Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR
Address: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tirana, Albania
Tel & Fax: 00355 42 263 126. Tel 00 355 42 259 124, Mobil: 00355 68 27 37 989 / 00 355 69 32 38 786
E-mail gjin_marku@yahoo.com, gjin_marku@pajtimi.com, gjin_marku@hotmail.com
www.reconciliation-al.com / www.pajtimi.com


Raport 2 vjeçar i Ekspeditës së Pajtimit

Janar 2015 –Dhjetor 2016

Organizimi dy vjeçar i ekspedites se pajtimit.
Me reformen territoriale ne vitin 2015 Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar ndryshoi disa nga organizimet e grupeve te punes dhe programet e ekspeditave te pajtimit duke i pershtatur ato me harten e re territoriale e afatet e procesit te pajtimit. Grupet e misionareve te pajtimit nga njesite komunale qe nuk u perfshine ne harten e re territoriale u bashkuan me grupet e misionareve ne 60 Bashki të reja. Këto organizime u bene duke u orientuar sipas afersise se komunikimit mes misionareve te zonave, njohjes se tyre ne komunitet, pershtatjes me terrenin e traditen e pajtimit ne çdo zone.

Pavaresisht nga ndryshimet ne ndarjen administrative te vendit, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar vazhdoi te udhëheqe e organizoje procesin e pajtimit në shkallë kombëtare me ekspeditat e pajtimit në te gjitha territoret e bashkive te vendit, ne 2800 fshatra e 60 bashki, duke afruar dialogun e pajtimit midis familjeve ne hasmeri dhe parandalimin e vrasjeve. Ekspeditat u organizuan mbi bazen e planifikimit 2 vjeçar me programe vjetore, disa mujore si dhe afat të shkurtuar në prag festash fetare e kombëtare. Ekspeditat e pajtimit kane funksionuar mbi bazat e punes vullnetare sipas tradites pa asnjë mbështetje financiare nga donatorët, nga shteti apo bizneset.

VLERËSIMI
Ekspeditat e pajtimit dhe Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar gjeten disa here falenderimin dhe perkrahjen e Selise se Shenjet dhe Papa Franceskut per punen e palodhur dhe perkushtimin ne procesin e pajtimit. Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar eshte vleresuar si nga Qeveria Shqiptare ashtu dhe nga perfaqesite e Be-se e te SHBA-se per strategjine ne procesin e pajtimit te familjeve ne hasmëri, për aplikimin e traditës ne mbështetje te shtetit te se drejtes, promovimin e kultures se ligjit, mbrojtjen e vlerave te demokracise, te drejtave te njeriut, te bashkjeteses fetare dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian.

Bashkepunimi
Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar ka bashkepunuar pa nderprere me organizaten e Kombeve te bashkuara, me qeverite dhe gjykatat e emigracionit te vendeve perendimeor si Angli, France, Gjermani, Austri, Hollande, Zvicer, Norvegji, Suedi, Finlande, Danimarke, Luksemburg, Kanada, Amerike, Australi, Irlande, Zelanda e Re etj. Bashkepunimi ka konsistuar ne mbrojtjen e vlerave te Bashkimin Evropian e te drejtes per jeten te familjeve shqiptare qe rrezikohen ne Shqiperi nga gjakmarrja e dhuna ne aspekte te ndryshme te jetes shoqerore per shkak te kultures dhe mentalitetit kanunor patriarkal te trasheguar etj.

Bashkepunimi me Qeverine e re te Rilindjes Kombëtare, e krijuar mbas zgjedhjeve te vitit 2013, ka qene efikas si ne procesin e pajtimit ashtu dhe mbrojtjen e te drejtes per azil per qytetaret e familjet e rrezikuara ne Shqiperi. Qendrimi parimor i Kryeministrit Shqiptar z. Edi Rama dhe Ministrit te Bremdshem z. Sajmir Tahiri, qe informuan komunitetin nderkombetar se shqiptaret nuk emigrojne vetem per arsye ekonomike por edhe per shkak te rrezikut ndaj jetes, ka parandaluar qindra vrasje nga gjakmarrja e hasmerite e ndryshme. Mbi 80 % e familjeve shqiptare, qe jane larguar nga Shqiperia te paisur me dokumentet dhe mendimin e Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar mbi rrezikun qe u kanoset ne Shqiperi kane marre mbrojtjene te drejtes per jeten dhe statusin e azilantit ne te gjitha vendet perendimore ku kane shkuar.

Mbrojtja dhe mbeshtetja morale qe i ka dhene qeveria e Rilindjes Kombetare Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar ne tre vitet e fundit mbas akuzave fallso e dizinformimeve ne media e internet kunder ketij komiteti e kryetarit te tij z. Gjin Marku ka sjelle rezultate mbreselenese duke bere te mundur  lirimin pa kushte te 750 femijeve te ngujuar nga gjakmarrja dhe uljen me rreth 50 % te numrit te vrasjeve ne shkalle kombetare. Ministri i Brendshem Sajmir Tahiri deklaroi para popullit shqiptar se ne saje te ketij bashkepunimi u be i mundur pajtimi e zgjidhja me mirekuptim e mijra konflikteve ne shkalle kombetare.

Rezultatet ne terren
Ekspedita e pajtimit beri te mundur qe ne dy vite te realizoje 213 pajtime midis familjeve ne hasmeri per vrasje (96 per vrasje te trasheguara qe nga koha e sistemit komunist dhe 107 per vrasje te bera gjate tranzicionit post komunist). U mbyllen me pajtim 495 hasmeri per plagosje dhe 611 hasmeri per çeshtje nderi, 360 hasmeri per prishjen e fejesave me shkuesi, 287 hasmeri per dhunen e shkaktuar brenda familjes, 1413 hasmeri per konfliktet per pronen ne qytet, 2780 hasmeri per konfliktet mbi token ne fshat, 4340 hasmeri per fyerje te personit, 1178 hasmeri per borxhe te pakthyera, 792 hasmeri per trafik te femrave, 15 hasmeri te krijuara brenda familjes per shkak te shfaqjes se prirjeve homoseksuale, 713 hasmeri per tradheti bashkeshortore, 322 hasmeri per lidhje dashurie midis personave me fe te kundert ne kundershtim me traditen e familjes dhe te fisit si dhe 1567 hasmeri per shkak te divorcit.

U be zgjidhje me mirekuptim e 2800 mosmarreveshjeve per probleme te ndryshme ekonomike, politike e ngatërresash te çastit qe ne te shumten e rasteve kalojne ne hasmeri e gjakmarrje nese nuk zgjidhen me mirekuptim.
Ekspeditat e misionarëve të pajtimit, krahas pajtimit, e përqendruan punën vullnetare gjatë tre muajve të parë të vitit 2015 në jug te Shqiperise, ne 61 komunat ku shtrihet gazsjellësi i Adriatikut, sipas takimit me zyrtarët e qeverisë shqiptare dhe të ekipit të TAP të përfaqësuar nga z. Vugar Veysalov, për të eliminuar konfliktet mbi pronësinë që do të pengonin mbarëvajtjen e punës me projektin e gazsjellesit internacional. Bashkëpunimi i strukturave të pushtetit vendor dhe policisë së shtetit në këto zona me ekipet e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar si dhe qëndrimi korrekt i drejtuesve të projektit TAP për të respektuar të drejtën e pronësisë ka eliminuar çdo përplasje që pengon ecurinë e punëssë këtij projekti.

Krahas punës me zonën e gazsjellësit ne 6 mujorin e pare te vitit 2015 ekspeditat e pajtimit kanë zhvilluar aktivitete në çdo rreth për nxitjen e pjesëmarrjes së  qytetarëve në fushatën zgjedhore e në votime pa konflikte e përplasje sociale. Në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme e policinë e shtetit Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar bëri të mundur që edhe familjet në hasmëri të merrnin pjesë në votime në çdo moment që kërkuan duke i shoqeruar ato me misionare pajtimi e forcat e policise mbasi ishte marre besa tek familja e hasmit. Bashkëpunimi i faktorëve bëri të mundur që procesi elektoral e i votimit me dt. 21 qershor 2015 te arrinte nivelin e standardeve evropiane.


Komiteti i Pajtimit Mbarëkombetar mbeshteti reformen ne drejtesi duke udhehequr forumin e shoqersise civile per reformen ne drejtesi e pergatitur platformen e parashtrimeve para Minsitrit te Drejtesise z. Ylli Manjani. Komiteti ishte organizator i tryezes se reformes ne drejtesi me përfaqësuesit më në zë të shoqërisë civile, të jetës politike e shoqërore të vendit dhe aktorë institucionalë politikë-bërës dhe ligj-zbatues, ekspertë, juristë dhe konstitucionalistë që kanë dhënë e do japin kontributin e tyre për reformën në drejtësi e cila është një nga reformat më të rëndësishme që po ndërmerr qeveria shqiptare dhe parlamenti. Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar dhe Qendra Globale per drejtesi e Transparence ne Shqiperi beri parashtrimet para Ministrit te Drejtesise per reformen ne Drejtesi para miratimit te ndryshimeve kushtetuese. Ministri i Drejtesise z. Ylli Manjani, krahas vleresimit per parashtrimet mbi reformen ne drejtesi, falenderoi Komitetin e Pajtimit Mbarekombetar per punen e bere ne shkalle kombetare ne ndalimin e vrasjeve dhe zgjidhjen e konflikteve me pajtim dhe theksoi se Ministria e Drejtesise do ngreje gjykatat e paqnit (Pajtimit) sipas tradites shqiptare ne bashkëpunim me Komitetin e Pajtimit Mbarekombetar .


Mobilizimi e Ekspedites.
Ekspedita dy vjeçare mobilizoi grupet e përhershme të punës së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar në 2800 fshatra e 60 bashki të udhëhequra nga misonari kryesor, përfaqësuesi i shkollës dhe përfaqësuesi i pushtetit vendor duke angazhuar ne total 2900 mesues e drejtor shkollash, 2600 perfaqeues te pushtetit vendor ne fshatra, 1600 nepunes e mesues ne bashki e qytete si dhe 9200 misionare pajtimi. Këto grupe vullnetare pune kane ndjekur dhe mbajtur nën kontroll situatën e konflikteve e të hasmërive ne menyre vullnetare pa asnje mbeshtetje financiare nga shteti, donatoret apo bizneset.

Ekspeditat e pajtimit kane punuar pa nderprerje me qytetaret per mbeshtetjen e reformave si dhe per përhapjen e kulturës së ligjit e rregullit ne komunitet duke aplikuar traditen ne mbeshtetje te shtetit te se drejtes. Qeveria e Rilindjes Kombetar e formuar ne shtator te vitit 2013 mbeshteti strategjine e Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar si ne procesin e pajtimit edhe ne mbrojtjen e se drejtes se qytetareve qe emigrojne per shkak te rrezikut ndaj jetes nga fenomeni i gjakmarrjes e dhunes ne aspekte te ndryshme te jetes patriarkale shoqerore te trasheguar. Eksperienca e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar ka sjellë në çdo rast pajtimin afatgjatë e të përhershëm të familjeve sepse ky pajtim mbeshtetet ne traditen pozitive shqiptare. Me aplikimin e tradites ne mbeshtetje te shtetit te se drejtes Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka gjetur mbështetje në popull dhe ka siguruar reputacion te perhershem sepse punon vullnetarisht, pa donatorë e projekte. Në sajë të kësaj mbështetje ekspeditat kanë mundur të realizojnë çdo vit zgjidhjen me marrëveshje e pajtimin te 40 - 50 % të konflikteve e hasmërive.

Konstatimet
Ekspedita konstatoi se akoma ne terren ka individe e grupe qe punojne per abandonimin e procesit te pajtimit siç u veprua nga strukturat e errëta të krimit të organizuare terrorizmit ne bashkëpunim me segmente te inkriminuara te qeverise ne vitet 2010 – 2013. Ky bashkepunim kriminal i financuar nga krimi i organizuar e terrorizmi vinte si rezultat i kritikave te hapura qe bente Komiteti para publikut për korrupsionin e larte ne administrate, ne drejtesi dhe policiline e shtetit si dhe lidhjet e qeverise me trafikantet e armeve, te droges dhe kontrabanden e mallrave qe kishin sjelle si pasoje vrasjen e mijra shqiptareve. Ankimi i Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg dhe ne Gjykaten e Hages kunder kesaj qeverisje te inkriminuar solli  nderprerjen e njeaneshme te bashkepunimit me Komitetin dhe abandonimin e procesit te pajtimit duke dyfishuar numrin e vrasjeve ne Shqiperi si dhe organizimin e skenareve per prishjen e imazhit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar.

Kallzimet e rreme nga policia dhe nxjerrja e tyre ne media e internet kunder komitetit te Pajtimit Mbareombetar ishte nje akt i rende jo vetem ndaj procesit te pajtimit brenda Shqiperise por edhe ndaj emigranteve qe largoheshin nga Shqiperia per shkak te gjakmarrjes. Fatkeqesisht keto dizinformime dhe mashtrime ne media e internet u bene reference per disa oficere dhe gjyqtare te emigracionit duke renduar mbi jeten e qytetarve te pafajshem qe u refuzohej padrejtesisht kerkesa per azil,nje pjese e te cileve jane vrare sapo janë deportuar ne Shqiperi.

Komiteti konstatoi se ne gjykatat administrative e ato penale ndodhen 340 mije dosje me konflikte te mprehta. Ne 40 % te ketyre konflikteve palet jane terhequr per ta zgjidhur ceshtjen me vetegjyqesi sepse nuk kane besim tek drejtesia. Per zgjidhjen e ketyre konflikteve jane angazhuar misionaret e pajtimit te udhehequr nga Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar si institucioni i vetem i ndermjetesimit i besuar nga qytetaret dhe qeveria e Rilindjes Kombetare. Ky besim vjen si rezultat i veprimtarise se ndershme vullnetare i misionareve te ketij komiteti. Implikimi institucioneve te tjera deri tek zyrat e avokatit te popullit ne afera korruptive per te terhequr fonde ne emer te familjeve ne gjakmarrje ka mobilizuar grupime kriminale e individe te lidhur me struktura te krimit te organizuar e trafikimit te qenjeve njerezoer per ta nxitur fenomenine gjakmarrjes duke orientuar qytetaret drejt vrasjesh.

Mbas nenshkrimit te bashkepunimit me avokatin e popullit te disa individeve e grupimeve te papergjegjeshme qe marrin fonde ne emer te familjeve ne hasmeri e gjakmarrje jane levruar 76 milion euro nga donatoret e huaj e bizneset vendase por asnje qindarke nuk ka shkuar tek keto familje. Avokati i Popullit ka nenshkruar memorandume bashkepunimi pa dijenine e Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me keto individe e organizata fantazme qe nuk kane asnje lidhje me procesin e pajtimit por jane krijuar me qellim pervehtesimin e parave ne emer te familjeve ne hasmeri. Misionaret e pajtimit jane perballur qindra here me mashtrimet e individeve qe kane krijuar pseudo misione, peudo shoqata e pseudo institute nen emra terheqes si : Misioni i Pajtimit Nene Tereza, Instituti Shtepia e Drejtesisee i Pajtimit Kombetar, Misioni Kombetar i Pajtimit te Gjaqeve, Mesuesi per Femijet e Ngujuar, Lidhja e Misionareve te Pajtimit e te Paqes, Misioni Mbarekombetar i Pajtimit etj, disa prej te cileve kane lidhur kontrate bashkepunimi me avokatin i Popullit pa pasur asnje veprimtarine pajtimi por paguajne mediat ashtu si firmat piramidale per mashtrime kriminale ndaj familjeve ne gjakmarrje duke pervehtesuar parate e tyre.


Komiteti i pajtimit Mbarekombetar ka kerkuar nga organet kompetente shqiptare qe ti jepet fund kesaj farse mashtrimi me te tilla akte bashkepunimi falls me avokatin e popullit apo institucione te tjera te administrates publike pa vene ne dijeni Komitetin e Pajtimit Mbarekombetar.

Ekspedita e pajtimit ka konstatuar me keqardhje se disa zyra emigracioni e gjykata ne vendet perendimore u kerkojne familjeve qe emigrojne per shkak te gjakmarrjes te marrin vertetime nga keto pseudomisione apo pseudoinstitute te inkriminuar qe ndodhen ne listen e bashkepunimit me avokatin e popullit duke favorizuar kështu krimin e organizuar te fallsifikimit, trafikut te qenjeve njerezore e terrorizmin. Rekomandimi i qeverisë shqiptare per institucionet vendore e nderkombetare me nr. 1716, dt 29/9 2009 - MPÇSSHB, qe kerkon verifikimin e çeshtjeve te gjakmarrjes vetem nepermjet Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar iu ridergua ne shtator te vitit 2014 te gjitha prokurorive dhe gjykatave te vendit nga Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, z. Erion Velija.

Bazuar ne kete rekomandim prokurorite dhe gjykatat denuan gjate vitit 2015 dhe 2016 te gjithe perfaqesuesit e organeve te shtetit dhe te OJQ- ve qe kane leshuar vertetime per gjakmarrje pa e arkivuar ceshtjen per ndjekje e shqyrtim ne Komitetin e Pajtimit Mbarekombetar. Ministria e Brendeshme ka udhezuar qe institucionet e shtetit te mos leshojne vertetime per hasmeri e gjakmarrje sepse ato jane bere shpesh here objekt korrupsioni nga perfaqesuesit e shtetit dhe bien ne kundershtim me interesin e anetaresimit te vendit ne BE. Ne rekomandimin nr. 1716, dt 29/9 2009, MPÇSSHB thuhet se të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare duhet ti referohen Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për verifikimin e çështjeve të hasmërive dhe konflikteve për gjakmarrje me qëllim eleminimin e të dhënave fiktive dhe abuzimeve.

Opinioni, vertetimet dhe konfirmimi i gjakmarrjes nënshkruhen vetëm nga z. Gjin Marku. Asnjë organizatë tjetër apo institucion shtetëror shqiptar nuk është i autorizuar për lëshimin e këtyre vertetimeve. Rekomandimi qeverisë shqiptare nr. 1716, dt 29/9 2009, MPÇSSHB, eshte leshuar sipas orientimit te raporteve  te departamentit te shtetit te SHBA-se 2005, 2006 qe i referohen Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar per te dhenat mbi familjet ne gjakmarrje si dhe raporteve te ekspeditave te pajtimit, vendimeve te konferencave kombetare dhe kongreseve te misionareve te pajtimit, ligjit nr: 8465 dt. 11.3.1999, Ligji Nr. 8788, datë 7.05.2001 mbi OJF-te, vendimeve  nr: 3190 dhe 3190/ 1 të gjykatës së Tiranës per veprimtarine e Komitetit te Pajtimit Mbarëkombëtar: www.pajtimi.com.

Ne vendimet e konferencave kombetare dhe kongreseve te misionareve te pajtimit ku kane qene prezent edhe perfaqesuesit e institucioneve te shtetit shqiptar, kerkohet qe te gjitha ceshtjet e gjakmarrjes te arkivohen per shqyrtim e ndjekje ne Komitetin e Pajtimit Mbarekombetar sepse Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar është forum drejtues i të gjitha organizatave dhe misioneve të pajtimit me vendim te formes se prere te gjykates dhe ka struktura të plota në të gjithë territorin e Shqipërisë, në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi për të ndjekur me përparësi të gjitha rastet e gjakmarrjes. Asnjë institucion, organizatë apo individ nuk e ka këtë ekspertize, kapacitet dhe eksperiencë te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar per fenomenin e gjakmarrjes, procesin e pajtimit, te ndermjetesimit e te zgjidhjes se konflikteve. 


Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar ka gjetur mbeshtetjen nga Gjykatat Shqiptare dhe prokuroria sepse ato jane perballur me akuza te rreme e shpifje me qellim demtimin e imazhit te komitetit, abandonimin e procesit te pajtimit dhe nxitjen e vrasjeve tek shqiptaret nga grupe i individe te lidhur me krimin e organizuar, korrupsionin, trafikimin e qenjeve njerezore e terrorizmin. Gjykatat e prokuroia shqiptare jane informuar se keto grupe kriminale kane pasur per qellim qe edhe vertetimet e gjakmarrjes te leshohen nga këto grupe kriminale ne bashkepunim me punonjes te korruptuar te administrates publike, te policise si dhe nga individe qe kane krijuar OJF “Pajtimi” per qellime perfitimi monetar e synime te erreta. Keto grupime kane inicuar disa here kallezimet e rreme e akuzat fallsekunder Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar e kryetarit te tij z. Gjin Marku per te eleminuar mundesine e verifikimit te vertetimeve te gjakmarrjes qe leshojne keto individe e grupime kriminale, mbasi ne praktiken e komisioneve dhe te gjykatave te emigracionit verifikimi i ketyre dokumenteve eshte bere nepermjet Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar.

Prokuroria dhe gjykatat shqiptare jane informuar se disa oficere te zyrave te emigracionit nga vendet perendimore fotokopjojne dokumentet e emigracionit e ia dergojne ato zyrave te shtetit shqiptar duke shperndare informacion teper sensitiv ne kundershtim me konventat nderkombetare, me ligjin per ruajtjen e te dhenave personale e sigurine jetes se emigranteve shqiptare. Te gjitha keto dokumente qe fotokopjohen e dergohen per verifikim ne polici apo tek perfaqesuesit e pushtetit vendor ne Shqiperi jane kthyer ne rrezik potencial per perhapjen e informacionit, zbulimin e vendodhjes se emigranteve per gjakmarrje si brenda edhe jashtë Shqipërisë. Ne raste te tjera keto forokopje jane bere biznes fitimprures tek oficeret e policise apo perfaqesues te pushtetit vendor gjate viteve 2010- 2013 duke i thirrur perfaqesuesit e te afermit e tyre ne Shqiperi e u merrnin 2- 3000 euro qe te japin pergjigje pozitive ne vendet perendimore. Familjet e rrezikuara detyrohen te paguajne ne te shumten e rasteve qe pjestaret e tyre te mos kthehen ne Shqiperi e te vriten.

Ky kompromentim kriminal i rasteve te gjakmarrjes ka bere qe qeveria e Rilindjes Kombëtare dhe policia shqiptare pas vitit 2013 ti dërgojë para drejtësisë shume përfaqësues te pushtetit vendor e te policise dhe te komunikojne vetem me Komitetin e Pajtimit Mbarekombetar per problemet e familjeve ne hasmeri. Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar i ka kekruar policise se shtetit e prokurorise te mos implikohen me ambasadat ne veprimet te tilla kunder konventave nderkombetare per emigracionin sepse jane veprime ne kundershtim flagrant me te drejtat e qytetarve te percaktuar ne te gjitha kushtetuata e vendeve anetare te OKB-se. Policia e shtetit, e cila ka luajtur nje rol shume efektiv ne parandalimin e vrasjeve e zbulimin e krimit i verifikon vetem nepermjet Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar problemet e familjeve ne hasmeri duke qene e bindur e ne nivel te larte profesional se ky fenomen i veshtire eshte kulturore e kerkon zgjidhje efikase vetem sipas tradites dhe ekspertizes se Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar, sepse perfshirja e policse e thellon dhe e agravon me tej problemin midis paleve. Mbas rritjes se denimit per vepren e vrasjes per gjakmarrje u shtua numri i ketyre vrasjeve si revolte ndaj papergjegjshmerise se ligjvenesit ne mungese te drejtesise. Gjakmarrja eshte thelluar e shumefishuar ne te gjitha rastet kur policia ka nderhyre me mjetet ligjore e jo bashkepunimin me Komitetin e Pajtimit Mbarekombetar sipas tradites e etikes qe kerkon ky fenomen. Strukturat e policise ne tre vitet e fundit jane ne nivelin me te mire te zbulimit te krimit te te gjitha llojeve prandaj kane vendosur me inteligjence bashkepunimin e drejtperdrejte me Komitetin e Pajtimit Mbarekombetar per rastet specifike te gjakmarrjes duke bere te mundur uljen e numrit te vrasjeve me rreth 50 %.

Qeveria e re e dale nga zgjedhjet e vitit 2013 vendosi menjehere nepermjet zyres  se Kryeministrit kontaktet e bashkepunimit me Komitetin e Pajtimit Mbarekombetar dhe denoi aktet ne media e internet qe kerkojne te pengojne procesin e pajtimit nepermjet kallzimeve te rreme  penale me qellim prishjen e imazhit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar e drejtuesit te tij Z. Gjin Marku si dhe nxitjes se gjakmarrjes nga interneti tek familjet qe jane ne proces pajtimi. Qeveria ka larguar nga detyra dhe derguar per ndjekje penale oficeret e policise qe u implikuan ne keto kallzime te rreme si Agron Kuliçaj, ish Zv. Drejtor i Pergjithshem i Policise, Arjan Hoxha, ish shef i sektorit kunder krimit ekonomik ne Policine e Tiranes, Oltion Demiraj, ish oficer policie ne drejtorine e policse Tirane etj. Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar u informua ne vitin 2012 nga qytetari i ngujuar Elmir Guri se ishte dhunuar e torturuar nga oficeret e policise se Tiranes per te bere deklarime te rreme se nuk eshte ne gjakmarrje por ka marre nje vertetim fallso nga Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar me qellim perfitimi te azilit. Prokuroria e rrethit Tirane nepermjet hetimit korrekt provoi plotesisht se Elmir Guri ishte ne gjakmarrje. Keto kallzime te rreme shoqeroheshin me nje montazh regjistrimi te emisionit Fiks Fare te kanalit televiziv Top Channal gje te cilin prokuroria e hodhi poshte si manipulim i kundraligjshem sepse qytetarja qe kishte bere keto regjistrime ishte realisht ne gjakmarrje dhe deklaronte duke qare para komitetit se ishte në hasmëri dhe pjesa ku tregohet se kjo hasmeri ishte verifikuar nga Komiteti ishte fshire ne kete video regjistrim. Pagesa prej 0,1 %  e kostos  minimale te shpenzimeve te kesaj çeshtje u verifikua se behej me iniciative te qytetares se paraqitur ne zyren e komitetit per udhetimet ne Maqedoni, perkthimet dhe akomodimin e grupeve te misionareve te pajtimit sipas ligjit.

Prokuroria ka vertetuar se nje proces pajtimi zgjat nga 1 deri ne 30 vite dhe ka nje kosto qe shkon nga 3 deri ne 30 mije euro por ajo mbulohet vullnetarisht nga misionaret e pajtimit dhe drejtuesit e Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar, mbasi familjet nuk mund te paguajne me shume se 0,1 % te kostos minimale. Prokuroria e gjykatat kane vertetuar se per vertetimet e leshuara nga Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar nuk eshte paguar asnje lek dhe ato leshohen vetem kur çeshtja eshte e arkivuar per ndjekje, por nuk eshte arritur pajtimi, sipas nevojes e kerkeses se familjes se rrezikuar.
Prokuroria i ka derguar per gjykim ne gjykaten e Lushnjes shpifjet ne media e internet kunder misionareve te pajtimit e Kryetarit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar te bera nga i ashtuquajturi Niko Kuri ( Ervion Cara) i cili ne vitin 2012 vodhi kamerane e videot e punes se Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar per ti deformuar e shoqëruar me shpifje e montazhe te rreme ne internet e në polici.

Ky person eshte nje individ i inkriminuar ne vjedhje e mashtrime qe eshte larguar qe ne moshen 14 vjecare nga banesa e prinderve. Megjithese kerkohet nga gjykata dhe policia ai fshihet dhe nuk eshte paraqitur as ne banesen e prinderve te tij tij qe nga dita e vjedhjes se kameras e objekteve filmike te zyres se Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar ne dhjetor te vitit 2012.Theniet e tij anash filmimeve ne internet se eshte gazetar investigativ jane mashtrime dhe nuk korespondojne as me realitetin as me videot qe ai ka vjedhur e perpunuar sipas mashtrimeve qe ben.


Montazhet e sajuara nga policia e Tiranes per familjen Skeja kunder Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar zbuluan para prokurorise dhe gjykates se familja Skeja ishte realisht ne gjakmarrje me familjen Istrefi dhe disa familje te tjera. Ndryshimi i emrit te hasmit te familjes Skeja (nga Xhemali Istrefi ne Sulejman Istrefi) ishte bere nga familja Skeja ne bashkepunim me perfaqesuesit e pushtetit vendor ne Diber e Tirane per shkak te frikes qe familja Skeja kishte ndaj pjetareve te familjes se Xhemali Istrefit. Ne dosjen e prokurorise per çeshtjen Skeja jepen te dhena krejtesisht te rreme dhe montazhe te sajuara nga vjedhesi i siperpermendur i kameras dhe videove te punes se misionareve te pajtimit Niko Kuri- Ervion Cara ne bashkepunim me oficerin e policise gjyqesore Eltion Demiraj.

Ashtu si ne rastin e dhunes e presionit ndaj z. Elmir Guri oficeret e policise se Tiranes kane thirrur djalin e familjes Skeja, z. Abdulla Skeja duke i kerkuar nepermjet presioneve e dhunes qe te beje deklarime te rreme se ka qene ne zyren e Kryetarit te Komitetit te Pajtimit z. Gjin Marku per te marre nje vertetim falls. Para prokurorise Abdulla Skeja ka treguar se ka bere deklarime te rreme sepse nuk ka qene asnje here dhe nuk e njeh z. Gjin Marku. Kete fakt te deklarimeve te rreme ne polici e ka pranuar para policise dhe prokurorise edhe i ati i Abdulla Skejes, z. Zabit Skeja, i cili ka deklaruar se eshte realisht ne gjakmarrje me familjen e Xhemali Istrefit mbasi babai i tij ka vrare Xhemali Istrefin, por ka theksuar emrin e Sulejman Istrefit, qe ishte gjalle, sepse nuk donte te thellonte hasmerine me familjen e Xhemali Istrefit mbasi mundej qefamilja Istrefi te thirreshin nga prokuroria, gje qe do thellonte gjakmarrjen. 

Prokuroria dhe gjykatat kane verifikuar se montazhet e publikuara ne media e internet nga keta individe te inkriminuar kunder Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar jane bere reference e demshme dhe pa te drejte e disa vendimeve te gjykatave perendimore per refuzimin e azilit e si pasoje kane sjelle deportimine e vrasjen per gjakmarrje te qytetareve qe jane kthyer ne shqiperi. Te tilla informacione per vendimet e refuzimit te azilit te bazuara mbi keto dizinformime kunder komitetit te pajtimit i kane shkuar prokurorise dhe institucioneve te shtetit nga Melita Ziza, nena e Saimir Ziza qe u vra tre muaj mbas deportimit te djalit te saj si dhe nga Gjon Mhilli, ndaj te cilit u kryen disa atentate mbas kthimit ne Shqiperi per shkak se iu refuzua e drejta e azilit ne baze te montazhin te emisionit Fix Fare e shpifjet ne media e internet te vjedhesit Niko Kuri (Ervion Cara) kunder Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar e z. Gjin Marku.

Gjon Mhilli i ka drejtuar kerkese prokurorise qe Niko Kuri- Ervion Cara te ndiqet penalisht per mashtrime e nxitje te vrasjes sebashku me te ashtuquajturin Agim Loci, bashkepunetor ne mashtrimet ndaj familjeve ne gjakmarrje  e nxitjen e vrasjes per gjakmarrje. Te njejtat kerkesa ne prokurori per mashtrimet ne polici dhe nxitjen e vrasjeve per gjakmarrje ne internet nga Niko Kuri e Agim Loci etj. kane shkuar ne prokurori nga Manushaqe Haxhia, Llesh Prenga, Leonora Prroni, Vale Gazidede, Pjeter Marku etj te cilet deklarojne se ato dizinformime ne internet kane demtuar rende jeten e familjareve te tyre e nxitur gjakmarrjen. Prokurorise e qeverise shqiptare  i kane shkuar dhjetra letra per kete veprimtari kriminale duke theksuar se i vetmi institucion qe i ka mbrojtur e ndihmuar vullnetarisht ka qene Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar e kryetari i ij z. Gjin Marku. Edhe babai i vjedhesit te videove e kameras se zyres se Komitetit i eshte drejtuar me kërkese te posaçme Kryeministrit, Prokurorit te Pergjithshem, Ministrit te Brendshem dhe Drejtorise se Policise ku thuhet se:  “... Ne vitin 2012, struktura te terrorizmit e krimit te organizuar ne policine e shtetit inicuan veprimtarine kriminale te djalit tim Ervion Cara (i njohur zyrtarisht si Niko Kuri) per vjedhjen e kameras e videove te punes me pajtimet. Keto video ne menyre te paligjshme jane shfaqur ne internet me fjale fyese poshterimi per misionaret e drejtuesit e pajtimit. Kam bere thirrje djalit te nderroje rruge e te kthehet ne shtepi por ka nderprere cdo lidhje me prinderit e tij... dhe i kerkoj policise te denoje oficeret e policise qe e kane mbeshtetur e inkurajuar veprimtarine e tij kriminale si dhe te atyre qe kane dashur ta trafikojne ate per te fshehur gjurmet e krimit".

Perballe kesaj veprimtarie qe nxiste vrasjet per hakmarrje e gjakmarrje Komiteti i pajtimit Mbarekombetar vendosi qe ekspeditat e pajtimit te mos e nderpresin aktivitetin e tyre as nje dite gjate vitit 2016.

Edhe pse u intensifikua puna e ekspedites dhe e policise se shtetit, nxitja e vrasjeve nepermjet mashtrimeve e dizinformimit ne internet beri qe viti 2016 te niste me vrasje tragjike, barbare për hakmarrje e nderin, sipas deformimit të mentalitetit kanunor duke shkaktuar dhjetra vrasje barbare per hakmarrje e nderin, 25 prej te cilave brenda familjes e ne sy te femijeve.
Me 10 shkurt 2016 u vra për gjakmarrje, pak ditë mbas kthimit nga Anglia, Xhevahir Brasha, emigrant nga rrethi i Hasit. Vrasësit kishin marë informacion që ai është në Shqipëri në një kohë të shkurtër. Në muajin maj 2016 ish Kryeministri Sali Berisha, i cili ne detyren e tij si kryeminister e kishte mashtruar komunitetin nderkombetar duke deklaruar se Shqiperia eshte vend i sigurte, i bëri thirrje popullit shqiptar nga parlamenti që të armatosej sepse familjet shqiptare janë të pasigurta dhe shteti nuk mund ti mbrojë ato: http://alb365.com/berisha-ne-kuvend-te-armatoset-populli-tahiri-prokuroria-ta-marre-te-pandehur
Në muajin shtator 2016 Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, kërcënohet për hakmarrje bashkë me familjen e cila është detyruar të lerë vendin e të kërkojë azil në vendet perëndimore për rrezikun që i kanoset. http://lajmifundit.al/2016/09/llalla-kercenim

Pavaresisht nga perpjekjet e qeverise se re e te policise se shtetit vendi vuan nga konfliktet, hasmerite e gjakmarrjet e trasheguara si dhe ato te krijuara gjate tranzicionit, vecanerisht nga viti 1990 deri ne vitin 2013 kur u zgjodh qeveria e re e Rilindjes Kombetare e cila po bashkepunon me Komitetin e Pajtimit Mbarekombetar duke bere te mundur uljen me 50 % te numrit te vrasjeve per hakmarrje e gjakmarrje.

Megjithe punen e bere mbeten te pazgjidhura mijra konflikte te cilat nese nuk mbyllen me pajtim shkojne drejt hasmerise e gjakmarrjes, 7560 konflikte per shkak te plagosjeve, 9701 konflikte per ceshtje nderi, 6789 konflikte per shkak te dhunes brenda familjes, 3400 konflikte per prishjen e fejesave me shkuesi, 34800 konflikte per pronen ne qytet, 98700 konflikte per tokat ne fshat, 33568 konflikte per fyrje te personit, 41890 konflikte per borxhe te pakthyera, 5260 konflikte per trafik femrash, 980 konflikte brenda familjes per shkak te shfaqjes se prirjeve homoseksuale, 15600 konflkte per tradheti bashkeshortore, 13789 konflikte per lidhje dashurie midis personave me fe te kundert ne kundershtim me traditen e familjes dhe te fisit si dhe 61567 konflikte per shkak te divorcit.

Ekspedita konstaton se për shkak të ligjit mbi ruajtjen e të dhënave personale dhe disa ngjarjeve tragjike mbas dekonspirimit të të dhënave të hasmërive, komiteti i pajtimit mbarekombetar jep mendimin e tij mbi rrezikun qe u kanoset ketyre familjeve tek institucionet vendore e nderkombetare pa informacion te detajuar mbasi informacion konfidencial më i plotë për rastet në fjalë u jepen vetëm të interesuarve me lejen zyrtare të familjes apo personit qe rrezikohet.

Ekspedita konfirmon se veprimtaria e Kryetarit të këtij Komiteti z. Gjin Marku ka qenë dhe është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë pa asnjë precedent që bie në kundërshtim me ligjin. Çdo informacion në media e internet kundër kësaj veprimtarie është dizinformim nga strukturat e krimit të organizuar e terrorizmit.

Ekspedita e pajtimit i kerkon Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar qe te marre pjese aktive per realizimin me efikasitet te reformes ne drejtesi ne bashkepunim me qeverine shqiptare dhe te dergoje para drejtesise te gjithe aktoret qe jane implikuar ne skenaret kunder Komitetit dhe kryetarit te tij z. Gjin Marku duke demtuar imazhin e ketij komiteti, abandonimin e procesit te pajtimit dhe demtimin e jetes se qytetareve te rrezikuar nga gjakmarrja.

Ky raport miratohet nje zeri nga Asambleja Kombetare e Misionareve te Pajtimit

Tirane me 28 dhjetor 2016

Per Asamblene Kombetare te Misionareve te pajtimit

Sali Gera                                                                        Mahmut Coka
Sekretar i Pergjithshem                                                           Kryetar

 

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.