Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR
Address: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tirana, Albania
Tel & Fax: 00355 42 263 126. Tel 00 355 42 259 124, Mobil: 00355 68 27 37 989 / 00 355 69 32 38 786
E-mail gjin_marku@yahoo.com, gjin_marku@pajtimi.com, gjin_marku@hotmail.com
www.reconciliation-al.com / www.pajtimi.com


Ref: Nr. 6 i Prot. Tiranë më 10 mars 2013

Lënda: Mbi shkeljen brutale të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut tek familjet shqiptare të përfshira në gjakmarrje.

Drejtuar: Shkëlqesisë së Tij, z. Ban Ki-Moon
Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

I nderuar shkëlqesi.

Po ju shkruaj nga Shqipëria, që po bën përpjekje për tu bërë vend anëtarë i Bashkimin Europian, por që , fatkeqësisht, në mungesë të drejtësisë dhe të institucioneve efikase të shtetit ligjor, po përballet me vetëgjyqësinë (gjakmarrjen), një fenomen i rëndë që ka vënë në rrezik jetën e shumë qytetarëve.

Shqipëria sot është vendi i vetëm në Europë ku aplikohet të bërit drejtësi nëpërmjet vetgjyqësisë, (Gjakmarrjes). Ka njerëz që vriten për të paguar krimin që ka bërë vëllai apo një i afërm i tij, qoftë edhe shumë vite më parë. Ne jemi i vetmi vend ku ka njerëz dhe familje që ngujohen (mbyllen në Shtëpi), si masë sigurie për jetën e tyre të kërcënuar nga vrasësi.

Ky atavizëm mesjetar, krejtësisht barbar dhe i pa bazuar as në Kanunin e lashtë shqiptar, përbëjnë formën më brutale të shkeljes së të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Për shkak të kësaj situate, mediat ndërkombëtare e identifikojnë këtë vend si një vend muze i mesjetës duke lënë në hije shumë aspekte të tjera të jetës me virtytet e shqiptarëve si mikpritja, bujaria, besa, toleranca etnike e fetare, dashuria dhe respekti për kombet e kulturat e tjera.

Në 22 vite të tranzicionit, me ndihmën edhe të agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, është bërë punë e mirë në procesin tradicional të pajtimit të familjeve të përfshira në gjakmarrje si dhe mbrojtjen e të drejtës së tyre të jetës në vendet perëndimore ku ato emigrojnë nga rreziku që u kanoset në vendin e origjinës.

Fatkeqësisht, në këto momente të krizës ekonomike që ka përfshirë shumë vende perëndimore, disa nga këto vende po ndryshojnë edhe ligjet për të refuzuar kërkesat për azil përfshirë këtu edhe qytetarët shqiptarë të rrezikuar ekstremisht nga gjakmarrja në Shqipëri. Shumë vende perëndimore e kanë shpallur Shqipërinë vend i sigurtë duke u nisur nga deklarimet e qeverisë shqiptare që e fsheh këtë problem duke e konsideruar si turp kombëtar dhe pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Kjo situatë ndaj shqiptarëve është krijuar edhe nga fobia që egziston në shumë vende të Europës ndaj shqiptarëve si komb, i cili edhe pse i ndarë në 5 shtete luan rol pozitiv për paqen në rajonin e Ballkanit. Shqiptarët e rrezikuar nga gjakmarrja, që lenë Shqipërinë e kërkojnë mbrojtje në vendet perëndimore, përbëjnë një numër të papërfillshëm në krahasim me emigrantët e vendeve të tjera që hyjnë në Europë. Republika e Shqipërisë është me një popullsi shumë të vogël, rreth tre milion banorë, dhe janë vetëm disa qindra familje të rrezikuara nga gjakmarrja, që kanë mundur të largohen në 10 vitet e fundit e të kërkojnë azil,mbasi shumica e familjeve në hasmëri duan ta mbyllin ēështjen me pajtim duke qëndruar në Shqipëri.

Këto ditë, Komiteti është informuar se pjestar të familjeve Kola, Fikaj, Nikolli, Prenga, Tyrbetari , e dhjetra të tjera, janë tepër të tronditur nga mungesa e sigurisë për jetën mbas presioneve për refuzimin e kërkesës për azil dhe paralajmërimit për ti kthyer në Shqipëri nga zyrat e emigracionit në Belgjikë. Për Komisionet e Azilit, Ministritë e Emigracionit apo të Drejtësisë si dhe gjykatat e vendeve perëndiomore nuk është aspak e vështirë për ta identifikuar rrezikshmërinë që u kanoset këtyre familjeve sepse ato kanë dosjet e tyre në Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar.

Po kështu, për shkak të kritikave që komiteti ynë i bën qeverisë për paaftësinë për të pranuar e përballur me fenomenin e gjakmarrjes, prej disa vitesh organizohen skenare me sulme mediatike për të ulur reputacionin e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar,duke dëmtuar kështu familjet që kërkojnë mbrojtjen e të drejtës së tyre të jetës në vendet perëndimore.

Duke shpresuar se do gjejmë mbështetjen tuaj në mbrojtjen e lirisë dhe të drejtës së jetës së qytetarëve shqiptarë të përfshirë në gjakmarrje, Ju luetmi i nderuar shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sonë më të lartë dhe përuljen para detyrës suaj të ēmueshme në shërbim të njerëzimit.

Juaj sinqerisht

Gjin Marku

Kryetar

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.