Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit

Në prag të 1 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Një letër që zë vend mbas 10 vjetësh por nuk u pranua para luftës.

Letra e mëposhtëme iu dërgua deputetëve të Shqipërisë dhe të parlamentit të Jugosllavisë me 23 qershor të vitit 1998 me synim zgjidhjen pa luftë të konfliktit mbi pavarësinë e Kosovës. Presidenti i Jugosllavisë dhe dipllomacian franceze reaguan të parat në mbështetje të idesë. Por debati duhej të fillonte nga Parlamenti Shqiptar. Edhe kryesia e parlamentit shqiptar me pjekuri e vendosi atë para deputetëve shqiptar duke kërkuar debat. Fatkeqësisht të gjithë deputetët e anashkaluan atë. I vetmi person që u ngrit për të hapur debatin ishte deputeti Limoz Dizdari i cili nuk u përkrah nga asnjë diskutant tjetër. Mungesa e përgjegjësisë dhe angazhimit solli një vit më vonë vetëm luftë e viktima nga të dyja palët. Tashmë zgjidhja është po ajo që kërkuam para luftës. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar dhe Redaksia revistës Ligji dhe Jeta e panë të nevojshme tapublikojnë këtë letër edhe si homazh për ata që ranë në këtë luftë dhjetë vjet më parë.

FONDACIONI (D&D)
PER MBROJTJEN DHE INTEGRIMIN E KULTURAVE

Tiranë me 23 qershor 1998

Për dijeni shkëlqesisë së tyre:
Z. Kristofer Hill
Ambasador i USA në Shkup
Kryetarit të Parlamentit të Greqisë,
Kryetarit te Parlamentit të Maqedonisë,
Z. Milan Gjukanoviç
Kryeministër i Malit të Zi
Z. Vicenco Paglia
Përfaqësues i San Egidio

Letër

Drejtuar:
Deputetetëve të Nderuar të Parlamentit të Jugosllavisë
Deputetëve të Nderuar të Kuvendit Popullor të Shqipërisë

Ju drejtohemi me përuljen më të thellë ndaj jush si përfaqesues të dy popujve tanë. Ngjarjet tragjike në Bosnjë, Çeçeni, Shqipëri dhe së fundi në Kosovë si dhe në shumë rajone të tjera të Botës, ku ka tendenca për nxitjen e konflikteve etnike, shkatërrimin e kulturave kombëtare dhe prishjen e marrëdhënieve të mira ndërmjet popujve dhe besimeve fetare, na kanë detyruar për vetëveprim me përgjegjësi në mbrojtje të këtyre vlerave. Të shqeteësuar nga lëvizjet politike që mbartin të tilla angazhime duam të shprehim keqardhjen për moskuptimin e situatës nga të dy popujt tanë dhe udhëheqjet e tyre. Lufta midis Serbeve dhe Shqiptarëve është e nxitur kundra të dyja paleve. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se fitorja me luftë nuk është fitore dhe nuk e zgjidh asnjëherë çështjen e paqes. Ata që e projektojnë dhe e duan këtë luftë janë nën trusninë e urrejtjes primitive si ndaj Shqiptarëve ashtu dhe ndaj Serbëve. Fatkeqesisht edhe në Europën moderne ekziston dallimi racor e fetar, nxitja e fobisë në vend të dashurisë e bashkimit për ndërtimin e përhershëm të paqes. Diversiteti i kulturave dhe i besimeve fetare që kemi është larmia e thesari me të cilin duhet të krenohemi dhe t’ua dërgojmë si mesazh popujve të tjerë të kontinenteve veçanërisht në Lindje, e cila ende nuk është çliruar nga idetë e “Hapësirës unike fetare”.
Shqiptarët dhe Serbët duhet të shohin të ardhmen e përbashkët dhe të jenë të lirë, ta quajnë vend të tyre e ta mirëpresin njeri-tjetrin si në Beograd ashtu dhe në brigjet e Adriatikut. Ideve për “Shkatërrimin e Hapesirës Shqiptare si një vend kryesisht Islamik” dhe “Tkurrjes së kufijve të popullit Sllav të Serbisë" duhet t'u themi ndal. Popujt nuk mund të kuptojmë se ç'luhet në prapaskenën politike me ta dhe është detyrë t'i demaskojmë këto prapaskena. Duke pasur qëllim mbrojtjen e vlerave të kulturave kombëtare dhe nxitjen e marrdhënieve të mira, ne nuk mund të ndërtojmë ura miqësie pa ndihmën tuaj. Në muajin Janar të këtij viti, Fondacioni ynë, duke paralajmeruar situatën që po vinte, u është drejtuar Përfaqësuesve të Trupit Diplomatik në Tiranë dhe udhëheqësve të shtetit Shqiptar me të njëjtin shqetësim që po shtrojmë para jush. Për këtë kemi planifikuar dhe propozuar zhvillimin në Tiranë të një Konference Ndërkombëtare mbi Bashkëjetesën e Kulturave dhe Besimeve fetare në rajonin e Ballkanit, projektin e së cilës ua kemi dërguar të gjitha vendeve pjesëmarrëse, dhe po jua paraqesim edhe juve. Fatkeqësisht shuma të paimagjinueshme për popujt vihen në dispozicion të propagandës për luftën, dhe miliardja të tjerë u lihen nëpër duar trafikantëve për të rrëzuar dhe mbajtur pushtete politike duke varrosur të ardhmen e popujve tanë. Ndërsa kur është fjala për mbrotjen e kulturave dhe paqen, vëmë re me brengosje se pak punohet, nga popujt dhe sidomos nga qeveritë e tyre. Me këtë letër ju propozojmë ngritjen e dy grupeve parlamentare të cilat në bashkëpunim me përfaqesuesit e shtetit Shqiptar dhe atij Jugosllav të rekomandojmë rrugëzgjidhjet e mundshme për ndalimin e luftës. Nëse pranoni propozimin tonë jemi të gatshëm të japim pjesën tonë të ndihmës me perfaqesues të shkencës, kulturës dhe artit, duke u bashkuar me kolegë kombesh të tjera në këto grupime. Jemi solidarizuar dhe do të solidarizohemi me te gjitha nismat që ndërmerren për bashkimin e popujve në një Europë të re, për mbrotjen dhe integrimin e kulturave. Urojmë me sinqeritet që të jeni ju ata që do të shënoni një pikë kthese në Historinë e Popujve tanë dhe të merrni përsipër reforma ekonomike dhe politike pa shkaktuar tragjedi, siç i përjetuan populli shqiptar dhe ai boshnjak. Së bashku, në këtë nismë, do të dëshironim të përfaqësoheshin gjithashtu, përfaqësues nga parlamentet e popujve malazez, maqedon dhe grek.
Mbetemi me shprese se na keni mirëkuptuar dhe do të jemi së bashku për paqen dhe lumturinë e popujve të Gadishullit tonë.

Në emër të Fondacionit dhe grupit të punës.
Juaji Sinqerisht

Gjin MARKU
President

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.