Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit

Untitled Document


KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR

RAPORT PER OSBE/ODIHR

EKSPEDITA DYMUJORE E MISIONAREVE TE PAJTIMIT PER FUSHATEN ZGJEDHORE TE ZGJEDHJEVE VENDORE NE SHQIPERI 20 MARS - 20 MAJ 2011

Perfaqesuesit e misionareve dhe te shoqatave te pajtimit nga te gjitha rrethet e vendit filluan me dt 20 mars 2011, ekspediten dymujore te pajtimit pergjate fushates zgjedhore, per te mbajtur nen kontroll situaten midis familjeve ne hasmeri dhe afruar dialogun e pajtimit mes tyre, per te shmangur perplasjet sociale gjate fushates elektorale dhe per te stimuluar nje pjesmarrje sa me te kulturuar te qyetareve ne votime. Ekspedita e mbylli programin e punes me dt. 20 maj ne Puke, ne rrethin ku misionaret e pajtimit kane arritur rezultatet me pozitive dhe ku popullsia eshte simbol i bashkjeteses vellazerore midis myslimaneve dhe te krishtereve, te cilet kane martesa te ndersjella dhe i festojne sebashku Krishtlindjet, Bajramin e Pashket.


20 Maj 2011, Gomsiqe. Ekspedita e misionareve te pajtimit, grupi i veriut ne diten perfundimtare te ekspedites.

Organizimi i kesaj ekspedite u kerkua nga konferenca e jashtezakonshme kombetare e misionareve dhe shoqatave te pajtimit, mbi traditen ne mbeshtetje te shtetit te se drejtes, e zhvilluar ne bashkepunim me Akademine e Shkencave ne Tirane, me dt. 8 tetor 2010. Ekspedita eshte vazhdim i planit vjetor dhe ekspeditave disa mujore ne prag festash fetare e ngjarjesh te tjera kombetare qe kane dhene rezultate ne pajtime dhe kane krijuar nje experience te dobishme ne bashkerendimin e punes se shoqatave dhe misionareve te pajtimit duke gjetur mbeshtetjen dhe vleresimin e komunitetit nderkombetar, te Komisionit Europian dhe te OSBE/ODIHR.

Ne diten e fundit te ekspedites, me dt 20 maj 2011, perveē kontakteve me familjet ne proces pajtimi, u organizua takimi me perfaqesues te Bashkise, te shoqerise civile dhe me zv/prefektin per rrethin e Pukes, z. Ferit Ringaj. Ne takim u diskutua mbi ēeshtjet qe kane dale gjate punes se ekspedites si dhe u miratua raporti perfundimtar i kesaj ekspedite. Pjesmarresit ne takim kerkuan qe ky raport tu dergohet institucioneve te shtetit shqiptar, organizmave nderkombetare dhe specialisteve te misionit vezhgues te OSBE / ODIHR qe monitoruan zgjedhjet vendore shqiptare, te dt. 8 maj 2011.


Pas ceremonise se pajtimit duke gdhendur kryqin ne deren e Bib Lekani per faljen e gjakut te te ndjerit Gjon Bardhi.

Per 60 dite ekspedita ka vendosur kontakte me perfaqesuesit e komitetit ne 2800 fshatra ku funksionojne grupet treshe te punes te perbera nga misionari, drejtori i shkolles dhe perfaqesuesi i pushtetit vendor. Grupet e punes se fshatarve ruajten periodikisht kontaktet javore te bashkepunimit me deget e Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar te 36 rretheve te cilat perbeheshin nga 21-30 aktiviste dhe me bordet drejtuese ne 16 qarqe qe udhehiqen nga dy rezidenca, rezidenca e veriut me qender ne Puke, e udhehequr nga Ded Peraj e Jorgjie Dodani si dhe rezidenca e jugut me qender ne Lushnje e udhehequr nga Vangjel Bello e Pasho Uruēi. Ekspedita angazhoi edhe grupet levizese prej 12 dhe 24 misionaresh qe shkojne nga njeri rreth ne tjetrin, sipas nevojave specifike qe dalin. Ne keto levizje ata kane bashkepunuar e gjetur mbeshtetje me perfaqesues te komunitetit duke bere qe grupi levizes te rritet nga 24 deri ne 60 persona. Ne mbeshtetje te punes se misionareve gjate ekspedites ka qene edhe kleri, ku eshte shquar ai katolik i Shkodres, Lezhes dhe Malesise se Madhe, i cili, me rastin e pashkeve, dt 24 prill 2011, beri te mundur pajtimin e 3 familjeve ne Qarkun e Shkodres, 2 ne qarkun e Lezhez dhe 1 ne Kurbin. Rezultatet e ekspedites ne terren kane qene te dukshme dhe jane arritur ne saje te strategjise se Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar per interpretimin e drejte te tradites duke theksuar se Kanuni nuk i pranon aktet e sotme barbare per hakmarrje e gjakmarrje, nuk lejon vetegjyqesi dhe mosrespektim te institucioneve te Shtetit te se Drejtes. Kanuni dhe tradita shqiptare kane ne themel parimet e humanizmit e te demokracise, bashkejetesen, paqen, pajtimin dhe respektin ndaj ligjit. Me kete strategji eshte bere e mundur qe gjate diteve te ekspedites te hyne ne proces pajtimi 142 familje ne hasmeri per vrasjet aksidentale, 31 familje ne hasmeri per vrasjet per pronat si dhe 27 familje ne hasmeri per vrasjet e paramenduara. Jane mbyllur me mirekuptim e marreveshje te plote 1467 konflikte per token ne fshat dhe 311 per pronat ne qytet, eshte bere pajtimi midis 5 familijeve ne hasmeri te trasheguara ne qarkun e Lezhes, 4 familjeve ne qarkun e Fierit dhe 26 familijeve ne prefekturen e Durresit ku udheheq kryetari i asamblese kombetare te misionareve te pajtimit, z. Pashk Lleshi. 820 familje qe ishin ne perfundim te procesit te pajtimit moren pjese ne votime te lira dhe te sigurta. Strategjia e Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar per ndergjegjesimin e qytetareve se Kanuni kerkon mbeshtetjen e shtetit te se drejtes dhe respektimin e ligjeve te kohes, veēanerisht te ligjit per heqjen e denimit me vdekje si nje nga vendimet me te spikatura te Keshillit te Europes, ka bere efekte pozitive tek shume familje ne hasmeri per lenien e pergjegjesise se vrasjes mbi fajtorin qe te ndiqet penalisht nga shteti si dhe perhapjen kultures se ligjit ne komunitet. Ne saje te ketyre ekspeditave, dhe si rezultat i ketij ndergjegjesimi per traditen e kanunin, eshte arritur qe ne tre zgjedhjet e fundit te kemi nje pjesmarrja te kulturuar te qytetareve ne votime. Edhe kesaj here, ne te gjithe territorin e Shqiperise e ne te gjitha qendrat e votimit qytetaret jane paraqitur ne menyre te kulturuar, ne respekt te ligjit dhe te njeri tjetrit, pavaresisht se partite politike ndertuan nje prapagande intensive qe nxiste tensione dhe i orientonte ata te votonin me shume per hakmarrje ndaj partise kundershtare se sa per interesat e tyre publike. Partite politike nuk prezantuan para elektoratit asnje program per daljen e vendit nga kriza apo vizion se si duhet te behet integrimi i shqiptareve ne Europe, perveē akuzave te ndersjellta dhe premtimeve pa baza. Tradita shqiptare ndalon ēdo veprim te pahijshem dhe ēdo lloj konflikti gjate vendimarrjeve te popullit. Kanuni shqiptar ka percaktuar qarte se: ne rastet e vendimmarrjeve kombetare nuk lejohen turbullime, acarime, mosmarreveshje apo vrasje mes familjeve e fiseve shqiptare.


Gjate ekspedites ne familjet ne proces pajtimi. Z. Gjin Marku, Kryetari Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar , dhe Z. Pashk Lleshi, kryetar i Asamblese Kombetare te Misionareve te Pajtimit , ne familjen e Rasim Laēi, ne gjakmarrje.

Ekspedita beri te mundur qe 1650 familjet e ngujuara nga gjakmarrja, qe ishin ne monitorim nga Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar, te mos kene asnje vrasje apo konfrontim gjate fushates elektorale si dhe ne diten e votimit. Te gjitha rrahjet, vrasjet e plagosjet gjate fushates erdhen pergjithesisht si shkak i grindjeve dhe perplasjeve nga nxitja e partive politike. Vrasjet e tjera per hakmarrje, gjakmarrje e ēėshtje nderi ishin krejtesisht jasht kontakteve te Komitetit dhe mundesive te ekspedites per ti parandaluar. Me 14 mars vritet per gjakmarrje para deres se shtepise Astrit Kurtmema, i cili kishte marre leje per te dale per disa dite nga burgu. Pak dite me vone, me 18 mars, Admir Tafili qe kishte dale prej disa muajsh me leje nga burgu vret dy vellezerit e ish shefit te krimeve Prel Petrushi qe ne operacion policor kishte vrare babain e Admir Tafilit, Bahri Tafilin, dhe ishte larguar ne Amerike per ti shpetuar gjakmarrjes. Po ate dite Leonard Lekaj 25 vjeē vret per shkaqe nderi nenen Donika Leka 62 vjeē, dhe motren Leonora Lekaj 40 vjeē. Ndersa dy dite me vone me dt. 20 mars vriten per gjakmarrje ne Elbasan Emin Mahmuti, Xhelal Mahmuti dhe Pėllumb Mahmuti si dhe plagoset rende Myzejen Mahmuti. Me dt 30 mars 2011 ekzekutohet per hakmarrje Arbėr Bardhi, 20 vjeē ne Durres dhe qellohen me arme zjarri duke i plagosur rende 3 persona te tjere ne Shijak per shkak te konfliktit mbi pronen, ndersa me dt 4 prill qellohet prane Ministrise se Brendeshme me selinciator drejtori i Policise se ndertimit te Bashkise se Tiranes Z. Ardit Kaja si dhe vritet ne Vlore nje pastiēier sepse prej ēokollates se tij mbeti i huelmuar nje femije 10 vjeēar. Me dt 25 prill u vra per gjakmarrje Sulejman Haxhiu te cilit tre vjet me pare i kishin vrare edhe te birin, ndersa me dt 2 maj vritet Projet Abazi, vellai i deputetit te Partise Socialiste, Sadri Abazi, ne laē. Edhe javet e fundit ka pasur shtim te vrasjeve per gjakmarrje, veēanersihst pas dt 8 maj, dites se votimit per zgjedhjet vendore.


Kleri ka mbeshtetur vazhdimisht veprimtarine e misionareve dhe shpesh u ka prire ekspeditave te pajtimit

Ekspedita konfirmon se lajmi i dhene ne media qe familjet e ngujuara kane shkuar ne votime te shoqeruara me polici e mjete te blinduara dhe se ato kane votuar per kandidatin e mazhorances ne Tirane Z. Lulzim Basha, nuk eshte i vertete. Ky dizinformim eshte cenim i dinjitetit te familjeve dhe veprim i demshem per te ardhmen e pajtimit qe ato kerkojne. Raportuesit ne media te ketyre informacionineve nuk kane lidhje me misionin e pajtimit. Disa prej tyre njihen si seksere prane elementeve te korruptuar te administrates publike, ministrise se drejtesise, policise dhe gjykatave. Ekspedita konstatoi se nga Stacioni i Trenit, Bulevardi Zogu i Pare, deri ne Gjykaten e Tiranes veprojne 11 seksere te tille qe kane themeluar “”shoqata”” e “”Institute Pajtimi” me qellim perfitimi nepermjete leshimit te deshmive per te favorizuar ne gjykata uljen e denimit ose lirimin e te burgosurve per krimet kunder personit nepermjet “vertetimeve se palet jane pajtuar”. Me ane te ketyre formave eshte bere e mundur qe disa dite para ekspedites te nxirreshin me leje nga burgu dy te denuar shume te rrezikshem ne shkoder. Njeri prej tyre, Astrit Kurtmema, u ekzekutua ne deren e shtepise nga ata qe e kerkonin per gjak, ndersa tjetri, Admir Tafili, qendroi per gjashte muaj i lire deri ne momentin qe ekzekutoi dy vellezerit e familjes Pjetrushi per te marre gjakun e babait. Qe nga viti 1997, me keto forma jane lene te lire me vendim gjykate, pa bere as 10 vite burg, 1600 vrases, 300 prej te cileve jane ekzekutuar per gjakmarrje mbas lirimit ndersa 600 familje qe kane lidhje gjaku me ta jane detyruar te qendrojne ne ngujim per vite te tera sepse vrasesi, sapo ka dale nga burgu, eshte larguar nga Shqiperia. 800 persona te tjere te shpallur ne kerkim per vrasje, te larguar nga Shqiperia dhe qe kerkohen nga interpoli kane lidhje me keta seksere te cilet u sigurojne “dokumente” ne adresa te fshehta ne Rrugen e Kavajes, tek Stacioni i Trenit dhe Zogu i Zi. Policia ka mundur te ndaloje vetem dy nga keta seksere, H. Abazi, i cili shfaqej here si drejtor ekzekutiv i nje qendre pajtimi, here si gjyqtar apo prokuror, dhe Indrit Aliu, i cili prezantohej si perfaqesues i nje Institutit per Pajtimin Kombetar, si asistent i Ministrise se Drejtesise dhe keshilltar i Kryeministrit. Shfaqja e tij ne media dhe internet si misionar pajtimi e “veprimtar human me gruan e kryeministrit” apo ne foto ne internet me personalitete nderkombetare, qe i realizonte ne takime te ndryshme ku shkonte apostafat per te bere nje fotografi me ta, futi ne kurth shume qytetare e biznesmene te cileve u mori rreth 1 milion euro “per tu zgjidhur hallin”. Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar ka kerkuar vazhdimisht qe policia te hetoje veprimtarine e ketyre individeve te cilet jane te lidhur edhe me individe te inkriminuar ne vrasje duke diskredituar edhe procesin e pajtimit. Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar ka kembengulur qe pajtimi i familjeve te behet pa kerkuar lehtesimin e denimit te vrasesit apo lirimin e tij. Autoret e vrasjeve duhet te denohen maksimalisht ne perputhje me ligjin sepse keshtu minimizohet vrasja per gjakmarrje. Pajtimi bazohet mbi principe morale e shpirterore te larta, pa mohuar ligjin e shtetin e se drejtes, si dhe mbi traditen e faljes.


Drejtues te ekspedites se pajtimit ne moment rrugetimi per ne veri te vendit.

Ekspeditat e pajtimit jane bere te domosdoshme jo vetem per kontrollin dhe evidentimin e situatave konfliktuale ne shoqerine shqiptare, por edhe per njohjen e ketyre situatave kriminale te ndikuara nga fenomene regresive te kohes, mbasi qeveria shqiptare nuk disponon asnje te dhene per gjendjen e krimit te organizuar ne shoqeri as te hasmerive dhe konflikteve. Ekspedita konstatoi se numri i personave qe jane vrare me vetegjyqesi ne 21 vjet te tranzicionit per token, pronat, nderin, grindjet e ēastit dhe konfrontimet politike eshte 10070 (680 prej tyre te pazbuluara e te shpallur si persona te zhdukur, ndersa 240 si persona te vetevrare). 80 % e vrasjeve per token dhe pronen jane shkaktuar nga ligji perkates i miratuar me konsesus nga dy pertite kryesore parlamentare. Numri i njerezve qe sot jane te fshehur e te ngujuar per shkak te gjakmarrjes eshte 5500. Numri i femijeve qe nuk shkojne ne shkolle per shkak te gjakmarrjes eshte 921, 190 prej tyre qendrojen te ngujuar e ne rrezik te larte per jeten ndersa 731 kane levizur nga vendbanimi per tu fshehur ne metropole sebashku me familjet dhe punojne per tu ardhe ne ndihme prinderve qe nuk dalin nga shtepite. Te gjitha keto familje presin rastin e volitshem per tu larguar nga Shqiperia sepse vendndodhja e tyre dekonspirohet nga ēasti ne ēast ne Shqiperi. Perveē informacioneve qe vijne nga misionaret e pajtimit ne rrethe dhe konkluzioneve dhe raporteve te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar, nuk ka asnje studim qeveritar apo te institucioneve te pavarura per origjinen dhe shkaqet e perhapjes se fenomenit te gjakmarrjes ne shoqerine shqiptare. Ne rrezik shume te larte paraqiten familjet qe nuk e dine qe jane ne hasmeri. Gjate vitit 2010 dhe gjashtemujorin e pare te vitit 2011 pati 17 vrasje tragjike per gjakmarrje ne disa familje qe asnjeri nga anetaret e saj nuk kishte dijeni per hasmerine qe i rrezikonte ne ēdo ēast. Policia e shtetit dhe qeveria shqiptare nuk kane asnje studim per kete fenomen. Policia i shmanget ballafaqimit me fenomenin e gjakmarrjes dhe nuk raporton as 10 % te rasteve te ketij krimi sepse ka ne njeren ane trysnine politike per ta mbuluar kete realitet dhe ne anen tjeter pasojat tragjike sa here qe ka raportuar ose ka nderhyre ne keto ēeshtje. Informacioni zyrtar i bere publik pėr numrin e vrasjeve pėr gajkmarrje i projektit te perbashket te OPEN DATA- Albania me Ministrine e Drejtesise tregon se numri i vendimeve te dhėna nė gjykatat shqiptare pėr motivin e gjakmarrjes eshte 11 here me i larte se shifrat qe raporton policia. Ekspedita konstatoi se gjendja e familjeve shqiptare qė kanė emigruar jashtė shqipėrisė pėr shkak tė gjakmarrjes eshte shqetsuese mbas liberalizimit te vizave. Megjithe kontributin e madh te vendeve anetare te BE-se, te Canadase, te Mbreterise se Bashkuar, te SHBA-se dhe Australise per marrjen ne mbrojtje te jetes se ketyre familjeve nepermjet dhenies se azilit, perseri ka nje numer te madh te tyre qe presin me ankth. Ne shume raste kjo gjendje ka sjelle pasoja. Dhjetra individe e familje qė u ėshtė refuzuar e drejta e azilit kanė kaluar nė gjendje depresioni, deri ne vetvrasje. Kjo gjendje krijohet edhe kur i kthejne ne Shqipėri duke i detyruar te ringujohen sebashku me fėmijėt qė kanė qene te integruar prej disa vitesh ne perendim. Disa here refuzimi apo zvarritja e statusit te tyre ka ardhur si shkak i informacionit te gabuar qe jep policia shqiptare dhe ambasadat e Shqiperise ne vendet perendimore ne lidhje me keto familje apo kete fenomen. Policia shqiptare dhe ambasadat e fshehin realitetin per te mos penguar anetaresimin e shqiperise ne BE edhe pse numri i azilkerkuesve shqiptar per gjakmarrje nuk ka paraqitur shqetesim per Bashkimin Europian dhe konsiderohet i paperfillshem ne krahasim me numrin e kerkesave per azil nga vendet e tjera. Mediat dhe qytetarėt perėndimorė kanė qenė shumė tė ndjeshėm dhe u kanė dalė gjithnje nė mbrojtje azilantėve nga Shqipėria. Ambasadorėt apo nėpunėsit e ambasadave shqiptare nė vendet perėndimore duhet tu japin komisioneve tė azilit apo Ministrive tė Emigracionit tė vendeve perendimore vetem tė dhėnat e Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar i cili eshte forumi kryesor qe drejton procesin e pajtimit dhe i vetmi institucion qe ka dosjet e ēeshtjeve te gjakmarrjes me te dhenat perkatese. Shqetesimin e Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar per kete problem e ka mbeshtetur edhe kryeministri i Shqiperise i cili ka kerkuar informacion te detajuar per rastet e gjakmarrjes vetem nga Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar dhe u ka bere me dije ministrave qe nuk mund ta injorojne kete gjendje. Ne emer te qeverise shqiptare Minsitria e Punes dhe Ēeshtjeve Sociale ka leshuar rekomandim per institucionet vendore dhe nderkombetare qe ti drejtohen Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar per te gjitha rastet e familjeve ne gjakmarrje per te eleminuar ēdo paqartesi e burim fiktiv te dhenash (-Rekomandimi nr 1716, dt. 29. 9. 2009- Ministria e Punes, Ēeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta). Ekspedita konstatoi se ky rekomandimi i qeverise shqiptare per institucionet e shtetit shqiptar dhe ato nderkombetare eshte i njohur nga vendet perendimore, nga misionet dhe shoqatat e pajtimit.


Me misionaret eekspedites se pajtimit ne Bushat ku ka 1600 konflikte per tokat

Ne lidhje me keto shqetesime, Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar u ka kerkuar vendeve perendimore te mos kerkojne tek policia shqiptare informacione konfidenciale per ēeshtjet e hasmerive mbasi disa here veprimi i policise ka sjelle pasoja tragjike. Te gjitha informacionet dekonspirohen ne policine shqiptare, mbasi nje pjese e madhe e punonjesve te policisse eshte e korruptuar dhe e lidhur me krimin. Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar i ka kerkuar qeverise shqiptare te shprehe falenderimin per kontributin e vendeve perendimore ne asistimin ndaj familjeve ne gjakmarrje e jo ta mbuloje gjendjen reale nga frika e ngadalesimit te pranimit te Shqiperise ne BE. Populli shqiptar po kontribuon per Europen, e don europen dhe Bashkimin Europian, i ka mbrojtur dhe i mbron vlerat e qyteterimit Perendimor. Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar i ka marrė vazhdimisht nė mbrojtje dhe do vazhdojė ti mbrojė emigrantėt qe braktisin Shqiperine per rrezikun qe u kanoset nga gjakmarrja e hasmerite e ndryshme. Ekspedita verifikoi se shoqatat dhe misionet e pajtimit e kane zbatuar vendimin e kongresit te misionareve dhe te shoqatave te pajtimit qe ēeshtjet e gjakmarrjes te arkivohen ne Komitetin e Pajtimit Mbarekombetar per te krijuar mundesine e ndjekjes me me preēidence te ēeshtjes se pajtimit dhe eleminuar abuzimet ne gjykata ne favor te vrasesve qe kerkohen nga interpoli.


Kryetar i Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar gjate ekspedites ne familjen Hoxha e perfshire ne gjakmarrje. Foto: O. R

Qeveria shqiptare e pafuqishme per tu perballur me fenomenin e gjakmarrjes nuk ka mundur te kete nje strategji kombetare kunder ketij fenomeni. Asnje nga Partite Politike nuk kane ne programin e tyre ndalimin e gjakmarrjes e prurjen e paqes mes familjeve shqiptare. Qeveria nuk ka mundur te mbeshtese as aktivitetin vullnetar e te dobishem te misionareve te pajtimit. Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar ka hartuar dhe zbaton nje strategji kombetare te cilen e kane miratuar te gjitha shoqatat dhe misionaret e pajtimit. Kjo strategji ka pasur mbeshtetjen e Komunitetit Nderkombetar por nuk eshte mbeshtetur nga strukturat brenda Qeverise te cilat e shohin te pamundur per tu perfshire ne kete fenomen. Ne gjashtemujorin e pare te vitit 2010, Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar u kontaktua me nivelet me te larta te Ministrise se Brendeshme, fillimisht me zv. Ministrin Z. Avenir Peka dhe me pas me Ministrin z. Lulzim Basha. Ne te dy rastet u ra dakort qe te neshkruhej nje memorandum bashkepunimi i Ministrise se Brendeshme me Komitetin e Pajtimit Mbarekombetar ne zbatim te kesaj strategjie. Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar investoi ne bashkepunim me Akadamine e Shkencave per hartimin ketij Memorandumi dhe thirri Konferencen e Jashtezakonshme te Misionareve dhe Shoqatave te Pajtimit me dt 8 tetor 2010 ku do behej nenshkrimi i Memorandumit. Ministri i cili ishte angazhuar personalisht per nenshkrimin e ketij Memorandumi dhe kishte pergatitur fjalen u ndalua qe te mos e bente kete akt nenshkrimi per pamundesine e qeverise per te gjetur mjetet dhe perballur me kete fenomen, duke befasuar anetaret e Akademise se Shkencave, perfaqesuesit e komunitetit nderkombetar e Trupin Dipllomatik qe asistonin me interesimin e larte per kete eveniment. Deklarimi ne kete takim i zv ministrit Z. Avenir Peka se memorandumi do nenshkruhet se shpejti, ishte thjesht nje justifikim para mediave e trupit dipllomatik. Ky memorandum ndodhet akoma ne zyren e Ministrit te Brendshem i pafirmosur. Strategjia e Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar ka qene e qarte dhe ka funksionuar jo vetem per pajtimin e familjeve ne hasmeri por edhe per ndergjegjesimin e qytetareve per respektimin e ligjit, per mbrojtjen e institucioneve, konsolidimin e demokracise dhe te shtetit te se drejtes. Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar e ka te qarte rrugen e zgjidhjes se ketij fenomeni prandaj ka gjetur mbeshtetjen edhe nga vendet perendimore e Komuniteti Nderkombetar, veēanerisht nga Komisioni Europian, Keshilli i Europes dhe OSBE. Gjate periudhes se ekspedites misionaret kane ndjekur me vemendje problemet qe u shfaqen gjate fushates elektorale, ecurine e pregatitjeve te procesit zgjedhor si dhe pjesmarrjen e qytetareve ne votime. Politika konfliktuale mbetet problemi me i mprehte i shoqerise shqiptare e cila ka prodhuar ngjarje problematike si gjate fushates zgjedhore edhe ne muajt pararendes te fushates siē ishin vrasjet e katėr qytetarėve nė protestėn e datės 21 janar si dhe disa perplasjeve shumė tė rėnda tė qytetarėve me policinė ne Orikum e Hamalle. Ekspedita konstatoi se partite politike kryesore me retoriken e tyre i nxiten konfliktet socilale pavaresisht nga thirrjet dashamirese e te ekuilibruara te Komunitetit Nderkombetar. Disa parti te tjera nxiten ndasite fetare e nderetnike.


Takim i Z. Gjin Marku, Kryetar i Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me misionaret e ekspedites ne rrethin e Lushnjes.

Gjakmarrja dhe konfliktet e ndryshme mes familjeve kane privuar nga e drejta elektorale dhe e votes 1650 familje te ngujuara. 60 000 familje te konfliktuara per token, qe kane ardhur prej me shume se pese vitesh nga zonat e thella ne metropole per tiu shmangur pasojave te hasmerise, u eshte refuzuar leja e strehimit ne keto qytete dhe nuk kane mundur te shkojne ne zonat ku kane regjistrimin si votues per te mos u perballur me palen qe jane ne hasmeri. Edhe pse ka nje rritje te ndjeshme te pjesmarrjes se qytetareve ne votime perseri shumica e votuesve nuk shkojne ne votim se nuk kane besim tek politika dhe tek institucionet e shteti, kane humbur besimin ndaj garantimit te votes se lire, procesit zgjedhor dhe drejtesise. Shume qytetare shprehen se nuk shkojne ne votime sepse vota u vidhet dhe u zbulohet sepse nuk ka as dhome te fshehte, vendi votimit eshte i pa mbuluar dhe komisioneret dhe vezhguesit mund ta konstatojne se per ke voton qytetari. Qeveria shqiptare deri ne javen e fundit te fushates elektorale nuk e realizoi prezantimin e modelit te dhomes se fshehte as te fletes se votimit per te garantuar pjesmarrjen pa ndrojtje te qytetareve ne votime. Procesi elektoral ka degjenuar ne pazare me voten, ne blerjen e shitjen e saj, ne votim me klane e fise, shtrengimin per betimin e familjeve per deklarimin e votes vetjake, familjare dhe fisnore. Ne fushaten zgjedhore pati kercenime dhe fyerje mes kandidateve, manipulime te qytetareve dhe premtime te rreme. Pak dite para votimit u eshte marre pasaporta e karta e identitetit shume qytetareve qe u jepeshin leke per te votuar. Mbas thirrjes se liderit te opozites qe keta qytetare ti mbajne leket e te votojne kunder atij qe paguan, paguesit u kane marre kartat e tyre te identitetit qe ato te mos paraqiteshin ne votime. Qeveritaret kane braktisur punen ne 80 % te kohes gjate fushates dhe jane perfshire ne shtrengimin e punonjesve te administrates, te mesuesve dhe nxenesve qe te lene punen dhe oret e mesimit per te mbushur sallat dhe sheshet elektorale te kandidateve. Populli shqiptar u ndje shume i lodhur nga retorika politike. 90 % e qytetareve deklarojne se fushata duhet te jete jo me shume se tre jave, se ligji duhet te reformohet e te sjelle ne parametrat europiane kontrollin mbi procesin zgjedhor duke i lene rolin udheheqes parimeve te demokracise e jo interesit te dy partive kryesore. Ligji proporcional aktual kufizon perfaqesismin e qytetareve dhe grupeve te ndryshme sociale ne parlament duke favorizuar polarizimin e shoqerise ne dy parti te medha dhe penguar kandidatet e pavarur.

Post scriptum:
Origjina e Ekspeditave te Pajtimit: Ekspeditat e pajtimit e kane origjinen nga ekspeditat qe organizoheshin para sistemit komunist ne veri te Shqiperise ku prijesit dhe misionaret bashkoheshin me klerin dhe perfaqesuesit te tjere te komunitetit per te shkuar tek familjet ne hasmeri dhe kerkuar pajtimin. Kjo behej tek te gjitha familjet malesore pa dallime fetare edhe pse ne krye te ekspedites viheshin kryesisht prifterinjte katolike. Prifterinjte perveē lutjes e bashkebisedimit, permbysnin kryqin me figuren e jezu krishtit tek dera ose vatra e malesorit dhe prisnin deri sa ai ta ngrente ate e te jepte besen per falje. Si malesoret e krishtere ashtu edhe ata myslimane e kishin te pamundur ta linin figuren e Jezu Krishtit te permbysur para tyre dhe detyroheshin ta ngrenin ate e te jepnin besen per falje. Ceremonia perfundimtare e pajtimit organizohej me viziten e perfaqesuesve te ekspedites dhe familjareve te viktimes ne shtepine e vrasesit e cila kishte ne protokoll ngrenjen e drekes se perbashket te vellazerimit dhe gdhendjen e kryqit ne deren e shtepise se familjes se vrasesit. Kryqi gdhendej me dalte nga familjaret e viktimes ne guret e portes se te falurit. Gjate sitemit komunist, ne vitin 1967, levizja kunder fese raportonte se ishin prishur 1200 kryqe te tilla, 340 prej te cilave ne dyert e familjeve myslimane ne zonen e Malesise se Madhe, Kurbinit, Krujes, Hasit, Kukesit dhe Burrelit.


Takimi i misionareve dhe shoqatave te pajtimit dt 20 mars 2011 per fillimin e ekspedites 2 mujore te pajtimit pergjate fushates elektorale per zgjedhjet vendore te dt 8 Maj 2011.

KY RAPORT U MIRATUA NE PUKE ME 20 MAJ 2011

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.