Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit

Untitled Document


KOMITETI I PAJTIMIT MBAREKOMBETAR
Adresa: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tirane Albania
Tel & Fax 00355 4 263 126. Tel 00355 4 259 124 / mobil 068 27 37 989
E-mail: gjin_marku@yahoo.com / gjin_marku@pajtimi.com Web: www.pajtimi.com

Raport
Nga takimi i Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise

PER KULTUREN E LIGJIT DHE SHTETIN E SE DREJTES PERBALLE KRIMEVE KUNDER JETES

Mbajtur me 22 shkurt 2010

ne Akademine e Shkencave

Takimi i Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesues te komunitetit dhe faktore te shoqerise, PER KULTUREN E LIGJIT DHE SHTETIN E SE DREJTES PERBALLE KRIMEVE KUNDER JETES, i mbajtur, me dt 22 shkurt 2009, shprehu falenderimin dhe vleresimin per kontributin qe po japin gjate ketyre diteve perfaqesuesit e komunitetit nderkombetar ne afrimin e dialogut midis mazhorances dhe opozites shqiptare per shmangjen e krizes politike qe ka ndikuar negativisht edhe ne jeten shoqerore te vendit. Takimi shprehu falenderimin per punen e raportuesit te posaēėm te OKB-sė, prof. Filip Alston dhe stafit te tij, i cili ndodhet ne Shqiperi dhe po studjon edhe fenomenin e vrasjeve kanunore.



Organizimi i takimit u be per te analizuar shkaqet e rritjes se intensitetit te vrasjeve dhe konflikteve ne jeten e qytetareve. Fenomeni i vrasjeve sipas mentalitetit kanunor per hakmarrje e gjakmarrje, per ēeshtje nderi, per token, per pronat, per grindjet e ēastit etj, mbetet problemi me shqetesues i shoqerise shqiptare . Kjo gjendje e krijuar per shkak te konflikteve te shumta e deformimeve kanunore eshte bere shqetesim edhe per institucionet nderkombetare. Takimi mirepriti interesimin e nje grupi parlamentaresh per nxjerrjen e nje rezolute nga Parlamenti Europian per ndalimin e fenomenit te vrasjeve kanunore ne shqiperi.

Ne dhjetor te vitit 2009 dhe janar 2010 eshte intensifikuar ne menyre te skajshme numri i vrasjeve konfliktuale duke arritur kulmin ne fund te janarit dhe fillimin e shkurtit 2010. Me dt 27 e 29 janar ekzekutohen dy anetare dhe nje i aferm i familjes Curri ne Durres si dhe tre vellezer te familjes Mulliri ne Devoll. Me 31 janar e 1 shkurt qellohet per vdekje mbi pjestare te familjeve Hasani ne Tirane dhe Daxha ne Diber. Me datat 3 dhe 5 shkurt ndodhen dy krime tragjike brenda familjes, nje bashkeshort vret gruan dhe plagos rende te bijen ne Librazhd, ndersa nje nene 22 vjeēare vetvritet bashke me vajzen e saj 2 vjeē, duke u hedhur nga kati i tete i nje pallati ne Kavaje. Me dt. 6 shkurt i behet atentat me bombe anetarit te keshillit bashkiak te Vlores, Morand Hoxha, ndersa ne Tirane qellohet per vdekje me 6 plumba trajneri i atletikes, Hasan Rakipi. Me 7 shkurt qellohet me bresheri plumbash mbi tre persona ne Shijak. Me dt 8 vritet nje prind per kufijte e tokes ne Kukes dhe nje qytetar tjeter per hasmeri te se shkuares ne Bulqize. Njeri prej viktimave te mesiperme ishte denuar ne vitin 2004 per akuzen e perdhunimit, por u lirua si i pafajshem nga gjykata e larte, ndersa tre viktimat e familjes Mulliri krahas hasmerise disa vjeēare nga veprimi i nenes se tyre, e denuar me 25 vjet burg per vrasjen e nje femije 8 vjeēar, kishin edhe nje konflikt tjeter per ēeshtje nderi. Per te gjitha rastet, te afermit e viktimave kane deklaruar se policia ka qene ne dijeni. I shqetesuar nga gjendja, me dt 2 shkurt, Kryeministri i kerkoi Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar nje informacion te detajuar per vrasjen e janarit ne fshatin Rinia nga grindjet per kufirin e tokes. Ndonese autori i krimit ne kete fshat eshte dorezuar ne polici dhe po ndiqet nga organet e drejtesise, kater familje te djemeve te vrasesit jane detyruar te braktisin shtepite dhe te nderpresin jeten normale per t’iu shmangur rrezikut nga gjakmarrja. Edhe ne kete rast, familjet e rrezikuara i kane bere thirrje punonjesit te policise se zones per te ndihmuar familjet qe braktisen shtepite, gjate terheqjes se disa orendive shtepiake, por ai nuk eshte paraqitur.

Ne shumicen e rasteve edhe pse policia eshte ne dijeni te konflikteve nuk ka mundur te nderhyje mbasi me nderhyrjen e saj e ka thelluar konfliktin ose ka shkaktuar vrasjen e vete punonjesve te policise. Aksionet e policise ne disa raste dekonspirohen edhe nga koleget e tyre te korruptuar, siē ishte rasti i vrasjes se kater officereve te larte te policise ne Durres dhe i dy policeve ne Kukes ne vitin 2009.



Autori i krimit nga Librazhdi, i arrestuar per vrasjen e nenes dhe plagosjen e se bijes, me dt.3 shkurt, deklaroi edhe tre vrasje te tjera qe i kishte bere para 15 vjetesh. Gruan e kishte vrare, groposur e shpallur si te zhdukur ndersa dy viktimat e tjera i kishte vrare dhe shpallur si te aksidentuar. Komuniteti kishte dijeni per keto vrasje, ndersa policia nuk kishte informacion dhe i kishte skeduar ato si vrasje aksidentale dhe person i zhdukur. Nga informacionet mbi hasmerite ne territorin e Republikes se Shqiperise rezulton se numri i te vrareve per konflikte te ndryshme, te shpallur si “persona te zhdukur”, “te mbytur”, “te vetvrare” apo te aksidentuar eshte shqetesues. Policia ka te regjistruar per 20 vjet 5200 vrasje, ne nje kohe qe hasmeria per kete lloj krimi ka prekur nje numer shume me te madh te familjeve shqiptare. Shume familje jane ne hasmeri me familjen e burrit te vajzes se shpallur si te vetvrare. Takimi shprehu shqetesimin edhe per moszbulimin e vrasjeve te personave me aktivitetet publik si dhe te atyre te kryera e te fshehura nga vete institucionet e shtetit.

Puna e misionareve ne procesin e pajtimit dhe ndeshkimi i autoreve te krimeve ka ndikuar ne renien nga viti ne vit te shifrave te gjakmarrjes. Si rezultat i permiresimit te punes se institucioneve dhe i largimit te familjeve ne hasmeri nga shqiperia, pas vitit 2000 ka pasur nje renie te shifrave te te vrareve.

Mos zbatimi i ligjit 7501 per token, ēeshtjet e pazgjidhura te prones, konfliktet qe kane lindur per shkak te fenomeneve te ndryshme, trafikimi i femrave, dhunimi i prones, atakimet ne jeten e perditeshme, e mbajne shoqerine shqiptare ende ne konfliktualitet te vazhdueshem dhe mentaliteti i vrasjeve kanunore per nderin e marrjen e gjakut mban 1400 familje te ngujuara e te fshehura duke penguar edhe lirine e grave dhe te femijeve. Me se 50 % e popullsise ne fshat mbetet e konfliktuar deri ne ekstreme per titujt e pronesise. Ne komunen Bushat jane 1050 familje ne konflikt per token. Pronaret e tokes pretendojne se keto familje u kane pushtuar padrejtesisht 3500 dynym toke. Vetem ne fshatin shkjeze jane 200 familje ne kete konflikt. Ne fshatin Llugaj te rrethit Tropoje, antari i keshillit te Komunes, Gjovalin Nikolli, ka paraqitur per takimin nje liste prej 29 leterkembimesh me instancat shteterore te te gjitha niveleve mbi konfliktin e mprehte social, qe ka perfshire 3000 banore, te shkaktuar nga moszbatimi i ligjit 7501 per token. Ndonese kryeministri ka mbeshtetur shqetesimin e banoreve te kesaj komune dhe kerkon zbatimin e ligjit, pergjigjet zyrtare te perfaqesuesve te pushtetit vendor e te Ministrit te Bujqesise e kane lene te hapur konfliktin ne pamundesi per ta zgjidhur.

Punonjesit epolicise ne terren kane pasur dhe vazhdojne te kene mbeshtetjen e misionareve te pajtimit ne te gjitha rastet e perballjes se tyre me gjakmarrjen, por veprimi i punonjesve te policise eshte i pafuqishme perballe ketij fenomeni. Policia mbetet e pambeshtetur nga drejtesia dhe keqperdoret nga politika. Oficeret e policise ne terren nuk kane as mjetet minimale per te nderhyre ne parandalimin e krimit apo zbulimin e hasmerive te pafund ne te gjithe territorin e vendit. Policia nuk ka te regjistruar as 10 % te konflikteve ne jeten shoqerore. Procesi i pajtimit ka mbetur i vetmi institucion i parandalimit te vrasjeve. Edhe pse zyra e Komisionit Europian ne Shqiperi eshte e preokupuar seriozisht dhe ne raport progresin e Komisionit Europian per vitin 2009 ka vleresuar kontributin e misionareve te pajtimit si dhe ka theksuar nevojen e nje strategjie kombetare kunder ketij fenomeni , qeveria dhe parlamenti nuk kane marre asnje veprim ne kete drejtim. Kjo strategji, e hartuar dhe e miratuar nga te gjitha shoqatat e misionaret e pajtimit ne kongresin e trete te tyre, me dt 30 mars 2009, u eshte derguar institucioneve me te larta te shtetit qe ne prill te vitit 2009, por nuk eshte bere asnje hap ne kete drejtim.



Drejtuesit e policise se shtetit, nen presionin e politikes, kane prirje per ti fshehur shifrat reale te vrasjeve kanunore per nderin e gjakmarrjen, sepse shteti ndjehet i pafuqishem per tu perballur me to. Kjo behet edhe per te mbuluar gjendjen para institucioneve nderkombetare. E ndodhur para presionit nderkombetar per fenomenin e vrasjeve per gjakmarrje, ato cilesohen si “vrasje per hakmarrje”, “per motive te dobeta”, si dhe me kadegorizimin “ te tjera”. Ne komunikimin me opinionin publik perfaqesues te larte te policise se shtetit perdorin edhe termin, “vrasje me dashje” . Edhe pse vrasjet per hakmarrje jane gjakmarrje sipas mentalitetit te ēdo shqiptari, ato perseri mbeten te padenuara drejtesisht nga shmangja e qellimshme e hetimit. Ne kete menyre jane favorizuar edhe vrasesit duke iu shmangur denimeve te renda, sepse vrasjet per gjakmarrje denohen sipas kodit penal jo me pak se 20 vjet, ose burgim te perjetshem. Edhe vrasjet per nderin qe jane pjesa me tragjike ne familje e jasht saj cilesohen vrasje per “motive te dobeta” edhe pse ne parlament eshte kerkuar nga vete kryeministri i Shqiperise qe keto vrasje te denohen me burgim te perjetshem. Qendrimit politik i policise se shtetit, dhe korrupsioni i drejtesise kane bere qe ne shumicen e rasteve, edhe mbasi dorezohet autori i krimit, familja e te afermit mbeten te rrezikuar dhe detyrohen te ngujohen ose te fshihen deri sa te behet pajtimi. Per shmangjen e denimit te rende apo rrezikut mbi te afermit, vrasjet per nderin apo per hakmarrje e gjakmarrje po organizohen shpesh me pagese e ne menyre te fshehte. Akoma kane mbetur pa u zbuluar vrasesit e punonjeses se Unicefit dhe Irena Selit qe shokuan opinionin publik per menyren e zhdukjes se krimit.

Me dt 1 shkurt, Zv. Drejtori i Pergjithshem i policise deklaroi para opinionit publik se rritja e numrit te vrasjeve vjen si shkak i rritjes se numrit te emigranteve te kthyer nga vendet perendimore. Ne dy tre vitet e fundit nje numer i konsiderueshm emigrantesh ne hasmeri, qe jane kthyer ne Shqiperi per shkak se u eshte refuzuar kerkesa e azilit, jane perballur me atentate.



Shqiptaret ne hasmeri qe kerkojne azil ne vendet perendimore nuk jane kriminele, por jane individe e familje te rrezikuar per shkak se nje i afert i tyre ka bere nje krim ose veper te papranueshme morale. Ata punojne me devocion e ndershmeri ne ēdo vend qe u eshte dhene e drejta e azilit. Kontributi i vendeve te BE-se ne kete drejtim ka qene shume i madh por eshte e domosdoshme te jepet perseri mbeshtetje jo vetem ndaj familjeve qe kane emigruar per shkak te rrezikut qe u kanoset ne Shqiperi, por edhe qe procesi i pajtimit dhe i parandalimit te vrasjeve te perparoje sebashku me kulturen e ligjit dhe shtetin e se drejtes.
Takimi rikonfirmoi mbeshtetjen per konkluzionet e kongresit te trete te misionareve dhe shoqatave te pajtimit dhe e konsideron te domosdoshme trajtimit te tyre nga institucioenetet e shtetit shqiptar per realizimin e strategjise kombetare kunder gjakmarrjes dhe pranimin e Shqiperise ne BE pa Kanunin.

Takimi rikonfirmoi se pėr realizimin e strategjisė kombetare kunder gjakmarrjes kėrkohet rritja e pėrgjegjėsisė sė qeverisė pėr shmangjen e faktorėve qė kanė krijuar terrenin pėr aplikimin e kanunit dhe gjakmarrjes. Kjo arrihet nėpėrmjet:
1 - Angazhimit tė Qeverisė Shqiptare pėr tė marrė masat dhe vendimet pėrkatėse qė tė gjitha institucionet e shtetit shqiptar, tė administratės publike dhe tė luftės kundėr krimit tė kenė statistikat e familjeve nė konflikt pėr shkaqet e pronėsisė mbi tokėn, mbi pronat e trashėguara nė qytet, mbi ēėshtjet e trafikimit dhe grindjet brenda familjeve pėr ēėshtjet e nderit.
2- Angazhimit tė Organeve shqiptare tė ndjekjes, hetimit dhe zbatimit tė ligjit pėr tė ngritur nivelin e bashkėpunimit me komunitetin dhe shoqėrinė civile pėr zbulimin dhe parandalimin e krimit kundėr jetės, pronės dhe familjes si dhe krimit tė organizuar.
3- Angazhimit tė sistemin gjyqėsor pėr tė dhėnė drejtėsi dhe tė luftojė elementėt e komprometuar nėpėr gjykata.
4- Angazhimit tė Ministrisė Arsimit dhe e Shkencės, pėr tė ngritur nė njė nivel mė tė lartė punėn edukative nė shkolla, qė fėmijėt tė paisen me njohuri mbi ligjin dhe shtetin e sė drejtės, mbi dashurinė pėr jetėn, mėsimin, punėn dhe familjen, mbi tė drejtat e detyrimet nė njė shoqėri kontemporane. Nė programet mesimore tė ketė njė orė nė javė mbi njohuritė pėr demokracinė, ligjin dhe shtetin e sė drejtės.
5- Angazhimit tė klerit pėr tė luajtur njė rol mė tė madh nė orientimin e besimtarėve pėr respektimin e ligjit dhe shtetit tė sė drejtės.
6- Angazhimit tė mediave pėr tė censuruar emisionet qė nxisin psikologjinė e krimit, vrasjes, hakmarrjes e gjakmarrjes.
7- Angazhimit tė tė gjithė faktorėve tė shoqėrisė pėr tė ndėrgjegjėsuar qytetarėt se heqja e dėnimit me vdekje ėshtė njė nga risitė e Europės sė qytetėruar qė duhet mbėshtetur, se rikthimi i kėtij dėnimi, i kėrkuar nga njė pjesė e madhe e popullsisė dhe pėrfaqėsuesve tė politikės, nuk garanton as vendosjen e drejtėsisė, as ndalimin e vrasjeve me vetėgjyqėsi. Shembujt e punės sė misionarėve dėshmojnė se aplikimi i traditės pozitive pėr mbėshtetjen e shtetit tė sė drejtės ėshtė njė nga format mė efikase pėr ndalimin e gjakmarrjes, zgjidhjen e konflikteve dhe bashkjetesėn paqėsore midis grupeve tė ndryshme.
8- Ndalimit tė prirjeve tė Qeverisė shqiptare pėr mbulimin e shifrave tė vrasjeve, vetvrasjeve dhe krimit nė familje, tė gjendjes sė varfėrisė, papunėsisė dhe hasmėrive tė krijuara nga ligjet jo funksionale.
9- Bashkimit tė faktorit politik me atė shoqėror pėr tu bėrė ballė rrymave dhe sfidave nė rrugėn e integrimit duke pėrmirėsuar sėpari ligjin dhe qeverisjen.

Takimi kerkoi qe ky raport tu jepet institucioneve te shtetit shqiptar dhe organizmave nderkombetare sebashku me te dhenat e fenomenit gjate tranzicionit.

Per te pare skedarin e Raportit te Takimit Klikoni ketu.\For see the File of the Meeteng raport Please Click Here.
Per te pare Skedarin e Raportit te Statistikave Klikoni ketu.\For see the File of the Statistcs Please Click Here.

Tirane me 22 shkurt 2010

Takimi kerkoi qe ky raport tu jepet institucioneve te shtetit shqiptar dhe organizmave nderkombetare sebashku me te dhenat e fenomenit gjate tranzicionit.


:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.