Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit

Untitled Document


KOMITETI I PAJTIMIT MBAREKOMBETAR
Adresa: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tirane Albania
Tel & Fax 00355 4 263 126. Tel 00355 4 259 124 / mobil 068 27 37 989
E-mail: gjin_marku@yahoo.com / gjin_marku@pajtimi.com Web: www.pajtimi.com

M E M O

MBI SHKELJET FLAGRANTE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE VEPRIMET KUNDËR INTEGRITETIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE, NEVOJËN E GJYKIMIT TË KRIMEVE NDAJ POPULLSISË NË NGJARJET E VITIT 1997 E DOMOSDSHMËRINË E MASAVE PËR PARANDALIMIN E KRIMIT TË VRASJEVE.

Dërguar :
Gjykatës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut
Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve
Komisionit Europian
Këshillit të Europës
OSBE-së
Departamentit të Shtetit, Senatit dhe Presidentit të SHBA

PREZENTE
Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Kryetares së Parlamentit të Shqipërisë
Kryeministrit të Shqipërisë
Kryetarëve të Partive Parlamentare Shqiptare
Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare
Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë
Gjithë ambasadorëve dhe organizatave ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri

PËR BASHKËPUNIM
Z. Ermir DOBJANI Avokat i Popullit
Z. Theodhori SOLLAKU Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë
Z. Besnik MUSTAFAJ Ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë
Z. Bujar NISHANI Ministër i Brendëshëm i Republikës së Shqipërisë
Z. Ilir RUSMALI Ministër i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë
Znj. Majlinda BREGU Ministre e Integrimit e Republikës së Shqipërisë
Z. Bahri SHAQIRI Drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit

Mbështetur në Kartën e Kombeve të Bashkuara, Deklaratën e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut, Konventën Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Elementare, Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, po ju paraqesim me shqetësim shkeljet e papranueshme të të drejtave të njeriut në Shqipëri, gjendjen e rëndë të krimeve kundër jetës dhe pronës si dhe veprimet kundër integritetit kombëtar të shqiptarëve. Shqyrtimi me seriozitet i kësaj gjendje, që është në kundërshtim të plotë me dokumentet themelore politike e juridike të qytetërimit modern, është obligim themelor i çdo pushteti publik, si i pushtetit shtetëror shqiptar, ashtu edhe i pushteteve ndërkombëtare, organizatave ndërkombëtare dhe të mekanizmave të tyre juridike e politike.

Prej 17 vjetësh shqiptarët përjetojnë kriza, stres shoqëror e ngjarje tragjike që si ka përjetuar asnjë vend tjetër i Europës. Pasiguria për jetën, varfëria ekstreme, stresi i dhunës politike e mediatike, mosbesimi për të ardhmen vazhdojnë të nxisin rrënimin e vlerave të jetës dhe një emigrim të dhimbshëm e pa fund. Pasojë e kësaj gjendje janë edhe dhuna tragjike në familje, vetvrasjet si dhe vrasjet për hakmarrje e gjakmarrje. Kjo situatë është bërë shqetësim edhe për ata anëtarë të komunitetit ndërkombëtar që udhëhiqen nga ndjenja dashamirëse për të ardhmen e popullit shqiptar. Shkaktarët e kësaj krize të tejzgjatur, që po gjeneron vazhdimisht krimin, janë udhëheqësit politikë e klanet e tyre me trashëgimi nga e kaluara, të pozicionuar që në fillimet e pluralizmit në të dy anët e politikës shqiptare. Këto klane influencohen nga lobe antishqiptare që veprojnë kundër interesave të popullit dhe integritetit tonë kombëtar. Influenca e këtyre lobeve në mjediset e politikës shqiptare ka bërë që gjatë gjithë këtyre viteve të mbizotërojë anarkia e lufta për pushtetin, të rrënohet gjithë pasuria kombëtare, të inskenohen trazirat e vitit 1997 për rrëzimin e ushtrisë e strukturave shtetrore, rrëmbimin e parave të shqiptarëve e nxitjen e popullsisë në luftë civile ku mbetën të vrarë 1500 vetë. Lobet antishqiptare me suport politik e fetar, në rajon e më gjerë, kanë qenë e mbeten rreziku kryesor i stabilitetit në Shqipëri. Qeveritarët shqiptare, nën trysninë e Europës për stabilitet, e mbulojnë këtë gjendje me propagandë mediatike, demagogji të sofistikuar e debate të rreme mbi reformat e integrimin. Nën sundimin e këtyre udhëheqësve politikë demokracia është dhunuar e deformuar. Shumë projektligje të qeverive nuk u shërbejnë interesave të qytetarëve por strategjive të lobeve antishqiptare.

Në shërbim të këtyre lobeve janë edhe potencialet kryesore të trafikut lindor të lëndëve narkotike, që shkojnë drejt Europës nëpërmjet korridorit Sofje-Beograd dhe ishujve të Greqisë. Në dispozicion të pastrimit të parave të tyre janë qindra banka në jug të gadishullit. Ato e maskojnë këtë veprimtari duke nxjerrë si shqetësues territorin e Shqipërisë, në një kohë kur sasia e qarkullimit të lëndëve narkotike në vendin tonë është inegzistente, 1.5 ton në vit, përkundrejt 2000 – 2500 tonëve që ky trafik lindor qarkullon përgjatë 12 muajve. Amplifikimi i zhurmës për rrezikun e trafikut në Shqipëri bëhet me qëllim: A- për të maskuar rrjetin. B- për të diskredituar shqiptarët. C- për të tejzgjatur krizën e blerë sa më lirë resurset. D- për të dobësuar e çuar drejt zhdukjes integritetin tonë kombëtar nëpërmjet dominimit të tregut dhe ekonomisë. Kjo lojë i ka shërbyer pengimit të zhvillimit të vendit, rrënimit të jetës ekonomike të qytetarëve, ndalimit të prodhimit, shkatërrimit të bizneseve e të mundësive turistike, ndërprerjes e prishjes së perspektivës së hidroenergjetikës, shpërdorimit e vjedhjes së buxhetit, kalimit të parave të shqiptarëve në duart e bankierëve të huaj. Të gjitha resurset tona ekonomike po kalojnë nën kontrollin e kapitalistëve joshqiptarë. Përveç krahut të lirë të punës ata po kërkojnë shfrytëzimin e terrenit me përfitime thuajse falas në një kohë kur trojet shqiptare janë mesdhetare, produktive dhe më të lakmuarat. Me parullat për “globalizmin” e “integrimin” klasa politike shqiptare ka përgatitur terrenin e kësaj strategjie antihumane që nuk i shërben as Europës së Bashkuar e as Aleatëve të Atlantikut Verior. Europës i shërben më shumë një komb shqiptar i përparuar e me kulturën e tij se sa një popull i degraduar e pa atdhe që endet rrugëve të perëndimit. Mbajtja e vendit në krizë të vazhdueshme për të thithur “investimet e huaja” nga “operatorët e rëndësishëm të vendeve mike” është strategjia e vepra e këtyre lobeve për zotërimin e tregut me lehtësi dhe përfitimit nëpërmjet politikës.

Nga informacionet e përfaqësuesve ndërkombëtarë mësojmë se në këto veprimtari janë implikuar edhe politikanë e qeveritarë të vendeve fqinje. Në aksionet e policisë së këtyre vendeve kundër shqiptarëve mbulohen shpesh herë lëvizje të sasive të mëdha të drogës. Këtë shqetësim e ngrenë para opinionit perëndimor edhe avokatët mbrojtës të shqiptarëve që penalizohen në vendet europiane për sasi të papërfillshme lëndësh narkotike. Nga statistikat e vendeve perëndimore rezulton se as 10 % e shqiptarëve është përfshirë në trafiqe. Të tjerët punojnë në mënyrë të ndershme, kërkojnë të integrohen dhe janë shumë më tepër familjarë se qytetarët e vendeve ku ata shkojnë. Qeveritë shqiptare jo vetëm që nuk u vijnë në ndihmë, por kanë nënshkruar rikthimin e tyre nëse ata nuk kanë marrë të drejtën e azilit, në një kohë kur shumica e popullsisë shqiptare mbahet me të ardhurat nga emigrantët. E vetmja mundësi për të dhënë të drejtën e azilit një shqiptari është vetëm atëherë kur ai ka frikë të kthehet për shkak të gjakmarrjes. Fatkeqësisht, edhe policia shqiptare nuk ka mundur të regjistrojë as 10 % të konflikteve mbi pronën, dinjitetin e personit apo për çëshjet e nderit, që të argumentojë rrezikshmërinë e kthimit.
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar është përpjekur të sensibilizojë vendet perëndimore që Europa jo vetëm të mos lejojë sjellje të tilla ndaj emigrantëve shqiptarë, por ti sistemojë sa më mirë e të ndalojë çdo paragjykim ndaj popullit tonë sepse ka detyrime. Për përfitimet e fuqive europiane, vendi ynë ëshë ndarë në katër pjesë. Dëmi ekonomik që i është bërë popullit tonë nga ky coptim do kërkonte dëmshpërblimin e qindra miliard dollarëve, e megjithatë shqiptarët nuk e kanë ngritur zërin. Në kushtet e tanishme do të ishte detyrim moral i pakontestueshëm që Europa të investonte me kushte lehtësuese për hidroenergjetikën, për arsimin, shëndetësinë e infrastrukturën rrugore. Kështu mund të shpejtonte kontributin për procedurat e pranimit. Sigurisht, ky investim do ishte bërë nëse klasa jonë politike nuk do të ishte nën influencën e politikave regresive e do vepronte me dinjitet në mbrojtje të interesave të popullit të saj. Influenca e këtyre politikave regresive në qeveritë shqiptare e ka shkatërruar vendin dhe larguar afatet e pranimit në BE. Në kushtet e një varfërie ekstreme, në këto 17 vjet, shqiptarët kanë grumbulluar rreth 15 miliard dollarë për buxhetin e tyre pa llogaritur ndihmat e ndërkombëtarëve. Ky buxhet është shpërdoruar me një administratë të fryrë e vjedhur me investime elektorale pa perspektivë. Vetëm me 2 miliard dollarë do ishte përfunduar sistemi hidroenergjetik i planifikuar që para tranzicionit, i cili mund të furnizonte edhe vende të tjera të rajonit me kapacitetin e burimeve ujore që ka. Ky sistem pritash e ujëmbledhësish do ishte kontribut edhe për turizmin e ekologjinë. Sot shqiptarët nuk kanë mundësi as për turizëm e as për të zhvilluar ekonominë dhe kapitalin e tyre. Shumica e popullsisë është e papunë nga mungesa e tregut dhe prodhimit vendas. Edhe ai aktivitet tregëtar që bëhet me mallra skarco të importit ka një nivel shumë të ulët e zhvillohet vetëm gjatë orëve të ditës, në një kohë kur në vendet fqinje të ardhurat nga aktiviteti i natës kapin shifra prej miliarda dollarësh. Në vendin tonë, në mënyrë krejt absurde, shteti jo vetëm që nuk e stimulon tregun dhe punën gjatë 24 orëve por ka nxjerrë ligje e rregulla të palogjikshme deri tek memorandumi antikushtetues i skafeve duke penguar aktivitetin privat të qytetarëve të tij.

Strategjia e shkatërimit deri në nivelin zero (predikuar me fillimet e pluralizmit në auditoret e partive politike) i ka shërbyer nxitjes së dëmtimit masiv të vlerave natyrore, rrënimit të shtratit të lumenjve, prerjes së pyjeve për t’i tregëtuar pikërisht në ato vende ku këto vlera ruhen me fanatizëm. Rrënimit të shtratit të lumenjve dhe të të gjithë bregdetit po i shtohet lejimi i ndërtimit thuajse falas të TEC-eve apo naftësjellësit AMBO në brigjet e Adriatikut ku, vetëm për mbrojtjen e sistemit ekologjik të hapësirës ku instalohen, duhet që përfituesit të paguajnë një shumë minimale prej 20 miliard dollarësh. Kontratat e investimi për këto TEC-e e naftësjellësin nuk arrin as tek një miliard dollarë në një kohë kur qeveritë marrin kredi nga bankat e huaja edhe për çështjet sociale. Qeveritë shqiptare i shpallin si suksese këto kredi duke ia fshehur popullit faktin se rikthimi i detyruar i borxhit ndaj këtyre bankave do të bëhet me pasuritë kombëtare.

Kontrolli i lobeve antishqiptare po shtohet çdo ditë jo vetëm mbi jetën ekonomike por edhe atë private. Këto ditë janë vënë në përdorim mjetet e nevojshme per ruajtjen më tej të monopolit mbi bisedat telefonike te dy kompanive të huaja edhe pse përfitimi në kurriz të qytetarit është çnjerëzor. Operatorë nga Kanadaja e Shtetet e Bashkuara që kanë kërkuar të ndërhyjnë për liberalizimin e këtij tregu konfirmojnë se e njejta pengesë u ka ndodhur edhe në disa vende të Afrikës ku qeveritarëve u jepet një bakshish prej më se 10 milion dollarësh në vit nga kompanitë e monopolit për të mos lejuar liçensimet e reja. Në mënyrë krejt çnjerëzore shteti dhunon jetën private për të kontrolluar më shumë bizneset e kundërshtarëve politikë se sa kriminelët e vrasësit që enden të lirë. Numri i personave të vënë nën përgjim në Shqipëri është aq sa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vetëm Kalifornia ka një qarkullim vjetor prej 30 miliard dollarësh nga tregtia e marihuanës. Një tregues tjetër i dukshëm i dominimit të këtyre lobeve dhe i përitimit në kurriz të qytetarëve është monopoli i tyre mbi kazinotë e lojrat e fatit. Qytetarët shqiptarë nuk kanë asnjë mbrojtje ndaj këtij dhunimi e shfrytëzimi kriminal sepse sindikatat janë inegzistente ose nën kontrollin partiak. Lufta politike për marrjen ose mbajtjen nën kontroll të institucioneve të pavarura të shtetit i ka bërë ato të pafuqishme përkundrejt këtyre krimeve ekonomike që lidhen me politikën. Për krimin ekonomik ndiqen vetëm qytetarët e thjeshtë e bizneset e tyre.

Në hullinë e kësaj politike antishqiptare vazhdon prej vitesh sulmi ndaj historisë e lënia në degradim e vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare. Me pretekstin e reformave janë lënë pa punë, ose nxjerrë në pension shumica e shkencëtarëve me tituj të merituar. Prishja e institucionit të akademisë së shkencave bëhet për të asgjësuar mbrojtjen e vlerave të historisë dhe trashëgimisë sonë kombëtare, veçanërisht të trashëgimisë jashtë teritoreve të Shqipërisë, që përbën më se 70 % të kësaj vlere. Kjo vjen nga fakti se partitë politike shqiptare nuk kanë mision kombëtar, as vizion për vlerat e njerëzimit. Eleminimi i së djathtës politike në Shqipëri, e cila do kishte si program mbrojtjen e pronës dhe vlerave të trashëguara, fuqizimin e ekonomisë kombëtare dhe shmangjen e krizave shoqërore të vendit, ishte hapi i parë i realizimit të strategjisë së lobeve antishqiptare në politikë. Dominimi i tyre është shfaqur vazhdimisht edhe në proceset elektorale duke nxitur financime të pakontrolluara.

Nën trysninë e këtyre lobeve, eksponentët e politikës shqiptare të përfshirë në skenarin tragjik të vrasjes së popullsisë në vitin 1997 bënë të mundur shpalljen e një amnistie për ti vënë kapak kësaj vepre që mbart në vetvete edhe krim kundër njerëzimit. Politikanët shqiptarë nuk kanë pranuar as përgjegjësinë më të vogël morale për këtë krim. Minimumi që duhej të bënin, ishte t’i kërkonin falje popullit e të jepnin dorëheqje. Por ata vazhdojnë ta riciklojnë veten në politikë e postet e larta të shtetit. Më 21 qershor të vitit 2004, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar, në bashkëpunim me disa organizata të tjera joqeveritare, nxori një promemorje drejtuar opinionit publik shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar për ndryshimin e gjendjes politiko shoqërore në Shqipëri dhe prishjen e monopolit mbi partitë politike. Promemoria u kërkonte gjithashtu institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, partive politike, kryeministrit dhe kryetarit të opozitës, ngritjen e një komisioni kombëtar të pavarur, me ekspertë shtetëror e të shoqërisë civile, për hetimin e lidhjeve të krimit me politikën, analizimin e ngjarjeve të vitit 1997, gjetjen e organizatorëve të skenarit të luftës civile, të vjedhjes së parave të popullit e dërgimin e tyre para drejtësisë. Lidershipi politik e shmangu pa asnjë arsyetim krijimin e këtij komisioni. Për tu justifikuar para presionit ndërkombëtar që kërkoi hapjen e demokratizimin e auditoreve të partive politike u bënë manovra mediatike kundër disa individëve të pafajshëm dhe formimin e ndonjë “strukture me shoqëri civile” duke forcuar më tej prezencën e këtyre lobeve në politikën shqiptare.

Të favorizuar nga korrupsioni në drejtësi e ligjet në kodin penal mbi 2000 kriminelë lëvizin të lirë nëpër rrugët e Shqipërisë dhe të Europës (shumicën e tyre i kërkon dhe interpoli) të cilët janë bërë shkak i veprimit të gjakmarrjes mbi ta. Gjatë gjithë këtyre viteve, kërkesat tona për një strategji kombëtare mbi parandalimin e vetgjyqësisë dhe respektimin e institucioneve të shtetit të së drejtës janë abandonuar. Pasojat kanë rënë mbi qindra gra e fëmijë të pafajshëm që ngujohen nga frika e vrasjes për faj të krimit që ka kryer një i afërm i familjes. Kësaj ane tragjike të shoqërisë shqiptare i kanë shërbyer ligjet në favor të uzurpimit të tokave e pronave të tjetrit duke futur në konflikt mbi 200 000 familje shqiptare. Ndonëse është bërë një ligj për ndërmjetësimin dhe ngritjen e këshillit koordinues për ndalimin e vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje nuk është nxjerrë asnjë akt nënligjor për implementimin e tij. Me bllokimin e akteve nënligjore është kërkuar që ai të lihet mënjanë dhe të bëhet një ligj tjetër që nuk e kontrollon presidenca, por kryeministria. Fatkeqësisht edhe donatorët perëndimorë kanë rënë pre e trafikut të influencës së lobeve të sipërpërmendura. Janë derdhur miliona dollarë në projekte fallso e të hartuara sipas interesave të këtij trafiku që nuk kanë dhënë asnjë efekt pozitiv mbi shoqërinë shqiptare. Donatorët nuk kanë qenë asnjëherë vigjilentë ndaj operatorëve që bashkëpunojnë me ta në Shqipëri. Thjeshtë për të justifikuar projektet e mbështetura nga donatorët, është bërë e udhës që të propozohen struktura të panevojshme e ndryshime të herë pas herëshme të ligjeve pa i ballafaquar me realitetin e të drejtat e njeriut, pa logjikën juridike e kriterin profesional. Kjo ka sjellë perceptimin se ligji nuk i përket interesave të qytetarëve, por interesave të partive politike duke shkaktuar aq “inflacion” në vlerësimin ndaj tij saqë qytetarët nuk paraqesin më asnjë interes për të. Për trembëdhjetë vjet u financuan projekte për kodin zgjedhor e ligjet për barazinë gjinore e nuk dhanë asnjë rezultat pozitiv. Po kështu, për përfitime monetare e me qëllime të mbrapshta bëhen financime projektesh të panevojshme mbi bashkëjetesën fetare në Shqipëri në një kohë që populli ynë është shembull pozitiv para gjithë botës në këtë drejtim.
Rezolutat parlamentare dhe projekt-ligjet për dënimin e krimeve të komunizmit janë kthyer në farsë politike e nuk i kanë shërbyer aspak rehabilitimit të dëmeve të shkaktuara, sidomos ndaj pronarëve e familjeve të tyre të persekutuara, institucioneve fetare, klerit e të burgosurve politikë.

Nisur nga kjo gjendje, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar i bën apel Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriu, Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve si dhe Instinstitucioneve Ndërkombëtare të ndërmarrin hapat e nevojshëm që:
1- Të ngrihet një komisioni ndërkombëtar për hetimin e shkeljeve të rënda të drejtave të njeriut si dhe të krimeve ndaj popullsisë në Shqipëri, veçanërisht në ngjarjet e viti 1997.
2- Të detyrohet shteti shqiptar si përgjegjës për mbrojtjen e firmave piramidale tu kthejë paratë qytetarëve e të çojë para drejtësisë fajtorët.
3- Të detyrohet shteti shqiptar që të njohë të drejtën e pronës e të zhdëmtojë qytetarët e cënuar nga ligji 7501 mbi tokën e ligji mbi legalizimet.
4- Të detyrohet shteti shqiptar të reformojë ligjet që bien në kundërshtim me të drejta e njeriut dhe konventat ndërkombëtare.
5- Të detyrohet shteti shqiptar që organet e ndjekjes e të hetimit të krimit si dhe drejtësisë shqiptare të bashkëpunojnë me organizmat ndërkombëtare për çështjet e trajtuara në këtë dokument. Ato nuk munden t’ia arrijnë qëllimit për të dhënë drejtësi pa ndihmën e institucioneve ndërkombëtare, sepse janë nën trysninë e politikës dhe krejtësisht të pambrojtur nga ajo. Organizatorët e veprimeve kriminale mbi popullsinë gjatë këtyre viteve ndodhen në jetën politike e në administratën e shtetit. Qytetarët shqiptarë, të cilët prej 17 vjetësh kanë qenë viktima të politikës, duhet të ndjejnë përgjegjësinë e komunitetit ndërkombëtar dhe të drejtësisë për ndëshkimin e krimeve. Lufta civile në vitin 1997 u shmang, jo se deshën politikanët, por në sajë të intuitës së popullit, të ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar dhe të punës së përfaqësuesve të misionit të pajtimit në veri që i bindën shumicën e familjeve për të mos i çuar djemtë e tyre në jug kundër protestuesve.
* Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar kërkon që partitë politike shqiptare të bëjnë një kthesë rrënjësore e me dinjitet para qytetarëve, duke ndërtuar vizion të ri e punuar me përkushtim për riparimin e dëmeve që i kanë shkaktuar popullit të tyre.
* Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar i bën apel faktorit ndërkombëtar që ta mbrojë me përgjejgjësi humane nga rrënimi të ardhmen e kombit tonë, i cili është një nga pemët më të hershme në kopshtin e kulturave të Europës. Kopshti i Europës së Bashkuar nuk do jetë aspak më i bukur pa pemën karakteristike shqiptare.
* * * * *
TIRANË MË 14 PRILL 2007

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.