Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR
Address: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tirana, Albania
Tel & Fax: 00355 42 263 126. Tel 00 355 42 259 124, Mobil: 00355 68 27 37 989 / 00 355 69 32 38 786
E-mail gjin_marku@yahoo.com, gjin_marku@pajtimi.com, gjin_marku@hotmail.com
www.reconciliation-al.com / www.pajtimi.com


Shenjtërisë së Tij PAPA FRANÇESKUT.
Selia e Shenjtë Vatikan - Romë

Tirane Dt. 7 korrik 2014



PËR NJOHJE E SHQYRTIM
Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut
Parlamentit dhe Komisionit Europian
Asamblesë së Kombeve të Bashkuara
Kryeministrave të vendeve anëtare të OKB-së

Shumë i dashur Atë i Shenjtë.



Misionarët e pajtimit e të paqes nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi ju drejtohen me falënderimin më të përzemërt për vizitën që do bëni në shtator në Shqipëri.

Të gjithë shqiptarët, myslimanë e të krishterë, ndjekin me dashuri mesazhet Tuaja sepse familjet shqiptare i kremtojnë së bashku festat fetare, Krishtlindjet, Bajramin e Pashkët. Me rastin e Krishtlindjeve të vitit 2013, katedralja e Shën Palit në Tiranë ishte e mbushur me besimtarë myslimanë nga të gjitha krahinat. Hoxha i Prizrenit atë ditë në Katedrale mbajti një fjalë që u dëgjua me respekt e dashuri nga të gjithë të pranishmit. Shqiptarët, një nga popujt themelues të Krishterimit, kanë kultivuar në traditën e tyre dashurinë për kulturën, racën e fenë e tjetrit si dhe respektin për lirinë dhe të drejtat e njeriut. Këto vlera vazhdojnë ti ruajnë edhe si obligim ndaj kushtetutës së tyre të lashtë, Kanunit, që së bashku me gjuhën, prejardhjen Ilire dhe Eposin bëjnë një pasuri me vlerë për trashëgiminë e Evropës.

Me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, me përulje e dashuri ndaj jush, po ju paraqesim një ekspoze të sinqertë mbi gjendjen reale të Shqipërisë e shqiptarëve dhe kërkesën tonë të vendosur që Selia e Shenjtë të ndihmojë në rimëkëmbjen e këtij kombi.

Fatkeqësisht, ky popull po vuan nën një tranzicion të gjatë e të vështirë ashtu siç ka vuajtur gjatë gjithë historisë nga sulmet për ta tjetërsuar si komb e si territor. Pozita gjeografike mesdhetare e shqiptarëve, me natyrën, relievin, klimën, bimësinë, ujërat dhe burimet nëntokësore krijon kushte për jetesë të mirë dhe një shtet të pasur, por familjet shqiptare dhe shteti i tyre kanë mbetur në varfëri ekstreme sepse të gjitha burimet e pasurisë së tyre nga bankat e industria, nga nëntoka, nga ujërat, nga energjia elektrike, nga telekomunikacioni, etj, kanë rënë në duart e operatorëve të huaj që i shfrytëzojnë në mënyrë çnjerëzore bashkë me popullsinë e varfër.

Ju e dini at i Shenjtë se 100 vjet më parë territoret e begata shqiptare janë copëtuar e ndarë në pesë shtete për interesat e fuqive të mëdha dhe vendeve udhëheqëse të Evropës. Përballë kësaj padrejtësie shqiptarët kanë punuar me përulje për ndërtimin e paqes në shtetet ku i kanë vendosur, pa e ngritur zërin as për vuajtjet as për dëmin e shkaktuar. Edhe shqiptarët e Çamërisë, të përzënë me dhunë e gjenocid nga territoret e tyre, kërkojnë vetëm në mënyrë paqësore zgjidhjen e së drejtës së pronës në kuadër të institucioneve Evropiane pa asnjë pretendim për territorin e tyre të mëparshëm. Do të ishte në nderin e vendeve perëndimore e fuqive të mëdha që ta vlerësonin realisht këtë gjendje e sjellje të shqiptarëve, në përmbushje të një detyrimi moral ndaj tyre. Minimalisht, ky detyrim duhej të reflektohej në investimet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, mjedis, bujqësi dhe turizëm për të katër vendet ku janë shqiptarët. Investimet për rimëkëmbjen e territoreve shqiptare janë në dobi të vendeve Evropiane që kanë nevojë për brigjet shqiptare të Adriatikut dhe klimën e maleve mikpritëse e bujare. Krejt e papranueshme bëhet kjo sjellje ndaj shqiptarëve kur fqinjëve të tyre, grekëve, që shpërdoruan rreth 400 miliardë euro të dhëna nga BE-ja, u ofrohen edhe qindra të tjerë, ndërsa Qeverisë Shqiptare nuk i jepen as edhe 1 miliard për të shlyer borxhin.

Një aspekt i dhimbshëm i kësaj situate të vështirë që po kalojnë shqiptarët në këto 25 vite tranzicioni është konfliktualiteti dhe vetëgjyqësia shkaktuar nga mungesa e institucioneve efikase të shtetit të së drejtës. Këto familje janë përfshirë në hasmëri të ndryshme duke kaluar në vrasje e ngujime në kundërshtim jo vetëm me ligjin por edhe me kanunin që i dënon këto veprime. Kemi punuar për zgjidhjen me marrëveshje e pajtim të këtyre hasmërive dhe në shumicën e rasteve është arritur paqja, por, familjet që nuk gjejnë drejtësi e nuk pajtohen shkojnë drejt e në vrasje duke sjellë viktima të pafajshme. Struktura të errëta të krimit të organizuar dhe terrorizmit kanë punuar vazhdimisht kundër përpjekjeve tona ne procesin e pajtimit dhe strategjisë së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për përhapjen e kulturës së ligjit e të jetës.

Shumica e vendeve perëndimore na kanë ndihmuar duke marrë në mbrojtje familjet e përfshira në gjakmarrje e dhënë të drejtën a azilit, por, për shkak të vendimit politik për pranimin e Shqipërisë në BE, Shqipëria është shpallur vend i sigurtë dhe familjet shqiptare që kërkojnë azil përballen me refuzimin edhe pse numri i tyre është shumë i vogël, krejtësisht i papërfillshëm, në krahasim me emigrantët e vendeve të tjera që marrin azil. Mediat perëndimore kanë transmetuar disa herë ngjarje tragjike kur prindër e fëmijë shqiptarë janë hedhur nga ndërtesat, në det ose nën shinat e trenit, sapo kanë marrë lajmin për deportim. Në këto 25 vjet tranzicioni, mijra qytetarë shqiptarë kanë humbur jetën në rrugët klandestine në kërkim të një jete të sigurt e më të mirë në vendet perëndimore.

Po sjellin në vemendjen Tuaj At i Shenjtë njerën nga këto familje shqiptare të deportuar ditët e fundit nga Suedia, Gjon e Valentina Mhilli me tre fëmijë, Gjovanën 7 vjeçare dhe dy vëllezër të saj, Klevis e Jozef Mhilli, 13 dhe 15 vjeç. Pas deportimit ata qëndrojnë të mbyllur në një dhomë të errët në Veri të Shqipërisë, ku vetëm një rreze drite depërton mbi portretin e Jezu Krishtit të vënë në murin e dhomës së varfër. Prindërit e Gjovanës nuk kanë mundësi të gjejnë para për ushqimin e fëmijëve e as për ilaçet e detyrueshme për diabetin e sëmundjet e tjera të shkaktuar gjatë 22 viteve në ngujim. Gjoni është martuar në ngujim dhe fëmijët kanë lindur e janë rritur në ngujim. Fëmijët nuk kanë mësuar të shkruajnë as të lexojnë deri atë ditë që mundën të largoheshin nga Shqipëria. I kemi ndihmuar për të mbijetuar nga uria, por komiteti ynë i pajtimit nuk ka fondet e nevojshme që të mbështesë të gjitha këto familje. Puna jonë e përditshme në mbrojtje të jetës së këtyre familjeve brenda dhe jashtë Shqipërisë është vullnetare dhe nuk është mbështetur as nga donatorët as nga shteti i brishtë shqiptar, që e ka të pa mundur për t'i marrë në mbrojtje familjet në hasmëri e gjakmarrje.

Si Gjovana e vogël janë dhjetra e qindra fëmijë e të rinj nga familjet e Admir Tafilit, Kol Gjergjit, Manushaqe Haxhisë, Irena Mandreas, Melita Zizës etj. Djali i Melita Zisës, që iu mohua e drejta e azilit u vra dy javë më parë, teksa qëndronte i ngujuar në periferi të Tiranës, edhe pse kishte kërkuar disa herë mbrojtjen e institucioneve të shtetit, të avokatit të popullit e organizmave ndërkombëtare. Po kështu, një ditë mbas deportimit u vra minoreni 15 vjeçar, Fitim Krasniqi, në oborrin e shkollës, teksa përshëndetej me shokët e fëmijërisë që kishte kohë pa i parë. Dy muaj më parë, në vigjilje të Pashkëve, 39 vjeçari Gentian Peta, që po deportohej mbas tre vitesh qëndrimi në perëndim, hidhet i dëshpëruar nga trageti në sy të dhjetëra dëshmitarëve dhe u zhduk nën ujrat e detit. Në skajin më verior të vendit janë detyruar të qëndrojnë të ngujuar Gjovalin Prenga, i vetmi i familjes i përjashtuar nga pajtimi e falja si dhe Bardhok Kola së bashku me dy vajzat e mitura. Bardhok Kola bashkë me qindra familje të tjera shqiptare në vendet perëndimore është burgosur pa faj për 4 muaj me qëllim që ti digjet afati tremujor i qëndrimit dhe e drejta e lëvizjes në vendet e Shengenit. Kjo metodë po aplikohet prej tre katër vitesh dhe pason sjelljet e shpeshta të oficerëve të vendeve perëndimore në fillimet e tranzicionit që u grisnin pasaportën shqiptarëve dhe ua hidhnin në tokë ose në det në mënyrë përmuese duke i kthyer mbrapsht bashkë me gratë e fëmijët. Këto veprime të padenja për qytetërimin perëndimor janë të ndikuara shpesh herë nga mediat që financohen për të hedhur baltë ndaj shqiptarëve megjithëse pjesa më e madhe e shqiptarëve që kanë emigruar janë shembull i familjarëve të përkushtuar, punëtorë të palodhur, me plot dashuri për vendin që i pranon.

I shtrenjti Papa Françesku.

Qeveria e re po bën përpjekje për të nxjerrë vendin nga kjo situatë e vështirë por kjo të do jetë e pamundur pa ndihmën konkrete të Evropës. Shqiptarët u janë mirënjohës për jetë Selisë së Shenjtë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që i dolën për zot 100 vjet më parë kur u copëtoheshin territoret dhe vihej në lojë ekzistenca e tyre si komb, prandaj po Ju drejtohemi me përuljen më të thellë që të angazhoni edhe një herë Selinë e Shenjtë si avokate e këtij populli pranë vendeve perëndimore e fuqive të mëdha, që ata të jenë të drejtë e ti bëjnë realitet detyrimet që kanë ndaj shqiptarëve paqësorë e të përulur.

Në emër të misionarëve të paqes e pajtimit ju uroj nga zemra mirëseardhjen.

Me përulje, plot adhurim e shpresë



Juaj besnikërisht

Gjin Marku

Kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar.

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.