Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit

Untitled Document


KOMITETI I PAJTIMIT MBAREKOMBETAR
Adresa: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tirane Albania
Tel & Fax 00355 4 263 126. Tel 00355 4 259 124 / mobil 068 27 37 989
E-mail: gjin_marku@yahoo.com / gjin_marku@pajtimi.com Web: www.pajtimi.com

RESOLUTĖ
E Konferencės sė jashtėzakonshme kombėtare e misionarėve dhe shoqatave tė pajtimit

Tiranė mė 8 tetor 2010



PĖR TRADITĖN NĖ MBĖSHTETJE TĖ SHTETIT TĖ SĖ DREJTĖS

Konferenca e jashtėzakoshme kombėtare e misionarėve dhe shoqatave tė pajtimit Pėr Traditėn nė Mbėshtetje tė Shtetit tė sė Drejtės u zhvillua nė Tiranė, mė 8 tetor 2010, e organizuar nga Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar nė bashkėpunim me Akademinė e Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė. Konferenca u zhvillua nė prag tė 10 tetorit – Dita Europiane Kundėr Dėnimit me Vdekje. Nė konferencė merrnin pjesė pėrfaqėsuesve tė misionareve dhe shoqatave vullnetare tė pajtimit nga tė gjitha rrethet e vendit, pėrfaqėsues tė akademisė sė shkencave, tė qeverisė shqiptare, tė mediave, tė organizmave ndėrkombėtare dhe trupit dipllomatik tė akredituar nė Tiranė.

Konferenca promovoi:

1- Mesazhin e Ditės Europiane kundėr dėnimit me vdekje si njė mesazh i rėndėsishėm pėr shoqėrinė shqiptare.

Konfernca Vlerėsoi

1- Traditėn pozitive shqiptare si njė vlerė pėr mbėshtetjen e shtetit tė sė drejtės, pėr respektimin e ligjit dhe tė rregullit nė komunitet, pėr integrimin nė Bashkimin Europian me cilėsitė shtetformuese dhe virtytet e larta tė shqiptarėve si besa, bujaria, mikpritja, humanizmi, vullnetarizmi, komunitarizmi, toleranca fetare e marrėdhėniet e mira ndėretnike.

2- Bashkėpunimin e Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar me Akademinė e Shkencave dhe nevojėn e orientimit tė kėtij bashkėpunimi nė studime mbi besueshmerinė e institucioneve tė shtetit nė kėndvėshtrimin e opinionit publik, rrugėt dhe mėnyrat mė efikase pėr rritjen e besimit ndaj shtetit tė sė drejtės.

3- Kontributin e raportuesit tė OKB-sė, Prof Philip Alston, pėr prezantimin e fenomenit tė gjakmarrjes nė kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė dhe nė Asamblenė e Pėrgjithėshme tė Kombeve tė Bashkuara.

4- Inkurajimin e OSBE-sė, Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės si dhe Komisionit Europian ndaj pėrpjekjeve tė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar pėr promovimin e kulturės sė ligjit, parandalimin e vrasjeve pėr hakmarrje e gjakmarrje dhe pajtimin e familjeve nė hasmėri.

5- Kontributin e qeverive tė vendeve tė BE-sė, tė Mbretėrisė sė Bashkuar, tė Kanadasė dhe tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr mbrojtjen dhe asistimin ndaj familjeve dhe individėve qė emigrojnė pėr shkak tė hasmėrive e gjakmarrjes.

6- Bashkėpunimin e zyrave tė emigracionit tė vendeve perėndimore me Komitetin e Pajtimit Mbarėkombėtar pėr njohjen e situatės dhe rastet specifike tė gjakmarrjes nė Shqipėri.

7- Punėn e mirė dhe pėrvojėn e krijuar nga misionarėt e pajtimit nė ekspeditat vullnetare si dhe angazhimin pėr ekspeditėn e re njėvjeēare nė prag tė krishtlindjeve 2010 deri mė 30 dhjetor 2011.

Konferenca konfirmoi me shqetėsim se:

• Qeveria shqiptare dhe Kuvendi i Shqipėrisė nuk kanė kontribuar pėr parandalimin e vrasjeve pėr hakmarrje, gjakmarrje e ēėshtje nderi si dhe mbrojtjen e familjeve tė pėrfshira nė gjakmarrje, nuk janė pėrballur me fenomenin dhe as kanė bashkėpunuar me faktorėt kryesor tė shoqėrisė civile pėr pėrhapjen e kulturės sė ligjit dhe forcimin e shtetit tė sė Drejtės.

• Kėshilli koordinativ nė luftėn kundėr gjakmarrjes nuk ėshtė mbėshtetur me akte nėnligjore nga qeveria shqiptare dhe nuk ka funksionuar. Projektet e qeverisė, si ai i Ministrisė sė Arsimit nėn titullin “shansi i dytė”, i qendrės kombėtare pėr fėmijėt e ngujuar nė Poliēan, i strukturės sė posaēme tė policisė nė shkodėr, etj, kanė dėshtuar sepse janė krijuar pa njohur realitetin dhe nė mėnyrė korruptive pėr pėrfitime nga fondet e donatorėve. Nė projektin e Poliēanit, nga 5 milion euro tė akorduara pėr ngritjen e qendrės pėr fėmijėt e ngujuar, u shpenzuan vetėm 30 000 euro pėr qendrėn, ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė pėrvehtėsuar nga pushtetarėt qė e ideuan dhe miratuan projektin.

• Nė fund tė vitit 2009 dhe gjatė vitit 2010, vrasjet pėr hakmarrje, gjakmarrje e ēėshtje nderi, ashtu si edhe vetvrasjet, dhuna nė familje e trafikimi i qenjeve njerėzore janė shtuar. Vrasjet pėr hakmarrje e gjakmarrje kanė degjeneruar shpesh herė edhe nė akte terroriste jo vetėm ndaj individėve nė shėnjestėr por edhe ndaj tė afėrmėve tė tyre, grave e fėmijėve. Gjakmarrja ėshtė shtrirė nė tė gjithe territorin e shqipėrisė. Nė jug ajo aplikohet mė me ashpėrsi nė formėn e hakmarrjes. Kjo gjendje mbulohet me demogogji nga qeveria. Shoqėria shqiptare e raskapitur nga krimi e varfėria e ka humbur shpresėn pėr rrugėdalje nga kjo situatė.

• Emertimi i vrasjeve per hakmarrje, gjakmarrje dhe pėr ēeshtje nderi si thjesht vrasje per 'motive te dobėta nuk ka ndihmuar nė parandalimin e tyre por ka favorizuar kriminelėt para drejtėsisė pėr t’iu shmangur dėnimeve tė rėnda qė parashikon vrasja pėr hakmarrje e gjakmarrje si dhe ka mbuluar nė mėnyre sipėrfaqėsore ekzistencen e mentalitetit kanunor qė ėshtė nė themel tė tyre. Kjo fshehje e motiveve nuk ndihmon nė zgjidhjen e problemit, pėrkundrazi pengon zhvillimin e strategjive dhe angazhimin e faktorėve nė ekzaminimin e saktė dhe nė zgjidhjen efikase tė problemit.

• Krimi i vrasjeve pėr hakmarrje po pėrhapet edhe tek tė rinjtė. Nga gjendja reale dhe konstatimet e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė rezulton se vrasjet e plagosjet me thikė mes tė rinjve dhe adoleshentėve shqiptarė janė nė nivelin mė tė lartė nė Europė dhe nė shkallė botėrore. Dhuna nėpėr shkolla ėshtė pėrhapur jo vetėm midis adoleshentėve por dhe ndaj mėsuesve. Stafet pedagogjike janė tė paafta pėrballė situatave tė tilla konfliktuale dhe gjenden nėn stres. Presioni dhe kėrcėnimet e adoleshentėve kanė sjellė gjendje frike e ankthi jo vetėm tek mėsuesit por dhe prindėrit e fėmijėve.

• Konfliktet e tokave dhe tė pronave vijnė gjithnjė nė rritje pėr shkak tė ndryshimeve tė herė pas herėshme tė ligjeve dhe vendimeve tė qeverisė pėr interesa elektorale, gjė qė ka thelluar konfliktualitetin nė shoqėri. Mbi 50 % e familjeve nė fshat janė nė hasmėri pėr tokėn dhe kanė ndėrprerė nė mėnyrė ekstreme marrėdhėniet njerėzore mes tyre, familjet nuk flasin me njera tjetrėn e nuk shkojnė sipas zakonit as nė ceremonitė mortore, dasma, vizita, nė festat fetare etj, veprime kėto qė paralajmėrojnė derdhjen e gjakut nė ēdo ēast qė palėt mund tė ballafaqohen.

• Pėr shkak tė varfėrisė ekstreme, prostitucioni dhe trafikimi i femrave ėshtė nė rritje dhe ka sjellė hasmėri nė mbi 5000 familje shqiptare. Ky aktivitet kriminal me pasoja tragjike po shtrihet edhe nė veri tė vendit ku mentaliteti patriarkal sjell pasoja tragjike mbi femrėn pėr kėtė veprim. Shumica e vajzave trafikohen mbas njė akti martesor duke krijuar hasmėri mes familjes sė vajzės dhe tė dhėndėrrit tutor. Pėr shkak tė nderit kjo hasmėri mbahet e fshehtė sepse ka pasoja tragjike. Gjakmarrja nė tė tilla raste ėshtė realizuar edhe me hedhjen nė erė tė banesės sė familjes sė tutorit sėbashku me pjestarėt e familjes sė tij. Misionarėt e pajtimit kanė bėrė pajtimin e rreth 700 familjeve nė hasmėri pėr shkaqe trafikimit duke kthyer vajzėn dhe tė fejuarin (tutorin) nė jetėn normale familjare, pa e bėrė publike siē e do nderi i familjes sė vajzės. I fejuari (tutor) ėshtė i detyruar tė kthehet e tė vazhdoje jetėn normale me vajzėn duke e pranuar si grua ndryshe ai dhe familja e tij mbetet nė gjak me fisin e vajzės sepse e ka fejuar atė nė sy tė prindėrve dhe para opinionit publik dhe trafikimi i saj pėrbėn veprėn mė tė rėndė ndaj nderit tė vajzės dhe familjes sė saj. Pajtimi behet konspirativ dhe nuk publikohet qė familjet dhe ēifti i tė mos ndjehen tė perfolur ne opinion.

• Megjithėse donatorėt kanė krijuar qendrat mbrojtjes tė viktimave tė trafikimit ato nuk frekuentohen nga femrat e trafikuara, sepse rreziku i hakmarrjes mbi to do jetė mė i lartė. Nga takimet me Ministrinė e Punės dhe Pėrkrahjes Sociale ka rezultuar se pėr ēdo qendėr planifikohet buxheti vjetor pėr 100 viktima por nė to ndodhen vetėm njė ose dy femra, viktima tė prostitucionit, tė cilat janė tė abandonuara nga tutorėt pėr shkak tė paraqitjes fizike, ndėrsa pjesa tjetėr e buxhetit pėr 90-98 viktima pėrvehtėsohet.

• Varfėria dhe humbja e shpresės pėr tė ardhnen ka sjellė tek shumė shqiptarė fenomenin e e vetvrasjeve i cili nuk ka egzistuar mė parė si fenomen sepse tradita e dėnonte kėtė akt me mosrespektim tė kufomės. Numri i vetvrasjeve ėshtė nė nivele alarmante, i pa kontrolluar dhe fsheh edhe njė numėr tė madh krimesh tė pazbuluara, njė pjesė e tė cilėve brenda familjes. Megjithėse banorėt e fshatrave dinė mjaft fakte tė tilla nuk denoncojnė sepse janė tė frikėsuar nga krimi, ndjehen tė pambrojtur dhe tepėr tė kėrcėnuar nėse e denoncojnė atė sepse ēdo informacion qė shkon nė polici dekonspirohet.

• Si nė metropole edhe nė zonat rurale anėtarėt e komunitetit janė tė informuar pėr krimet, por nuk denoncojnė sepse pėrballen me hakmarrjen. Pjesa mė tragjike e kėsaj veprimtarie kriminale ėshtė rrembimi i personit pėr ta detyruar tė japė para ose kthyer borxhet e pa shlyera, veēanėrisht i fėmijėve pėr ti shfrytezuar seksualisht apo per trafikim organesh. Nje pjese e ketyre viktimave dhunohen dhe vriten. Pėr rastet e personave tė rrėmbyer e tė zhdukur gjatė vitit 2010, vetėm njė rast i imponuar nga mediat, ai i 7 vjeēares Bleona Mataj nga rrethi i Kukėsit, ka pasur impenjimin e policisė dhe bashkėpunimin e komunitetit, por akoma nuk ėshtė gjetur. Policia nė shumicėn e rasteve u shmanget denoncimeve nga rreziku qė i kanoset asaj dhe palės denoncuese.

• Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar e ka mbėshtetur dhe mbrojtur vazhdimishtn policinė e shtetit ashtu si dhe oficerėt e policisė nė terren e kanė mbėshtetur procesin e pajtimit mbasi e njohin realitetin por policia ėshtė e pa mbėshtetur me mjetet e nevojshme logjistike si dhe nga drejtėsia. Vetė policia ka qenė viktimė e vrasjeve pėr hakmarrje e gjakmarrje ashtu si dhe punonjėsit e administratės sė shtetit. Policėt dhe punonjėsit e shtetit janė detyruar tė qėndrojnė prej vitesh tė ngujuar ose tė largohen nga Shqipėria bashkė me tė afėrmit e rrezikuar sepse nuk kanė mundur tė gjejnė mbrojtjen e shtetit.

• Qeveria nuk ka njė strategji kombėtare kundėr gjakmarrjes edhe pse ajo ėshtė hartuar nga Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar dhe ėshtė bėrė prezente tek tė gjitha nivelet e qeverisė dhe shtetit shqiptar. Konferenca shprehu shqetėsimin se edhe pse me angazhimin e vetė Minsitrit tė Brendshėm ishte pėrgatitur nėnshkrimi nė kėtė konferencė i njė Memorandumi Bashkėpunimi midis Ministrisė sė Brendėshme dhe Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar ai nuk u realizua. Zv. Ministri i Brendshėm Z. Avenir Peka u deklaroi pjesmarrėsve tė konferencės se ky memorandum do nėnshkruhet por konferenca mbetet skeptike deri nė ēastin e realizimit tė kėtij nėnshkrimi dhe nxjerrjes sė urdhėrit pėrkatės ekzekutiv per policine dhe administraten publike ne permbushje te pikave te memorandumit.. Konferenca kėrkoi qė memorandumi qė ndodhet nė zyrėn e ministrit dhe pret nėnshkrimin e tij, t’iu bėhet i njohur organizmave ndėrkombėtare e trupit dipllomatik. Organizatorėt e Konferencės u informuan se, teksa vazhdonte punimet konferenca, vritet pėr gjakmarrje njė pastor nė qytetin e Shkodrės i cili kishte dalė nga ngujimi pėr tė shpėrndarė fjalėn e perėndisė, gjė qė solli jo vetėm indinjatėn e pjesmarrėsve por edhe shqetėsimin se pse kjo gjė ndodhi pikėrisht atė ditė.

Konferenca sugjeroi aplikimin e traditės nė mbėshtetje tė shtetit tė sė drejtės:

a- Konferenca theksoi se vazhdimi i influencės sė kanunit tek Shqiptarėt lidhet me cilėsinė e tyre morale dhe kodin e nderit. Shqiptarėt e kanė kultivuar kėtė kod nderi, edhe nė ditėt mė tė errėta tė historisė veēanėrisht me tė huajt, me ata qė janė gjendur nė trojet shqiptare, rastėsisht, pėr nevojė apo me detyra tė ndryshme shoqėrore, politike, fetare, dipllomatike apo tregtare. Janė pikėrisht ata, tė huajt, qė tė parat fjalė qė kanė thėnė e shkruar si veēori te shqiptarėve janė nderi, besa, mikpritja e bujaria. Me kėto kode janė tė lidhura edhe normat e tjera morale nė jetėn e pėrditėshme tė shqiptarėve. Besa si kod nderi e virtyti ka luajtur rol jo vetėm pėr ruajtjen e respektimin e normave te sjelljes sė individit por edhe mbrojtjen e jetės shoqėrore e politike tė vendit duke imponuar bashkjetesėn politike, harmoninė fetare, marrėdhėniet ndėretnike brenda kombit. Kanuni i cili ka rrėnjėt mė tė thella se e drejta romake kėrkon qė mbi shoqėrinė tė sundojė vetėm shteti i sė drejtės. Kanuni shqiptar ka qenė kundėr skllavėrisė dhe nuk pranoi shfrytėzimin e njeriut nga njeriu, nuk mbėshteti kryqėzatat, pushtimet, inkuizicionin, pėrbuzjen ndaj racės e gjendjes sociale tė individit, idetė totalitariste, fashiste, naziste e komuniste. Shumė shekuj para qytetėrimit tė sotėm europian Kanuni Shqiptar ndau fenė nga shteti, pranoi divorcin dhe abortin, ndaloi ēdo persekutim pėr arsye sexi e race. Kanuni pėrcaktoi si tė shenjta vlerat e transmetuara brez mbas brezi si prona, familja, miku, besa, bujaria, respekti pėr tė huajin, paprekshmėrinė e tė drejtave tė tjetrit, mbrojtjen e ēdo feje, etnie e race brenda territorit kombetar e jasht tij. Janė tė pashtershme vlerat e transmetuara nga kanuni nė mbėshtetje tė shtetit tė sė drejtės qė u bėjnė sfidė fenomeneve negative tė kohės si krimi ndaj jetės sė personit e dhuna nė familje, trafikimi, prostitucioni, kontrabanda, korrupsioni, vjedhja e pasurisė publike, dhuna ndaj femrave e fėmijėve, nėpėrkėmbja e tė pambrojturve. E drejta kanunore nuk lejon rrėmbimin e pronės e pasurisė sė tjetrit, nuk lejon kurrė pabarazi e shfrytėzim tė tė varfėrit, nuk lejon prostitucion e prishje tė familjes, nuk lejon korrupsion, mafie e padrejtėsi. Kanuni kėrkon barazi para ligjit dhe zbatimin me pėrpikmėri tė ligjeve tė ēdo kohe si domosdoshmėri e jetės, nėnshtrimin ndaj rregullit nė komunitet qė nga prijėsi deri tek mė i thjeshti, dhėnien e drejtėsisė dhe ndėshkimin e rreptė ndaj krimit. Mbi tė gjitha mesazhet e kanunit qortojnė rreptė hilen ndaj popullit dhe nuk mund tė pranojnė mafien nė drejtimin e punėve tė shtetit. Ndaj populli shqiptar e ka kanunin mė tė shenjtė se Biblėn e Kuranin.

b- Politikanėt shqiptarė tė cilėt kanė marrė pushtetin dhe pėrgjegjėsinė pėr vendin nuk kanė mundur tė dallojnė thelbin e kėtyre kodeve e cilėsive tė popullit tė cilit i pėrkasin, qė europianėt i pranojnė si kode e cilėsi tė veēanta tė shqiptarėve. Kjo vjen si rezultat i shkėputjes se lidershipit politik nga interesat e shoqėrisė ku ata jetojnė. Lidhjet e tyre tė forta me pėrfitimet e pushtetit kanė rrėzuar kodin e tyre moral dhe rrėnuar jetėn e qytetarėve, po e ēojnė shqoqėrinė shqiptare drejt degjenerimit pėrfshirė edhe kanunin i cili nė 20 vitet e tranzicionit post komunist aplikohet nė mėnyrė tė deformuar duke sjellė pasoja tragjike.

c- Qėllimi i Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar ėshtė kultivimi i vlerave njerėzore dhe ruajatja e zakoneve tė mira, qė qytetarėt dhe familjet e tyre tė jetojnė tė lumtur nė bashkėsinė e tyre, nė vėllazėrinė e tyre duke pasur shtetin e tyre tė sė drejtės, familjet e tyre dhe ekonominė e tyre pa u cėnuar a pasur frikė nga cėnimi i ndokujt. Komiteti synon rrėnjosjen e kulturės sė pajtimit pėrballė hakmarrjes e urrejtjes, nxitjen e dialogut ndėrmjet kundėshtarėve nė shenjė respekti e tolerance reciproke, nė kėrkim tė sė vėrtetės e tė drejtėsisė si elemente tė domosdoshme pėr pajtimin e vėrtetė. Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar kėrkon qė ēdo shqiptar e ēdo njeri tė pėrpiqet e tė mbaj pėrgjegjėsi pėr njė botė mė tė mirė. Revista Ligji dhe Jeta e botuar nga Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar pėr tė pėrhapur kulturėn e ligjit nė tė gjitha nivelet e shoqėrisė ka gjetur vlerėsimin e lexuesit dhe inteligjencies. Grupet treshe tė punės sė kėtij komiteti, tė pėrbėra nė ēdo fshat nga misionari, pėrfaqėsuesi i pushtetit dhe drejtori i shkollės kanė funksionuar nė mėnyrė vullnetare dhe aty ku ata kanė aplikuar traditėn nė mbėshtetje tė ligjit gjthēka ka funksionuar mirė dhe ka eleminuar hasmėritė, por veprimtaria e tyre e nevojshme abandonohet nga ndryshimet e herėpasherėshme tė ligjeve pėr interesa elektorale qė sjellin kaos. Megjithėse shteti shqiptar, komuniteti ndėrkombėtar dhe Bashkimi Europian kanė interes pėr punėn e kėtij Komiteti, ai nuk e ka gjetur mbėshtetjen e duhur. Shteti shqiptar nuk u ka kushtuar vemendjen e duhur as shqetėsimeve qė Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar ngre para institucioneve kombėtare nė mėnyrė periodike.

Konferenca afirmoi rėndėsinė e heqjes sė denimit me vdekje:

• Konferenca e jashtėzakonėshme e misionarėve dhe shoqatave tė pajtimit u thirr nė prag tė 10 Tetorit, Ditės Evropiane kundėr dėnimit me vdekje, dhe nė prag tė vėndimmarrjes pėr lėvizjen e lirė tė Shqiptarėve nė vendet perėndimore. Konferenca theksoi se Dita Europiane kundėr dėnimit me vdekje nuk duhet anashkaluar nė Shqipėri. Dėnimi me vdekje, i konsideruar nga Amnesty International si mohimi i fundit i tė drejtave tė njeriut, si vepėr mizore, ēnjerėzore dhe degraduese, e bėrė nė emėr tė drejtėsisė dhe qė shkel tė drejtėn e jetės tė shpallur nė Deklaratėn Universale tė tė Drejtave tė Njeriut, vazhdon tė jetė prezent, kėrcėnues e i frikshėm tek qytetarėt e shqipėrisė duke u shfaqur nepermjet vrasjeve pėr hakmarrje, pėr gjakmarrje e ēėshtje nderi.

• Njė pjesė e politikanėve dhe intelektualėve shqiptarė, pa u thelluar, janė shprehur para opinionit publik se rikthimi i kėtij dėnimi do e frenonte krimin kundėr jetės sė individit, pronės dhe familjes nė Shqipėri Nga sondazhet e bėra publike ka rezultuar se mbi 90 % e qytetarėve shqiptarė janė pro dėnimit me vdekje pėrballė krimit tė vrasjeve, cėnimit tė nderit, trafikimit tė femrave, dhunimit tė pronės dhe familjes. Por pėrvoja botėrore ka treguar tė kundėrtėn, se edhe nė ato vende ku aplikohet dėnimi me vdekje, numri i vrasjeve dhe i krimeve eshte me i lartė se nė vendet qė kanė pranuar heqjen e kėtij dėnimi. Tendenca botėrore ėshtė qė ky dėnim tė mos egzistojė mė nė shoqėrinė njerėzore. Pėrballė kėtyre opinioneve tė dėmshme, qė e rrėnjosin mentalitetin e hakmarrjes e gjakmarrjes, Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar dhe misionarėt e pajtimit kanė theksuar vazhdimisht se heqja e dėnimit me vdekje ėshtė njė nga risitė e Europės sė qytetėruar qė duhet mbėshtetur nga ēdo qytetar shqiptar.

• Dėnimi me vdekje, i kėrkuar nga shumica e popullsisisė shqiptare si dhe politikanė e intelektualė tė ndryshėm, nuk garanton as vendosjen e drejtėsisė, as ndalimin e vrasjeve. Populli shqiptar dėshiron, punon dhe aspiron pėr t'u integruar nė Europė, ndaj duhet tė pėrqafojė tė gjitha politikat dhe tė implementojė tė gjitha ligjet europiane. Heqja e dėnimit me vdekje kėrkon forcimin e shtetit ligjor dhe tė organeve shtetėrore pėr tė krijuar besim tek ligji e shteti, siguruar stabilitet politik e siguri publike, pėr tė garantuar jetėn e pronėn e njerėzve. Detyra shtrohet qė institucionet shtetėrore, shoqėria shqiptare, mediat, universitetet publike a private duhet tė bėjnė mė shumė nė drejtim tė pėrpunimit, sensibilizimit dhe emancipimit tė opinionit publik pėr rėndėsinė e heqjes sė dėnimit me vdekje.

Konferenca rikonfirmoi

1- Procesi i pajtimit dhe Strategjia e Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar pėr aplikimin e traditės nė mbėshtetje tė shtetit tė sė drejtės ėshtė abandonuar vazhdimisht. Nė terrenin politik, nė segmente tė strukturave tė shtetit e ne agjenci tė huaja qė punojnė nė Shqipėri gjenden operatorė aktivė kundėr stabilitetit dhe paqes nė territorin shqiptar. Veprimtaria e kėtyre operatorėve kundėr misionit tė pajtimit ėshtė shfaqur qė nė fillimet e tranzicionit e nė veēanti nė ngjarjet e vitit 1997 kur misionarėt bindėn familjet nė veri tė vendit pėr tė mos ēuar djemtė nė luftė kundėr qyetarėve protestues nė jug tė Shqipėrisė. Nė kėto ngjarje u pane qarte pasojat e aleancės sė pėrbashkėt tė mafies me operatorėt e krimit dhe tė terrorizmit duke shkaktuar reth tre mijė tė vrarėv e hedhur nė erė institucionet publike. Gjatė kėtyre ngjarjeve dhe mbas tyre zhvillohet diversion brenda Misionit tė Pajtimit Mbarėkombėtar nė Shkodėr duke e pėrēarė atė si dhe i bėhet atentat kryetari tė misionit, Ndrek Pjetri, duke e detyruar tė japė dorėheqjen e tė largohet nga Shqipėria. Nė qershor tė vitit 2000 prishet konferenca kombėtare e misionarėve tė pajtimit nė Lezhė ku asistonte dhe Presidenti i Republikės, Z. Rexhep Meidani. Pak vite mė vonė vritet ish sekretari i kėtij misioni Emin Spahia nė Shkodėr dhe autori i vrasjes ende nuk ėshtė arrestuar.

2- Komuniteti ndėrkombėtar ka vėnė nė dispozicion fonde tė posaēme pėr eleminimin e fenomenit tė gjakmarrjes, por ato janė shpėrndarė pa vigjilencėn e nevojshme tek ”shoqata”, shumica e tė cilave janė krijuar nga sekserė ndėrmjetės midis zyrtareve dhe personave te interesuar pėr pėrfitime tė paligjshme pranė ministrive, policisė e gjykatave qė nuk kanė ekspertizė dhe as organizim pėr tė kontribuar nė procesin e pajtimit por nėpėrmjet shoqatės kamuflojnė veprimtarinė e tyre tė jashtėligjėshme. Nga 83 raste tė tilla nė Shkodėr e Tiranė shteti ka mundur tė arrestojė vetėm disa fallsifikatorė tė lidhur me viprimatrinė e kėtyre “shoqatave” tė kryesuar nga, I. Aliu, i cili e filloi aktivitetin si Shoqatė – Institut- Pajtimi dhe mė vonė u regjistrua si firmė konsulence duke mashtruar bizneset e donatorėt me foto e video tė sajuara nė aktivitete “pajtimi” e “familje tė ngujuara” ose me foto tė bėra me personalitete tė njohura pėr ti paraqitur nė web-sitet e tyre, praktikė kjo e njohur tashmė pėr shumė operatorė tė tillė tė mafies nė shoqėrinė civile tė cilėt kanė dėmtuar imazhin e pajtimit. Pėr tė shmangur abuzimet e shumė operatorėve tė krijuar nė emėr tė pajtimit, qeveria shqiptare ėshtė detyruar tė rekomandojė institucionet vendore e ndėrkombėtare qė pėr situatėn e gjakmarrjes dhe tė familjeve nė hasmėri si dhe procesin e pajtimit ti referohen Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar ku arkivohen tė gjitha ēėshtjet dhe ndiqen nė shkallė kombėtare.

Konferenca theksoi se sipas vendimeve tė kongreseve tė misionarėve dhe shaoqatave tė pajtimit mbrojtja e tė drejtės sė azilit tė familjeve qe emigrojnė pėr shkak tė hasmėrive dhe gjakmarrjes bėhet nga Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar. Tė gjitha familjet qė janė nė hasmėri dhe largohen nga Shqipėria pėr shkak tė gjakmarrjes duhet tė arkivojnė kerkesen per ndjekjen e procesit te pajtimit nė zyrėn qėndrore tė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar i cili do e ndjekė me nivel pėrparėsor kėtė pajtim. Komisionet e azilit nė vendet perėndimore duhet tu kėrkojne familjeve ose individėve qė kėrkojne azil pėr shkak te gjakmarrjes qė ti drejtohen Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar pėr pajtim mbasi komiteti tashmė ka struktura e nivele mė tė larta e mė profesionale pėr tė ndjekur procesin e pajtimit.

Konfrenca shprehu pėrsėri shqetėsimin se nė kspeditat e pėrvitshme qė janė organizuar nga misionarėt e pajtimit me rastin e krishtlindjeve e tė pashkėve ėshtė konstatuar se asnjė nga familjet nė konflikt apo tė ngujuara nga gjakmarrja nuk i njohin projektet qė hartohen nė emėr tė tyre dhe ndjehen tė mashtruara nga shumė individė qė marrin kontakt me to me media e aparate fotografike duke u prezantuar si pėrfaqėsues institutesh e shoqatash me premtime por pa rezultate konkrete. E njejta situatė ndodh edhe me projektet pėr luftėn kundėr korrupsionit e krimit tė organizuar, trafikimin e qenjeve njerėzore dhe ndalimin e dhunės mbi gratė e fėmijėt. Mafia, e cila ka kapur shtetin, auditoret e partive politike dhe financat publike, ka shtėnė nė dorė edhe projektet e shoqėrisė civile.

Konferenca kėrkon qė:

1- Komuniteti Europian, me pėrgjegjėsinė e mbrojtjes sė vlerave tė lirisė, tė demokracisė dhe tė shtetit tė sė drejtės, si dhe tė ardhmes sė popujve nė Europėn e Bashkuar, tė shqyrtojė me vemendje gjendjen politike e shoqėrore nė Shqipėri. Kjo gjendje ėshtė bėrė e njohur nga Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar tek institucionet e shtetit shqiptar dhe tė komunitetit ndėrkombėtar dhe dokumentet janė publikuara prej vitesh nė faqen e internetit tė kėtij komiteti, www.pajtimi.com si:

*Promemorje: Pėr ndryshimin e gjendjes politiko shoqėrore e prishjen e monopolit. 21 qershor 2004. /Rrjeti pėr Demokraci dhe shtetin e sė Drejtės/

*Raport para Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės. 25 Nėtor 2005

*Memo drejtuar Komunitetit Ndėrkombėtar 14 prill 2007./ Dhunime flagrante tė tė drejtave tė Njeriut/

*Kėrkesė drejtuar gjykatės sė krimeve nė Hagė dhe gjykatės Europiane tė drejtave tė njeriut. 30 prill 2008. /Dhunime flagrante tė tė drejtave tė Njeriut/

*Rezolutė: Konferenca Kombetare - Mbi Varfėrinė si burim i dhunės nė familje, vrasjeve, vetvrasjeve dhe trafikut tė qenjeve njerėzore” – 25 nentor 2008. /Dhunime flagrante tė tė drejtave tė Njeriut/

*Rezolutė: Kongresi i Tretė i Misionarėve tė Pajtimit. 30 mars 2009.

*Raport i ekspeditės 100 ditore tė Misionarėve tė pajtimit 30 qershor 2009.

*Raport i takimit tė KPM me pėrfaqėsues tė komunitetit dhe shoqėrisė civile. Pėr kulturėn e ligjit dhe shtetin e sė drejtės pėrballė krimeve kundėr jetės: 22 shkurt 2010. /“Raport i fundit”/

* Letėr dėrguar raportuesit tė OKB-sė, prof Philp Alston . /Gjakmarrja nė kėshillin e Sigurimit/ 16 prill 2010

2- Konfrenca i kėrkon Kuvendit tė Shqipėrisė qė tė reformojė ligjet dhe kodin penal pėr krimet kundėr jetės sė personit, familjes e pronės, pėr tė parandaluar vrasjet pėr hakmarrje, gjakmarrje e ēėshtje nderi. Autorėt e ēdo lloj vrasje me paramendim tė dėnohen nga 25 vjet heqje lirie deri me burgim tė pėrjetshėm pa tė drejtė lirimi apo amnistie. Rrethanat lehtėsuese pėr vrasjen mund tė jenė vetėm nė kushet e vetmbrojtjes ose tė aksidentitit.

3- Konferenca i kėrkon qeverisė shqiptare tė paisė organet e ngarkuara me luftėn ndaj krimit me logjistikėn e nevojshme dhe tė caktojė nė krye tė kėtyre organeve profesionistė, individė me integritet dhe tė pėrkushtuar.

4- Konferenca i kėrkon Qeverisė Shqiptare qė tė marrė nė mbrojtje familjet e pėrfshira nė hasmėri e gjakmarrje, veēanėrisht gratė dhe fėmijėt e ngujuar.

5- Konferenca i kėrkon Kuvendit tė Shqipėrisė qė tė rishikojė ligjin 7501 mbi tokėn, si njė ligj konfliktual qė ka prodhuar viktima dhe ushqen psikogjinė e gjakmarrjes.

6- Konferenca i kėrkon Kėshillit tė lartė tė Drejtėsisė qė tė ndalojė praktikėn e aplikimit nė gjykata tė “vertetimeve tė pajtimit” tė lėshuara nga “shoqata” sekserėsh pėr tė lehtėsuar dėnimin e vrasėsit mbasi kjo ka sjellė disa herė pasoja tragjike pėr shkak tė lirimit ose lehtėsismit tė dėnimit tė vrasėsit nga gjykata. Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar u ka kėrkuar gjykatave mos lejimin e njė praktike tė tillė me pasoja tė rėnda dhe ka informuar shtetin shqiptar se kjo praktikė e dobėson ligjin dhe shtetin e sė drejtės.

7- Konferenca i kėrkon vendeve anėtare tė BE-sė qė nė kėtė situatė tė vėshtirė tė mbėshtesin popullin shqiptar nė pėrpjekjet pėr demokracinė dhe shtetin e sė drejtės, tė aktivizojnė tė gjitha potencialet e mundėshme pėr tė ofruar mė tepėr ndihmė pėr Shqipėrinė dhe veēanėrsiht nė zonat rurale.

8- Konferenca kėrkoi qė rezoluta tė bėhet publike mbasi tė jetė konsultuar me tė gjitha shoqatat dhe pėrfaqėsuesit e misionarėve pjesmarrės nė konferencė, por jo mė vonė se dt. 8 nėntor 2010 dhe tu dėrgohet institucioneve vendore e ndėrkombėtare.

Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar , Tiranė mė 8 Tetor 2010


FOTO NGA KONFERENCA






Pamje nga punimet e konferencės 8 teor 2010 View of working of the conference october, 8 2010


Paneli i Konferencės, dt 8 tetor 2010, Nga e majta ne te djathte 1- Prof Emin Riza, Perfaqesues i Akademise se Shkencave, 2- Znj. Antonia Young, Eksperte per Ballkanin, 3- Z. Gjin Marku kryetar i Komitetit te pajtimit Mbarekombetar, 4- Z. Avenir Peka , Zv. Minister i Brendshem, 5- Znj. Migena Vorpsi, perfaqesuese e grave te familjeve fisnike te Tiranes, 6- Prof mark Tirta, perfaqesues i Akademise se Shkencave.
Tribune of the Conference: From the left on the right: 1- Prof. Emin Riza, representative of the Science Academy 2- Ms. Antonia Young, Expert of Balkan, 3- MR. Gjin Marku chairman of Committee of Nationwide Reconciliation. 4- Mr. Avenir Peka, Vice Minister of Interior Ministry 5- Ms. Migena Vorpsi, representative of the women of the Noble Families of Tirana, 6- Prof. Mark Tirta, representative of the Science Academy .


Sekretaria e Konferences. Secretary of the Conference


Ms. Antonia Young speaking at the conference.



Fjala e Hapjes e Konferences, Z. Emin Riza perfaqesues i Akademise se Shkencave
Prof Emin Riza Representative of Sience Akademi of Albania speaking at the Conference


Fjala e Prof Mark Tirta, Perfaqesues i Akademise se Shkencave.
Prof Mark Tirta, reperesentative of Sience Academy speaking in the Conference


Fjala e Z. Gjin Marku, kryetar i Komitetit te pajtimit Mbarekombetar.
Speech of Mr. Gjin Marku: Chairman of Committee of Nationwide Reconciliation


Nga dhenia e Ēmimit tė Virtytit per Misionaret me te shquar ne pajtime.
The giving of the Award of Virtue to the Distinguished Reconciliation Missionaries.


Perfaqesues te misionareve te pajtimit nga rrethet e veriut te Shqiperise gjate diskutimit per projekt Rezoluten e Konferences.
Representatives of reconciliation missionaries from the North of Albania in the course of discussing of the draft-resolution of the conference.



Memorandum Bashkëpunimi

 

Ky memorandum lidhet  midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, forum drejtues i misioneve dhe shoqatave të pajtimit, person juridik e publik i pavarur, bazuar në ligjin nr. 9749, datë 4.6.2007, për policinë e shtetit dhe ligjin nr. 9090, date 26.6.2003, për ndërmjetësimin, në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës e në zbatim të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim e Integrim të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

 

Neni 1 – Qëllimi.

Lidhja e këtij Memorandumi ka për qëllim bashkëpunimin për ndalimin e fenomenit të vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje dhe përballjen me dukuritë që dobësojnë shtetin e së drejtës, pengojnë zhvillimin e vendit e demokracinë, cënojnë paqen sociale dhe të drejtat e njeriut.

Neni 2 – Vizioni.

Palët bashkëpunojnë mbi vizionin e përbashkët se Shqipëria në Europën e Bashkuar do jetë një vend kontribues me demokraci  të përparuar e shtet të konsoliduar të së drejtës, shembull i mirë i respektimit të ligjit dhe i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, bazuar në vlerat pozitive të trashëgimisë së popullit shqiptar dhe të qytetërimit europian.

Neni 3 – Mbrojtja e të drejtës për jetën.

Respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, kanë gjetur pasqyrimin e tyre të plotë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Jeta është një e drejtë, atribut fondamental i qenies njerëzore. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, sipas nenit 15 të Kushtetutës, janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik, prandaj ekziston edhe detyrimi parësor dhe kushtetues i shtetit dhe i gjithë faktorëve të shoqërisë që t'i respektojnë dhe t'i mbrojnë këto të drejta. Individët e pafajshëm, që deri në çastin e hyrjes në hasmëri i gëzojnë këto të drejta të tyre si pjesëtarë të shoqërisë, papritur privohen nga ato në të gjitha rastet e hasmërive dhe të ngujimit. Ministria e Brendshme dhe Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar do bashkëpunojnë pareshtur duke siguruar edhe mbështetjen e të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar si dhe organizmave ndërkombëtar për ta ndryshuar këtë gjendje.

Neni 4 – Ndalimi i keqpërdorimit të traditës.

Hierarkia kanunore dhe e drejta zakonore shqiptare i përkasin vlerave të trashëgimisë dhe nuk mund të aplikohen në një shoqëri moderne. Aplikimi i kanunit nën psikologjinë e mentalitetin tradicional ka degjeneruar gjatë tranzicionit postkomunist në dhunë e akte tragjike për jetën e shumë qytetarëve. Ndëshkimi i krimit dhe zbatimi i normave të shoqërisë duhet të bëhet sipas ligjit dhe tradita të  reflektohet në mbështetjen e Shtetit të së Drejtës, forcimin e kërkesës së qytetarëve për demokracinë dhe respektimin e ligjit. Ligji shqiptar për ndërmjetësimin ka dhënë kontribute në procesin e pajtimit, por për shkak të brishtësisë dhe mangësive të sistemit të drejtësisë ka inicuar ngritjen e gjykatave dhe institucioneve kanunore paralele me institucionet kushtetuese duke sjellë ç’orientimin e qytetarëve. Interpretimi i drejtë i Kanunit, ndalimi i keqpërdorimit të tij dhe ndriçimi i vlerave të traditës në mbështetje të shtetit të së drejtës është detyrë parësore e të dy palëve në dobi të paqes sociale, respektimit të ligjit dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës.  

Neni 5 - Bashkërendimi i veprimtarive.

Bashkërendimi i veprimtarive në procesin e pajtimit dhe parandalimit të vrasjeve do të bëhet në bashkëpunim e mbështetje reciproke të palëve për shmangien e konflikteve dhe veprimeve me vetëgjyqësi. Veprimtaritë në procesin e pajtimit të familjeve në hasmëri do kenë mbështetjen e nevojshme të policisë e të përfaqësuesve të pushtetit lokal në të gjitha nivelet. Ministria e Brendshme dhe Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar do të bashkërendojnë  punën për evidentimin e gjendjes reale të konflikteve dhe hasmërive në të gjithë territorin e vendit. Në bashkërendimin e veprimtarive me komunitetin për kulturën e ligjit dhe shtetin e së drejtës do të ftohet mbështetja e përafqësesve të parlamentit, të qeverisë, të partive politike, të besimeve fetare, të komunitetit ndërkombëtar, të mediave e shoqërisë civile.

Neni 6- Parandalimi i konflikteve dhe vrasjeve.

Ministria e Brendshme dhe Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar konsiderojnë parandalimin si bazën kryesore të realizimit të strategjisë së përbashkët kundër vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje. Ndalimi i autorëve të vrasjeve, puna e shoqatave për pajtimin e palëve në hasmëri dhe emigrimi i një pjese të tyre kanë ndikuar nga viti në vit për uljen e numrit të vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje. Ministria e Brendshme dhe Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar do punojnë sëbashku për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj ligjit dhe drejtësisë si dhe bashkëpunimit me policinë. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar do mbështesë sa herë është e nevojshme policinë e shtetit për mbrojtjen e qytetarëve të rrezikuar si nga vrasjet për hakmarrje e gjakmarrje ashtu dhe nga konfrontime të tjera sociale. Minsitria e Brendshme vlerëson kontributin e vendeve perëndimore dhe mbështet Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar për mbrojtjen e familjeve dhe personave që kanë emigruar për shkak të hasmërive. Për rastet specifike të familjeve në hasmëri e gjakmarrje, në mbështetje të rekomandimit të Ministrisë së Punës, Çështjes Sociale dhe Shanseve të Barabarta, nr 1716, dt. 29 shtator 2009, institucionet vendore e ndërkombëtare i referohen Komiteti të Pajtimit Mbarëkombëtar për informacionet e nevojshme mbi çështjet përkatëse.

Neni 7 – Vazhdimësia e bashkëpunimit.

Ministria e Brendshme dhe Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar do bashkëpunojë në mënyrë të vazhdueshme e me prioritet për:   
a- Promovimin e kulturës së ligjit, respektimin e institucioneve dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.
b- Parandalimin e krimeve ndaj personit, ndaj jetës së qytetarëve dhe mbrojtjen e paqes sociale.
b-Mbrojtjen e të drejtave të njeriut në çdo sferë të jetës dhe veprimtarisë shoqërore, veçanërisht të grave, vajzave e fëmijëve nga dhuna e shfrytëzimi.
c-Mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kombëtare, traditën për tolerancën fetare e bashkëjetesën ndëretnike si dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare e qytetarëve të huaj.

Neni 8 – Nënshkrimi dhe hyrja në fuqi.

Memorandumi nënshkruhet në dy kopje nga Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë dhe Kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, nga një kopje për secilën palë, dhe hyn në fuqi me datën e nënshkrimit.

 

Lulzim Basha                                                                                                      Gjin Marku
Ministër i Brendshëm                                                  Kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar



Konferenca e Jashtėzakonshme Kombėtare e misionarėve dhe shoqatave tė pajtimit 8 Tetor 2010 Akademia e Shkencave

Prof. Dr. Mark Tirta

KOMUNITARIZMI NĖ TRADITĖN SHQIPTARE E TASHMJA - E ARDHMJA


Jemi nė kohėn e globalizmit, tė njė komunikimi tė gjerė social nė njėsi tė vogla a tė mėdha komunitare, nė shtet, mes shtetesh e mes kontinentesh. Koha e sotme dhe e nesėrme kėrkon organizime tė mėdha e tė vogla pėr rregulla e pėr komunikim social e ekonomik tė ekuilibruar. Kjo kėrkon dhe organizimin e njėsive tė vogla sipas terrenit e grumbullimeve tė vendbanimeve. Vetėm ky organizim komunitar do tė sigurojė si duhet zhvillimin social e ekonomik, nė ekuilibėr e pa rreziqe, pa pėrplasje e batėrdi.

Qytetėrimi botėror sot po ecėn nė rrugė krejt tė reja, njė komunikim kulturor, social e ekonomik marramendės, me mjete teknike tė reja, me shpikje shkencore tė reja, me fuqinė vepruese ēudibėrėse tė internetit e me radhė, prania e tė cilave as qė mund tė merrej me mend para njė gjysėm shekulli. Veēimeve kulturore krejtėsisht ndarėse tė bashkėsive njerėzore tė territoreve tė caktuara nė pėrmasa tė vogla u ka ardhur fundi. Nė kėto kushte, shumė dukuri shoqėrore tė sė kaluarės, me pėrmbajtje mesjetare a mė tė hershme, janė zhdukur a po zhduken. Kėtė e ka kėrkuar rruga e pėrparimit tė shpejtė tė popujve. Kjo po ndodh dhe nė popullin tonė. Pra, shumė gjėra tė vjetruara e parake po i zhduk ky zhvillim i shpejtė i sotėm. Kjo ėshtė kėrkesė e sė sotmes dhe e sė ardhmes.

Por, nga ana tjetėr, krahas atyre dokeve penguese tė zhvillimit, ka dhe shumė vlera tė trashėgimisė etnokulturore, qė udhėtuan e u zhvilluan, si bashkudhėtare tė Shqiptarėve nė shekuj e qė duhen ruajtur nė funksione tė caktuara se i shėrbejnė shumė sė tashmes e sė ardhmes: ato pėrkojnė me kushte gjeografike e klimatike tė veēanta, sipas lidhjes a veēimit nga njėsitė e tjera vendore; unifikimet nė kulturėn botėrore duan dhe larmi, duan dhe kujtesė historike tė bashkėsive njerėzore tė veēanta, nė vlera kulturore e tė artit; duan racionalitete traditash dokesore qė e ushqejnė shpirtin e njerėzve, qė i japin sė ardhmes energji vepruese, shpikėse. Kėto vlera e kanė fillesėn pėrgjithėsisht nė bashkėsi njerėzore territoriale tė ngushta. Elementė a dukuri tė traditave popullore, tė lindura nė bashkėsi territoriale tė caktuara, si krijues tė artit popullor, tė baladave, tė kėngėve legjendare e tė atyre historike, tė legjendave, tė dukurive mitike e tė pėrrallave, tė veshjeve popullore shqiptare, me rrėnjėt e tyre tė dėshmuara qė nė Mesjetėn e Hershme, ose dhe nė Ilirė, nė dukje tė jashtme ngjajnė si gjėra vetėm pėr t'u argėtuar, po nė tė vėrtetė nė to janė tė dėshmuara vlera jetėsore sociale tė trashėgimive tė lashta, si identitet etnik i kėtij populli, si forcė e qėndresės nė shekuj, si krijime kulturore tė pavdekshme, qė kanė mbijetuar nė shekuj e mijėvjeēarė, bashkė me krijuesit e bartėsit e tyre, nė radhė nga gjenerata nė gjeneratė, pėr tė ardhur nė dėshmi tė gjalla deri nė fundin e shek. XX. Ato janė ushqim shpirtėror e mendor pėr tė sotmen e pėr tė ardhmen.

Tė organizuarit nė bashkėsi fshatare a urbane: tė vogla, nė lagje a fshat i vogėl, mė tė mėdha, dhé a krahinė ose tė mėdha, krahina shumė tė mėdha a ndėrkrahinore, ka qenė ndėr shekuj njė domosdoshmėri jetike pėr ekuilibėr social, sado modest, tė brishtė a mė vital ndėr Shqiptarė... mjet i fuqishėm pėr zhvillimin e shoqėrisė njerėzore, pėr tė arritur deri nė shkallėt mė tė larta tė qytetėrimit modern. Shpeshherė organizimi nė komunitete tė vogla a deri diku mė tė gjera duken si gjėra pa rėndėsi e qė nuk bien nė sy, po nė thelb nuk ėshtė kėshtu. Askush nuk i sheh qelizat a bashkėsitė e qelizave nė trup, askush nuk e vėren qarkullimin e gjakut nė organizėm, nė kapilarė, me syrin e thjeshtė, po, nė tė vėrtetė, pa veprimin e tyre nė trup, njeriu nuk ka jetė (pra pa veprimin e bashkėsive tė qelizave e pa qarkullimin normal tė gjakut). Kėshtu ndodh dhe me bashkėsitė e vogla njerėzore, fqinjėsie, nė vende tė caktuara.

Kėtu do tė flitet pėr organizimin komunitar nė shoqėritė fshatare e nė ato urbane ndėr Shqiptarė, pra pėr bashkėsi tė vogla territoriale e ku i bashkojnė nė njė njėjtėsi pėrveē mjedisit tė pėrbashkėt, pra fqinjė, dhe marrėdhėniet ekonomike, tė pronėsisė, tė ndihmės sė ndėrsjellė e pėr fatkeqėt, doke tė veēanta e lidhje martesore nė njė kohė tė kaluar, kryesisht pėr shek. XIX e gjysma e parė e shek. XX, kur mbi 90% e popullsisė nė moshė tė rritur, ishte analfabete.

Tė kujtojmė se nė ato kohė tė hershme pasiguria ishte e madhe e banorėt e njė lugine mes pyjesh, nė fshat a rrafshinė tė njė mali, tė njė rrafshnalte, nė tė njėjtin vend, organizoheshin me norma dokėsore. Rrugėt pėr tė shkuar nė qytet ishin tė vėshtira e, shpeshherė njėsitė vendore ishin tepėr larg qendrave urbane. Ekonomia nė viset malore ishte pėrgjithėsisht natyrore: familja vetė bėnte ushqimin si bujqėsi, kopėshtari, blegtori, vreshtari e nga ato prodhime shisnin nė treg nė kėmbim tė drithit e mjeteve tė tjera tė jetesės. Vetė bėnin e rregullonin shtėpinė, nga gratė vetė bėheshin veshje e shtroje, vetė ushqimi. Nė kėto kushte ishin tė organizuara dhe nė bashkėsi fshatare, me norma juridike, me punė tė pėrbashkėta, nė ndihmė tė njėri-tjetrit. Kishin dhe organizim luftarak pėr qėndresė, pėr mbrojtje. Kėshtu, bashkėsitė fshatare kishin njė organizim tė brendshėm si "principata", me ligje, me rregulla bashkėjetese, me drejtues popullorė e me pleqėsi gjykimi. Quhen thjesht "bashkėsi fshatare" e jo mė tej.

Tė kujtojmė se pėr shumė shekuj e mbi 2000 vjet: Ilirėt, Arbėrit e Mesjetės e Shqiptarėt e Kohės sė Re kanė qenė, pėr shumė kohė, nėn zotėrimet e nėn qeverisjet e tė huajve, sipas kohėve: ndikime e zotėrime helene, mė vonė nėn zotėrimin qeverisės romak e pastaj nėn pushtimet barbare e tė Bizantit, nė vazhdim: nėn sundimin osman, pėr tė mos pėrmendur dhe zotėrimet e huaja pas 1912-tės. I huaj, pushtues, mbizotėrues nė trojet shqiptare, ėshtė pėrpjekur t'i zbatojė ligjet e tij pėr ekuilibėr social, pėr ato qė i interesonin atij e jo pėr krahinat fshatare, pėr fshatra tė veēantė, pėr lagje tė fshatrave, a pėr ēdo njeri. Nė kėto kushte organizimi i brendshėm i bashkėsive fshatare ka qenė i domosdoshėm e tepėr funksional, drejtuar me norma juridike popullore, pra dhe me sanksione nė raste tė shkeljeve tė tyre; ligjet dokesore kishin ndėrkohė dhe natyrė etiko-morale e kultike, pra tė lidhur nė besimin nė forcat e mbinatyrshme. Ta sqarojmė me njė shembull: nė Malėsitė e Shqipėrisė sė Epėrme, po nė jo pak vende dhe nė Malėsitė e Jugut, ka pasur dikur njė ekzogami tė pėrmasave tepėr ekstreme: ishte e ndaluar martesa jo vetėm nė lidhjet e gjakut si vėllazėri e farefis, por dhe si vėllazėri trojesh (pra nga banimi nė tė njėjtin fshat ose si vėllaznim me prirje gjaku, si kumbarė me marrje flokėsh, si kumbarė martese e tė rasteve tė tjera). Nė Dukagjin e nė Malėsitė e Kurveleshit pleq tė moshuar mė janė shprehur se nuk martoheshin brenda fisit: sikur 400 breza larg tė jetė trungu familjar nga janė ndarė prej tyre, ata nė bashkėsi nuk marrin e nuk japin vajza pėr martesė. Numri 400 ėshtė njė shprehje simbolike e qė mund tė zėvendėsohet me "pafundėsi lidhjesh tė gjakut". Ai numėr tė nxjerr te 1200 a 1300 vjet mė parė, ēka askush njė lidhje kaq tė largėt gjaku, vėllazėrimi a kumbarie nuk mund ta mbajė mend me kujtesė. Kush e shkelte kėtė normė, nė ato vende, para Luftės sė Dytė Botėrore, qoftė dhe me marrėdhėnie intime, tė fshehta, grihej (ēifti), pra hiqej nga kjo jetė. Edhe nga ana etiko-sociale vepra tė tilla dėnoheshin rėndė, deri nė pėrbuzjen e veēimin mė ekstrem. Ata a tė afėrmit e atyre besohej se nga ky veprim pėsonin fatkeqėsi; i dėnonte Perėndia pėr kėtė akt, pėr ta, tepėr antihyjnor.

Pėrgjithėsisht, nė njė formė a nė njė tjetėr, bashkėsitė fshatare, po jo pak dhe ato tė vendeve urbane, krahas ligjeve e drejtimit shtetėror, janė organizuar nė tė kaluarėn, mbi 70 vjet mė parė, dhe me norma tė brendshme shumė tė pėrcaktuara, gjė qė kishin natyrė juridike, etiko-morale, po dhe kultike. Kėto norma mund tė quhen doke, venome, rregulla, zakone, kanune, adete a me ndonjė emėr tjetėr. Organizimet e bashkėsive fshatare janė mė tė pėrcaktuara, mė tė qarta, mė tė plota nė brendinė e nė evolucionimin e tyre. Gjithnjė ato kanė qenė e janė bashkėsi territoriale e jo bashkėsi fisnore, pavarėsisht nga atributet simbolike tė tyre. Kėto organizime komunitare, si madhėsi janė tė shkallėve tė ndryshme, tė ndėrlidhura mes tyre: kemi organizimin nė lagje, qė mund tė jenė, ose tė mos jenė tė njė vėllazėrie (si farefisi), kemi organizim fshati, ka dhe organizim tre deri dhjetė fshatra bashkė e qė quhej rrethinė, dhé, mal, a emėr lugine a fushe tė veēantė. Ka organizim krahinėze prej 10 deri 30 fshatrash. Ka organizim krahinash tė mėdha a tė vogla me shumė a me pak fshatra. Ka pastaj dhe lidhje me pleqėri mes krahinave tė ndryshme.

Zbėrthimi i kėtij organizimi tradicional dokesor tė sė kaluarės si njė dukuri me vlerė pėr kohėn e pėr kushtet e vendit tonė, nėn zotėrimet e pushtuesve, ndoshta do tė ngjallė keqkuptime e kundėrshtime.

Gjithsesi, ia vlen t'i paraqesim disa dukuri tė kėtij organizimi komunitar tė njė kohe tė sė kaluarės. Kėto, disi, i vlejnė si njohje edhe sė sotmes. Disa njerėz tė ditur, filozofė theksojnė se: "tė vdekurit qeverisin mbi tė gjallėt". Edhe etnologė tė mėdhenj tė botės theksojnė se e studiojmė tė kaluarėn pėr tė njohur tė tashmen e tė ardhmen, pėr tė ndėrtuar tė tashmen e tė ardhmen.

Nė ato kohė tė kaluara, deri nė mesin e shek. XX, ishte koha e njerėzve pa shkollė, pa mjete komunikimi me qendrat qytetare e aq mė pak me vendet e huaja e nė ato kushte ishte zgjidhur mėnyra e bashkėjetesės, me njė farė organizimi, po e quajmė "vetėqeverisje" nė fshat, nė dhé, krahinėz a nė krahinė, po dhe nė marrėdhėnie ndėrkrahinore, sidomos pėr prona, pėr kullota, pėr bjeshkė tė verimit me bagėti e pėr vende tė dimėrimit tė tufave tė mėdha.

Ēdo fshat kishte njė grup pleqsh mė fisnikė qė me norma juridike popullore (dokesore) mbikėqyrnin e rregullonin marrėdhėniet nė fshat, qė me autoritetin e tyre zgjidhnin mosmarrėveshjet. Pėr dėme nė ekonomi e pėr keqbėrje tė ndryshme caktoheshin pleqnarėt, pra pleqtė e gjykimit. Kur bėhej gjykimi e dėnimi, mė parė lėshoheshin pengjet (pengu). Pengjet u jepeshin pleqnarėve gjykues nga tė dy palėt: dėmtuesit e tė dėmtuarit. Kėto ishin simbole qė vėrtetonin se tė dėmtuarit e dėmtuesit do tė pranonin pa asnjė kundėrshtim vendimin e njė plaku a tė njė grupi tė pleqve tė gjyqit.

Kur do tė pleqėrohej pėr gjėra tė mėdha si pėr ndarje pronash, kullotash, bjeshke a vėrrini, a pėr ndarje tė familjes nė dy a mė shumė, tė dy anėt qė ndaheshin merrnin pleqtė e tyre pėrfaqėsues: nga njė, nga dy a nga tre e mė parė lėshoheshin pengjet; bėhej ndarje nga dy palėt e pleqve me vendimin gojor e me pirje tė kafeve tė ndarjes ku merrnin pjesė shumė kryetarė familjesh tė fshatit, po dhe mė tej. Me pirjen e kafes ēdo gjė ishte e zgjidhur njėherė e pėrgjithmonė. Thuhej "kafe" po nė tė vėrtetė, sidomos kur gjykoheshin "punė" tė mėdha, aty bėhej njė gosti e madhe me ngrėnie e pirje, me argėtim (kėngė, valle, lojėra popullore).

Kur dy palėt e pleqve, pėrfaqėsues tė tė dy anėve, nuk binin nė njė mendje nė ndarje tė pronės, tė pasurisė, me miratim dhe tė tė dy palėve tė cilėve u pėrkiste prona, dhe dy palėve tė pleqėrimit, caktohej njė fisnik pleqnar shumė i dėgjuar, i menēur e i drejtė, nga fshati ose nga krahina pėrkatėse, por ky merrej ndoshta, sipas rastit, dhe jashtė krahinės. I emėruari plak mbi pleq, merrte tė dhėnat e pėr disa ditė mendohej e, me kėtė rast pyeste dhe tė tjerė, njerėz tė menēur e mė nė fund, para tij e tė zotėve tė pronės, para pleqve tė parė, jepte gjykimin e ndarjes e me kaq ēdo gjė e ndarjes merrte fund. Kėshtu bėheshin pėrshėndetjet e urimet e ndarjes e mė nuk pėrflitej pėr kėtė ēėshtje, duke u konsideruar e zgjidhur me drejtėsi e me mirėkuptim.

Tėrė fshati ose krahinėza, sė paku dy herė nė vit, njė herė nė pranverė e njė herė nė vjeshtė, bėnte kuvendin me nga njė burrė pėr ēdo shtėpi: si ditė kuvendi ishin zakonisht tė caktuara: ..... nė njė ditė tė caktuar feste tė pranverės si: Dita e Verės ose Nevruzi, ose dhe pėr Shėn Gjergj. Aty flitej se si janė zbatuar normat e bashkėjetesės nė fshat, ku ka pasur shkelje. Pėrsėriteshin tėrė normat qė duheshin zbatuar nė fshat gjatė vitit e sidomos deri nė kuvendin tjetėr. Theksohej e shtohej me miratim tė pėrbashkėt ndonjė normė e veēantė. Pėrmendeshin dhe dėnimet nė raste tė shkeljes sė normave, pėr tė cilat ishte bėrė fjalė si tė mirėqena nė marrėdhėniet nė bashkėsi.

Sė fundi bėhej betimi ku theksohej se secili si familje do t'u pėrmbahej kėtyre normave e nė raste tė thyerjes sė ndonjėrės prej tyre nga pjesėtarėt e familjes, nga secili, theksohej se do tė pranonte me qetėsi dėnimin qė meritonte sipas vendimeve, norma tė pėrcaktuara. Nė mbrėmje ēdo kryetar familje i komunikonte familjes se pėr ēfarė u bisedua atė ditė nė kuvend tė fshatit, ēfarė u vendos dhe pėrmendeshin dėnimet, pėr rastet e ndryshme nga anėtarėt e familjes. Theksohej ēdo normė e re qė vihej sė pari nė atė kuvend.
Njė institucion me shumė interes nė organizimin e komuniteteve fshatare e diku-diku dhe nė ato urbane, ėshtė ndihma e ndėrsjellė. Kur njėri bėnte njė shtėpi tė re, njė kanal ujitės, njė mur mbrojtės nga pėrmbytjet, njė gėlqere, shkonin shumė vetė tė fshatit dhe e ndihmonin si "punėtorė falė", pra pa ndonjė pagesė. I zoti i shtėpisė se re a i njė ndėrtimi tė madh, u jepte gjatė punės kafe e ndonjė pije tjetėr, disa herė gjatė ditės; u jepte dhe drekėn e nė ndonjė rast dhe darkėn. Kėshtu veprohej dhe nė prashitje tė misrit, nė korrje misri a gruri, nė zbardhje tė misrit, po dhe nė punė tė tjera ku duheshin shumė forca pune. Kjo bėhej me motive morale, po brenda, nė simbolikė kishte dhe anė juridike e kultike. Kush bėn mirė tjetrit, sipas mendėsisė popullore, e gjen e mira prej Zotit. Po kjo kishte nė brendi dhe motivin: "Unė sot pėr ty e ti nesėr pėr mua". Pra ishte ndihmė radhazi pėr njėri-tjetrin. Edhe ndihma pėr fatkeqėt, pėr tė sėmurėt, pėr gratė e veja e me shumė fėmijė tė vegjėl, ndihma falė e ndihma nė ushqime e veshje ka qenė e dukshme. Nga fatkeqėt nuk pritej t'u kthehej ndera e bėrė e ndihma e dhėnė, por nė mendėsinė, sidomos tė banorėve tė maleve, ishte e besueshme se kėshtu perėndia tė ndihmon. Pra bėj mirė se gjen mbarėsi e lumturi e se kush bėn keq gjen keq. Ndjenja e ndihmės pėr tjetrin e pėr fatkeqėt nė malėsitė shqiptare, ka qenė shumė e theksuar e kjo u ka rėnė nė sy tė huajve eksplorues qė kanė kaluar nėpėr malėsitė shqiptare, si Uliam Martin Lik, Fransua Pukėvili, Johann Georg von Hahn, Ami Bué, F. Nopēa, E.Durham, M.Hazllėk e me radhė. Ka ndodhur qė njėrit i kanė rėnė ujqėrit natėn nė kasolle e i kanė dėmtuar tėrė bagėtitė. I kanė falė nga njė bagėti ēdo shtėpi, tėrė fshati, tėrė krahina e tė njohur tė ndryshėm e i janė bėrė tė dėmtuarit mė shumė bagėti se sa kishte pasur mė parė. Kjo ishte njė organizim komunitar bashkėjetese nė ēdo fshat, dhé, rrethinė e krahinė, po dhe nė lidhje mes krahinave fqinje.

Banorėt e fshatit e tė krahinės kanė qenė shumė tė lidhur nė anė ekonomike mes tyre, sidomos nė ndihma tė ndėrsjella, pėr tė varfrit, pėr fatkeqėt, pėr dasma e pėr vdekje, pėr festa e pėr raste tė veēanta. Fatkeqėsitė e njėrit bėheshin fatkeqėsi e tė gjithėve. Gėzimi e fatbardhėsia e njėrit ndjehej e pėrshėndetej nga tė tėrė. Madje edhe ndihmohej shumė nė kryerjen e ceremonive e nė tė pėrballuarit e shpenzimeve. Tė gjithė ēonin mjete materiale, ushqime, para.

Kėtu nuk i kemi vėnė qėllim vetes tė zbėrthejmė as kanunin e as gjakmarrjen. Deshėm tė japim vetėm pak dukuri tė organizimit komunitar kryesisht nė fshatra, grup fshatrash e nė krahina malore a nė ultėsira.

Ishte njė organizim ku nuk kishte as autoritet lokal tė shtetit, as xhandėrmari, as njerėz qė paguheshin pėr gjyqe e pėr tė vėnė drejtėsi. Ky organizim sado qė i njė kohe shumė tė kaluar, duhet vlerėsuar nė raport me rrethanat e kohės, me kushtet e veēanta sociale e ekonomike.

Nė kohė luftėrash e trazirash tė mėdha tė shkaktuara nga pushtuesi, ekuilibri social degradonte. Etnologu i shquar Rrok Zojzi, njė eksplorues i apasionuar i trojeve shqiptare, theksonte, ēfarė e kishte parė me sytė e tij: nė kohėn e Zogut, aty nga vitet 1928-1939: gjakmarrja u zhduk tėrėsisht me forcė e me ligje shteti, e pastaj prapė u gjallėrua kur filloi Lufta e Dytė Botėrore. Nė kohė tė Diktaturės komuniste me force te egersuar gjakmarrja u zhduk krejtėsisht si dukuri, po u gjallėruan konfliktet me proceset demokratike nga vitet '90 tė shek. XX. Kėtė e shkaktoi ēėshtja e pronave qė dikur ishin bėrė tė shtetit e tė askujt. E shkaktoi anarkia nė mos zbatim tė ligjeve e shumė dukuri tė tjera qė u shfaqėn nė kėto 20 vitet e fundit. Njė ē’ekuilibėr social marramendės. Pa analizuar shkaqet, saktė e konkret, nuk mund tė flitet pėr pasojat e tė mėnjanohen ato.

Nga dijetarėt, siē ėshtė, ta zėmė, R.Putnam, A.Tokėvil, J.Berry e shumė tė tjerė, ėshtė theksuar me tė madhe me anė studimesh, me monografi, me manuale, problemi i organizimit komunitar, nė kohėn e sotme, pra si njė vetorganizim i bashkėsive shoqėrore nė territore tė caktuara, kuptohet: nė banime fqinje: nė fshat, nė lagje, nė krahina, nė bashkėsi fqinje tė njė rruge, tė njė sheshi, a njėsi tė vogla tė qytetit, ose tė grupimeve tė ndryshme tė tė njėjtit vend. Kjo argumentohet se duhet bėrė dhe nė vende tė pėrparuara tė botės si Anglia, SHBA, Franca e vende tė tjera. Kėtė problem pėr tė sotmen nė Shqipėri e kanė trajtuar dhe studiuesit e shquar socialė: S.Pėllumbi, L.Sokoli, L. Shahollari, Gėzim Tushi e me radhė, nga Instituti i Sociologjisė nė Tiranė. Sipas tyre, globalizmi kėrkon dhe organizim komunitar e identitet etnokulturor tė veēantė. Kjo nuk do tė thotė aspak qė nė to tė mos ndėrhyjė autoriteti shtetėror, forca e ligjit. Ka gjėra tė marrėdhėnieve mes fqinjėve, normat etike-sociale, mangėsitė e tė cilave nuk i zgjidh dot as shteti mė i pėrkryer. Kėto i zgjidh lehtė vetė jeta nė fqinjėsi me njė organizim tė caktuar, me veprime qė kanė tė bėjnė dhe me detyrime, po mė sė shumti me marrėdhėnie e veprime tė pėrbashkėta, me norma tė pėrcaktuara tė natyrės etike, psikologjike dhe me doke e tradita tė sjelljes, me ndihmėn e ndėrsjellė, punė e projekte tė pėrbashkėta nė bashkėsi, ndihmė pėr tė varfrit e pėr fatkeqėt. Janė rregulla tė bashkėjetesės nė fqinjėsi, qė pasqyrohen nė qėndrimet mirėdashėse ndaj njėri-tjetrit, nė ruajtjen e mjedisit nga ndotja, nė gjelbėrime tė mundshme, nė ndalimin e zhurmave qė shqetėsojnė fqinjėt, nė ruajtjen e pasurisė sė njėri-tjetrit, nė organizimin e bashkėsisė nė raste festash, vdekjesh, dasmash e ditėsh tė tjera tė shėnuara, ku kryhen veprime tė pėrbashkėta, nė rite e doke, nė argėtime. Ēdo komunitet sado i vogėl, duhet tė ketė njė kryetar ose dy a tre kėshilltarė qė ndjekin ēdo shqetėsim e ēdo veprim nė mjedisin pėrkatės e ēdo tė papritur qė kėrkon zgjidhje tė shpejtė. Kryetari a grupi drejtues organizon mbledhjet e komunitetit qė ne po i quajmė kuvende ku shtrohen shqetėsime tė ndryshme e projekte shėrbimi ndaj bashkėsisė me jetesė fqinjėsore e ndaj mjedisit tė bashkėsisė e merren vendime. Kuvendi u jep rrugė dhe zgjidhjes sė mosmarrėveshjeve mes fqinjėve, rregullsive tė reja nė marrėdhėniet fqinjėsore. Njė komunitarizėm i tillė duhet tė funksionojė nė Shqiptarė dhe i miratuar me ligje shtetėrore. Bashkėsia nė zgjidhjen e shqetėsimeve e tė mosmarrėveshjeve mund tė pėrdorė shumė mirė mjete tė traditės si: besa, fjala e dhėnė, zgjidhja e problemeve me mirėsi e arsyetim popullor. Tė dėgjohet fjala e njerėzve tė menēur e tė drejtė nė mendime e veprime, qė "nuk iu bie fjala nė tokė". Pra, si i thonė njė fjale: "Si tė jetė vendi, bėhet kuvendi". Kėtu nuk ėshtė aspak fjala pėr pėrdorim tė mendėsive jashtė kohės: mesjetare, patriarkale e tė hakmarrjes, dukuri qė duhet tė jenė krejtėsisht tė pėrjashtuara nga jeta shoqėrore. Ėshtė fjala pėr pėrdorim tė dokeve e traditave tė mira tė jetesės, tė lidhjeve sociale, etiko-morale nė fqinjėsi. Njė organizim i tillė do tė mund tė mėnjanojė dhe shqetėsimet e konfliktet mes njerėzve. Ku ka boshllėk organizimi tė risuar, do tė ketė dhe ringjallje dokesh tė konflikteve tė sė kaluarės, tė kohėve mesjetare.

Ēdo dukuri e sė kaluarės duhet zėvendėsuar me organizime tė reja vendore, nė vendbanime tė caktuara: lagje, shesh, rrugė, lagje fshati, fshat, dhé, krahinėz a krahinė. Tė pėrdoret si term fjala kėshillė, kėshilltar a kryetar kėshilli e jo kryeplak a kryeplakė, se kėto tė fundit ishin me kryetarė vėllazėrish mė pleq e jo gra, si tė pėrjashtuara nga drejtime tė kėsaj natyre. Fjala kėshillė vjen nga konsilius - lat. Kėshillė ėshtė nė pėrdorim si: Kėshilli i Ministrave, Kėshilli Shkencor, keshilli teknik e me radhė. Pra, termi nuk ėshtė i papranueshėm. Nuk ėshtė fare i pėrshtatshėm termi Asamble qė diku kanė filluar ta pėrdorin nė kuptimin kėshill fshati.

Ēdo popull i ngre lart traditat e sė kaluarės me tė gjitha mjetet: me histori, me gjuhė, me etnokulturė. Edhe ndėr Shqiptarė ėshtė bėrė diēka e mė shumė u duhet bėrė jehonė traditave tė sė kaluarės se pa ato nuk do tė ishte as identiteti kombėtar i sotėm, as arritjet e sotme si popull i veēantė. Kjo bėhet me anė tė rigjallėrimit tė dokeve tė mira tė ushtruara ndėr shekuj, tė kėngėve popullore lirike, tė kėngėve historike, tė epikės legjendare, sidomos Eposin e Mujit e tė Halilit, baladat aq tė bukura qė na vijnė qė nga Mesjeta Midise e mė tej. Janė mjaft interesante nė kujtesėn e sė kaluarės legjendat, pėrrallat, gjė e gjėzat, fjalėt e urta. Nė to ka zgjuarsi, ka pėrkushtim ndaj sė mirės e bamirėsisė, ka atdhetarizėm; aty pasqyrohen lidhjet etike e sociale nė bashkėsitė e ndryshme nė territore tė caktuara. Pėrmes kėtyre manifestimeve tė dukurive tė traditės njerėzit argėtohen, afrohen nė anė shpirtėrore mė shumė njėri me tjetrin, forcohen lidhjet mes komunitetit; e ndjejnė veten mė afėr nė mes tyre.

Tė njėjtėn gjė, si sipėr bėjnė, pėrforcojnė, organizimet e bashkėsive fqinje dhe festat nė ditė tė caktuara tė vitit si Dita e Verės, Nevruzi, Shėn Gjergji, E Kremtja e Solsticit tė Dimrit, E Kremtja e Solsticit tė Verės, tė tėra me rituale tė pasura me simbolikė: ringjallje e ripėrtėritje. Disa njerėz mendojnė se kėto festa ose pelegrinazhet ndėr male i takojnė sė kaluarės. Vetė koha kėto tė kremte e pelegrinazhe nė male i ka ndryshuar. Po nga ana tjetėr duhet theksuar se kėto veprimtari me nuanca rituale, kanė dhe shumė tė mira nė vėshtrim social e shpirtėror, nė afrim mirėsie mes njerėzve tė bashkėsisė vendore pėrkatėse e mė tej. Ato janė argėtim, janė rigjallėrim kujtese e kohėve tė shkuara, ato janė dhe komunikim social i risuar. Nė ndėrgjegje e nė psikėn popullore me kėto pėrforcohet ndjenja e bashkėsisė dhe e identitetit kombėtar. Afrohen nė dashamirėsi njerėzit mes tyre..

Sa bukur bėhet Dita e Verės nė Elbasan: bėjnė urime; kjo bėhet mė sė miri nė organizim komunitar; gėzojnė e lumturohen. Kur shkojmė nė atė festim e dėfrehemi, gėzohemi, hamė dhe njė ballokume e ndonjė ėmbėlsirė tjetėr rituale; kjo nuk do tė thotė se ne u bėmė paganė. Tė bukura janė festimet e pelegrinazhet nė male si nė Tomorr, nė Kėndravicė tė Kurveleshit, nė Gjalicė tė Lumės, nė Pashtrik tė Hasit, nė Rumie tė Krajės (nė Mal tė Zi) e nė male tė tjera. Kėto ruajnė nė vetvete njė kujtesė historike tė lashtė. Ato janė dhe vende argėtimi, por, po t'i vėshtrosh nė simbolikėn e tyre tė lashtė, ato shprehin qėndresė, identitet etnik edhe pse kuptimet e tyre kanė ndryshuar nga koha nė kohė. Po tė bėheshin mirė kėto pelegrinazhe me ritet e tyre pėrkatėse, ato do tė bėheshin shumė tėrheqėse pėr turistėt, dhe jo vetėm nė kohėn e festave pėrkatėse, por edhe nė ēdo kohė tė vitit. Pra ato do tė jenė kujtesė historike, po ndėrkohė dhe qendra turistike me vlera ekonomike. Me kėto ringjallet e pėrforcohet edhe mė tepėr ideja e identitetit si popull i veēantė me vlerat krejt tė veēanta tė traditave tė sė kaluarės sė largėt e qė vijnė deri nė kohėn tonė.

Nė trojet shqiptare ka njė pasuri tė madhe vlerash muzeale e si muze nė natyrė tė sė kaluarės, nė bashkėsi komunitare: kemi banesa e ura tė vjetra qė duan kujdesin nga specialistėt pėr ruajtjen e tyre, tė studimit e tė popullarizimit tė tyre. Kemi mandej shumė mjedise tė pasura me ndėrtime e art tė traditės. Ato vlejnė dhe si trashėgimi kulturore, si kujtesė historike, por edhe nė shėrbim tė turizmit, siē janė, ta zemė, banesat kullė nė Dibėr, nė Mat, nė Kosovė e me radhė, ose dhe qytetet Muze, me ndėrtimet e tyre tė vjetra e interesante, si Kruja, Berati, Gjirokastra, Gjakova, Prizreni, Peja, Tetova, pėr tė mos pėrmendur dhe shumė pjesė tė qyteteve tė tjera me vlera muzeale. Muzetė etnografikė duhet t'i kemi nė ēdo qendėr urbane a komune e tė pasuruara me vlera tė etnokulturės. Pėr kėto vlera muzeale duhet kujdes i veēantė nga drejtuesit e bashkėsisė pėrkatėse, nga intelektualėt e krahinės. Ato tė bėhen qendra tė kujtesės historike e tė vlerave etnokulturore, me shpjegues (ciceronė) tė specializuar pėr kėtė punė.

Nė etnokulturėn shqiptare bien nė sy veshjet popullore mjaft tė larmishme, disa prej tė cilave, tė trashėguara qė nga koha ilire. Janė pasuri e bashkėsive vendore tė veēanta, pra duhen ruajtur nė muze e nė muze natyrorė. Duhen paraqitur si vlera identiteti qė vijnė nga kohė tė vjetra. Xhubleta na vjen qė nga koha e bronzit, e dėshmuar nė Kliēevac tė Bosnjes (Dalmaci) qė 4000 vjet mė parė; janė dėshmuar veshje tė kėsaj natyre dhe nė terakota tė Minosit tė Lashtė nė Kretė. Nga koha ilire kemi fustanellėn, llabanen, dalmatikėn, zhgunin, nė Labėri: sharkun me thekė pėr kuvend e sharkun e dhirtė tė bariut, veshjet prej leshi si gunat, si tirqit sungj, tirqet e gjatė e me radhė. Nė to ruhen vlera tė kujtesės historike tė stėrgjyshėrve tė Shqiptarėve. Janė pėr t'u pėrmendur veshjet me shark, me zhgun, me fustanellė, tė burrave e tė grave, veshjet me elemente shumė interesantė, tė vjetėr vendės, nė Rugovė, nė Drenicė tė Kosovės, nė Malėsi tė Gjakovės, nė Labėri, nė Korēė, Guna me rrėke nė Myzeqe, veshja e Ēermenikės, kaq interesante e me dukuri nga kujtesa historike vendase. Veshjet shqiptare kanė vlera historike e vlera estetike. Kėto duhen ruajtur e ekspozuar si dėshmi tė forta tė identitetit kulturor tė popullit tonė e kėtė identitet e pėrforcojnė dhe nė kohė tė sotme, ndėr Shqiptarė e ndėr tė huaj. Le tė kujtojmė se nė njė ekspozitė ndėrkombėtare nė Paris, nė vitet '80 tė shek. XX, nė veshjet mė tė vjetra e mė elitare tė botės, nė konkursin vlerėsues, xhubleta shqiptare mori ēmimin laurante nė mes veshjeve tradicionale mė me vlerė tė botės, pra mė elitarja nė botė, pėr vjetėrsinė e saj, pėr paraqitjen e saj madhėshtore, befasuese, pėr teknikat e veēanta tė bėrjes, pėr artin e simbolet mitike tė bėra nė tė. Vlera tė kėsaj natyre duhen ruajtur, ekspozuar, popullarizuar. Duhen studiuar me imtėsi. Kushdo duhet t'i njohė kėto vlera historike e kulturore tė saj. Kėto mund tė bėhen mė sė miri si popullarizim nė bashkėsitė vendore tė veēanta. Me mjaft vlerė janė objekte tė ndryshme me gdhendje artistike nė dru, si objekte shtėpie ose pėr vendet publike a fetare. Kėto i vėrejmė nė tavane, nė trapazane, nė dhomėn e miqve, si objekte me vlera artistike si stola, karrige, dollapė druri, vegla muzikore si lahuta, ēiftelia, bilbili, cylja dyjare; janė me shumė vlerė, veshje tė brendshme tė shtėpive me punime artistike nė dru. Nė vendin tonė u krijuan dhe shkolla tė punimit artistik tė drurit si ajo e Dibrės, e Shpiragut, e Shqipėrisė Juglindore, pėr tė mos pėrmendur dhe shumė vise shqiptare si Rugovė, Malėsi e Gjakovės, Sharr, nė malėsi tė Korēės, ku janė bėrė objekte artistike me gdhendje nė dru, me njė art tė vlerave tė veēanta. Shquajnė ndėr to ikonostaset, tavane, trapazane e veshje nė dru tė mjediseve nė kisha e xhami, nė disa teqe. Vlerat e etnokulturės shqiptare, qė na vijnė nga shekujt e kaluar, janė tė shumta e u takojnė si zanafillė komuniteteve fshatare a urbane e nė kėtė paraqitje u dhanė vetėm pak prej tyre. Kėto janė dėshmi e punės krijuese tė Shqiptarėve nė shekuj. Janė themel i ruajtjes e i pėrforcimit tė identitetit kombėtar. Pėr to ėshtė shkruar e mė shumė duhet shkruar. Janė krenari e kombit tonė e qė duhen vėnė nė dukje pėr vlerat e tyre historike e sociale, si art, si kujtesė e sė kaluarės. Kėto vlejnė dhe pėr t'u njohur mė mirė nga popujt e tjerė krijimtaria historike e kėtij populli.

Kėto vlera tė etnokulturės qė u pėrmendėn i ruajnė dhe muzetė kombėtarė, por pėr kėto duhet tė kujdeset shumė ēdo fshat e ēdo krahinė, pėr ruajtjen e tyre si objekte nė natyrė, por dhe nė muze tė fshatit a tė krahinės. Kėto janė vlera tė veēanta tė bashkėsisė krahinore si kujtesė historike e etnokulturore, po dhe me vlera tė identitetit kombėtar.

Kėto organizime tė bashkėsive vendore, nė komunitete tė veēanta kanė qenė krijuese, ruajtėse e zhvilluese tė kėtyre vlerave tė etnokulturės qė janė me vlerė pėr tė sotmen e pėr tė ardhmen. Edhe organizimi komunitar i sotėm nė njė formė tė re ėshtė i domosdoshėm: si organizim i vogėl i bashkėsisė vendore, pėr rregulla detyruese nė fqinjėsi, pėr tė shmangur konfliktet, pėr ekuilibėr social, pėr afrim nė festa, gėzime e hidhėrime, tė ceremonive tė pėrbashkėta, pėr njė jetė harmonike e tė ndihmės nė komunitet, pėr njė jetė sociale e kulturore qė i afron njerėzit mes tyre.

LITERATURA


1.Durahm, Edith, Brenga e Ballkanit dhe vepra tė tjera, Tiranė, "8 Nėntori", 1990.
2. Frashėri, Kristo, Historia e qytetėrimit shqiptar, Tiranė, ASHSH, 2008.
3. Frashėri Sami, Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhet, vepra 2, Prishtinė, "Rilindja", 1978.
4. Gjeēovi Shtjefėn, Kanuni i Lekė Dukagjinit, Tiranė, ASHSH, 1989.
5. Hasluck, Margaret, Kanuni shqiptar (Ligji i pashkruar shqiptar), Tiranė, "Lisitan", 2005.
6. Hahn, Johann Georg von, Studime shqiptare, Tiranė, "Bota shqiptare", IDK, 2002.
7. Hoxha, Shefqet, Instituti i Kuvendit nė Lumė, Tiranė, Geer, 2002.
8. Illia, Frano, Kanuni i Skanderbegut, Breshia (Itali), Editrice La Rosa, 1993.
9. Jorga Nikolla, Le caractčere commun des institutions de Sud-Est de l'Europe, Paris, "Librairie Universitaire", J. Gamber, 1929.
10. Krasniqi, Mark, Gjurmė e gjurmime. Studime etnografike, Tiranė, Sh.B. "8 Nėntori", 1979.
11. Krasniqi, Mark, Rrėnjėt tona etnike, Prishtinė, Vatra, 2002.
12. Martini, Xhafer, Kanuni i Dibrės, Tiranė, Sh.B. "Arbėria", 2003.
13. Meēi Xhemal, Kanuni i Lekė Dukagjinit, I, Varianti i Pukės, Tiranė, Geer, 1996.
14. Meēi, Xhemal, Kanuni i Lekė Dukagjinit nė variantin e Mirditės, Tiranė, Geer, 2002.
15. Montesqié, Mbi frymėn e ligjeve, Tiranė, Sh.B. "Luarasi", 2000.
16. Nadin, Lucia: botuese e kodit "Statutet e Shkodrės", Tiranė, K.P.K., 2003.
17. Ndėrlidhėsi komunitar nė demokracinė vendore, Tiranė, JS, 2006.
18. Nopēa Franc, Shqipėria. Kultura shoqėrore, vepėr dorėshkrim, AIH, Tiranė.
19. Pėllumbi, Servet, Demokracia dhe zėri i moralit, Tiranė, IS, 2008.
20. Sokoli, Lekė, Refleksione sociologjike, Tiranė, IS, 2008.
21. Tirta, Mark, Etnologjia e shqiptarėve, Tiranė, Geer, ASHSH, Bot. II, 2006.
22. Tirta, Mark, Rreth njėsive etnografike krahinore nė gjirin e kombėsisė shqiptare nė shek. XIII-XVI, nė "Konferenca kombėtare pėr formimin e popullit shqiptar, tė gjuhės dhe tė kulturės sė tij", Tiranė, ASHSH, 1988, fq.475-485.
23. Tokėvil, Aleksis de, Demokracia nė Amerikė, Tiranė, Fond. Soros, Kristalina KH, 2002.24. Valentini, Giuseppe, Il diritto delle communitą nella tradizione giuridica albanese, Generalitą, Firenze, "Vallachi", 1956. 25. Vilari, Salvatore, Le consuetudini giuridiche dell'Albania (Il Kanun di Lekė Dukagjini), Roma, Societį Editrice del libro italiano, 1940
26. Zojzi Rrok, Ndamja krahinore e popullit shqiptar, "Etn. Shq.", I, Tiranė, UT, IHGJ, 1962.Tiranė, mė 12.05.2010


Konferenca e jashtėzakonshme Kombėtare e misionarėve dhe shoqatave tė pajtimit "Pėr traditėn nė mbėshtetje tė shtetit tė sė Drejtės"

Fjala e hapjes : Prof. EMIN RIZA

Tė nderuar organizatorė tė kėsaj konference,
Tė nderuar referues dhe pjesėmarrės,


Nė jetėn e shoqėrisė sė Shqipėrisė, madje asaj shqiptare, tema e konferencės sė sotme vjen tė parashtrojė problematikė tė mirėfilltė dhe ndihmesa tė prekshme pėr pėrballimin e saj. Pėrmbledhtas, historia e etnosit iliro-arbėresho-shqiptar, me veēanti tė pėrfillshme, qėndron nė thelbin e dukurive qė trajton kjo Konferencė. Pėr vetė karakterin e tyre, kėto dukuri shfaqen dukshėm penguese pėr ritmet e duhura dhe njėherazi tė mundshme tė ecurisė drejt pėrparimit tė kombit tonė. Sa mė tė qarta tė jenė vlerėsimet e dukurive historiko-shoqėrore, nė mbarė rrafshet e shfaqjeve tė tyre, aq mė i pėrballueshėm bėhet tejkalimi i pasojave negative tė tyre nė kontekste tė reja jetese.

Shqipėria, tashmė pakthyeshėm ka bėrė tė vetin sistemin demokratik, duke arritur pėrparime cilėsore qė prej skemave organizative qeverisėse drejt pėrvetėsimit organik dhe pėrherė e mė mbarėshoqėror tė thelbit tė kėsaj qeverisjeje prej qytetarėsh tė lirė. Tema e Konferencės sonė, pėr vetė karakterin e saj, ėshtė pjesė, madje e rėndėsishme e zhvillimit tė kombit shqiptar drejt rrokjes sė arritjeve tė popujve tė zhvilluar europianė, duke shpjeguar thelbin e dukurive traditė e sė drejtės dhe vendit historik tė saj. Mė prekshėm konferenca e sotme synon tė pėrballet me traditėn tonė ligjore, emėrtuar "kanunore" dhe vendin e saj nė jetėn bashkėkohore. Pėr veēantitė e temės, ajo lidhet me dy kėndvėshtrime; sė pari, me studimin e saj dhe sė dyti, me shmangien e plotė tė zbatimit tė traditės kanunore. Nė shumėsinė e kanuneve tradicionalė, me gjasė tė periudhės sė mesjetės sė vonė, shquan ai i Lek Dukagjinit, mbledhur prej atdhetarit erudit Shtjefėn Gjeēovi, dhe botuar mė 1933 pas vrasjes sė tij. Kanuni i Lek Dukagjinit si pėr vlerat, ashtu edhe pėr vendin e tij nė jetėn e njė pjese tė popullsisė shqiptare, ėshtė i njohur nė hapėsirėn shqiptare dhe mė gjerė. Pėr arsye tė njohura, domethėnia e kėsaj dėshmie kulturore nė historinė e kombit tonė nuk ėshtė sqaruar sa duhet sepse studimi i saj ėshtė ende nė fillesa. Kanuni i Lek Dukagjinit, ashtu si mbarė kanunet shqiptare, janė njė tregues i prekshėm i kėrkesave tė etnosit tonė pėr bashkėjetesė mbi bazė rregullash tė pėrcaktuara dhe zbatuara. Kjo dukuri shpreh shkallėn e zhvillimit tė bashkėsisė shqiptare nė trojet e veta, e cila megjithėse kuptueshėm e copėzuar nė hapėsira tė ndryshme, ndjen nevojėn e kodifikimit tė bashkėmarrėdhėnieve. Mė tej, siē formulohet nė zėrin 270 tė kanunit tė Lek Dukagjinit: "E mira e pėrbashkėt i paravehet damit tė veēanėt", shqiptarėt herėt ndjenė nevojėn e bashkėsive, shenjė e prekshme e shkallės sė pėrfillshme tė zhvillimit pėr kohėn. Nė hapėsirat e njohura tė Shqipėrisė sė Veriut kanuni i Lek Dukagjinit u zbatua vijueshėm deri nė vitin 1928, ndėrsa deri nė vitin 1944, ai shkallėrisht po zėvendėsohej prej legjislacionit tė shtetit shqiptar. Vendosja e bolshevizmit tė skajmė, apo enverizmit nė Shqipėri, pas Luftės sė Dytė Botėrore, pozitivisht pruri ndalimin e zbatimit tė kanunit, shoqėruar me pėrnxirjen e tij. Ėshtė rasti i njohur i veprimeve tė shėndosha nisur prej motivesh qartazi negative. Sistemi enverist, diktaturė unikale e shekullit XX, nė Europė ashtu si mbarė diktaturat e fuqishme, praktikisht bėri tė vetėn skemėn "viti zero". Historia e kombit tonė iu nėnshtrua tezave dogmatike tė pseudokomunizmit, duke anatemuar shumė realizime historike tė tij, ndėrmjet tyre qe edhe kanuni. Nė vend qė ai tė konsiderohej i tejkaluar, pra i pėrputhshėm vetėm me kohėn qė e krijoi sipas vėshtrimit dialektik tė historisė, dhe pėr pasojė tė mėnjanohej, ai u konsiderua nė vetvete i mbrapsht deri nė ē'njerėzor. Kryesisht kanuni u godit pėr zgjidhjen e dukurisė sė hakmarrjes, e cila besojmė se synonte, ashtu si legjislacioni i kohės sė re nė vende tė pėrparuara, shmangien e kėsaj dukurie me mėnyra barazisht jetėmarrėse. Natyrisht ndalimi i rreptė i zbatimit tė kanunit, nė vetvete ishte tejet pozitiv. Vlerėsimi i kėtij legjislacioni, tė themi popullor, sepse i dėshiruar dhe zbatuar prej tij, ėshtė realist vetėm brenda kuadrit tė rrethanave historiko-shoqėrore qė e lindėn atė. Kanuni i Lekės ishte njė e panjohur nė Shqipėrinė enveriste. Ai u ribotua nė Kosovė nė vitin 1972 prej studiuesit Syrja Pepovci, i cili e shoqėroi botimin me vlerėsime nė shumė kėndvėshtrime tė karakterit studimor. Nė Shqipėri Kanuni i Lekės u botua sė dyti pas 57 vjetėsh, nė vitin 1990. Pėrsėrisim, studimet mbi kėtė dokument tė vėrtetė pėr historinė e kombit tonė, ende janė fragmentare dhe tė pėrgjithshme, pa pasur nė bazėn e tyre analiza, thelb i ēdo studimi profesionist. Domethėnia historike e kanunit si dėshmi e tipareve tė shoqėrisė shqiptare tė kohės qė e lindin atė kod ligjor tė pranuar prej mbarė banorėve tė zonės ku ai njihej, pret tė trajtohet.

Vendosja e rendit demokratik nė Shqipėri dhe pėrpjekjet e vijueshme pėr pėrthithjen e tij sa mė tė plotė, themi fatkeqėsisht, u ndeshėn me njė shfaqje tejet negative atė tė praktikės sė zbatimit tė dukurisė sė gjakmarrjes sipas zgjidhjeve tė Kanunit tė Lekės. Ndalimi kategorik i zbatimit tė kanunit, megjithėse rreth pesėdhjetėvjeēar, nuk e pėrjashtoi atė, ndoshta edhe sepse ky ndalim nuk u shoqėrua me zėvendėsimin e pritur dhe me gjasė pėr arsye tė tjera. Shoqėria jonė, edhe sot ndjehet e penguar nė rrugėn drejt sė pėrparuarės prej rishfaqjes sė dukurisė sė gjakmarrjes dhe praktikave pėr t'iu ruajtur asaj. Vrasjet, ngujimet, pėr tė mos lėnė mėnjanė madje edhe deformimet ē'njerėzore tė vetė kanunit me shtrirjen e gjakmarrjes ndėr gratė dhe fėmijėt, i paraqesin kėto dukuri problematike. Pa asnjė mbėshtetje kjo dukuri, qė sot ėshtė thjesht vetėgjyqėsi, shprehet me shifra tronditėse vdekshmėrie. Shkaqe nga mė tė ndryshmet, dendur kontestime pronash, konflikte pėr motive tė ndryshme deri tek tė rėndomtat, pasojnė me vdekje dhe shumimin numerik tė tyre nėpėrmjet hakmarrjes. Shteti, gjithė duke qenė pėrgjegjėsi ligjor pėr gjendjen, shpreh pavendosmėri shumėplanėshe pėr zgjidhjen e shpejtė dhe pėrfundimtare tė kėsaj dukurie tepėr njollosėse pėr vendin. Ėshtė pikėrisht kjo Konferencė e paraprirė prej disa aktesh, sa tė drejta aq edhe frytdhėnėse, qė ka nė thelbin e saj pikėrisht pėrpjekjet pėr ndarjen prej dukurisė sė gjakmarrjes sipas normash tashmė kryesisht tė tejkaluara dhe nė kundėrshtim me tė sotmen dhe synimet madhore tė shoqėrisė shqiptare. Krijimi i Komitetit tė Pajtimit mbarėkombėtar qė nė vitin 1990, nė radhė tė parė pėr parandalimin e akteve tė dhunės midis tė persekutuarve tė regjimit komunist dhe persekutorėve tė tyre si dhe familjeve me hasmėri, qe njė shprehje e qartė e ndjeshmėrisė dhe ndjenjės sė pėrgjegjėsisė sė shoqėrisė shqiptare. Padyshim se shtetit shqiptar, pėrgjegjėsit pėr mėnjanimin e kėsaj dukurie tejet negative, i bie detyra pėr mėnjanimin e kėsaj dukurie e cila ėshtė sheshit nė kundėrshtim me legjislacionin e kohės. Konferenca e sotme me pėrmbajtjen e saj, kėndvėshtrimet objektive dhe realiste njėherazi, e organizuar nėn drejtimin e Z. Gjin Marku, kryetar i Komitetit tė Pajtimit Kombėtar, jemi tė bindur se do tė nxisė pėrshpejtimin e zgjidhjes sė kėtij problemi tė vėrtetė tė shoqėrisė sonė.

Tiranė, mė 8 Tetor 2010, ora 10 e 30 Akademia e Shkencave




Fjala e z. Gin Marku:

I nderuar zoti Zevendes Ministėr.
Tė dashur kolegė.

Tė nderuar miq tė oragnizatave ndėrkombėtare dhe tė trupit dipllomatik
Fillimisht dua tė falenderoj, nė mėnyrė tė veēantė Znj. Antonia Young, eksperte pėr Ballkanin dhe raportuese pranė Home Offissit pėr ēėshtjen e gjakmarrjes dhe trafikimin e femrave nė Shqipėri, e cila vjen nga Londra.

Falendroj Komisionin Europian, zyrėn e OSBE-sė, tė Departamentit Amerikan tė Shtetit, Home Offisin si dhe ambasadat e vendeve perėndimore pėr kontaktet e tyre me Komitetin e Pajtimit Mbarėkombėtar mbi situatėn e konflikteve dhe vrasjet nė shoqėrinė shqiptare.

I nderuar zoti Zevendes Minister.

Angazhimi dhe gatishmeria e Ministrisė suaj pėr tė pasur njė platformė tė pėrbashkėt bashkėpunimi tė tė gjithė faktorėve nė procesin e parandalimit tė vrasjeve ėshtė hapi i parė konstruktiv i bėrė deri tani nga Qeveria dhe shteti Shqiptar. Kjo na bėn tė shpresojmė se ne ditet ne vijim do te mund te finalizojme bashke me Ministrin Basha nenshkrimin e memorandumit te bashkepunimit qe ishte planifikuar per sot por u shty per shkak te impenjimeve te papritura qe Ministri Basha pati. Ne shpresojme gjithashtu qe nė tė ardhmen misionarėt e pajtimit nuk do jenė mė tė vetėm nė pėrpjekjet e tyre dhe qeveria shqiptare do ndėrmarrė hapa konkrete pėr tu pėrballur me gjendjen e krijuar nga konfliktet specifike nė shoqėrinė shqiptare.

Komiteti i pajtimit Mbarėkombėtar dhe misionarėt e tij nuk kėrkojnė bashkėpunimin e zakonshėm qė qevria dhe donatorėt u afrojnė organizatave joqeveritare pėr nevojat e tyre. Puna jonė ėshtė krejt ndryshe pėr vetė natyrėn e pajtimit. Ne punojmė vullnetarisht dhe zyrat tona janė shtėpitė tona, vatrat e familjeve tona ku trokitet pa hezitim nga ēdo qytetar qė kėrkon mbėshtetje. Sigurisht ēdo shqiptar e ēdo vatėr shqiptare e ka pėr detyrė tė mirėpresė e tė bėjė sa tė mundet pėr nevojtarin, nė veēanti pėr atė qė kėrkon ndėrmjetėsim. Ne kemi kėrkuar dhe kėrkojmė bashkėpunim institucional tė qeverisė dhe shtetit shqiptar me vlerat e traditės qytetare qė e mbėshtesin dhe forcojnė shtetin e sė drejtės, qė mbrojnė jo vetėm shoqėrinė, por edhe shtetin dhe qeverisjen. Tradita pozitive nė shoqėrinė shqiptare ka mjaft mjete nė mbėshtetje tė shtetit tė sė drejtės dhe tė qeverisjes sė mirė si dhe nė mbrojtje tė shoqėrisė nga regresi e krimi. E thirrėm kėtė konferencė nė prag tė 10 Tetorit, Ditės Evropiane kundėr dėnimit me vdekje, dhe nė prag tė vėndimmarrjes pėr heqjen e vizave dhe lėvizjen e lirė tė Shqiptarėve nė vendet perėndimore.

Dita Europiane kundėr dėnimit me vdekje nuk duhet anashkaluar nė Shqipėri.
Dėnimi me vdekje, i konsideruar nga Amnesty International si mohimi i fundit i tė drejtave tė njeriut, si vepėr mizore, ēnjerėzore dhe degraduese, e bėrė nė emėr tė drejtėsisė, dhe qė shkel tė drejtėn e jetės tė shpallur nė Deklaratėn Universale tė tė Drejtave tė Njeriut, vazhdon tė jetė prezent, kėrcėnues e i frikshėm tek qytetarėt e shqipėrisė duke u shfaqur nepermjet vrasjeve pėr hakmarrje, pėr gjakmarrje e ēėshtje nderi.

Fatkeqėsisht, nga sondazhet e bėra publike ka rezultuar se mbi 90 % e qytetarėve shqiptarė janė pro dėnimit me vdekje pėrballė krimit tė vrasjeve. Edhe njė pjesė e politikanėve pa u thelluar janė shprehur para opinionit publik se rikthimi i kėtij dėnimi do e frenonte krimin kundėr jetės sė personit dhe familjes nė vendin tonė. Por pėrvoja botėrore ka treguar tė kundėrtėn, se edhe nė ato vende ku aplikohet dėnimi me vdekje, numri i vrasjeve eshte me i lartė se nė vendet qė kanė pranuar heqjen e kėtij dėnimi. Tendenca botėrore ėshtė qė ky dėnim tė mos egzistojė mė nė shoqėrinė njerėzore.

Pėrballė kėtyre opinioneve tė dėmshme qė e rrėnjosin mentalitetin e hakmarrjes e gjakmarrjes, Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar ka theksuar me forcė nė tė gjitha takimet me qytetarėt si dhe nė kongreset e konferencat tona kombėtare se heqja e dėnimit me vdekje ėshtė njė nga risitė e Europės sė qytetėruar qė duhet mbėshtetur nga ēdo njeri. Rikthimi i kėtij dėnimi, i kėrkuar nga njė pjesė e madhe e popullsisė, nuk garanton as vendosjen e drejtėsisė, as ndalimin e vrasjeve.

Nė fund tė vitit 2009 dhe gjatė vitit 2010, vrasjet pėr hakmarrje, gjakmarrje e ēėshtje nderi janė bėrė mė intensive duke degjeneruar shpesh herė edhe nė akte terrori jo vetėm ndaj personit nė shėnjestėr, familjes dhe tė afėrmėve tė tij. Kėto vrasje nuk janė thjeshtė njė hakmarrje ndaj personit e familjes sė tij, ato janė akte terrori kundėr tė gjithė shqiptarėve, kundėr demokracisė, kundėr shtetit tė sė drejtės, kundėr traditės dhe kulturės sonė kombėtare.

Sic u theksua dhe ne raportin pėr kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė tė profesorit te shquar Filip Alston, situata e konflikteve nė Shqipėri mbetet shqetesuese dhe mungon nje strategji e perbashket edhe qofte per klasifikim e vrasjeve dhe konflikteve

Akoma me shqetesues eshte fakti qe keto lloj vrasjesh dhe shume konflikte te tjera te kesaj natyre po shfaqen gjithmone e me shpesh midis te rinjve. Eshte e papranueshme qe ne si shoqeri te lejojme influencen e psikologjive te gabuara kanunore ne formimin kulturor te rinise shqiptare. Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar ka theksar gjithnje nevojen per edukimin e duhur te te rinjve shqiptare nepermjet transmetimin tė vlerave pozitive qe permban tradita shqiptare tek brezi i ri, si dhe nevojen per informimin e tyre mbi keqinterpretimet e Kanunit dhe te minimizojme ndikimin e ketyre te fundit ne formimin psikologjik te te rinjve.

Tradita shqiptare ka shume elemente pozitive te kultures se shtetformimit, bashkjeteses paqesore ne komunitet dhe respektimit maksimal te te drejtave te njeriut, te cilat duhen evidentuar dhe inkurajuar. Aspiratat per nje Shqiperi Europiane nuk do te mund te behen realitet nese ne si shoqeri nuk heqim dore nga mentalitete te gabuara te se shkuares dhe nese ne nuk promovojme vlerat pozitive te kulture dhe tradites tone. Shoqeria shqiptare ka mundesite dhe kapacitetet per te qene nje antare e denje e vendeve te Europes si dhe ka shume vlera qe mund tua percjelle edhe vendeve te tjera te zhvilluara, por puna per evidentimin dhe promovimin e ketyre vlerave eshte shume e madhe dhe na ve perballe sfidave qe kerkojne nje angazhim te te gjithe faktoreve.

Kjo konference dhe nenshkrimi i ketij memorandumi eshte nje hap shume pozitiv dhe inkurajues e megjithate kemi ende shume rruge per te pershkruar. Nje nevoje paresore eshte dhe perfshirja me intensive e Akademise se Shkencave dhe specialisteve te fushave te ndryshme te shkencave sociale, per kryerjen e studimeve te thelluara ne influencen qe ka rritja e besueshmerise se institucioneve pėr zvogelimin e numrit tė vrasjeve dhe tė konflikteve nen psikologjine e gabuar te kanunit. Keto studime jane shume te rendesishme edhe ne perpilimin dhe aplikimin e strategjive te perbashkta ne luften ndaj ketij feonomeni.

Sot, nėpėrmjet kesaj konference, duam tė promovojmė ato vlera tė traditės pozitive qė e mbėshtesin shtetin e sė drejtės dhe sigurojmė njė bashkrendim tė frutshėm tė veprimtarisė sonė pėr forcimin e lidhjeve jetike qytetar-shtet e shtet-qytetar, tė cilat, nė kėtė moment, janė jashtėzakonisht tė dobėsuara.

Sigurisht kėto lidhje do forcohen kur ulemi tė gjithė sėbashku pėr tė menduar se si mund tė gjejmė zgjidhje afatgjata pėr tė konsoliduar demokracinė e shtetin e sė drejtės.

Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar ka kėmbėngulur vazhdimisht qė qytetarėt duhet tė jenė kėrkuesit kryesor tė rregullit nė komunitet siē e kemi pasur traditė. Nė takimet tona me qytetarėt pėr njė front tė pėrbashkėt me shtetin nė luftėn kundėr krimit kemi kėrkuar denoncimin nga shoqėria tė trafikantėve tė femrave, tė fėmijėve e drogės siē e kemi pasur traditė. Edhe nė procesin e ndėrmjetėsimit kemi kėrkuar ngritjen e grupeve treshe tė punės nė ēdo fshat, tė pėrbėrė nga pėrfaqėsuesi i pushtetit vendor, i arsimit dhe njė misionar pėr tė pėrfshirje faktorė kryesor nė kėtė traditė tė mirė. Nė luftėn kundėr mentalitetit patriarkal u kemi dhėnė mbėshtetjen maksimale rrjetit tė organizatave pėr tė drejtat e gruas e pėr barazinė gjinore duke u bėrė tė qartė se tradita shqiptare nuk e lejon cėnimin e dinjitetit dhe dhunimin e femrės. Kemi shkuar akoma mė tej duke inicuar pėr tė parėn herė nė historinė tonė lėvizjen feministe shqiptare kundėr dhunės, shfrytėzimit e sundimit maskilist. Nė inicimin e kėsaj lėvizje fatmirėsisht kemi gjetur edhe pėrkrahjen e klerit, ashtu si dhe nė tė gjitha pėrpjekjet tona nė procesin e pajtimit.

Dua ta mbyll fjalėn time duke theksuar edhe njėherė rėndėsinė qė ka pasur e ka pėr shoqėrinė shqiptare bashkėpunimi i Akademisė sė Shkencave me tė gjitha fushat. Ky bashkėpunim do jetė akoma mė frytdhėnės pėr shoqėrinė shqiptare nėse Akademia do angazhohet dhe mbėshtetet nga qeveria pėr studime nė fushėn e sė drejtės, pėr kėrkime shkencore krahasuese mbi besueshmėrinė e shtetit tė sė drejtės nga kėndvėshtrimi i publikut.

Ju falenderoj per pjesemarrjen.

Juaj sinqersiht
Gjin Marku
Kryetar

Tiranė mė 8 tetor 2010

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.