Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR
Address: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tirana, Albania
Tel & Fax: 00355 42 263 126. Tel 00 355 42 259 124, Mobil: 00355 68 27 37 989 / 00 355 69 32 38 786
E-mail gjin_marku@yahoo.com, gjin_marku@pajtimi.com, gjin_marku@hotmail.com
www.reconciliation-al.com / www.pajtimi.com

Fjala e Gjin Markut, kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar në analizën vjetore të Asamblesë Kombëtare të Misionarëve të Pajtimit mbi ekspeditën e fundit: 17 nëntor 2011-23 dhjetor 2012


Të dashur pjesmarrës.
Së pari dua tju falenderoj të gjithëve për punën dhe mundimet që kemi bërë këtë vit me ekspeditën e cila ishte më e gjata dhe më e vështira që kemi bërë në gjithë këto vite.
Kemi vite të angazhuar sa herë e do puna, natën apo ditën, në këtë mision human e vullnetar, bazuar tek tradita. Falenderoj miqtë e nderuar, në veçanti zonjën Nadire Cohen që kanë ardhur për tu bërë bashkë me ne në këtë udhë të vështirë për ditë e netë të tëra duke na ndjekur në rrugët e vështira jo vetëm brenda Shqipërisë por deri në Tetovë, Strugë e Gostivar.
Ne nuk kemi qenë as nuk jemi vetëm në këtë angazhim human mbasi çdo shqiptar e ka për detyrë të mos bëjë sehir përballë atyre që kanë rënë në hallin e madh të hakmarrjes e të gjakmarrjes. Ky është detyrimi dhe kontributi ynë i përhershëm që shpresojmë të ndikojë sadopak për të sjellë tek shoqëria shqiptare një jetë normale, në harmoni e unitet.
Europa e Bashkuar, e cila, na fton në organizimin e saj politik ka hequr dënimin me vdekje me një largëpamësi e mendim të thellë për njerëzimin.
Fatkeqësisht në të gjitha sondazhet që janë bërë ka rezultuar se të gjthë shqiptarët sëbashku me udhëheqësit kërkojnë kthimin e dënimit me vdekje sepse e konsiderojnë të gabuar heqjen e tij për shqiptarët.
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka qenë vazhdimisht kundër këtij mendimi shqiptar. Ne kemi qenë dhe do jemi kurdoherë kundër sepse kjo tregon paaftësinë e shqiptarëve për të gjetur dritën e duhur, udhërrëfimin e përhershëm për ndalimin e së keqes.
Shqipëria dhe territoret e gjithë shqiptarëve janë një tokë e begatëĀ  ku brez pas brezi është zhvilluar pema e virtytit por kanë mbirë bashkë me pemën e virtytit edhe shumë bimë helmuese të urrejtjes që kultivohen shpesh edhe nga duar të fshehta. është detyra jonë që të shkulim këto bimë helmuese për brezat e ardhshëm e ata të kenë një tokë ku rriten pa bimën e helmit që të ruajnë e kultivojnë vetëm pemët me frutat e virtytit e lumturisë.
Puna e misionarit të pajtimit ka pasur e do të ketë mirënjohjen e merituar të të gjithë shqiptarëve, por përsëri duhet të them se është detyrë e çdo njeriu të sakrifikojë kur është nevoja për shpëtimin e jetëve të njerëzve të pafajshëm.
Ngado që kemi shkuar jemi përballur me njerëz me shumë halle, me dhimbje e lot. Kjo na detyron të jemi të përulur para tyre e shoqërisë, solidarë e të palodhur që të shuajmë këto dhimbje e lot, pa menduar se kemi bërë gjë tjetër përveç detyrës njerëzore sepse është detyrë e shenjtë njerëzore për tu ulur gju më gju me atë që vuan nga dhimbja apo ndjenja e hakmarrjes në krahëror, të punojmë pa u lodhur për ti bindur ata se dhimbja e tyre nuk mund të shërohet me hakmarrje. Tua bëjmë të qartë se hakmarrja e gjakmarrja nuk kanë sjellë as nuk do të sjellin kurrë lumturi në çdo rrethanë që mund të kryhen. Dhimbja nuk mund të shërohet duke shkaktuar një dhimbje a tragjedi tek tjetri, të barabartë apo më të rëndë se ajo që të mundon ty. Përkundrazi, gjithshçka do përmirësohet nëse harron krenarinë apo dhimbjen që të pengon arsyetimin për të sjellë lumturinë e atij që pret fjalën tënde, faljen tënde, dorën tënde. Atëherë ke arritur që dhimbjen ta kthesh në frut krenarie, në lumturi për vehten tënde e të afërmit e tu.
Jemi në një kohë që zbulon çdo ditë para nesh ngjarje që po e gremisin shoqërinë por duhet të punojmë që ta bindim çdo njeri që po shkon drejt greminës se duhet zgjohet e ta ndryshojë rrugën e mbrapshtë. Të organizohemi për të ndaluar dorën që mbjell bimën e vdekjes, kulturën e urrejtjes, të hakmarrjes e të vrasjes kundër dashurisë për jetën e për të ardhmen e fëmijëve.
Fatkeqësisht në kët mision plot sakrifica ne nuk e kemi pasur në krah qeverinë shqiptare.Ne duam ti themi sot qeverisë se udhëhiqemi vetëm nga një parim, për të bërë sakrificën më sublime në shërbim të atdheut e shoqërisë, në këtë kohë të vështirë që po rrojmë, dhe nuk kemi asnjë synim tjetër as interes nëse qortojmë ashpër keqqeverisjen. Ā 
Qëndrimi ynë oponet ndaj qeverisë ka qenë e do të jetë i palëkundur kushdo qoftë në krye të saj, sepse duam të çojmë zërin e njeriut që ka nevojë, zërin e atyre me halle e lot, tek veshi i udhëheqësit që populli e ka votuar.
Në Krumë pasi u kthyem nga Golaj i Hasit mbas 18 orë rrugë e takime pa ndërprerje me familjet në gjak, natën vonë, kur u ulëm të lodhur e raskapitur, Adem Hyseni na tha: Ka ardhur koha ti dalim zot të drejtës. Më kujtohet çdo ditë e mendoj që edhe mijra vjet që do vijnë në vatrat tona, do ketë burra e gra që luftojnë për ti dalë zot të drejtës, ndaj edhe nuk kanë mundur të na shuajnë si komb se përballë çdo kohe janë vetë bijtë e bijat e këtij vendi që i dalin zot të drejtës, si Adem Hyseni. Secili prej nesh duhet të udhëhiqet nga ky parim i shenjtë se ky është lejtmotivi i gjithë jetës sonë.
Sot ndjehemi të nderuar që midis nesh është zoti Ramiz Zeka, një qytetar i denjë e i ditur i mendimit islam.
Si katolik e kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar më takon jo vetëm ta falenderoj por edhe ti referohem një citati kuranor që ai na e përcjell me këtë rast duke na kujtuar se në Kuran Zoti deklaron ..." kush shpëton një jetë njeriu të pafajshëm është njëlloj sikur të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin".
Shqiptarët edhe pa Biblën e Kuranin kanë gdhendur prej mijra vjetësh në shërbim të njerëzimit tagra të pakundërshtueshme nga asnjë lloj kohe, si në të shkuarën edhe në të ardhmen, e meqenëse jemi në ditën e krishtlindjes për më se një miliard Ā njerëz në botë, dua të kujtoj rastin e apostullit Pjetër që e pyeti Jezusin....
Kur vëllai mëkaton kundër meje, sa herë duhet ta fal,.. shtatë herë?
E jezusi i përgjigjet: 70 herë nga shtatë.
A nuk është ky ligji më i saktë përballë atyre që predikojnë qëndrimin: sy për sy e dhëmb për dhëmb.
Në një vend tjetër që na kujton historinë tronditëse se si vëllai vret vëllain thuhet se vllezërit Abeli e Kaini, takohen pas vdekjes. Ecnin ne shkretetire dhe e njohen njeri-tjetrin nga larg, se ishin te dy shumë të gjate. Heshtnin, siç bejne njerezit e lodhur kur bie muzgu. Ne qiell dukej ndonje yll, qe akoma nuk kishte emer. Ne driten eĀ  flakëve, Kaini dalloi mbi ballin e Abelit shenjën e lënë nga guri dhe i ra nga dora buka që po çonte në goje për ta ngrëne. E pyeti ne se e kishte falur per krimin e tij. Dhe Abeli i pergjigjet: "Ti më ke vrarë apo unë të kam vrarë ty? Nuk me kujtohet më. Po ç'rendesi ka? Jemi këtu, bashkë, njësoj si më parë". Atëherë Kaini foli: "Tani e kuptoj që më ke falur me të vertetë, sepse të harrosh do të thotë të falësh e të falësh do të thotë të harrosh!"
Pra nëse e kuptojmë jetën ajo ka kuptim vetëm kur shikojmë vetëm nga e drejta dhe e duam tjetrin si vehten e më shumë, kur sakrifikojmë vehten për të tjerët. Ndryshe do vijnë kohët e errësirë së humnerës ku vëllai vret vëllain. Mendoj se duhet të jemi krenar që nga jeta jonë kemi bërë sakrifica e lodhje në këtë drejtim.
Sot, para se të dëgjojmë raportin e ekspeditës me shqetësimet e problemet që ai ngre, unë dua të ndalem tek një shqetësim shumë i madh, që na trondit e na ul kokën sa herë që dëgjojmë e shohim dhunën që po shfaqet ndaj gruas shqiptare të cilën ajo se ka parë as menduar kurrë në historinë e këtij vendi sepse mashkulli shqiptar nuk ka menduar kurrë për të sunduar mbi të por për të ndërtuar jetë e lumturi me të, për të qenë i drejtë e sakrifikuar për të. Ā 

Komitetit i Pajtimit Mbarëkombëtar e trajton barazinë gjinore si një çështje kombëtare shumë të rëndësishme, jo për për integrimin siç flitet me pallvrat e sotme të politikës, por për të ruajtur jetën dinjitoze të gruas shqiptare që e ka trashëguar mijra vjet e brez mbas brezi lirinë, me vlerat e plota të saj, se liria i ka shërbyer asaj për të qenë krenare si grua apo vajzë shqiptare me të drejta të plota e me një hapësirë lirie më të madhe se burri, që kurrë nuk mund të sillej si skuth e me dyshime ndaj lirisë së saj. Kjo sepse kanuni ia fuste të dy këmbët në një këpucë secilit palo burrë që guxonte tia prekte lirinë e të drejtat gruas. E nëse shtrihej më tej, nëse guxonte ta prekte qoftë me gishtin e dorës, për çfarë do gjëje që ajo mund të kishte bërë, athere ky palo burrë që tregon forcë e trimëri me gruan, do ballafaqohej me ndëshkimin më të rëndë. Kanuni fatkeqësisht është kuptuar shtermbër e keqpërdorur sepse edhe është shkruar në disa raste shtrembër. Kanuni i vërtetë shqiptar, ai i pa shkruar e i pa mbledhur ende mbart vlera të çmueshme. Nga arti e letërsia e pak viteve më parë sjellim shpesh herë në mendje një varg. Në kuptimin e drejtë e real siç e kërkon kanuni i maleve duhet tua kujtojmë të gjith burracakëve se nga Malet e Mirditës Lekë Dukagjini tha: O mbaje gruan si zonjë, siç them unë, o lëre gruan se nuk je për grua.
Burri i sotëm shqiptar evidentiohet si sundues i dhunshëm e burracak në kundërshtim me traditën. Në familjet shqiptare, si në qytet edhe në fshat Ā gruaja ka marrë rolin e shërbëtorit e jo të zonjës së shtëpisë. Krijimi i kodit të familjes nuk ka dhënë asnjë rezultat pozitiv dhe është shpërfillur që në ditët e para. Edhe pse shkalla e arsimimit të vajzave shqiptare është e lartë, papunësia, dhuna e poshtërimi mbetet një fenomen që i prek ato në çdo hap të jetës pavarësisht nga niveli arsimor.Ā 
Strategjia e qeverisë shqiptare, 2007- 2010, e miratuar me vendim te Këshillit të Ministrave, Nr. 913 dt.19.12.2007, për barazinë gjinore në vendimmarrje dhe ndalimin e dhunës në familje, është thjeshtë një akt i formuluar në letër dhe nuk ka gjetur zbatim. Ajo nuk ka funksionuar, nuk ka sjellë përparim në barazinë gjinore në vendimmarrje apo minimizimin e fenomenit të dhunës në familje.

Mungesa e pjemarrjes së grave e vajzave në vendimmarrje u vu re edhe në zgjedhjet Lokale të dt 8 maj vitit 2011 kur ne për gjatë gjithë fushatës kishim organizuar ekspeditën dy mujore. Numri i grave e vajzave në krye të bashkive e komunave apo në këshillat bashkiake e komunale në këto zgjedhje ishte më i ulët se herët e tjera. Ne zgjedhjet vendore te vitit 2011 nuk u bë asnjë përpjekje nga qeveria e parlamenti që të kishte një numër të konsiderueshëm kandidatesh femra për kryetare bashkishë e komunash, përkundrazi ky numer u zvogëlua, edhe pse kishte një shqetësim të Komunitetit Ndërkombetar dhe të organizatave të shoqërisë civile. Kjo vjen ose sepse Kanuni është kuptuar shtrembër nga udhëheqësit e partive politike që sillen padrejtësisht me gratë, ose ata janë burracakë e nuk ballafaqohen dot me mençurinë e zotësinë e grave në qeverisje e parlament. Mendoj se të parët që duhet të turpërohen para kanunit janë zoti Sali Berisha e zoti Edi Rama. Ne dimë se ata kanë një hall të madh, mbasi auditoret e partive ua kanë zënë burrat e lidhur me biznese që mbështesin financiarisht partinë, por rrugëzgjidhje ka.

Komuniteti Ndërkombëtar shfaqet shpesh herë në pozita të gabuara në lidhje me situatat politike në vend dhe kontributet që duhet të japin ambasadorët si miq ndaj demokracisë Shqiptare, e kjo vjen pikërisht se edhe ata se kanë kuptuar si duhet traditën e kanunin shqiptar që japin vetëm mesazhin e kulturës së ligjit, të paqes e të ndalimit të çdo lloj dhune. çfar ka ndodhur e po ndodh në emër të kanunit është në kundërshtim e kundërvënie ndaj tij.

Gjatë monitorimit të nismave të qeverisë dhe të ministrive përgjegjëse për realizimin e Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore dhe ndalimit të dhunës në familje, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka konstatuar se dhunimi i grave nuk vlerësohet si duhet jo vetlëm nga politika por as nga shoqëria civile, as nga komuniteti ndërkombëtar. Shpesh herë në parlament përdoren fjalë fyese e poshtërues ndaj familjeve, grave, vajzave apo motrave që është krejtësisht e pafalëshme dhe e dënueshme si nga tradita shqiptare edhe ligjet e kohës. Një tregues i mirë në këtë kohë është lajmi se shumë gra po i drejtohen dyerve të gjykatës për rastet kur bashkëshorti shkon në sjellje ekstreme. Kjo është vërtetë për tu përshëndetur.

Në 36 rrethe të vendit, ku Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka grupet e punës, konstatohet se 85 % e familjeve në zonat rurale dhe mbi 70 % e familjeve në qytete jetojnë nën mentalitetin patriarkal te sundimit te mashkullit në familje gjë që e turpëron shoqërinë shqiptare. Fatkeqësisht sundimi ndaj gruas, motrës apo të dashurës është një realitet i prekshëm edhe tek familjet ne qytete, tek të rinjtë universitarë si edhe tek familjet me nivel te larte ekonomik, shoqeror e kulturor. Kjo ska të bëjë me kanunin që e konsideron femrën e të barabartë e me të njejtin dinjitet njerëzor si dhe mashkullin. Biles sjellja pa e tikë ndaj femrës konsiderohej jo vetëm një turp por edhe ndoshkohej nga Kanuni. Ā 

Sigurisht, krahas mentalitetit patriarka e të deformuar, kriza në familje dhe dhuna ndaj femres vjen edhe si shkak i varfërisë qe po kalon vendi, gjë e cila mbulohet me propagande e demagogji nga Qeveria Shqiptare. Nje rol negativ për vazhdimin e kësaj demagogjie luan qendrimi i papërgjegjshëm i perfaqësuesve te komunitetit ndërkombetar duke e mbuluar këtë realitet, edhe pse kjo krizë është kthyer në stres e depresion tek shumë familje shqiptare qe shpesh ka sjellë dhunë e tragjedi ne sytë e femijëve. Shqipëria nuk ka rritje ekonomike siç propagandon qeveria, apo raportet ndërkombëtare, por ka rënie dramatike të kësaj ekonomie. Vetvrasjet kanë kapur shifra tronditese, 30 % e të cilave janë femra, fenomen ky që nuk ka egzistuar edhe në kohët më të vështira për shqiptarët.

Pjesa shqetësuese e vetvrasjes janë edhe ato që vijnë si rezultat i borxheve të pashlyera që burrat i marrin për të luajtur në kazino. Megjithëse Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka protestuar dhe i ka kërkuar qeverisë dhe shtetit shqiptar ndalimin e aktivitetit të kazinove për pasojat tragjike që ato sjellin, qeveria i ka kthyer në mënyrë të vrullshme këto aktivitete në kryeqytet dhë në të gjithë territorin e vendit.

Një shembull i keq mbetet degjenerimi moral i qeveritarëve dhe anëtarëve të parlamentit që po reflektohet me prishjen e familjeve, ndarjen e bashkëshorteve e daljen jashtë kontrollit të fëmijëve të tyre. Shumica e familjeve ku bashkëshorti mban një post të lartë në qeveri apo administratën publike kanë krijuar pasuri të pamerituar dhe kanë kaluar në dëfrime të pakontrolluara. Paralel me divorcet tek këto familje janë shfaqur shpesh herë urrejtja e denigrimi i bashkëshortes apo i bashkëshortit para opinionit publik. Mendoj se duhet ta ngremë zërin që kjo situatë të lëvizë mbasi është shumë e rëndë për fëmijët tanë dhe brezat që do vijnë. Them se në raportin që po miratojmë ky shqetësim i ynëĀ  i përbashkkët duhet të ketë vendin e tij.
Ju faleminderit

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.