Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR
Address: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tirana, Albania
Tel & Fax: 00355 42 263 126. Tel 00 355 42 259 124, Mobil: 00355 68 27 37 989 / 00 355 69 32 38 786
E-mail gjin_marku@yahoo.com, gjin_marku@pajtimi.com, gjin_marku@hotmail.com
www.reconciliation-al.com / www.pajtimi.com


Tiranë më 20 janar 2016

Memo
Për ndalimin e terrorizmit dhe fondamentalizmit në Territoret Shqiptare

Drejtuar
Popullit Shqiptar

Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, NATO-s, OSBE-së, udhëheqësve të G8 dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik

RAPORTI:



Tiranë, me dt. 20 Janar 2016
Memo
Për ndalimin e terrorizmit dhe fondamentalizmit në Territoret Shqiptare

Drejtuar
Popullit Shqiptar
Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, NATO-s, OSBE-së, udhëheqësve të G8 dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

 

TV News: https://www.youtube.com/results?search_query=misionar%C3%ABt+e+pajtimit+kund%C3%ABr+terrorizmit+e+fundamentalizmit

 

Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar, i themeluar për bashkëjetesën, barazinë gjinore dhe integrimin e shqiptarëve në Evropën e Bashkuar, shpreh indinjatën e thellë të misionarëve të pajtimit nga të gjitha trevat shqiptare për aktet çnjerëzore të vrasjeve së qytetarëve të pafajshëm kudo në botë nga dora e terrorizmit dhe fondamentalizmit. Në këtë moment të vështirë për gjithë njerëzimin, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar sjell në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar faktin që Shqiptarët kanë kultivuar e ruajtur prej shekujsh vlerat e e e bashkëjetesës, paqes, lirisë e dinjitetit njerëzor. Në traditën e tyre shqiptarët kanë vënë të drejtën mbi fenë e ideologjitë, kanë kultivuar dashurinë dhe respektin për origjinën e kulturën e tjetrit duke realizuar kurdoherë bashkëjetesën vëllazërore ndëretnike e fetare. Me kodine tyre të lashtë etik, Kanunin, ata kanë ndaluar çdo veprim që cënon këtë bashkëjetesë, lirinë e të drejtat e njeriut, demokracinë e rregullin në komunitet, barazinë para ligjit, dinjitetin njerëzor. Ky kod etik mbrojti hebrenjtë në luftën e dytë botërore si në një asnjë vend tjetër të botës.

Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar e misionarët e tij të pajtimit shprehin bindjen e thellë se rreziku i një lufte të re botërore ushqehet nga ideologji barbare, ekstreme, të papranueshme nga popujt e botës. Besimtarët e vërtetë, të çdo feje, kurrsesi nuk mund të jenë shkak i lindjes së këtij terrorizmi global apo të luftës mes popujve. Përvoja 25 vjeçare e punës sonë vullnetare për pajtimin e familjeve në hasmëri ka bërë të mundur që ne të depërtojmë në thellësinë e ndërgjegjes së besimtarëve duke kuptuar se ata duan jetën në paqe e liri më shumë se nën sundimin e feve e ideologjive dhe dënojnë çdo këndvështrim ekstrem.

“Shqiptarët - theksoi në Tiranë Pontifiku (Papa Françesku) - nuk janë thjeshtë qytetarë të besimeve të ndryshme që jetojnë në harmoni e tolerancë, por kanë vëllazëri të plotë fetare”. Me këtë dashuri vëllazërore ata kremtojnë sëbashku festat fetare e martohen mes tyre myslimanë e të krishterë.

Në çdo kohë e në të gjitha territoret shqiptare, nga qytetari i thjeshtë deri tek prijësit më të shquar, siç ishin Ali Pashë Tepelena, Ismail Qemali e Ahmet Zogu, gjenden myslimanë me bashkëshortet e krishtera e anasjelltas. Që nga Princesha Teutë, treqind vjet para Krishtit, e deri sot, gratë e vajzat shqiptare kanë gëzuar lirinë dhe të drejtat e barabarta me burrat pa iu nënshtruar dogmave fetare. Gjatë pushtimit 500 vjeçar otoman, 70 % e kombit shqiptar e pranoi fenë islame,  por ruajti me dashuri e përkushtim zakonet e kulturën e krishterë duke e aplikuar myslimanizmin si një vlerë për paqen e njerëzimin. Myslimanizmi shqiptar është tashmë kulturë kombëtare, pjesë e qytetërimit bashkohor që duhet të mbrohet. Në pesë shtete të Ballkanit ku bëjnë pjesë shqiptarët po punojnë me përkushtim për paqen e rajonit dhe integrimin e tyre në Evropën e Bashkuar.

Fatkeqësisht, në këto 25 vite tranzicioni, kjo vlerë është goditur rëndë nga grupime radikale duke bërë që
të shfaqen elementë e rryma që nuk i përkasin kulturës shqiptare, por as kulturës  myslimane, ortodokse, katolike apo bektashiane të besimtarëve shqiptarë. Këto rryma e grupime punojnë në fshehtësi për

përhapjen e fondamentalizmit në Ballkan nëpërmjet territoreve shqiptare. Ato kanë kërkuar së pari deformimin e kodit zakonor etik të shqiptarëve duke nxiyur vetëgjyqësinë, vrasjet barbare për hakmarrje e gjakmarrje, përfshirë edhe gra e fëmijë, kanë nxitur vrasjet e nënave në sy të fëmijëve, kanë inicuar dhunën ndaj vajzave e masakrimin e tyre për çështje nderi, në kundërshtim flagrant me kanunin. Në territoret shqiptare, nga Mali i Zi deri në kufirin me Greqinë, janë ngritur qindra xhami pa kontributin e pjesëmarrjen e komunitetit tradicional mysliman shqiptar. Një numër i konsiderueshëm të rinjsh e fëmijësh shqiptarë janë bërë pjesë e formacioneve të ISIS. Ata mbështeten nga strukturat e terrorizmit e krimit të organizuar që në vitin 1997 kur u vranë rreth 3 000 shqiptarë për shkak të nxitjes së urrejtjes mes tyre. Ishin misionarët e pajtimit që ndaluan gjakderdhjen duke bindur familjet shqiptare në veri të vendit për të mos dërguar djemtë në luftë kundër qytetarëve protestues të jugut, që anatemoheshin si ortodoksë të lidhur me Serbinë e Greqinë. Strukturat e errëta të terrorizmit kishin angazhuar në këtë gjakderdhje edhe segmente të inkriminuara të ish shërbimit sekret, SHIK-u, që ekzekutuan qindra persona pa gjyq duke i quajtur pro grekë apo pro serbë.

Këto strukturat të fshehta të terrorizmit i janë kundërvënë në çdo hap strategjisë së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për përhapjen e kulturës së ligjit e promovimin e traditës në mështetje të shtetit të së drejtës. Ato kanë goditur herë pas here procesin e pajtimit me vrasjen e misionarëve e nxitjen e gjakmarrjes mes familjeve. Në pesë vitet e fundit kjo luftë kundër Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, traditës së bashkëjetesës dhe kulturës së ligjit është përqendruar në internet për nxitjen e vrasjeve mes familjeve në hasmëri duke shpifur rreth tyre si dhe prishjen e imazhit të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar duke fshirë e ndotur me fjalë fyese videot e punës së këtij komiteti. 


Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar i ka konsideruar vrasjet e shumta pas rënies së komunizmit si vrasje barbare e shkelje e të gjitha rregullave kanunore të gjakmarrjes. Kanuni nuk do pranonte asnjë nga  këto vrasje si gjakmarrje dhe do të ndëshkonte çdo dhunë ndaj gruas e nënës, çdo kërcënim me ngujim të grave e fëmijève. Ata detyrohen të vetë-ngujohen nga frika e akteve barbare ndaj tyre siç ka ndodhur në shumë raste. Këto vrasje e kërcënime nuk kanë lidhje me traditën por me strategjinë e terrorizmit që po intensifikon përpjekjet për tu shtrirë në Ballkan nëpërmjet territoreve ku banojnë shqiptarët. Në lojën e kësaj strategjie kriminale kanë rënë shpesh edhe përfaqësues të mediave, të politikës, të ambasadave të huaja në Shqipëri e organizatave ndërkombëtare.

Përballë kësaj lufte të nëndheshme të terrorizmit e fondmentalizmit, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka punuar me përkushtim, vullnetarisht e pa u përkulur për përhapjen e kulturës së ligjit e promovimin e traditës në mbështetje të shtetit të së drejtës duke bërë të mundur ndalimin e mbi 60 % të vrasjeve. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar e misionarët e tij të pajtimit, që punojnë në mënyrë vullnetare e sipas traditës pozitive në çdo fshat e qytet të vendit, kanë bërë të mundur që në këto 25 vjet tranzicioni të ndalonin mbi 100 000 vrasjeve barbare të nxitura tek familjet shqiptare në konflikte e hasmëri.

Qeveria e re e Rilindjes Kombëtare si dhe policia e shtetit kanë vendosur që në vitin 2013 bashkëpunimin e drejtpërdrejtë me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar duke mundësuar uljen me 50 % të numrit të viktimave të vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje. Qeveria e Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar kanë një strategji të qartë për tu përballur me këto rryma të terrorizmit në territoret shqiptare, por nuk kanë sa duhet mbështetjen e Komunitetit Ndërkombëtar, veçanërisht të Bashkimit Evropian, Aleancës së Atlantikut Perëndimor dhe vendeve anëtare të G8-tës. Në letrën që Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar i dërgoi Papa Françeskut në korrik të vitit 2014, dy muaj para se të vizitonte Shqipërinë, si dhe në dokumente të tjera dërguar OKB-së, NATO-s, BE-së, Këshillit etë Evropës, OSBE-së etj, kemi argumentuar se shqiptarët duhet të ndihmohen sepse kanë qenë historikisht viktima të luftës midis lindjes e perëndimit. Ata mbajtën peshën më të rëndë të dëmit në dy luftërat e fundit botërore me ndarjen e territorit të tyre në pesë shtete për interes të fuqive të mëdha. Sot shqiptarët punojnë me përkushtim për Evropën e Bashkuar kundër ideve nacionalist e rrymave radikale fetare por duhet të gjejnë mbështetjen e nevojshme të komunitetit ndërkombëtar. Është detyrim moral i fuqive të mëdha të japin kontributin e tyre të pakursyer ndaj këtij kombi të urtë e paqësor, që u sakrifikua në të dy luftrat botëror për paqen.

Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar u ka kërkuar vazhdimisht institucioneve shtetërore, organeve të rendit e të drejtësisë së popullit shqiptar që të hetojnë me përgjegjësi të lartë mbi strategjinë e terrorizmit kundër traditës shqiptare sepse ai po synon prej vitesh të krijojë strukturat e tij në Ballkan. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë duhet të mbështetet e inkurajohet për të marrë nën kontroll të gjitha xhamitë e ngritura pa lejen e tij nga grupime të errëta që punojnë për përhapjen e radikalizmit  kundër Aleancës Botërore të Paqes.

Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar i kërkon shtetit dhe Prokurorisë shqiptare të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata individë që pengojnë punën e strategjinë e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për ndalimin e vrasjeve e promovimin e kulturës së ligjit. Takimi i përfaqësuesve më në zë  të shoqërisë civile i dt 19 dhjetor 2015 nën drejtimin e Qendrës Globale për Drejtësi e Transparencë konfirmon se nga loja e terrorizmit në media e internet kundër Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar disa zyra emigracioni kanë deportuar nga vendet perëndimore qindra jetimë e familje të gjakmarrjes të cilët janë vrarë sapo kanë mbërritur në Shqipëri ose janë rekrutuar nga ISIS. Fatkeqësisht këtë situatë të rëndë kundër familjeve shqiptare që emigrojnë për shkak të gjakmarrjes e kanë krijuar edhe vendimet e nxituara politike të disa vendeve perëndimore duke e shpallur Shqipërinë si vend të sigurtë jashtë realitetit. Kryeministri i ri i Shqipërisë, z. Edi Rama , i cili po e udhëheq vendin me vizionin e tij largpamës për konsolidimin e shtetit të së Drejtës e integrimin në Evropën e Bashkuar, theksoi në takimin me Kancelaren Gjermane, znj. Angjela Merkel, se shqiptarët emigrojnë jo vetëm për arsye sociale por edhe sigurie. Po kështu një vit më parë parlamenti shqiptar ka nxjerrë një rezolutë ku e konsideron fenomenin e vrasjeve barbare për hakmarrje e gjakmarrje si një problem shqetësues që kërkon bashkëpunimin jo vetëm të institucioneve shqiptare por edhe organizatave ndërkombëtare e vendeve perëndimore.

Është pozitiv fakti që qeveria e re e Rilindjes Kombëtare, në ndryshim nga ato të mëpërparshme, ka rivendosur marrëdhëniet e bashkëpunimin me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar si dhe po ndihmon në hetimin e grupeve që sabotojnë punën tonë teknike duke bërë të mundur që numri i vrasjeve për vitin 2015 të jetë 50 % më pak. Ne jemi mirënjohës që tashmë është vendosur një bashkëpunim i drejtpërdrejtë me zyrën e Kryeministrit, me atë të Ministrisë së Brendshme si edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, por ky bashkëpunim duhet të jetë edhe nga zyrat e emigracionit të vendeve perëndimore. Nisur nga kjo nevojë e bashkëpunimit me Komitetin, Ministri i Punës, Çështjeve Sociale e Rinisë, z. Erjon Veliaj, i ka ripërcjellë në vitin 2014 prokurorisë dhe gjykatave rekomandimin nr 1716, dt 29. 09. 2009, për institucionet vendore e ndërkombëtare që, për vërtetimin e familjeve e individëve që rrezikohen nga vrasjet për hakmarrje e gjakmarrje, të merret mendimi i Komitetit ët Pajtimit Mbarëkombëtar, për të eliminuar çdo paqartësi e burim fiktiv të dhënash. Në bazë të këtij rekomandimi prokuroria e gjykatat kanë dënuar të gjithë përfaqësuesit e shtetit e të shoqatave që lëshojnë vertetime gjakmarrje pa arkivuar çështjen për ndjekje e mendim në Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar sepse kanë abandonuar procesin e pajtimit e sjellë konfuzion në vendet perëndimore, me pasoja tragjike për shumë individë e familje që janë vrarë sapo i kanë kthyer në Shqipëri për shkak të refuzimit të azilit.

Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka bashkëpunimin e tij me Selinë e Shenjtë dhe organizma ndërkombëtare, si OKB, OSBE, KE etj, por ky bashkëpunim duhet të çohet më tej në drejtim të mbrojtjes së të drejtës së jetës të shqiptarëve që rrezikohen në Shqipëri nga vrasjet. Duke patur përkrahjen e Papa Françeskut është bërë e mundur që kishat katolike të Evropës Perëndimore të bëhen mbrojtëse të shumë shqiptarëve në mërgim që rrezikohen nga hasmëria.

Policia e shtetit bën përpjekjet maksimale për ndalimin e vrasjeve por e ka të pamundur mbrojtjen e familjeve të përfshira në hasmëri për shkak të mentalitetit të deformuar kanunor që aplikohet me vrasje të fshehta përfshirë dhe gra e fëmijë të pafajshëm. Muaji Janar i vitit 2016 ka nisur me vrasje tragjike, barbare për hakmarrje e nderin, sipas deformimit të mentalitetit kanunor. Me dt 1 janar, 2016, në rrethin e Sarandës, Afrim Uzo vret në sy të fëmijëve bashkëshorten që kishte urdhër mbrojtje nga policia. Me dt 2 janar Aleksandër Dushaj, i kthyer nga emigracioni, vret vëllezërit Abdulla e Skender Shkëmbi në Shkodër sepse kishin kaluar në hasmëri nga refuzimi i kërkesës për t'i dhënë motrën për grua. Me dt. 3 janar vritet për hakmarrje ish oficeri i policisë Dritan Lorenci në Lezhë për shkak të implikimit në një konflikt para gjykatës 4 vite më parë. Me dt 4 janar vritet për hakmarrje në Kavajë Ismet Xhani nga Xhevdet Saraçi sepse preu një plep pa lejen e pronarit. Me dt 6 janar vritet Andrea Billo për hakmarrje sapo u zbulua se ishte kthyer nga emigracioni. Me dt 7 janar vritet Gazmend Çollaku për hakmarrje mbas një rrëmbimi të maskuar me uniforma policie. Konfliktet për pronën, për tokën, për nderin, fejesat me shkuesi, grindjet e çastit etj kanë sjellë shumë vrasje të cilat policia nuk mundet kurrë se si ti parandalojë edhe pse po bën përpjekje maksimale për parandalimin e krimit. Misionarët e pajtimit kanë mundur të parandalojnë shumë prej vrasjeve dhe në përgjithësi situata ka një trend drejt përmirësimit, megjithatë ende nuk mund të flitet për një garantim të jetës së qytetarëve, siç flitet në mënyrë të pa përgjegjshme nga përfaqësues të emigracionit të disa vendeve perëndimore që me refuzimin e kërkesave për azil u kanë shkaktuar shumë vuajtje e tragjedi familjeve të pafajshme shqiptare dhe ndihmuar ISIS-in për rekrutime.

Për Asmblenë Kombëtare të Misionarëve të Pajtimit

Mahmut Coka  
Zef Cara
 Sali Gera
Kryetar
Nën Kryetar 
Sekretar i Përgjithshëm


                                                                                                                                                                                                                  Për Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar
Gjin Marku
Kryetar
Tiranë më 20 janar 2016



:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.