Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR
Address: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tirana, Albania
Tel & Fax: 00355 42 263 126. Tel 00 355 42 259 124, Mobil: 00355 68 27 37 989 / 00 355 69 32 38 786
E-mail gjin_marku@yahoo.com, gjin_marku@pajtimi.com, gjin_marku@hotmail.com
www.reconciliation-al.com / www.pajtimi.com


ANALIZA VJETORE E PUNĖS SĖ KOMITETIT TĖ PAJTIMIT MBARĖKOMBĖTAR. PĖR VITIN 2014

Analiza Vjetore 2014
RAPORT I EKSPEDITĖS SĖ PAJTIMIT JANAR -DHJETOR 2014;

RAPORTI:



Pėrfaqėsuesja e Grave e Vajzave Myslimane duke pėrshėndetur kongresin

RAPORTI:
Ky raport ėshtė pėrgatitur e prezantuar pėr ēėshtjet kryesore nė Kongresin e Pestė tė Jashtėzakonshėm tė misionarėve e shoqatave tė pajtimit, me dt 13 shtator 2014, me rastin e ardhjes sė Atit tė Shenjtė, Papa FranĒesku, nė Shqipėri. Nė kėtė kongres u miratua edhe letra e kryetarit tė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar, z. Gjin Marku, dėrguar Atit tė Shenjtė me 7 korrik 2014, e cila u prezantohej pėr njohje e shqyrtim edhe Gjykatės Evropiane tė Drejtave tė Njeriut, Parlamentit dhe Komisionit Evropian, Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuara, Kryeministrave tė vendeve anėtare tė OKB-sė. Kongresi i jashtėzakonshėm vendosi qė ky raport me tė dhėnat pėrfundimtare tė miratohet nė analizėn vjetore tė misionarėve e shoqatave tė pajtimit, me dt 24 dhjetor 2014, nė prag tė Krishtlindjeve dhe tė publikohet nė faqen zyrtare tė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar, www.pajtimi.com, brenda dt. 10 janar 2014.

BASHKĖPUNIMI

Ndryshe nga qeveria e mėparshme, qė u rrėzua me 23 qershor 2013 pėr shkak tė korrupsionit, lidhjeve me krimin e organizuar e struktura tė fshehta tė terrorizmit, qeveria e re shqiptare, e quajtur Qeveria e Rilindjes Kombėtare, ka vendosur bashkėpunimin e drejtpėrdrejtė me Komitetin e Pajtimit Mbarėkombėtar nėpėrmjet zyrė sė Kryeministrit, Ministrisė sė Brendshme, Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Ministrisė sė Arsimit, Ministrisė sė Rinisė dhe Mirėqenies Sociale si dhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit. Gjatė vitit 2014 ėshtė pėrforcuar edhe bashkėpunimi i faktorit ndėrkombėtar me Komitetin e Pajtimit Mbarėkombėtar i dėmtuar nga qeveria e mėparshme dhe krimi i organizuar pėr shkak tė kritikave dhe dononcimit qė Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar i bėri veprimtarisė kriminale tė kėsaj qeverie nė Gjykatėn e Hagės pėr trafikimin e fshehtė tė armėve e nxitjen e akteve tė terrorit nė vitet 1992-1997 dhe 2005-2008. Bashkėpunimi i faktorit tė brendshėm dhe atij ndėrkombėtar me Komitetin e Pajtimit Mbarėkombėtar ka qenė shumė i rėndėsishėm pėr ndalimin e vrasjeve. Ky bashkėpunim nga viti 1997 deri nė vitin 2005 bėri tė mundur qė numri i vrasjeve tė zbriste nga 400-600 nė vit, nė 70 - 80 nė vit. Ndėrprerja e kėtij bashkėpunimi nga viti 2005 - 2013 solli si pasojė dyfishimin e numrit tė vrasjeve nė tėrėsi, dhjetėfishimin e vrasjeve tė femrave e dhunės nė familje duke u shfaqur me akte terrori si prerje koke e gjymtyrėsh tė grave e vajzave. Procesi i edukimit nė shkolla dhe nxitja e nxėnėsve drejt dhunės solli plagosje e vrasje edhe brenda shkollės, shumėfishimin e pėrdorimit tė lėndėve narkotike, trafikimit tė qenjeve njerėzore, tė armėve e lėndėve shpėrthyese. Qeveria shqiptare nga vitit 2005-2008 abandonoi procesin e pajtimit e bashkėpunimin me Komitetin e Pajtimit Mbarėkombėtar sepse ishte e lidhur me segmente e struktura tė fshehta tė krimit tė organizuar e terrorit, lidhje tė cilat Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar i kishte bėrė publike. Kjo qeveri hakmerrej ndaj Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar edhe sepse nė vitin 1997 pėrfaqėsuesit e Komitetit nė ēdo fshat nė veri ndaluan familjet qė tė dėrgonin djemtė e tyre nė luftė kundėr qytetarėve protestues nė Jug tė cilėt e kėrkonin rrėzimin e e kėsaj qeverie tė lidhur me krimin e organizuar e firmat piramidale.

Nė sajė tė bashkėpunimit dhe ndryshimit tė qeverisjes nė vitin 2014, parandalimi i vrasjeve ka qenė nė nivel mė tė mirė. Pėrmirėsimi i punės sė policisė nė komunitet dhe i nivelit tė edukimit nė shkollė, bashkėpunimi i tyre nė procesin e pajtimit e parandalimit tė vrasjeve ka bėrė tė mundur qė numri i tė vrarėve pėr hasmėri tė jetė 25 % mė pak, i vetėvrasjeve pėr shkak tė gjendjes sė hasmėrisė 50 % mė pak, i rrahjeve dhe plagosjeve qė sjellin hasmėri 41 % mė pak. Edhe rastet e dhunės e vrasjet ndaj femrave pėr shkak tė nderit janė dy herė mė pak se nė vitet 2012 e 2013. Nė total numri i vrasjeve ėshtė 16 % mė pak, i vetėvrasjeve 12 % mė pak, ndėrsa i plagosjeve 19 % mė pak. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanė mbėshtetur Komitetin e Pajtimit Mbarėkombėtar pėr ndėrmjetėsimin e mbrojtjen e familjeve nė hasmėri, brenda dhe jashtė Shqipėrisė, veēanėrisht nė rastet e veēanta kur atyre u rrezikohet jeta dhe nevojitet mbrojtja ligjore pėr to. Bashkėpunimi ka synuar nė tre drejtime:1- nė mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, veēanėrisht tė drejtės sė jetės sė familjeve qė emigrojnė pėr shkak tė hasmėrisė; 2- mbėshtetjen ndaj shtetit tė sė drejtės; 3- nė pėrhapjen e kulturės sė ligjit. Bashkėpunimi mė i ngushtė ka qenė me Selinė e Shenjtė e Papa Francekun si dhe Organizatat Ndėrkombėtare mė tė rėndėsishme si OKB, OSBE, Kėshilli i Europės, pėrfaqėsues tė qeverive perėndimore dhe zyrave tė emigracionit nga SHBA, Australi, Kanada, Zelanda e Re, Mbretėria e Bashkuar, Gjermani, Francė, Suedi, Austri, Zvicėrr, Belgjikė, Luksemburg, Danimarkė, Norvegji, etj. Emigrimi i familjeve tė pėrfshira nė hasmėri ka qenė njė kontribut i rėndėsishėm pėr uljen e numrit tė vrasjeve pėr hakmarrje.

MBROJTJA E TĖ E DREJTĖS PĖR JETĖN.

Me kėrkesė tė Minstrisė sė Punėve tė Jashtme, Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar bėri tė mundur qė nė vitin 2014 OKB-ja tė ketė njė raport mė tė qartė e mė tė detajuar pėr tė drejta e njeriut nė Shqipėri nė mėnyrė tė veēantė pėr tė drejtėn e jetės. Raporti iu kėrkua Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar nga Ministria e Punėve tė Jashtme me 20 dhjetor tė vitit 2013 dhe iu dorėzua OKB -sė nė Shkurt tė vitit 2014 pėr mbledhjen e radhės sė Komitetit tė Drejtave tė Njeriut nė Gjenevė. Nė takimet qė Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar ka pasur me pėrfaqėsuesit e zyrės sė OKB-sė nė Tiranė mbi familjet shqiptare qė janė nė rrezikshmėri tė lartė pėr jetėn ėshtė vendosur qė OKB-ja ti mbėshtesė rastet specifike nėpėrmjet UNHCR-sė nė vendet perėndimore. Krahas kontakteve dhe bashkėpunimit me OKB-nė, Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar ka krijuar lidhje e gjetur mbėshtetjen e Selisė sė Shenjtė dhe tė Papa Franēeskut duke bėrė tė mundur qė kishat katolike nė vendet perėndimore tė jenė mbrojtėset e shumė familjeve shqiptare nė perėndim. Fjala e Papa Franēeskut nė Parlamentin Europian pėr mbrojtjen e jetės dhe tė drejtave tė emigrantėve sepse janė njė kontribut e jo njė e keqe pėr Europėn ėshtė pėrshėndetur pėrzemėrsisht nga populli shqiptar dhe veēanėrisht familjet shqiptare nė emigracion.

MBROJTJA ME LIGJ E JETĖS

Megjithėse Kushtetuta Shqiptare, nė nenin 21 tė saj, thotė se e drejta e jetės mbrohet me ligj, vrasjet shoqėrore e ngujimet e familjeve shqiptare nga frika e hakmarrjes e gjakmarrjes nė kundėrshtim me ligjin edhe me kanunin mbeten shqetėsim pėr shoqėrinė shqiptare dhe qeverinė e re e cila ka synime tė qarta pėr integrimin e Shqipėrisė nė BE, por nuk ka mbėshtetjen e opozitės brenda vendit dhe gjendet pėrballė njė krize ekonomike tė thellė. Parlamenti shqiptar ka miratuar ligjin pėr heqjen e dėnimit me vdekje por ka institucionalizuar nė kodin penal nocionin e gjakmarrjes nė kundėrshtim me opinionin e Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar. Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar dhe misionarėt e tij kanė deklaruar vazhdimisht se heqja e dėnimit me vdekje ėshtė njė risi e Evropės dhe duhet tė zbatohet, por mediat proqeveritare nė vitet 2005 - 2013, publikonin sondazhe qė tregonin se 92 % e shqiptarėve, pėrfshirė dhe deputetė tė mazhorancės e ministra, e quajnė tė padrejtė heqjen e dėnimit me vdekje. Edhe pse vrasjet nė Shqipėri kryhen nėn njė degjenerim mendor, psikologjik e shpirtėror tė sunduar nga ndjenja e hakmarrjes dhe vetėgjyqėsisė barbare si dhe nga mentaliteti i deformuar kanunor, parlamenti shqiptar i ka futur ato nė kategorinė e vrasjeve pėr gjakmarrje nė kundėrshtim tė plotė me nocionin kanunor, natyrėn e procedurėn e vrasjeve pėr gjakmarrje. Mazhoranca parlamentare dhe qeveritarėt e viteve 2005 - 2013 kanė qenė tė lidhur me njė rrjet kriminal individėsh qė kanė krijuar pseudoshoqata, pseudomisione e pseudoinstitute "pajtimi" e "ndėrmjetėsimi" pėr pėrfitime fondesh nga Komuniteti Ndėrkombėtar. Pėr qėllime fitimi ato kėrkonin me insistim institucionalizimin e nocionit gjakmarrje nė kodin penal bashkohor evropian. Propagandimi nė media dhe nė kuvendin e Shqipėrisė se vrasjet e grave e fėmijėve si dhe aktet e terrorit janė vrasje kanunore ka deformuar mentalitetin kanunor e nxitur kėto vrasje barbare qė si pėrkasin gjakmarrjes kanunore shqiptare. Konfliktet qė sjellin kėto vrasje barbare nėn mentalitetin e deformuar kanunor janė kryesisht pėr pronėn, tokėn, nderin, divorcin, fejesat me shkuesi, grindje tė ēastit, fyerje etj, tė cilat kanuni shqiptar i ka zgjidhur mė parė me pajtim pa shkuar nė vrasje. Pavarėsisht nga pėrmirėsimi i punės sė policisė, edhe gjatė vitit 2014 shteti shqiptar nuk ka mundur tė bėjė hapa konkretė pėr garantimin e tė drejtės sė Jetės dhe nuk ka asnjė mundėsi financiare e ligjore tė sigurojė jetėn e qytetarėve. Pėrveē pėrmirėsimit tė punės sė policisė qeveria ka kėrkuar gjatė vitit 2014 reformimin e sistemit tė drejtėsisė por edhe pse kjo reformė po shkon drejt realizimit, vendit i duhet njė kohė e gjatė tė garantojė jetėn e qytetarėve Ndryshimi i kėsaj situate kėrkon mbėshtetjen thelbėsore tė Bashkimit Evropian.

PUNA E POLICISĖ

Policia e shtetit Shqiptar po bėn pėrpjekjet maksimale pėr ndalimin e krimit tė tė gjitha llojeve. Bashkėpunimi i Policisė me komunitetin dhe Komitetin e Pajtimit Mbarėkombėtar ka bėrė tė mundur qė aksionet e saj pėr parandalimin e krimit dhe zbatimin e ligjit tė gjejnė mbėshtetjen e qytetarėve. Nė tė gjitha strukturat e policisė ka njė impenjim maksimal pėr tė ndihmuar qytetarėt nė zgjidhjen ligjore tė ēėshtjeve tė hasmėrisė por kjo ka qenė e pamundur sepse aktet e vrasjeve pėr hakmarrje kryhen befasishėm e me planifikim tė fshehtė qė nuk mund tė kontrollohen nga policia. Aksionet e policisė kanė dendėsi veprimi e njė intensitet tė lartė, ku dėmtohen edhe interesat e shumė qytetarėve, por oficerėt e policisė kanė bėrė pėrpjekjet maksimale pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut, shmangjen e procedimeve tė panevojshme dhe ndėrhyrjet e paligjshme nė jetėn e qytetarėve. Policia nuk operon por bashkėpunon me strukturat e komitetit nė rastet e konflikteve qė sjellin hasmėri pėr tė mos acaruar mė tej situatėn, por gjetur zgjidhje paqėsore. Drejtoria e Pėrgjithėshme e Policisė dhe drejtoritė e qarqeve kanė bashkėpunuar me Komitetin e Pajtimit Mbarėkombėtar pėr mbrojtjen e familjeve nė hasmėri, brenda dhe jashtė Shqipėrisė, veēanėrisht nė rastet e veēanta kur atyre u rrezikohet jeta dhe nevojitet mbrojtja ligjore pranė zyrave tė emigracionit. Ky bashkėpunim mbetet i nevojshėm sepse me gjithė arritjet e deritanishme policia e ka tė pamundur ndalimin e shumė vrasjeve, veēanėrisht tė vrasjeve pėr shkak tė konflikteve e hasmėrive tė hapura e tė fshehta. Drejtoria e Pėrgjithshme e policisė dhe komisariatet nėpėr qarqe shpesh herė pėrballen me krimin e shumėllojshėm pa mjetet e duhura logjistike e financiare. Ekspeditat e Pajtimit kanė konstatuar se ka njė numėr nė rritje grash e vajzash qė punojnė nė polici, por ėshtė vėnė re se jo tė gjitha vajzat oficere tė policisė munden tė pėrballen fizikisht me detyrėn. Nė aktivitete publike janė parė disa herė vajza me uniformėn e policisė qė u bie tė fikėt si pasojė e mos rezistencės. Kjo vjen si shkak i pagave tė ulėta qė nuk garantojnė kėrkesat minimale tė nevojshme tė ushqimit tė tyre tė pėrditshėm. Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar i ka kėrkuar dhe do vazhdojė ti kėrkojė Komisioni Evropian qė tė investohet nė Shqipėri pėr rritjen e pagave tė policisė shqiptare si dhe me mjete tė tjera mbėshtetėse tė punės sė kėsaj policie. Komisioni Evropian duhet ta mbėshtesė procesin e pajtimit tė familjeve sipas strategjisė sė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar dhe tė sigurojė tė gjitha familjet shqiptare qė emigrojnė sepse ato pėrbėjnė njė numėr krejtėsisht tė papėrfillshėm nė krahasim me numrin e emigrantėve nga kombėsitė e tjera qė hyjnė nė Evropė.

EMIGRIMI PĖR SHKAK TĖ RREZIKUT NDAJ JETĖS.

Me gjithė punėn e mirė e pėrpjekjet maksimale tė policisė dhe tė Qeverisė sė Re pėr ndalimin e vrasjve, ekspeditat e pajtimit kanė konstatuar se mbetet shumė pėr tė bėrė nė drejtim tė bashkėpunimit pėr tu pėrballur me mentalitetin e deformuar e rrymat qė nxisin vrasjet pėr hakmarrje e gjakmarrje me akte barbare e tė terrorizmit, gjė qė nuk i pėrkasin kulturės shqiptare. Vrasjet nė Shqipėri nė kėto 25 vite tranzicioni ndodhin nėn njė mentalitet tė deformuar kanunor, me shfaqje barbare e tragjike tė hakmarrjes, nėpėrmjet akteve tė terrorit e poshtėrimit, pėrfshirė edhe gra e fėmijė, duke shkelur ēdo kufi e normė kanunore tė gjakmarrjes. Fatkeqėsisht shumė shtete perėndimore kanė hequr Shqipėrinė nga lista e vendeve tė pasigurta edhe pse kanė parė se shteti shqiptar e ka krejtėsisht tė pamundur marrjen nė mbrojtje tė familjeve shqiptare tė pėrfshira nė hasmėri pėr shkak tė vrasjeve, trafikimit tė femrave, tė dhunimit tė pronės, pėr kufijtė e tokave, pėr nderin, pėr grindjet e ēastit, pėr dhunimin e femrės, pėr xhelozinė, pėr tradhtitė bashkėshortore, pėr lidhjet e fshehta nė dashuri, pėr borxhet, pėr rrahjet, pėr burimet ujore, etj. Komuniteti perėndimor ka dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm por nė dy tre vitet e fundit, pėr shkak tė krizės dhe shtimit tė azilkėrkuesve nga vendet e lindjes ėshtė shtuar presioni dhe refuzimi i kėrkesave ndaj familjeve shqiptare tė rrezikuara, pavarėsisht se numri i tyre ėshtė krejtėsisht i papėrfillshėm nė krahasim me emigrantėt e vendeve tė tjera. Gjatė vitit 2014 janė vrarė mė tepėr se ēdo vit tjetėr shqiptarė tė deportuar nga vendet perėndimore. Me dt. 22 qershor 2014, vritet Saimir Ziza i ngujuar para dhe mbas deportimit pėr vrasjen e bėrė nga vėllai i tij, i sėmur mendor dhe i dėnuar me burgim tė pėrjetshėm. Nėna e Saimir Zizės kishte informuar disa herė komunitetin ndėrkombėtar dhe vendet perėndimore pėr rrezikun qė i kanosej tė birit qė e kthyen nė Shqipėri. Po kėshtu, njė ditė mbas deportimit u vra minoreni 15 vjeēar, Fitim Krasniqi, nė oborrin e shkollės, teksa pėrshėndetej me shokėt e fėmijėrisė qė kishte kohė pa i parė. Nė vigjilje tė Pashkėve 39 vjeēari Gentian Peta, qė po deportohej mbas tre vitesh qėndrimi nė perėndim, hidhet i dėshpėruar nga trageti nė sy tė dhjetėra dėshmitarėve dhe u zhduk nėn ujrat e detit. Kėto ditė vriten dy persona tė tjerė nė Shkodėr sapo u zbuluan se ishin kthyer nga emigracioni. Siē i ėshtė bėrė me dije edhe Selisė sė Shenjtė e Papa Franēeskut, nė letrėn e dt 7 Korrik 2014, dhjetra familje shqiptare nė vendet perėndimore janė burgosur pa faj pėr 4 muaj me qėllim qė tu digjet afati tremujor i qėndrimit dhe e drejta e lėvizjes nė vendet e Shengenit. Shqiptarėt qė shkojnė nė perėndim janė jo vetėm njė numėr i papėrfillshėm por edhe shembull i sjelljes sė mirė nė vendet ku shkojnė.

KEQPĖRDORIMI E DEFORMIMI I KANUNIT NĖN INFLUENCĖN E KRIMIT TĖ ORGANIZUAR E STRUKTURAVE TĖ FSHEHTA TĖ TERRORIZMIT.

Kanuni ėshtė keqinterpretuar e deformuar duke sjellė vrasjen tragjike tė rreth 11 000 shqiptarėve Kjo gjė ėshtė bėrė nėn influencėn e krimit tė organizuar e strukturave tė fshehta tė terrorizmit si dhe papėrgjegjshmėrinė e drejtuesve tė shtetit si dhe tė Komunitetit Ndėrkombėtar nė kėto 25 vite. Strategjia e Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar pėr promovimin e kulturės sė ligjit, bashkėjetesės, barazisė gjinore dhe mbėshtetjen e shtetit tė sė drejtės nėpėrmjet traditės jo vetėm nuk ėshtė mbėshtetur por edhe abandonuar. Struktura te fshehta tė terrorizmit tė lidhura dhe me krimin e organizuar punojnė kundėr procesit tė pajtimit dhe strategjisė sė komitetit tė pajtimit mbarėkombėtar pėr paqen. Kėto struktura tė fshehta kanė lidhje edhe me individė mashtrues qė dalin nė publik e internet si pėrfaqėsues "misionesh" a "institutesh" "Pajtimi", me emra si "Shtėpia e Drejtėsisė", "Shtėpia e Paqes", e "Pajtimit Kombėtar". Ata kanė depėrtuar edhe tek familjet nė hasmėri pėr tė nxitur fėmijėt tė ngujohen, e familjet nė hasmėri qė tė vriten. Shpesh kėta individė mashtrues e tė inkriminuar thjeshtė pėr qėllime fitimi tė fondeve depėrtojnė nė aktivitete pajtimit pėr tė bėrė foto e video, me qėllim qė ti nxjerrin nė internet duke mashtruar shpesh zyrat e qeveritarėve tė painformuar e avokatin e popullit pėr tė bėrė aktivitete me ta e lidhur memorandume bashkėpunimi qė janė kthyer nė njė farsė ēnjerėzore tė pėrfitimit nė kurriz tė familjeve nė hasmėri. Nga viti 2005 deri nė vitin 2013 janė dhėnė 76 milion euro pėr familjet nė hasmėri tė pėrfituara nga individė mashtrues dhe asnjė qindarkė nuk ka shkuar tek familjet nė hasmėri. Fondet vazhdojnė tė jepen pa asnjė vigjilencė e nė mėnyrė tė korruptuar nga donatorėt perėndimorė e vendet islamike. Janė ndėrtuar me kėto fonde shtėpitė personale tė kėtyre personave mashtrues tė quajtura "Shtėpia e Paqes" "Shtėpia e Drejtėsisė" "Pajtimi Kombėtar" "Shtėpia Nėnė Tereza", misioni i pajtimit "Nėnė Tereza" etj. qė nuk kanė asnjė lidhje me procesin e pajtimit por mashtrojnė. Shumė familje nė hasmėri kanė rėnė pre e kėtyre mashtruesve si dhe gazetarėt perėndimorė e tė vendit. Kėta individė mashtrues tė lidhur me krimin e organizuar propagandojnė nė media se aktet e terrorit edhe vrasjet e grave, vajzave e fėmijėve, apo ngujimi i tyre, bėhet nga kanuni duke justifikuar e nxitur kėshtu nė mėnyrė djallėzore vrasjet e ngujimet krejtėsisht tė papranueshme nga tradita kanunore. Ekspedita e Pajtimit ka bėrė tė mundur qė nėpėrmjet punės sė saj nė tre vitet e fundit tė sqarojė familjet nė hasmėri se me ngujimin e grave e fėmijėve nuk respektojnė kanunin, por janė nė kundėrshtim me tė. Kongresi 5-tė i jashtėzakonshėm theksoi se kėto struktura tė errėta kanė bėrė tė mundur qė edhe fondet e Bashkimit Evropian pėr parandalimin e vrasjeve e rehabilitimin e familjeve nė hasmėri tė mos shkojnė nė destinacion. Kjo veprimtari korruptive e kriminale qė ka pėr qėllim thithjen e donacioneve qė ato tė mos shkojnė nė procesin e pajtimit janė mbėshtetje e rrymave qė nxisin vrasjet e terrorizmin. Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar ka insistuar qė ēdo donator e biznesmen qė dhuron para duhet tė komunikojė direkt me familjet nė nevojė duke u hapur atyre llogari mė vehte. Nė vitin 2008 Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar iu ofruan 4000 euro pėr familjen Prenga. Komteti i Pajtimit Mbarėkombėtar, ashtu si dhe nė rastet e tjera, e refuzoi kalimin e kėtij fondi nė llogarinė e Komitetit duke kėrkuar qė ky fond ti dorėzohej vetėm familjes Prenga me nga 100 euro ēdo muaj, drejtpėrdrejt nė llogarinė e saj. Familja Prenga ėshtė e vetmja familje shqiptare nė hasmėri qė vazhdon edhe sot ta marrė kėtė fond, ndėrsa tė gjitha familjet e tjera tė ngujuara nuk e kanė marrė asnjė herė kėtė ndihmė edhe pse qė nga viti 2005 deri nė vitin 2009 ėshtė dhėnė pėr secilėn prej tyre njė sasi prej 8-9 mijė eurosh nė vit. Kjo praktikė e fshehjes dhe pėrvehtėsimit tė kėtyre fondeve, duke shmangur nga bashkepunimi Komitetin e Pajtimit Mbarekombetar, ka filluar qė nė vitin 2004 mbas refuzimit qė Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar i bėri ofrimit tė donacionit prej 5 milion Eurosh nga zonja e parė dhe Ministria e Financave pėr ngritjen e qendrės sė ngujimit tė fėmijėve nė Poliēan. Komiteti kėrkoi qė ky fond tė kalonte drejt e tek familjet nė nevojė dhe shteti tė mos krijonte qendra qė promovojnė ngujimin e grave e fėmijėve nga vetė shteti, gjė qė ishte nė kundėrshtim me ligjin dhe kanunin. Ngritja e qendrės sė Poliēanit pėr fėmijėt e ngujuar u bė pikėrisht pėr tė pėrvetėsuar kėtė fond prej 5 milion eurosh nga iniciatorėt e projektit tė lidhur me kėtė rrjet individėsh tė inkriminuar nė mashtrim e pėrvetėsim fondesh qė kishin nėnshkruar akte bashkėpunimi edhe me avokatin e popullit e marrė referenca nga ministrat, pėr tu bėrė tė besueshėm tek donatorėt. Emisioni Fix Fare i kanalit prestigjoz televiziv Top Channal po investigon mbi pervetesimin e 76 milion eurove ne emer te familjeve te ngujuara nga ky rrjet kriminal qe nga viti 95 deri ne v. 2013. Fatkeqėsisht edhe Zonjat e Para e Avokati i Popullit nga viti 2005 deri nė vitin 2013 kanė qenė pjese e bashkėpunimit me kėto grupe e individė tė inkriminuar nė pėrvetėsimin e kėtyre fondeve duke lidhur memorandum bashkėpunimi me to pa kuptuar se me keto memorandum bashkėpunimi kane mashtruar donatorėt, opinionin publik, familjet nė hasmėri dhe pėrfaqėsitė diplomatike nė Shqipėri. Lista e individėve qė kanė lidhur akt bashkėpunimi me avokatin e popullit nuk ka asnjė lidhje me faktorėt qė punojnė nė procesin e pajtimit tė familjeve nė hasmėri. Ajo ėshtė njė listė emrash tė rrjetit qė nuk ka lidhje me procesin e pajtimit por thithin donacione nga komuniteti ndėrkombėtar e biznesi vendas nė emėr tė kėtyre familjeve pa dėrguar asnjė kontribut monetar tek ato. Ky ėshtė njė rrjet i maskuar, i lidhur edhe me krimin e organizuar e strukturat e fshehta te terrorizmit qė ishin edhe nė policinė e shtetit tė cilėt kane investuar pėr te abandonuar punėn e Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar nė procesin e pajtimit, pėr tė bėrė kallėzime tė rreme e prishur imazhin e Komitetit dhe kryetarit te tij.

EKSPEDITA E PAJTIMIT

Kongresi i 5-tė i Jashtėzakonshėm i misionarėve tė Pajtimit.

Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar organizon ēdo vit ekspeditėn e pajtimit nė tė gjitha rrethet e vendit, pėr tė afruar dialogun e pajtimit midis familjeve ne hasmėri dhe parandalimin e vrasjeve, duke pėrhapur kulturėn e ligjit e tė jetės kundėr vetėgjyqėsisė e urrejtjes. Ekspedita funksionon me plan vjetor, disa mujor si dhe plane afatshkurtra ne prag festash fetare e ngjarjesh tė tjera kombėtare. Ajo organizohet mbi baza vullnetare e pa asnjė mbėshtetje nga shteti apo donatorėt. Ekspedita mobilizon grupet e pėrhershme tė punės sė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar nėpėr fshatra, tė udhėhequra nga njė misionar, pėrfaqėsuesi i shkollės dhe pėrfaqėsuesi i pushtetit vendor. Kėto grupe vullnetare pune tė komitetit nė 2800 fshatra pėrbėjnė asamblenė kombėtare tė misionarėve tė pajtimit. Pėrfaqėsuesit e asamblesė mblidhen 3 herė nė vit nėn udhėheqjen e Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar. Kjo strukturė ėshtė bėrė tradicionale dhe aktive nė tė gjitha fshatrat, nė 300 komuna dhe 60 Bashki tė vendit. Strukturat nė terren mbėshteten nga shtabi qendror lėvizės, i udhėhequr nga pėrfaqėsues tė kryesisė sė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar. Shtabi qendror lėvizės pėrbėhet nga 3 - 11 anėtarė ose nga 11 deri nė 24 aktivistė kryesorė. Nė momentet kyēe grupet mbėshtetėse tė kėtij shtabi arrijnė nga 24 deri nė 60 misionarė, kryesisht nė veri tė Shqipėrisė. Lajmi i dhėnė nė qershor pėr ardhjen e Atit tė Shenjtė nė Shqipėri rriti intensitetin e punės sė ekspeditės sė nisur nė janar tė vitit 2014, shtoi mobilizimin e misionarėve tė pajtimit dhe tė grupeve tė punės sė komitetit nė tė gjitha fshatrat, qytetet e rrethet e vendit. Me propozimin e aktivistėve myslimanė tė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar nga Postrriba, Malėsia e Madhe si dhe rrethet Kukės, Dibėr, Shkodėr e Gjirokastėr, komiteti thirri Kongresin e 5 tė jashtėzakonshėm tė misionarėve e shoqatave tė pajtimit me 13 shtator 2014, njė javė para mbėrritjes sė papa Franēeskut nė Tiranė. Pjesėmarrja nė kongres e misionarėve tė pajtimit me shumicė myslimane nėn udhėheqjen e kryetares sė forumit tė grave e vajzave myslimane shqiptare ishte jo vetėm njė mesazh mikpritje tradicionale e shqiptarėve pėr Papa Franēeskun por edhe njė mision i Komitetit tė Pajtimit mbarėkombėtar pėrpara opinionit botėror qė kishte drejtuar vėmendjen tek kjo vizitė. Kongresi u bė vullnetarisht, si ēdo aktivitet tjetėr me fondet e Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar, pa asnjė mbėshtetje nga donatorėt e shteti shqiptar, por pati mbėshtetjen shpirtėrore tė gjithė popullit.

LIRIMI PA KUSHTE I GRAVE E FĖMIJĖVE TĖ NGUJUAR

Ekspedita ka vazhduar tė bėjė takime tė vazhdueshme me familjet nė hasmėri pėr lirimin pa kushte tė grave e fėmijėve tė ngujuar duke u shpjeguar familjeve tė tė vrarėve se nuk mund tė kėrkojnė hakmarrje ndaj grave e fėmijėve tė vrasėsit, nuk mund tė kėrcėnojnė as lėndojnė ato se kėshtu kanė dhunuar jo vetėm tė drejtat e tyre por edhe ligjin e kanunin. Shumica e familjeve tė viktimave kanė deklaruar para pėrfaqėsuesve tė komitetit se nuk duan tė bėjnė vetėgjyqėsi por kėrkojnė drejtėsi dhe se do i binden komitetit pėr tė mos lėnduar gra e fėmijė nga familja e vrasėsit. Nė tre vitet e fundit kur ekspeditat e pajtimit u angazhuan pėr lirimin pa kushte tė grave e fėmijėve tė ngujuar duke i bindur palėt nė hasmėri se kanuni nuk lejon privimin e lirisė sė grave e fėmijėve, krimi i organizuar iu kundėrvu ekspeditės duke u deklaruar kėtyre familjeve se Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar nuk ju garanton jetėn fėmijėve dhe as shteti nuk ka mundėsi ti mbrojė ato, por tė qėndrojnė nė ngujim se do u jepen ndihmė nga organizatat ndėrkombėtare. Segmente tė caktuara tė politikės e qeverisė tė lidhur me kėtė rrjet tė krimit tė organizuar filluan skenaret pėr tė abandonuar ekspeditėn me shpifje e kallzime tė rreme nė prokurori e media. Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar nuk u thye nė pėrpjekjet e tij duke gjetur mbėshtetjen e tė gjithė misionarėve. Nė sajė tė punės sė ekspeditave e strategjisė sė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar pėr promovimin e kulturės sė ligjit e tė barazisė gjinore si barazi kombėtare u zhvillua pėr tre vjet me radhė dialog me familjet e viktimave duke i bindur ato mbi rėndėsinė e lirimit pa kushte tė grave e fėmijėve nga ngujimi. Nga 900 fėmijė tė ngujuar nė vitin 2012 ekspedita bėri tė mundur qė ky numėr tė zbresė nė 509 nė vitin 2013 dhe nė 159 nė fund tė vitit 2014. Sot mbeten vetėm 68 fėmijė tė ngujuar e 91 tė fshehur qė nuk mund tė shkojnė nė shkollė pėr shkak tė frikės nga vrasja pėr hakmarrje. Pėr vitin 2014 u bė e mundur qė 341 fėmijė tė familjeve nė hasmėri shkojnė nė Shkollė, 65 % e tė cilėve nė shkollat brenda vendit dhe 35 % nė shkollat e vendeve perėndimore ku Komiteti ka bėrė tė mundur strehimin e kėtyre familjeve. Megjithė punėn e mirė qė po bėn komiteti dhe misionarėt e tij, fatkeqėsisht faktori ndėrkombėtar dhe shteti shqiptar nuk e kanė mbėshtetur si duhet. As qeveria, as Komisioni Evropian, as USAID apo ambasadat perėndimore nuk kanė financuar punėn e ekspeditave tė pajtimit duke lėnė pėrshtypjen nė popull se ato nuk kanė interes pėr pajtimin e familjeve nė hasmėri.

TERMI GJAKMARRJE SI TERM I GABUAR NĖ KODIN PENAL

Njė aspekt shqetėsues pėr ekspeditėn e pajtimit mbetet konsolidimi i termit gjakmarrje si nocion i Kodit Penal tė Republikės sė Shqipėrisė. Nė kundėrshtim me opinionin e Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar ky term iu imponua parlamentit pėr miratim nėpėrmjet njė presioni mafioz nė emėr tė Komisionit Evropian pikėrisht nga rrjetet qė pėrfitojnė fonde nė emėr tė familjeve nė hasmėri tė lidhura me Avokatin e Popullit. Mbas miratimit nė kuvend tė ligjit qė institucionalizon nocionin gjakmarrje nė kodin penal, duke u shprehur pėr njė dėnim maksimal tė saj, vrasjet barbare nė emėr tė gjakmarrjes u shtuan. Ekspedita e Pajtimit i ka kėrkuar Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar ta dėrgojė nė gjykatėn kushtetuese ose nė parlamentin e ri propozimin pėr heqjen nga kodi penal tė termit gjakmarrje mbasi ky term nuk pėrputhet me vrasjet barbare tė hakmarrjes e terrorit, por ato janė akte vetėgjyqėsie nėn degjenerimin mendor e psikologjik tė personit qė bėn hakmarrje sipas mentalitetit tė deformuar kanunor, i keqinterpretuar qėllimisht nga rrjetet kriminale. Termi gjakmarrje ėshtė term i shoqėrisė pa shtet. Ky term nuk i pėrket as kodit penal tė shtetit tė sotėm shqiptar, as nocioneve juridike tė shtetit tė sė drejtės, as organizimit shoqėror demokratik tė vendit qė po bėhet pjesė e Evropės sė Bashkuar. Termi pėrdoret si alibi e vrasjeve dhe akteve terroriste tė nxitura edhe me pagesė nga krimi i organizuar. Fakti qė mbas konsolidimit tė kėtij termi nė kodin penal u shtuan vrasjet me pagesė, dhuna nė familje si dhe aktet e terrorit, tregon qartė mungesėn e largpamėsisė sė parlamentarėve nė marrjen e kėtij vendimi. Ky vendim i parlamentit e nxit gjakmarrjen sepse e pranon si institucion, e promovon dhe e legalizon duke nxitur mentalitetin e deformuar kanunor e praktikėn barbare tė deritanishme tė kėsaj gjakmarrje. Trajtimi si nga politika e mediat ashtu dhe nga sfera intelektuale i nocionit gjakmarrje ka qenė krejtėsisht i gabuar. Mediat dhe studjuesit perėndimor i referohen shpesh herė shkrimtarit tė shquar Ismail Kadare qė e ka trajtuar fenomenin e gjakmarrjes nė librin artistik Prilli i Thyer. Nė kėtė roman gjakmarrja ėshtė trajtuar edhe me veshjen tėrheqėse egzotike tė pėrshkrimit artistik e letrar nga autorit pa u pėrqendruar tek rregullat kanunore pėr marrjen e gjakut nėpėrmjet vendimmarrjes sipas hierarkisė nė familje, nė fis,nė katundi etj, e jo me vetėgjyqėsi. Vendimmarrja nė tė shumtėn e rasteve anonte drejt faljes duke u parashtruar si zgjidhje qė nga hierarkia mė e ulėt qė ishte familja, deri tek mė tė lartat Bajraku, Kreu i Maleve etj. Familja nuk mund tė merrte vendim pėr gjakmarrje pa miratimin e fisit a tė katundit qė ishin tė detyruar tė konsultoheshin mė lart. Njė trajtesė tjetėr e shkrimtarit ėshtė bėrė edhe nėpėrmjet sprovės letrare e quajtur Hamleti Princ i Vėshtirė, i cili ėshtė vėnė nė shėnjestėr tė debateve botėrore qė kėrkonin ta konsideronin hakmarrjen (gjakmarrjen) e Hamletit si gjakmarrje shqiptare. Me tė drejtė prof Kristo Frashėri e ka kundėrshtuar kėtė lidhje tė hakmarrjes (gjakmarrjes) Hamletiane me gjakmarrjen shqiptare duke u shprehur se gjakmarrja shqiptare nuk aplikohet brenda gjakut, brenda familjes. Prof Kristo Frashėri shpjegon me tė drejtė se gjakmarrja shqiptare aplikohet kur nuk egziston shteti dhe jo brenda gjakut, por gabimisht e quan vetėgjyqėsi. Gjakmarrja shqiptare nuk ėshtė vetėgjyqėsi por dėnim me vdekje ndaj njė personi sipas njė vendimmarrje nė bazė tė gjykimit qė ka kaluar tė gjitha shkallėt e hierarkisė kanunore. Vetėgjyqėsia nuk ėshtė gjakmarrje por njė akt barabar i dėnuar nė tė gjitha periudhat kanunore e qė duhet tė ndėshkohet edhe sot shumė rėndė si vetėgjyqėsi e jo gjakmarrje. Nėn qeverisjen kanunore, nėse dikush e aplikonte vetėgjyqėsinė, nuk kishte marrė gjak, por kishte rėnė nė gjak. Vetėgjyqėsia shqyrtohej si njė vrasje kriminale dhe jo si njė akt gjakmarrje. Akti i gjakmarrjes sipas vendimit dhe gjykimit tė hierarkive qė pėrmendėm mė lart, i zbatuar me tė gjitha procedurat dhe etikėn e ekzekutimit tė saj, nuk dėnohej por lavdėrohej. Nisur nga kjo praktikė e traditės shqiptare Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar i ka konsideruar vrasjet e shumta pas rėnies sė komunizmit si njė shkelje e tė gjitha rregullave kanunore tė gjakmarrjes. Kanuni nuk do pranonte asnjė nga kėto vrasje si gjakmarrje dhe do ndėshkonte ēdo kėrcėnim me ngujim tė grave e fėmijėve tė cilėt detyrohen tė vetė ngujohen nga frika e akteve barbare ndaj tyre siē ka ndodhur nė shumė raste. Kanuni nuk do lejonte por do dėnonte ashpėr dhunėn ndaj gruas e vajzės nga bashkėshorti e babai, ndėrsa kemi pasur shumė vrasje tė tilla. Kanuni dėnonte ēdo vrasje pėr hakmarrje e gjakmarrje pa u shqyrtuar ēėshtja nga pleqėsia. Strukturave tė fshehta tė krimit tė organizuar e terrorizmit u intereson qė vrasjet barbare pėr hakmarrje si dhe ngujimi i grave e fėmijėve tė quhen detyrime kanunore.

INSTITUCIONI I AVOKATIT TĖ POPULLIT SI FARSĖ NĖ DĖM TĖ FAMILJEVE NĖ HASMĖRI.

Institucioni iavokatit tė popullit nuk ėshtė shprehur asnjėherė nė mbėshtetje tė shqetėsimeve tė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar pėr abandonimin qė i bėhet procesit tė pajtimit dhe strategjisė sė kėtij komiteti pėr pėrhapjen e kulturės sė ligjit. As prononcimin e komitetit pėr ndalimin e vendosjes sė nocionit gjakmarrje nė kodin penal dhe tė abuzimeve me fondet e familjeve nė hasmėri, Avokatit tė Popullit nuk i mbėshteti publikisht. Nė tė kundėrt ka lidhur memorandume bashkėpunimi pikėrisht me individė qė kanė krijuar pseudoshoqata, pseudomisione e pseudo institute "pajtimi" pa asnjė lidhje me procesin e pajtimit, tė inkriminuar nė aferat e tėrhejes sė fondeve nė emėr tė familjeve tė ngujuara. Institucionet ndėrkombėtare kanė rėnė viktimė e listės sė avokatit tė popullit mbi kėto lista bashkėpunimi duke dhėnė fonde tek kėta individė tė inkriminuar qė nuk i kanė ēuar asnjėherė kėto fonde tek familjet nė hasmėri. Nė muajin nėntor avokati i popullit paraqiti njė raport mbi gjakmarrjen nė komisionin e ligjeve, nėn komisionin parlamentar tė tė drejtave tė njeriut. Raporti pėrmban shifrat e botuara nga Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar tre vite mė parė, pa cituar komitetin si burim, nė njė kohė qė kėto shifra kanė ndryshuar pėr vitin 2014. Nė raportin e prezantuar pėr nėn komisionin parlamentar Avokati i Popullit i referohej ngjarjes sė dhimbshme tė fshatit Qelėz nė Pukė ku u vranė dy vėllezėr dhe u plagosen 3 gra e njė fėmijė nga komshinjtė e tyre pėr shkak tė konflikteve mbi rrugėkalimin e pėrbashkėt. Raporti i Avokatit tė Popullit nuk pėrmend asnjė fjalė mbi punėn e Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar qė mori kontaktet e menjėhershėm me familjet e viktimave ashtu si qindra herė tė tjera duke shkuar nė vendngjarje e parandaluar gjakderdhjen e mėtejshme nga hakmarrja e fisit tė viktimave. Pėr rastin nė fjalė, Komiteti ka rehabilituar brenda vitit familjet e kėtyre viktimave dhe tė palės tjetėr. Konstatimet e rekomandimet e Avokati tė Popullit pėr rastin nė fjalė u kundėrshtuan nga Policia dhe Prokuroria sepse nuk paraqisnin gjendjen e zgjidhjen reale siē bėri Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar. Institucioni i Avokatit tė Popullit duhet tė jetė njė institucion i besuar e bashkėpunues me faktorin e duhur tė shoqėrisė civile. Avokati i Popullit duhet tė shkojė ne terren tek tė gjitha familjet nė hasmėri siē bėn Komiteti qė nuk ka asnjė buxhet siē e ka avokati i popullit dhe jo tė lidhet me individė e rrjete mashtrimi pėr interesa tė pėrfitimit tė donacioneve nė emėr tė familjeve nė hasmėri, njė farse ēnjerėzore qė pėrdoret prej vitesh duke penguar procesin e pajtimit e integrimin e vendit nė Bashkimin Evropian.

Tiranė mė 24 dhjetor 2014

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.