Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit

Untitled Document


KOMITETI I PAJTIMIT MBAREKOMBETAR
Adresa: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tirane Albania
Tel & Fax 00355 4 263 126. Tel 00355 4 259 124 / mobil 068 27 37 989
E-mail: gjin_marku@yahoo.com / gjin_marku@pajtimi.com Web: www.pajtimi.com

Fjala e Z. Gjin Marku
Kryetar i Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar
nė Kongresin e Tretė tė Misionarėve tė Pajtimit

Tiranė, mė 30 Mars 2009

I nderuar z. President!
Tė nderuar Pėrfaqėsues tė pushtetit dhe ambasadorė tė vendeve mike!
Tė nderuar misionarė tė Pajtimit kombėtar, miq e tė ftuar!

Kongresi i Tretė i misionarėve tė pajtimit kombėtar mblidhet nė njė moment historik pėr Shqipėrinė. Mė 4 prill Shqipėria ėshte anėtare e NATOS, aleancės mė tė fuqishme tė lirisė qė ka njohur historia e njerėzimit. Ky eveniment ėshtė nė radhė tė parė meritė e popullit shqiptar, e pėrpjekjeve tė pareshtura shekullore pėr liri e pavarėsi, ėshtė shprehje e shpirtit thellėsisht perėndimor tė popullit shqiptar, e orientimit tė tij tė palėkundur drejt vlerave tė civilizimit perėndimor, drejt vlerave tė lirisė, paqes e prosperitetit. Pėrfitoj nga ky moment tė pėrshėndes, nė emrin tuaj, qeveritė e vendeve tė BE-sė dhe SHBA-sė tė cilat i vlerėsuan kėto pėrpjekje tė popullit shqiptar, dhe morėn vendimin unanim pėr ta bėrė Shqipėrinė pjesė tė Shtėpisė sė Lirisė.

U bėnė dy dekada qė misionarėt e Pajtimit veprojnė nė tė gjithė hapėsirėn shqiptare, nė qytete e fshatra, pėr ti thėnė ndal fenomenit tė gjakmarrjes dhe krimit duke punuar pa u lodhur pėr tė predikuar paqen, toelerancėn, mirėkuptimin dhe pėr tė promovuar vlerat mė tė mira qė shqiptarėt i kanė ruajtur nė vite.

Nė Shqipėrinė mbaskomuniste fatkeqėsisht krimi ndaj jetės sė njerėzve, ndaj pasurisė, ndaj familjes dhe vlerave themelore tė njeriut ka marrė pėrmasa tė frikshme. Shteti nė periudhėn e mbasdiktaturės ėshtė gjetur krejtėsisht i papėrgatitur pėr tė reaguar ndaj krimit tė pasuruar me fenomene tė panjohura mė parė nga shqiptarėt. Shqipėria si njė vend nė zhvillim ėshtė ballafaquar me forma tė reja tė krimit, si droga, prostitucioni, trafiku i qenieve njerėzore dhe krimi ekonomik.

Misionarėt e Pajtimit Kombėtar, qė nė pjesėn mė tė madhe tė tyre vijnė nga familje tė shquara fisnike, janė ballafaquar me kėtė fenomen duke parė se shteti nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve ėshtė i pafuqishėm pėr tė pėrballuar kėtė gjendje. Ata janė angazhuar me ndėrgjegje e vullnetarisht duke punuar nė kushte shumė tė vėshtira pėr tė minimizuar krimin ndaj jetės sė njeriut dhe pronės sė tij. Ne nuk mund ta fajėsojmė popullin pėr gjakmarrjen as ta konsiderojmė kėt fenomen si njė ēėshtje e barbarizmit shqiptar siē duan ta paraqesin disa. Nuk ėshtė as niveli i ulėt arsimor, prapambetja ekonomike e jeta e izoluar nė zonat e thella ajo qė e bėn jetėgjatė Kanunin dhe gjakmarrjen pėr shqiptarėt. Mungesa e shtetit efektiv ligjor e imponon veprimtarinė e tij edhe nė ditėt e sotme si nė fshat edhe nė qytet. Shqiptarėt janė qeverisur nė shekuj nga e drejta e tyre zakonore, e cila identifikohet sipas emrit tė princit tė famshėm tė Mesjetės Lekė Dukagjinit. Kjo Kushtetutė e pashkruar, e mbledhur dhe kodifikuar nga Shtjefėn Gjeēovi, ka luajtur njė rol parėsor e tė pazėvendėsueshėm nė jetėn e popullit shqiptar pėrballė pushtuesve tė huaj, nė mbrojtjen e nderit, dinjitetit e familjes shqiptare.

Kanuni u mallkua dhe u anatemua nga Diktatura komuniste duke u sulmuar nė vlerat mė tė mira tė tij, pėr arsyen e vetme sepse ishte i papajtueshėm me ideologjinė komuniste qė e zhvesh njeriun nga besimi tek Zoti, nga prona dhe dinjiteti. Latinėt e lashtė kanė njė shprehje : “ Ku ėshtė shpirti i Zotit, aty ėshtė Liria“. Urdhėri i parė qė jep Perėndia ėshtė “Mos vra!“. Pikėrisht ndaj kėtij fenomeni kriminal ėshtė e pėrqėndruar puna e misionarėve tė Pajtimit. Nėse nė europėn e sotme moderne ėshtė hequr dėnimi me vdekje kjo ka ardhur pikėrisht nga respektimi i parimit tė shenjtė: “Jetėn ta jep vetėm Zoti dhe vetėm ai mund tė ta marrė“.

Vetėgjyqėsia vjen pėr faktin se shqiptarėt nuk kanė besim te shteti. Fakti qė shqiptarėt i drejtohen Kanunit tė tyre dhe vetėgjyqėsisė nuk do tė thotė se ata janė barbarė dhe tė pacivilizuar. Ata iu kthyen Kodit tė tyre tė lashtė pėr faktin se ligji dhe shteti nuk kanė qenė asnjėherė nė gjendje tė garantojė jetėn dhe pronėn e njeriut, kėto dy vlera tė pacėnueshme pėr ēdo popull tė civilizuar. Ėshtė paradoksale qė edhe sot pas njėzet vitesh shqiptarėt nuk marrin dot pronėn e tyre, sepse ligji 7501 mbi tokėn, i miratuar nga dy forcat kryesore politike, e ka tjerėsuar atė, me qėllimin e pėrfitimit tė saj nga pushtetarėt dhe ligjvėnėsit.
Nė tė Drejtėn Zakonore Shqiptare thuhet: Eshtrat e varrit dhe guri i kufinit janė tė barabartė para Kanunit. Shqiptarėt jo vetėm se nuk dinė kufijtė e pronave tė tyre, por shohin t‘iu grabiten qindra hektarė nga pushtetarėt e tė huajt.
Misionarėt e Pajtimt Kombėtar nė tė gjithė punėn e tyre u kanė bėrė thirrje personave nė hasmėri qė tė respektojnė shtetin ligjor dhe tė kenė besim te drejtėsia shqiptare. Nėse sot qindra familje nė konflikt nuk i drejtohen shtetit, por gjykimit tė Kanunit, kjo ndodh sepse ata nuk kanė gjetur drejtėsi. Katastrofa e vitit 1997, ku shteti u shemb dhe qindra mijėra armė ranė nė dorėn e popullit e tė bandave krimianle, shkaktuan nė Shqipėri mijėra viktima tė pafajshme. Me gjithė kėrkesat tona tė pėsėritura, drejtuar qeverisė shqiptare dhe institucioneve ndėrkombėtare, pėr hetimin dhe vėnien para drejtėsisė tė pėrgjegjėsve tė kėsaj masakre, akoma askush nuk ėshtė vėnė pėrpara drejtėsisė. Sot nė fillimin e mijėvjeēarit tė ri, ka qindra familje tė ngujuara nga gjakmarrja, nė qytet e nė fshat.

Misionarėt e Pajtimit Kombėtar kanė arritur tė shpėtojnė nga hakmarrja e sigurtė mijėra persona ndėrsa qindra familje tė ikura nga gjakmarrja nė vendet e BE-sė kemi mundur t‘u sigurojnė strehim politik dhe tė bėjnė bashkim familjar.

Ne kemi patur nė kėto vite vetėm mbėshtetjen dhe mirėnjohjen e njerėzve tė thjeshtė dhe ndihmėn e punonjėsve tė policisė. Ne jeni tė bindur se njė shtet i cili nuk mbron dot jetėn e policėve tė cilėt punojnė me pėrkushtim pėr ruajtjen e rendit nuk mund tė mbrojnė dot jetėn e qytetarit tė thjeshtė. Ne jemi pėr shtetin ligjor tė sė drejtės, por konstatojmė me keqardhje se Kanuni po fiton gjithmonė e mė shumė terren.

Pa shtetin e sė drejtės dhe pa njė drejtėsi tė pavarur e tė aftė nė luftėn kundėr krimit Shqipėria nuk mund tė bėhet kurrė njė shtet europian e ajo do tė ketė gjithmonė tė rrezikuara lirinė, jetėn dhe sigurinė e saj.

Megjithė vėshtėrsitė e jashtzakonshme nė tė cilat ne punojmė, megjithėse nuk jemi tė mbėshtetur nga shteti as nga donatorėt, ne nuk do tė ndalemi nė punėn tonė, sepse jemi tė bindur se jo krimi e korrupsioni, por demokracia dhe shteti i sė drejtės do ta thonė fjalėn e fundit.

Unė kam besim se shoqėria civile shqiptare, mediat dhe vendet tona mike do tė na ndihmojnė nė misionin tonė fisnik dhe nė qėllimet tona pėr tė afruar Shqipėrinė sa mė shpejt drejt Bashkimit Europian dhe pėr ta futuar atė nė gjirin e popujve tė civilizuar. Ky ėshtė edhe qėllimi i kėtij kongresi i cili kėrkon tė shtrojė para shtetit e shoqėrisė shqiptare njė plan strategjik pėr eleminimin e hasmėrive dhe shuarjen e fenomenit gjakmarrje. Gjakmarrja ėshtė njė fenomen i vjetėr sa vetė shoqėria njerėzore. Ajo ėshtė trashėguar nė shekuj dhe ka ardhur derin nė ditėt tona edhe tek popuj tė tjerė, prandaj don bashkėrendimin dhe hapa tė matur nga ēdo shoqėri qė e mbart atė.

Nė kohėn e mbretėrisė zogiste, kur u krijua legjislacioni modern dhe Kushtetuta e vitit 1928, shumė norma tė Kanunit u pėrfshinė nė kėtė ligj themelor tė shtetit. Nėse sot shohim tė ndodhin krime makabre ndaj jetės sė njeriut, nuk mund tė themi se ėshtė Kanuni qė vret. Sepse kėto krime, duke qenė kundėr tė gjitha rregullave dhe noramve kanunore, nuk kanė tė bėjnė aspak me tė drejtėn tonė zakonore.

Nė dhjetėra raste, personi qė ka dashur tė marrė gjak, ka vrarė pa asnjė faj persona tė tjerė tė pafajshėm, ka dhunuar kufomėn, e ka larguar nga vendi i krimit, veprime kėto tė dėnuara me rreptėsi nga Kanuni. E keqja nuk ėshtė tek Kanuni, sepse edhe vetė qeveritarėt dhe oragnet e drejtėsisė shumė pak njohuri kanė pėr kėtė Kushtetutė tė pashkruar, por qėndron tek dorėzimi pa kushte i shtetit dhe i strukturave tė tij pėrballė krimt, te kushtet e mjerueshme ekonomike, nė tė cilat jetojnė shqiptarėt, tek tjetėrsimi dhe grabitja e pronės sė tyre, tek mungesa totale njė shprese pėr tė nesėrmen.

Ka njėzet vjet qė ne punojmė pa u ndalur kundėr gjakmarrjes dhe nė mbrojtje tė viktimave tė pafajshme. Misonarėt e Pajtimit Kombėtar kanė arritur rezultate tė jashtzakonshme nė punė e tyre, duke bėrė atė qė nuk ka qenė nė gjendje ta bėjė shteti. Ne kemi mbrojtur mijėra familje nga gjakmarrja, por beteja kundėr krimit ėshtė njė betejė e pėrjetshme. Krahas kėsaj pune fisnike, kemi denoncuar pareshtur krimin e lidhur me shtetin gjatė kėtyre viteve duke qenė tė bindur se ai ėshtė pėrgjegjėsi kryesor i kėsaj gjendje tek shqiptarėt. Nė kėtė strategji kemi kushtuar vėmendje tė veēantė: Parandalimit tė krimit dhe sensibilizimit tė opinionit publik, oragnizmave shqiptare dhe ndėrkombėtare

Qė nė fillim tė punės sonė i kemi vėnė njė rėndėsi parėsore parandalimit tė gjakmarrjes, evdentimit tė faktorėve qė e nxisin e nxisin gjakmarrjen dhe veēanėrsht sensibilizimit tė opinionit publik dhe organizmave ndėrkombėtare pėr shkaktarėt e kėsaj gjendje. Shqipėria, megjithėse ka resurse tė jashtėzakoshme pėr zhvillimin e saj, ėshtė vendi mė i varfėr i Europės. Varfėria aleati mė i madh i krimit. Nė periudhėn e tranzicionit u grabit nė njė kohė rekord dhe u tjetėrsua gjithė pasuria kombėtare. Kjo bėri qė nė zonat urbane tė ngeleshin me mijėra tė papunė. Lėvizja e pakontrolluar demografike drejt qyteteve tė mėdha, e shtoi nė mėnyrė tė jashhtėzakonshme papunėsinė dhe krimin. Nė tė gjitha vendet ish komuniste punėtorėt janė bėrė aksionerė tė ndėrmarrjeve tė privatizuara, kurse nė Shqipėri ata qė punuan njė jetė tė tėrė nėpėr fabrika e uzina, tani mbetėn tė papunė. Kjo situatė ka bėrė qė nga Shqipėria tė largohen mė se njė milionė shqiptarė drejt vendeve perėndiomore. Nga statistikat tona del, se krimi ėshtė mė i madh dhe mė i dhunshėm pikėrisht nė vendet mė tė varfėra. Kjo ka stimuluar edhe krimin nė familje dhe numrin shumė tė madh tė divorceve, duke lėnė nė rrugė qindra fėmijė pa pėrkrahje dhe pa shkollė.

Sot mund tė themi pa frikė se krimi e ka sfiduar shtetin e sė drejtės. Shqipėria ka njė Kushtetutė dhe njė legjislacion modern, por kėto nuk kanė asnjė vlerė nė kushtet kur strukturat e shtetit tė ngarkuara me zbatimin e ligjit nuk funksionojnė. Pėr pjesėn mė tė madhe tė konflikteve, qytetarėt nuk i drejtohen shtetit tė tyre, por Kanunit dhe vetėgjyqėsisė. Ata shohin ēdo ditė se iu dhunohet prona, iu rrezikohet jeta dhe shteti ėshtė i paaftė pėr tė reaguar. Nėse dikush nga qeveritarėt e lartė, me njė urdhėr arbitrar tė merr pronėn, do tė duhen vite tė tėra pėr tė kėrkuar tė drejtėn tėnde, nė tė gjitha shkallėt e gjyqėsorit dhe nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, nuk mund ta fitosh pronėn e ligjshme. Nėse dikush tė vret njė pjesėtar tė familjes, nuk ke besim tė denoncosh nė polici, sepse jo vetėm tė rrezikohet jeta, por je i bindur se ai do tė marrė njė dėnim minimal.



Besimi i qytetarėve tek politika dhe shteti ligjor ėshtė nė kuota aq tė ulėta, sa pjesa mė e madhe e shqiptarėve i ka bojkotuar votimet, duke qenė tė bindur se pozita dhe opozita kanė dy dekada qė bėjnė njė lojė mashtruese nė kurriz tė tyre. Populli ėshtė i bindur se vetėm largimi I mafies nga politika mund tė bėjė tė mundur qė ata tė kenė besim tek e ardhmja dhe shteti i tyre. Dhe vetem rikthimi i besimit tek shteti do mund te eleminoje gjakmarrjen dhe Kanunin.

Plani strategjik qė po ju parashtrojmė i ka pasqyruar shumicėn e kėtyre problemeve dhe orienton shoqėrinė nga rrugėdalja. Plani ėshtė hartuar nga pėrfaqėsuesit e Bordit tė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar. Kėta kanė pasur pėrvojėn e duhur nė trajimin e kėtij plani, njohin situatėn konfliktuale tė viteve tė tranzicionit dhe gjendjen faktike nė terren. Ky plan paraqet objektivat, synimet, afatet dhe metodolgjinė e realizimit. Ėshtė Kongresi I Misionarėve tė Pajtimit, i cili pasi e shqyrton nė Komisionet e posaēme, vendos pėrfundimisht pėr miratimin e tij. Ky plan strategjik pėrfshin bashkėpunimin e ngushtė me organet shtetėrore dhe me kėshillin Kordionativ kundėr gjakmarrjes, qė kryesohet nga Presidenti I republikės.

Plani Strategjik pėmban bashkėpunimin efikas mes faktorėve shtetėrorė dhe atyre tė shoqėrisė civile sėpari pėr reformimin e mentalitetit mbi kanunin dhe pastaj tė ligjeve qė shkaktojnė hasmėri duke i korrigjuar ligjet dhe vendimet e padrejta tė qeverisė. Zhvillimi ekonomik, social e kulturor i zonave tė varfėra, do tė jetė njė faktor vendimtar qė do tė ēojė nė minizimin dhe zhdukejn e fenomenit tė gjakmarrjes. Ne kemi studiuar dhe vazhdojmė tė studiojmė nė terren nivelin e ndikimit tė Kanunit tek njerėzit, pėrmes literaturės sė studiuesve vendas dhe tė huaj, pėrmes anketimeve tė ndryshme dhe tė dhenave nga organet e rendit publik, tė pushtetit lokal, drejtorive arsimore dhe medias. Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtarė, nė vitet 97-99, hartoi njė plan strategjik kundėr gjakmarrjes dhe ia dėrgoi atė presidentit, kryeministrit dhe institucioneve ndėtrkombėtare, por nuk gjetėm mbėshtetje. Konfliktet pėr tokėn kanė pėrfshirė 300 mijė shqiptarė. Ne kemi bėrė thirrje pėr rishikimin e ligjit pėr tokėn, por edhe pėr kėtė nuk kemi gjetur mbėshtetje. Komuniteti ndėrkombėtar ka dhėnė fonde tė posaēme pėr eliminimin e gjakamarrjes, por ata janė shpėrndarė pa kriter tek shoqata e njerėz, qė nuk veprojnė mbi baza vullnetare dhe nuk kanė shkuar tek njerėzit nė nevojė. Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar i ka kėrkuar Qeverisė Shqiptare dhe Presidentit tė Republikės tė marrė informacionin e nevojshėm se ku kanė pėrfunduar donacionet pėr eleminimin e vrasjeve pėr hakmarrje e gjakmarrje nė Shqipėri.

Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar duke u bazuar nė pėrvojėn e kėtyre viteve ka hartuar kėtė plan strategjik pėr bashkėrendimin e tė gjithė faktorėve nė luftėn kundėr gjakmarrjes. Kėtė plan, tė cilin e shtrojmė pėr diskutim e miratim do ua prezantojmė tė gjitha institucioneve tė shtetit shqiptar dhe organizmave ndėrkombėtar pėr ta parė. Ai sjell pėrvojėn e misonarėve tė Kurbinit, Pukės e Mirditės ku ka pasur rezultate shumė pozitive nė eleminimin e vrasjeve pėr gjakmarrje e nxjerrjen e familjeve nga ngujimi. Duke falenderuar Kryetarin e Shtetit qė ka ardhur pėr tė mbėshtetur pėrpjekjet tona, mė lejoni ta garantoj nė emrin tuaj, se ai dhe shteti shqiptar do gjejė kurdoherė tek ne pėrpjekje tė parreshtura nė mbėshtetje tė shtetit tė sė drejtės, nė mbrojtje tė drejtave njerėzore, tė jetės sė qytetarėve , demokracisė dhe paqes. E ftoj atė tė marrė fjalėn duke i uruar punė tė mbarė nė detyrėn e shenjtė qė mban mbi supe.
Ju faleminderit.

 

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.