Qeverisë, të Presidentit dhe të Parlamentit Shqiptar, me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar. Ky bashkëpunim bëri të mundur që mesatarja vjetore e vrasjeve të ulej nga 450 në 70 në vit. Ndërprerja e këtij bashkëpunimi nga qeveria shqiptare për shkak të kritikave që komiteti i bëri keq-qeverisjes ka dëmtuar procesin e pajtimit e dyfishuar numrin e këtyre vrasjeve, i cili nga 70 ka arritur në 152 në fund të vitit 2012. Policia e shtetit ka ndërmarrë disa herë aksione të jashtëligjshme për të dëmtuar imazhin e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar. Kjo gjë ka nxitur në shumë raste abandonimin ekspeditës dhe të procesit të pajtimit mes familjeve. Vrasjet e femrave në vitin 2012 janë 10 herë më të larta se mesatarja vjetore. Nga 2-3 në vit, kjo shifër ka arritur në 25 për vitin 2012.
3- Sjellja e kriminelëve në vrasjet e femrave përmban edhe elementë të terrorit duke i masakruar e hedhur në vende të hapura për publikun si paralajmërim për të tjerat. Deri tani nuk ka asnjë interesim të ekspertizës së krimit për këto lloj vrasjesh, për vijën e sjelljes së vrasësit para, gjatë masakrës dhe pas saj. Kjo ka bërë që të shtohen këto krime. Disa tipe masakrash me djegje kufome, mbytje e groposje të viktimës për së gjalli si dhe me prerje koke e gjymtyrësh, janë përsëritur disa herë. Këto krime nuk kanë ndodhur kurrë më parë në historinë e shqiptarëve të cilët e respektonin viktimën edhe kur e kryenin një vrasje. Vrasjet e mësipërme janë të udhëzuara nga struktura të errëta të lidhur me krimin e organizuar që kanë si qëllim mbjelljen e kulturës së vrasjes e të terrorit tek shqiptarët. Në metropole rreth shkollave të mesme e tetvjeçare ka grupe që edukojnë adoleshentët me drogën dhe dhunën ekstreme.
4 - Një shqetësim tjetër janë vrasjet për grabitje me dhunë, plagosjet nga konfliktet e përditëshme, sulmet ndaj qytetarëve për tā€™u rrëmbyer sendet me vlerë si dhe dhuna brenda shkollës që është përhapur në mënyrë të pazakontë. Gjendja mbulohet nga qeveria shqiptare dhe mediat proqeveritare për të mos penguar statusin e kandidatit të Shqipërisë në BE dhe për të mos humbur pushtetin. Përfaqësues nga stafet e qeverisë krijojnë pseudoshoqata e pseudoinstitute të rreme që raportojnë tek ndërkombëtarët shifra që i interesojnë qeverisë. Atyre u jepen referenca nga Ministrat për të përfituar donacione të cilat përvehtësohen dhe nuk shkojnë kurrë në destinacionin e nevojshëm. Në këtë situatë përfaqësuesit e Trupit Diplomatik janë krejtësisht të painformuar ose heshtin për të mos atakuar qeverinë. Një pjesë e tyre janë në konfuzion për shkak të dizinformimit që bëjnë institucionet proqeveritare dhe këto pseudoshoqata të favorizuara nga qeveria.
B- ORGANIZIMI I EKSPEDITëS Së PAJTIMIT
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar organizon çdo vit ekspeditën e pajtimit në të gjitha rrethet e vendit, për të afruar dialogun e pajtimit midis familjeve ne hasmeri dhe parandalimin e vrasjeve, duke përhapur kulturën e ligjit e të jetës kundër vetgjyqësisë e urrejtjes. Ekspedita funksionon me plan vjetor, disa mujor si dhe plane aftashkurtëra ne prag festash fetare e ngjarjesh të tjera kombetare. Ajo organizohet mbi baza vullnetare e pa asnjë mbështje nga shteti apo donatorët. Ekspedita mobilizon grupet e përherëshme të punës së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar nëpër fshatra, të udhëhequra nga një misonar, përfaqësuesi i shkollës dhe përfaqësuesi i pushtetit vendor. Këto grupe vullnetare pune të komitetit në 2800 fshatra përbëjnë asamblenë kombëtare të misionarëve të pajtimit. Përfaqësuesit e asmablesë mblidhen 3 herë në vit nën udhëheqjen e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar. Kjo strukturë është bërë tradicionale dhe aktive në të gjitha fshatrat, në 300 komuna dhe 60 bashki të vendit. Strukturat në terren mbështeten nga shtabi qëndror lëvizës, i udhëhequr nga përfaqësuesi të kryesisë së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar. Shtabi qëndror lëvizës përbëhet nga 3 - 11 anëtarë ose nga 11 deri në 24 aktivistë kryesorë. Në momentet kyçe grupet mbështetëse të këtij shtabi arrijnë nga 24 deri në 60 misionarë, kryesisht në veri të Shqipërisë.
C- FAZA E PARë E EKSPEDITëS DHE TENDENCAT PëR ABANDONIMIN E SAJ
Faza e parë e ekspeditës filloi me datën dt. 17 Nëntor 2011, por ajo u ndesh me shumë pengesa që u krijuan nga struktura të errëta të krimit të organizuar. Dy javë mbas fillimit të punës së ekspeditës sulmohet për dy ditë me radhë në media Komitetit i Pajtimit Mbarëkombëtar dhe kryetari i tij z. Gjin Marku me kallzime të rreme nga policia e shtetit. Kjo gjë detyroi kryetarin e Komitetit të ndërpriste aktivitetin jashtë shqipërisë e të kthehej menjëherë që të përballej me këto shantazhe e të inkurajonte vazhdimin e punës së ekspeditës. Biznesmenë të lidhur me këto struktura të errëta filluan tu ofronin shuma parash e ndihma në ushqime misionarëve të pajtimit për të anandonuar ekspeditën dhe Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar. Me premtimin për ndihma ekonomike u kërkonin familjeve të viktimave që të mos e pranojnë pajtimin pa dëmshpërblimin e gjakut, që sipas tyre shkon nga 150 deri në 200 000 euro. Gjithashtu ata kërkonin që në rast se bëhet falja, vrasësi të lirohet nga burgu nëpërmjet paraqitjes së akt-pajtimit në gjykata. Ekspedita gjatë gjithë procesit të pajtimit është ndeshur me ndërhyrje të tilla që kërkojnë ta implikojnë procesin e pajtimin për ta futur në udhë pa krye. Këtë gjë Komiteti e ka kundërshtuar kurdoherë mbasi implikimi me para i procesit të pajtimit kundra traditës sjell pasoja të rënda dhe është i kundërligjshëm. Pamundësia e familjes për të bërë pagesën e gjakut e rrezikon atë dhe e mban të kërcënuar vazhdimisht. Në anën tjetër favorizimi vrasësit para drejtësisë është në kundërshtim me ligjin dhe do sjellë rikthimin e hasmërisë. Komitetit i Pajtimit Mbarëkombëtar ka sqaruar edhe më parë se pajtimi duhet bërë por gjykata të dënojë sipas ligjit vrasësin. Procesi i pajtimit kërkon vetëm faljen e vëllazërimin e familjeve sipas traditës, pa implikimin e tij me kompensime parashë dhe pa penguar drejtësinë. Eksperienca e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar ka sjellë gjithnjë pajtimin e përhershëm të familjeve sepse falja nuk bëhet me para. Fatkeqësisht, në abandonimin e punës së ekspeditës është përfshirë edhe, bordi i AMSHC, që ka fondet e qeverisë në mbështetje të shoqërisë civile, i cili lajmëroi se nuk i akordon as edhe një rrugë transporti kësaj ekspedite.
Për të kamufluar veprimtarinë e errët, krimi i organizuar ka angazhuar individë të pa arsimuar, pa asnjë njohuri mbi pajtimin, kulturën dhe ligjin, që të krijojnë "pseudoshoqata" e "pseudoinstitute" "pajtimi" me emra tërheqës si "pëllumbat e paqes", "lidhja e misionarëve të paqes" "shtëpia e paqes", "shtëpia e drejtësisë" "Pajtimit kombëtar" "Misioni i Pajtimit Nënë Tereza" etj. Qëllimi i tyre mbetet përfitimi edhe në rrugë kriminale në dëm të familjeve në fatkeqësi. Ekspedita dymujore, 20 mars ­ 20 maj 2011, kishte denoncuar se këta sekserë që krijojnë të tilla pseudomisione "pajtimi" depërtojnë tek familjet në hasmëri e i nxjerrin njerëzit e tyre në pritë që të vriten nga familja e hasmit kundrejt pagesave 50-100 000 Euro. Po kështu, kundrejt shpërblimit prej 15 ­ 20 000 euro, këta "drejtues pajtimi" lëshojnë vertetime për të favorizuar në gjykatë lirimin e të burgosurve, një pjesë e të cilëve janë vrarë sapo kanë dalë nga burgu. Nga 1000 të burgosur të liruar me të tilla favore, rreth 300 prej tyre janë ekzekutuar për gjakmarrje pak kohë mbas lrimit, ndërsa pjesa tjetër janë kthyer në ekzekutorë me pagesë, pengmarrës si dhe drejtues bandash të grabitjeve me dhunë. Një numër shumë i vogël i këtyre të burgosurve kanë vazhduar jetën pa implikime të tjera. Këta drejtues të këtyre "pseudoshoqatave" apo "pseudoinstituteve" të pajtimit lidhen edhe me trafikimin e vizave. Ata kanë depërtuar edhe nëpër ambasada dhe kanë marrë viza për të shkuar në USA, Kanada e Australi, e krijuar bashkëpunëtorë duke i shpallur si përfaqësues të tyre për të favorizuar nxjerrje vizash për qytetarë që kërkojnë të shkojnë nga Shqipëria në këto vende nëpërmjet përgatitjes së garancive dhe dokumentacionit që kërkohet në ambasadë kundrejt shumave 15-20 000 euro.
Duke përfituar nga ndjeshmëria e lartë rreth fenomenit të gjakmarrjes këta individë të inkriminuar shfaqen në media e internet sipas modelit të drejtuesve të firmave piramidale të vitit 1997. është e njëjta rrugë mashtrimi ndaj opinionit dhe e njejta lidhje e këtyre sekserëve me segmentet shtetërore, me policinë, me mediat e me përfaqësues të trupit dipllomatik si në rastin e firmave piramidale. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëta e ka denoncuar këtë skenar të fshehtë dhe ka tentuar herë pas here tua bëjë të qartë, si Kryeministrit edhe trupit dipllomatik. Në vitin 1995, ishin përfaqësuesit vullnetarë të këtij komiteti që lajmëruan qeverinë dhe trupin dipllomatik për rrezikun që po shfaqej nga firmat piramidale, por qeveria me megallomaninë dhe implikimin e saj nuk e përfilli këtë informacion. Strategjia e Komitetit për promovimin e kulturës së ligjit e të shtetit të së drejtës përballë vetgjyqësisë është abandonuar vazhdimisht nga mospërfillja ndaj informacioneve të vazhdueshme të këtij komiteti. Fatmirësisht kjo strategji ka gjetur mbështetjen e të gjithë misionarëve dhe të shumicës së qytetarëve si në jug edhe në veri të vendit. Në sajë të kësaj mbështetje ekspedita mundi që në gjashtëmujorin e parë të lirojë pa kushte nga ngujimi rreth 200 fëmijë duke bërë që numri i fëmijëve të ngujuar të zbresë nga 900 në 703. 111 prej tyre shkuan në shtator në Shkollë ndërsa 46 u larguan me familjet jashtë Shqipërisë. 17 fëmijë jetimë të rrezikuar u dërguan në rezidencat private ndërsa 23 nuk pranuan të shkonin në shkollë por të kërkonin punë që të ndihmonin familjet.
D- FAZA E DYTë E EKSPEDITëS
Faza e dytë e ekspeditës startoi me 21 gusht 2012, dhe pati mbështetjen e klerit dhe të disa përfaqësuesve të trupit dipllomatik. Një pjesë e dipllomatëve të huaj janë shqetësuar për abandonimin që i bëhet procesit të pajtimit dhe i kanë shprehur solidaritetin Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar në punën e tij plot sakrifica për pajtimin e familjeve në hasmëri si dhe përballjen me krimin organizuar. Një mbështetje shumë e rëndësishme për ekspeditën u bë dekreti i Kishës Katolike në Shkodër për shkishërimin e atyre që bëjnë vrasje, përfshirë dhe ato për hakmarrje e gjakmarrje. Dekreti ishte i kufizuar vetëm për zonën e Shkodrës, Lezhës dhe Sapës, por efektet e tij u shtrinë në të gjithë territorin shqiptar, jo vetëm tek besimtarët katolikë. Kjo fazë pati edhe përkrahjen e mediave lokale dhe qëndrore duke evidentuar faktet për situatën e hasmërisë në vend dhe punën e respektueshme të ekspeditës. Ekspeditës iu bashkangjit në ditën e parë edhe përfaqësuesi i Ambasadës së Kosovës, Z. Esat Brashjori ashtu si dhe studjuesja britanike e mirënjohur nga shqiptarët, Znj. Antonia Young, bashkëshorte e botuesit të enciklopedisë botërore për paqen, Prof. Nigel Young, e cila vazhdoi për disa javë sëbashku me misionarët në veri të vendit duke marrë kontakt me dhjetra familje në hasmëri. Edhe gjatë kësaj faze u shfaqën tendencat e abandonimit dhe të kërcënimit ndaj pjestarëve të ekspeditës. Në Xhaf Zotaj, kur Komiteti shkoi të bënte një pajtim dhe homazhe tek varri i vajzës së masakruar Aisha Vata, së cilës iu pre koka dhe trupi iu ekspozua në vend të dukshëm, u përball me kërcënimin sapo përfaqësuesit e ekspeditës u shfaqën. Individë të panjohur kërcënuan përfaqësuesit e ekspeditës se nëse bënin vizitë tek familja e viktimës, homazhe apo deklarata kundër kësaj vrasje, do ishin të asgjësuar bashkë me familjen e saj. Ishte vendosmëria e Kryetarit të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar që u fut në familjen e viktimës e bëri ngushëllimin sipas traditës duke e inkurajuar atë të mos i nënshtrohej kërcënimeve. Familja e viktimës ishte e terrorizuar dhe qëndronte vetëm e mbyllur, por në bashkëbisedimin me kryetarin e Komitetit të pajtimit Mbarëkombëtar pjestarët e saj u ndjenë shumë të lehtësuar dhe u zotuan se do përballen me kurajo me këto shantazhe. Po kështu në Malësinë e Shkodrës, ndërsa familjet në gjakmarrje i pritën dhe i përcollën me shumë respekt përfaqësuesit e ekspeditës, ata u qëlluan me armë gjatë kthimit. Ishte shantazh i radhës së këtyre strukturave të errëta të lidhura me krimin e organizuar që kërkonin dekurajimin e përfaqësuesve të ekspeditës dhe drejtuesve të së saj të cilët nuk u përkulën porr e vazhduan deri në krishtlindje misionin pa u lodhur apo trembur nga këto shantazhe.
E- TRADITA E PAJTIMIT DHE EKSPERIENCA E EKSPEDITëS.
Ekspedita ka krijuar një eksperiencë pozitive në procesin e pajtimit dhe parandalimit të vrasjeve sepse aplikon traditën pozitive në përhapjen e kulturës ës ligjit Rezultatet më të mira në procesin e pajtimit janë kryesisht në zonat ku respektohet tradita për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me mirëkuptim dhe me vendimmarrje në komunitet. Në këto zona pajtimi bëhet me vëllazërim dhe konsiderohet i turpshëm çdo lloj pajtimi me para sepse e tregon dobësinë e jo trimërinë e familjes që fal. Në zonat tradicionale si Postrribë, Mirditë, Kukës, Pukë, Has, Dibër etj, ekspedita e ka pasur më të lehtë punën e saj për lirimin pa kushte të grave e të fëmijëve të ngujuar. Populli dhe administrata publike në këto zona e respekton edhe ligjin më tepër se në metropole. Administrata shtetërore është e pakorruptuar dhe gëzon respekt në shërbimet ndaj qytetarëve. Kjo është arsyeja që grupet e punës së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar duke promovuar kurdoherë traditën pozitive kanë gjetur mbështetjen në popull si dhe tek udhëheqësit lokalë e të policisë së këtyre zonave për të parandaluar vetgjyqësinë. Shembull të këtij niveli të mirë, në kundërshtim me regresin dhe fenomenet negative që shfaqen në metropole, gjenden në më se 50 % të komunave dhe bashkive si në jug edhe në veri të vendit. Shquhen në këtë drejtim Bashkia e Korçës bashkë me komunat dhe fshatrat përreth, Bashkitë e Përmetit, Gjirokastrës, Pogradecit, Ersekës, Lushnjës e Divjakës, Komuna e Fier Sheganit dhe Luzi i Vogël i Kavajës, Komuna Golaj e Hasit, Bashkia Postribë e Komuna e Gurit të Zi në Shkodër, Bashkia Koplik e Komuna Bajzë në Malësinë e Madhe, Komuna e Kalasë së Dodës në Dibër, Komuna e Valbonës në Tropojë, Komuna e Gjegjanit në Pukë, Bashkia e Lezhës dhe e Mirditës. Në bashkëpunim me klerin dhe punonjësit e pushtetit lokal të këtyre zonave ekspedita dhe grupet treshe të punës së komitetit kanë arritur të zgjidhin me mirëkuptim më se 50 % të konflikteve e hasmërive si dhe dhe të mos lënë anjë grua apo fëmijë të ngujuar në këto zona. Në Dibër, Kukës, Has, Korçë e Pogradec pleqësitë e disa fshatrave janë bërë modeli i vendimmarrjes në komunitet për të shmangur konfliktet e pronësisë mbi tokën. Vendmmarrja tradicionale në komunitet i ka ndihmuar gjithashtu për të mbrojtur e zhvilluar ekonomitë e tyre bujqësore, ujore, blegtorale e pyjore. Ekspedita konstatoi se, pavarësisht nga gjendja e rëndë dhe numri i madh i vrasjeve, në të gjitha trevat shqiptare ruhet tradita e mirë në mbrojtje të jetës e rregullit në komunitet, veçanërisht në mbrojtjen e të drejtave të grave e fëmijëve.
F- REZULTATET E E EKSPEDITëS.
Ekspedita rikonfirmoi se në vitin 2011 ishin 1678 familje të ngujuara e të fshehura për shkak të gjakmarrjes ndërsa në fund të vitit 2012 nga puna e mirë e ekspeditës numri i tyre ra në 1208. Ekspedita liroi nga ngujimi 308 familje që e zgjidhën hasmërinë me pajtim, 45 prej të cilave pranuan tā€™ia lënë çështjen drejtësisë pa asnjë pretendim. 162 familje të tjera në gjakmarrje janë larguar nga Shqipëria. Në vitin 2011 ishin 903 fëmijë që kishin lënë shkollën për shkak të frikës nga gjakmarrja, 178 prej të cilëve në rrezikshmëri të lartë për jetën. Të tjerët fshihen në metropole me identitet të rremë dhe punojnë për të mbështetur familjet e tyre në hasmëri, duke e braktisur shkollën. Në sajë të punës së ekspeditës gjatë vitit 2012 janë liruar nga frika e kthyer në shkollë 184 nga këta fëmijë. Në fund të ekspeditës numri i këtyre fëmijëve ka rënë në 611. Fëmijë që nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë të moshës 7 deri në 10 vjeç janë 99, nga 10-14 vjeç janë 301 dhe nga mosha 14-18 vjeç janë 211, gjithsej 611 fëmijë.
Ekspedita ka mundur të zgjidhë me mirëkuptim 1600 konflikte për tokën dhe 630 për pronën, të pajtojë 56 familje me konflikte bashkëshortore, 23 prej të cilave për çështje nderi. Janë mbyllur me mirëkuptim 56 gjakmarrje të fshehta për trafikimin e femrës, pa dijeninë e të afërmëve dhe opinionit përreth. Ekspedita konstaton se Ministria e Arsimit vazhdon të implementojë prej shumë vitesh një projekt për mësimin e 50 fëmijëve të ngujuar. Projekti ska pasur rezultat pozitiv në edukimin e këtyre fëmijëve as nuk mund të sjellë përparim në kushte të tilla. E vetmja zgjidhje e plotë dhe afatgjatë për fëmijët e ngujuar është pajtimi mes familjeve dhe lirimi pa kushte i grave dhe fëmijëve siç vepron ekspedita. Në kundërvënie me strategjinë e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar qeveria miratoi dhe vazhdon të mbajë me fonde qendrën e fëmijëve të ngujuar në Poliçan. Komiteti e kundërshtoi këtë projekt që në fillim dhe ai dështoi sepse ishte projektuar mbi baza përfitimi korruptiv gjë që solli trauma mendore tek fëmijët që merreshin nga njëri ngujim e dërgoheshin në një ngujim tjetër shtetëror larg familjeve. Nga 5 milion euro që u planifikuan për projektin, vetëm 38 mijë kanë shkuar në ndihmë të qendrës. Familjet në gjakmarrje zbresin nga zonat rurale në metropole sepse gjejnë më shumë mundësi për të jetuar deri sa të zbulohen nga hasmi. Disa familje Komiteti i ka dërguar të punojnë në zona të thella të jugut me blektorinë, të cilat kanë gjetur përkujdesjen e banorëve të këtyre anëve deri sa janë larguar nga Shqipëria.
G- PAJTIMI SI ZGJIDHJE AFATGJATë.
E vetmja zgjidhje e dobishme e afatgjatë për familjet e ngujuara është pajtimi. Shteti dhe donatorët do e kishin zbutur shumë këtë fenomen nëse do bashkëpunonin me Komitetitin e Pajtimit Mbarëkombëtar dhe të ndiqnin strategjinë e tij. Strategjia e Komitetit për parandalimin e vrasjeve e përhapjen e kulturës së ligjit, është strategji për konsolidimin e shtetit të së drejtës Eleminimi i gjakmarrjes tek familje bëhet vetëm nëpërmjet pajtimit sipas traditës. Prononcimi i Kryeministrit dhe i Ministrit të Drejtësisë se do rrisin masën e dënimit ndaj atyre që vrasin për gjakmarrje nuk e zgjidh problemin por e thellon atë. Ky ligj nuk bën as efekt pozitiv për opinionin publik. Vrasësit për gjakmarrje sapo të miratohet ligji do deklarojnë se nuk e kryejnë vrasjen për gjakmarrje por për motive të tjera ose nën tronditje të thellë psiqike nga dhimbja për viktimën. Me këto forma ligjore i hapet udhë vrasjeve të fshehta e me pagesë. Kjo gjë ka ndodhur edhe me miratimin e ligjit për dënimin e atyre që detyrojnë familjet të ngujohen. Që kur doli ky ligj asnjëra nga familjet që kërkon të marrë gjak nuk ka pranuar se e kërcënon palën e vrasësit por deklarojnë vetëm se nuk e falin. Që këtu mbyllet historia. Shteti, ashtu siç nuk ka bazë ligjore për ti akuzuar mund të përballet në çdo moment me marrjen e gjakut. Projektet që janë financuar deri tani nuk kanë pasur asnjë rezultat në drejtim të familjeve të ngujuara sepse bëhen nga pseudoshoqata e pseudoinstitute të krijuara nga individë vetëm për përfitime. Këto projekte po bëhen më shumë pengesë e procesit të pajtimit. Financimet apo kontributet e ambasadave dhe të donatorëve kanë shkuar dëm prej vitesh dhe do jenë në favor të thellimit të fenomenit nëse ato vazhdojnë në këtë rrugë.
GJ- MBROJTJA E Të DREJTAVE Të GRAVE E VAJZAVE
Komitetit i Pajtimit Mbarëkombëtar e trajton barazinë gjinore si një çështje kombëtare shumë të rëndësishme. Burri i sotëm shqiptar evidentiohet si sundues i dhunshëm. Në familjet shqiptare, si në qytet edhe në fshat gruaja ka marrë rolin e shërbëtorit e jo të zonjës së shtëpisë. Krijimi i kodit të familjes nuk ka dhënë asnjë rezultat pozitiv dhe është shpërfillur që në ditët e para. Edhe pse shkalla e arsimimit të vajzave shqiptare është e lartë, papunësia, dhuna e poshtërimi mbetet një fenomen që i prek ato në çdo hap të jetës pavarësisht nga niveli arsimor. Strategjia e qeverisë shqiptare, 2007- 2010, e miratuar me vendim te Këshillit të Ministrave, Nr. 913 dt.19.12.2007, për barazinë gjinore në vendimmarrje dhe ndalimin e dhunës në familje, është thjeshtë një akt i formuluar në letër dhe nuk ka gjetur zbatim. Ajo nuk ka funksionuar, nuk ka sjellë përparim në barazinë gjinore në vendimmarrje apo minimizimin e fenomenit të dhunës në familje.
Mungesa e pjemarrjes së grave e vajzave në vendimmarrje u vu re edhe në zgjedhjet lokale të dt. 8 maj vitit 2011. Në këto zgjedhje, numri i grave e vajzave në krye të bashkive e komunave apo në këshillat bashkiake e komunale ishte më i ulët se herët e tjera. Ne këto zgjedhje nuk u bë asnjë përpjekje nga qeveria e parlamenti që të kishte një numër të konsiderueshëm kandidatesh femra për kryetare bashkishë e komunash, përkundrazi ky numer u zvogëlua, edhe pse kishte një shqetësim të Komunitetit Ndërkombetar dhe të organizatave të shoqërisë civile.
Në 36 rrethe të vendit, ku Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka grupet e punës, konstatohet se 85 % e familjeve në zonat rurale dhe mbi 70 % e familjeve në qytete jetojnë nën mentalitetin patriarkal te sundimit te mashkullit në familje gjë që e turpëron shoqërinë shqiptare. Fatkeqësisht sundimi ndaj gruas, motrës apo të dashurës është një realitet i prekshëm edhe tek familjet ne qytete, tek të rinjtë universitarë si edhe tek familjet me nivel te larte ekonomik, shoqeror e kulturor.
Kriza në familje dhe dhuna ndaj femres vjen edhe si shkak i varfërisë që është kthyer në stres e depresion tek shumë familje shqiptare. Shqipëria nuk ka rritje ekonomike siç propagandon qeveria, apo raportet ndërkombëtare, por ka rënie dramatike të kësaj ekonomie. Vetvrasjet kanë kapur shifra tronditese, 30 % e të cilave janë femra, fenomen ky që nuk ka egzistuar edhe në kohët më të vështira për shqiptarët. Pjesa më shqetësuese e vetvrasjes janë ato që vijnë si rezultat i borxheve të pashlyera që burrat i marrin për të luajtur në kazino. Megjithëse Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka protestuar dhe i ka kërkuar qeverisë dhe shtetit shqiptar ndalimin e aktivitetit të kazinove për pasojat tragjike që ato sjellin, qeveria i ka kthyer në mënyrë të vrullshme këto aktivitete në kryeqytet dhë në të gjithë territorin e vendit.
Një shembull i keq mbetet degjenerimi moral i qeveritarëve dhe anëtarëve të parlamentit që po reflektohet me prishjen e familjeve, ndarjen e bashkëshorteve e daljen jashtë kontrollit të fëmijëve të tyre. Shumica e familjeve ku bashkëshorti mban një post të lartë në qeveri apo administratën publike kanë krijuar pasuri të pamerituar dhe kanë kaluar në dëfrime të pakontrolluara. Paralel me divorcet tek këto familje janë shfaqur shpesh herë urrejtja e denigrimi i bashkëshortes apo i bashkëshortit para opinionit publik.
H- STRATEGJIA E ABANDINIMI Të PROCESIT Të PAJTIMIT NGA KRIMI I ORGANIZUAR DHE NEVOJA E NDALIMIT Të KëTIJ KRIMI.
Abandonimi i procesit të pajtimit dhe i strategjisë së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, që punon prej 22 vjetësh për parandalimin e vrasjeve në shoqëri, bëhet nga krimi i organizuar i lidhur me struktura të errëta në shoqëri e individë të inkriminuar në administratën publike. Kjo veprimtari kriminale është shfaqur herë pas here që nga viti 1995, duke kulmuar në vitin 1997, në periudhën e konflikteve sociale dhe revoltave qytetare pas rënies së firmave piramidale. Në vitin 1997, grupet vullnetare të Komitetit të Pajtimi Mbarëkombëtar u kërkuan familjeve në veri që të ndalonin djemtë e tyre për të shkuar në jug e luftuar kundër protestuesve që kërkonin dorëheqjen e qeverisë për shkak të rënies së firmave piramidale. Mbas këtij veprimi, dy themeluesit dhe prijesit kryesor të misionit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Ndrek Pjetri e Luk Velaj, u përballën me kërcënime dhe tentativa për vrasje, deri sa u tërhoqën nga detyra. Luk Velaj u mbyll në vetëvehte për shumë vite me radhë deri sa vdiq nga dëshpërimi për uzurpimin e misionit nga këta sekserë që shfaqeshin edhe në media si drejtues të misionit, ndërsa Ndrek Pjetri e la Shqipërinë e u largua jashtë në Kanada pas disa atentatesh për ta vrarë.
Kërcënime me letra nën derë dhe presione në telefon kanë vazhduar që nga ajo kohë edhe ndaj përfaqësuesve të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar në Tiranë. Nga viti 1998 deri në vitin 2005 institucionet e shtetit dhe policia bashkëpunuan me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar gjë që solli rezultate shumë mbresëlënëse duke ulur numrin e vrasjeve nga 450 në 70 në vit. Por mbas vitit 2006 ka pasur vazhdimisht sulme ndaj këtij komiteti dhe skenare të fshehta, për ta thyer moralisht e për ta diskredituar para ndërkombëtarëve që të mos jetë i besueshëm. Në këto sulme ka qenë shumë aktive edhe policia e shtetit e cila kërkon me çdo kusht të kriminalizojë Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar dhe kryetarin e tij.
Plani i abandonimit të procesit të pajtimit dhe kriminalizimit me çdo kusht të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar u shfaq më hapur në vitin 2010, kur Komiteti i pajtimit Mabrëkombëtar mori kontakte dhe bindi drejtuesit e Ministrisë së Brendëshme për nevojën e bashkëpunimit. Me propozim të Zv. Ministrit të Brendshëm, z. Avenir Peka, dhe me miratimin e Ministrit të Brendshëm, z. Lulzim Basha, u vendos nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit të Ministrisë së Brendëshme dhe Policisë së Shtetit me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar. Memorandumi do nënshkruhej në Konferencën e Jashtëzakonshme Kombëtare të misionarëve dhe shoqatave të pajtimit, me dt. 10 tetor 2010, në Akademinë e Shkencave, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të Trupit Dipllomatik dhe organizatave ndërkombëtare. Ministri i Brendshëm z. Lulzim Basha njoftoi kryetarin e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, z. Gjin Marku, se ishin marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij evenimenti dhe se ai kishte përgatitur fjalimin e tij. Fatkeqësisht, një orë para fillimit të Konferencës, përfaqësues të strukturave të errëta të Ministrisë së brendëshme dhe të Policisë së Shtetit, dizinformojnë ministrin për të penguar nënshkrimin e memorandumit. Ministri, në konfuzion, porositi zv. Ministrin, Z. Avenir Peka, që tā€™i deklaronte konferencës se Memorandumi do nënshkruhej së shpejti. Që nga ajo ditë
Memorandumi ndodhet në zyrën e Ministrit të Brendshëm i panënshkruar dhe i sabotuar nga ata që e mbajnë nën kontroll për të penguar procesin e pajtimit dhe bashkëpunimin e Ministrisë së Brendëshme e të Policisë me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar. Pesë muaj më vonë, me dt 20 mars 2011, mblidhet përsëri Konferenca Kombëtare e Misionarëve dhe Shoqatave të pajtimit për të nisur ekspeditën dy mujore të pajtimit përgjatë fushatës elektorale 2011, por asnjë përfaqësues i Qeverisë, Ministrisë së Brendëshme dhe Ministrisë së Drejtësisë nuk mori pjesë edhe pse ishin të ftuar si zakonisht. Opozita dërgoi z. Namik Dokle, si deputet i parlamentit shqiptar dhe ai në emër të parlamentit shprehu mbështetjen dhe vlerësimin më të lartë për punën e këtij Komiteti. Kur ekspedita, që sapo kishte nisur, vazhdonte të punonte intensivisht për mbajtjen nën kontroll të familjeve në hasmëri dhe nxitjen e qytetarëve për një pjesmarrje sa më të kulturuar në votime, shfaqen në media individë të inkriminuar si "drejtues pajtimi" dhe deklarojnë se po bashkëpunojnë me Ministrin e Drejtësisë dhe Ministrin e Brendëshme për ti çuar familjet e ngujuara në votime të shoqëruara me autoblindat e policisë. Kjo, jo vetëm si shërbente qëllimit, por e shkatërronte procesin e pajtimit sepse krijonte fyerje për palet në hasmëri, në një kohë që ekspedita ishte në kontakt me të gjitha këto familje. Pikërisht këta individë të papërgjegjshëm, të shpallur si drejtues institutesh "pajtimi", me porosi të strukturave të errëta në policinë e shtetit e Ministrinë e Brendëshme, kishin marrë edhe refernca me firmën e Ministrit të Drejtësisë dhe sekretarit të Ministrisë së brendëshme që i favorizon në veprimet e tyre mashtruese.
I- MBULIMI I VEPRIMTARISë Së SEKSERëVE
Për të mbuluar këtë veprimtari kriminale sekserët kanë depërtuar më parë në mjediset e konferencave kombëtare të misionarëve të pajtimit për tu prezantuar si aktivistë vullnetarë. Qëllimi i fshehtë i tyre ka qenë për të bërë foto me misionarët e nxjerrë ato në internet si dhe për tu njohur me familjet e ngujuara, me gazetarë të huaj apo përfaqësues të shtetit e të trupit dipllomatik, sepse kanë planifikuar krijimin e "shoqatës" "Institutit" apo "misionit" të "pajtimit" me qëllime krejtësisht kriminale. Sapo Komiteti i ka kuptuar qëllimet e tyre është distancuar dhe i ka larguar nga mjediset e zyrave dhe konferencave kombëtare, por ata janë lidhur me individë të inkriminuar në administratën publike, veçanërisht me strukturat e Ministrisë së
Drejtësisë e Ministrisë së Brendëshme. Në një kohë që shumica e familjeve në gjakmarrje kërkojnë më shumë pajtimin se sa largimin nga Shqipëria këta sekserë nxisin qytetarët për të marrë vertetime prej tyre e kërkuar azil në vendet perëndimore pa e arkivuar çështjen në Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar sipas vendimit të kongreseve të misionarëve të pajtimit dhe rekomandimit të Ministrisë së Punës dhe çështjeve Sociale nr 1716 dt 29/9 2009. Qytetarët i nxisin për të kërkuar azil duke u thënë që Europa don emigrantë shqiptarë ngaqë është e pushtuar me zezakë dhe se atyre do u jepet e drejta e azilit nëse kanë një vertetim nga këta "drejtues pajtimi" apo pushteti vendor ku do thuhet se janë të varfër, se kanë pësuar përmbytje, se kanë njerëz në burgje e të dënuar padrejtësisht dhe se janë në gjakmarrje. U shprehin garancinë se vertetimet e tyre njihen në komisionet e azilit sepse këta drejtues "pajtimi" kanë lidhje me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendëshme, Policinë e Shtetit, Ambasadën Amerikane dhe Komisionin Europian etj, si dhe u tregojnë referencat me firmën e Ministrit të Drejtësisë e Sekretari të Ministrisë së Brendëshme të cilat i kanë ekspozuar në faqe interneti. Këto referenca afishohen për ti përdorur edhe përfaqësuesit e tyre trafikantë jashtë shqipërisë duke u thënë emigrantëve në këto vende se firma e tyre në
Tiranë është e besuar dhe mbështetet nga shteti shqiptar. Prej 15 vjetësh, deri në Tetorin e vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë shqetësim për numrin e azilantëve shqiptarë në vendet perëndimore sepse kërkesat e azilkërkuesve ballafaqoheshin me dosjet e gjakmarrjeve të arkivuara në Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar, por që kur policia kërkoi kriminaliziin e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar dhe favorizimin e këtyre trafikantëve gjithçka ka degjeneruar dhe dalë jashtë kontrollit. Në gusht e shtator 2011 këta sekserë nxitën mbi 2000 qytetarë që të kërkonin azil në vendet Europiane me dokumentat që i paisnin ata, 420 prej të cilëve i dërguan në Mbretërinë e Belgjikës në një kohë që atje ishin vetëm 7 familje në procedurë që e kishin arkivuar çështjen në Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar. Edhe gjatë vitit 2012, Komiteti ka lajmëruar vazhdimisht për këtë veprimatri të dëmshme të sekserëve por në vend të fallsifikatorëve policia ka gjurmuar vertetimet e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar që janë krejtësisht të bazuara, siç i ka vertetuar edhe vetë ajo dhe prokuroria.
KOMITETI I PAJTIMIT MBARëKOMBëTAR I KëRKON SHTETIT SHQIPTAR
1- Të ndërgjegësojë institucionet për një bashkëpunim efikas me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar në procesin e pajtimit dhe në përhapjen e kulturës së ligjit e të jetës, për krijimin e një fronti të përbashkët qytetar-shtet në luftën kundër krimit.
2- Në këtë bashkëpunim Komiteti kërkon të ndërgjegjësojë çdo qytetar se asnjë njeri nuk duhet të pranojë hakmarrjen apo vetgjyqësinë në zgjidhjen e problemeve. Asnjë njeri nuk duhet të prekë lirinë e kërcënojë jetën e tjetrit, të dhunojë gruan apo motrën nën mentalitetin e psikologjinë e deformuar kanunore. Asnjë njeri nuk duhet të cënojë lirinë e grave e fëmijëve, siç e kërkon ligji dhe tradita.
3- Rishikimi i ligjeve siç ka propozuar Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar do jetë një hap tjetër i rëndësishëm në këtë moment dhe Ministria e Drejtësisë nuk duhet të bëjë asnjë propozim për ligjet mbi krimet kundër jetës e pronës pa u konsultuar më parë me Komtetin e Pajtimit Mbarëkomnbëtar, sepse siç ka vepruar deri tani, ka gabuar rëndë me ato që ka propozuar e miratuar në parlament. Propozimi i Minsitrit të Drejtësisë për dënimin me burgim të përjetshëm ose mbi 40 vjet heqje lirie të vrasësve për gjakmarrje kur vrasësi i parë është i lirë ose ka bërë nën 15 vjet burg do i nxisë e jo parandalojë këto vrasje. Që nga ky moment vrasësit për gjakmarrje do deklarojnë se e kanë kryer krimin nën një dhimbje të thellë shpirtërore e tronditje psiqike e jo për hakmarrje apo gjakmarrje. Kështu ka ndodhur edhe me ligjin për dënimin e atyre që kërcënojnë me ngujim apo me ligjet për ndërmjetësimin. Pas miratimit të ligjit kundër ngujimit asnjëri prej kërcënuesve nuk deklaroi se kërkon të marrë gjak, por vetëm se nuk e fal familjen e vrasësit. Po kështu pas miratimit të ligjit për ndërmjetësimin me liçensë është krijuar tregu i shitblerjes së pajtimit që varion nga 150 deri në 200 000 Euro. Parlamenti shqiptar ka miratuar qindra ligje në dukje pro europine por që kanë të meta thelbësore sepse nuk bazohen në realitetin shqiptar dhe nuk studjohen para miratimit. Këto ligje janë shkaku kryesor i mosfunksionimit të drejtësisë dhe veprimeve me vetëgjyqësi.
KOMITETI I PAJTIMIT MBARëKOMBëTAR I KëRKON KOMUNITETIT NDëRKOMBëTAR
1- Të mbështesin strategjinë e Komiteti të Pajtimit Mbarëkombëtar dhe të rrisin përpjekjet për konsolidimin e demokracisë e të shtetit të së drejtës në Shqipëri.
2- Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar siguron qeverinë shqiptare dhe komunitetin Ndërkombëtar se mbështetja e procesit të pajtimit është mbështetje ndaj ligjit, ndaj integrimit të Shqiptarëve në BE. Abandonimi i procesit të pajtimit dhe praktikat mediatike për ta mbuluar realitetin e vrasjeve e jo përmirësuar atë është një dëm i madh për shoqërinë shqiptare.
GRUP STUDIMOR Që KA NXJERRë Të DHëNAT E VRASJEVE DHE LLOJIN E TYRE SI NJë OBJEKT STUDIMI EDHE PëR STRUKTURAT E POLICISë DHE INSTITUCIONET E TJERA EKSPOZON SE.
Në 6 mujorin e pare të vitit 2012 janë bërë 67 vrasje, 6 të pazbuluara. Në vitin 2012 ka 152 vrasje nga këto 25 gra e vajza. Janë vrarë për hakmarrje gjakmarrje e nderin 118, për përplasje të momentit 32. Të zbuluara janë 122 vrasje, të pazbuluara 28.
Në 2011 ishin 1670 familje të ngujuara e të fshehura për shkak të gjakmarrjes ndërsa sot në fund të të viti 2012, në sajë të punës së bërë nga kjo ekspeditë janë 1208 familje. Nga këto 308 familje i kanë zgjidhur hasmëritë me pajtim. 15 % e tyre kanë pranuar vendimin e drejtësisë ndërsa 162 janë larguar nga Shqipëria.
MOSHA E PERSONAVE Të VRARë PëR GJAKMARRJE NE SHQIPERI SIPAS Të DHëNAVE ZYRTARE NE VITET E TRANZICIONIT ESHTE SI ME POSHT:
Nga mosha 10-16 vjeç 13 vetë ose 0,1 %
Nga 16-20 vjeç 313 vete ose 2.9 %
Nga 10447 të vrarë, 20-37 vjec jane 4910 vete ose 47 %.
37-42 vjec janë 3135 vete ose 30 %.
42-65 vjec janë 2089 vete ose 20 %.
SHPERNDARJA RAJONALE E TE VRAREVE NE 35 RRETHE TE SHQIPERISE SIPAS POLICISë ESHTE SI VIJON.
Tirana 2466 vete ose 23.6 %
Shkodra 1839 ose 17.6 %
Fieri 627 ose 6 %
Vlora 574 ose 5.5 %
Berati 490 ose 4.7 %
Durresi 470 vete ose 4.5 %
Elbasani 397 vete ose 3.8 %
7 rrethet qe permendem me lart perbejne 6864 vete ose 65.7 % te vrasjeve ndersa 28 rrethet e tjera perbejne 3583 vete ose 34.3 %
MOTIVET E VRASJEVE Të DHëNA NGA POLICIA JANE SI VIJON
Vrasje per hakmarrje e gjakmarrje 1567 ose 15% Motive banale 1358 ose 13% Motive pronesie 397 ose 3.8% Vetevrasje 846 ose 8.1% Vrasje aksidentale 157 ose 1.5% 6122 vrasje të tjera janë te pa regjistruara në zyrat e Ministrisë së Brendëshme e Komisariatet. Regjistrimi i rregullt i të vrarëve ka filluar vetëm mbas vitit 2015 me një marzh gabimi (fshehje 10 deri në 15%), Të paregjstruar as nga mediat as nga institucionet janë kryesisht në vitet 1990-91-92 si dhe 1996-97-98. Ato janë vrasje me vetgjyqësi për hasmëri për pronësinë e për nderin që përbëjnë 58.6% të totalit. Në të gjitha komunat e fshtrat e Shqipërisë është bërë identifikimi dhe ka rezultuar se shifra përputhet plotësisht me të dhënat e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar.
VENDLINDJA E AUTOREVE TE KRIMIT,
ështe kryesisht nga vendet rurale, por per shkak te levizjes demografike mbas viteve 90 jane te vendosur ne zonat urbane per te cilat vijne sipas renditjes, me shume ne qytetet e medha.
VENDBANIMI I AUTOREVE TE KRIMIT ështe me i madh ne vendet urbane dhe me i vogel ne vendet rurale.
ARSIMI I AUTORëVE Të KRIMIT ështe rreth 35% i mesem, 25% me tetevjecar dhe 1% me te larte. Pjesa tjeter me arsim fillor dhe pa arsim.
GJENDJA CIVILE E AUTORëVE Të KRIMIT Rreth 56% e tyre jane te martuar me 1 deri ne 3 femije ndersa 35% e tyre jane beqare.
PROFESIONI I AUTORëVE Të KRIMIT Pjesa më e madhe e tyre eshte nga bujqesia dhe ndertimi.
Të TJERA
Rreth 20% e kane patur precedent penal dhe kane qene te kerkuar nga policia ndersa 80% e tyre nuk kane patur probleme me shtetin.
Aktiviteti professional i familjes se tyre ka qene 70% nga bujqesia dhe 30% e tyre nga ndermarrjet shteterore.
Nga te gjitha krimet e kryera nga personat, afro1 % e tyre kane patur arme me leje ndersa 99% e tyre i kane patur pa leje ose i kane blere apo huazuar nga te tjeret.
Arsyeja e armembajtjes me leje ka qene per gjueti dhe per shkak te detyres ne funksion te organeve te ruajtjes se rendit, si dhe pa leje duke shfrytezuar trazirat e vitit 97 ku jane grabitur depot e ushtrise, per te mbrojtur familjet e tyre.
Njerezit qe kane kryer krime nuk kane patur besim tek organet e drejtesise prandaj i jane referuar kanunit.
Personat qe kane kryer gjakmarrje e kane justifikuar ate si venie ne vend te beses, nderit, dinjitetit dhe për shkak të cenimit te prones, sipas zakonit e tradites te percaktuar nga kanuni.
Ne shumicen e rasteve autoret e gjakmarrjes kane qene te nxitur nder vite nga familja, qoftë edhe për vrasjet e herëshme që kanë lënë një hasmëri të trashëguar sipas kanunit.
Pjesa me e madhe e autoreve te vrasjeve jane jasht familjes ndersa rreth 3% e tyre jane brenda fisit, vllazerise dhe familjes.
Mosha e viktimave te vrare nga gjakmarrja varion nga 10 - 75 vjeç.

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.