|
REZOLUTË E TAKIMIT KOMBËTAR
TË PËRFAQËSUESVE
TË KOMUNITETIT,
SHOQËRISË CIVILE DHE MEDIAVE
PËR NJË FRONT TË PËRBASHKËT ME SHTETIN
NË LUFTËN KUNDËR KRIMIT
21 QERSHOR 2006
_ _
Z. Gjergj Lezhja______________________________________Z.
Bajram Ibraj
Zv. Minister i Brendshëm_______\__Drejtor
i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Me dt. 21 Qershor 2006, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar
organizoi Takimin me përfaqësues të komunitetit, shoqërisë
civile dhe mediave; Për një front të Përbashkët
me shtetin në luftën Kundër krimit. Morën pjesë
përfaqësues të qeverisë, policisë së shtetit
dhe trupit dipllomatik.
NË TAKIM U DISKUTUA:
a- Mbi strategjinë Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar
për ndalimin e vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje dhe respektimin
e autoritetit të shtetit ligjor.
b- Mbi aplikimin e traditës pozitive për konsolidimin e Shtetit
të së Drejtës
d- Mbi rolin e Shtetit e të shoqërisë civile dhe angazhimi
qytetar për parandalimin e trafikimit të femrave, fëmijëve
dhe drogës.
e- Mbi Rolin e medias për sensibilizmin e opinionit shoqëror
në luftën kundër krimit
f- Mbi disa masa për ndalimin e vetvrasjeve dhe krimit në familje
g- Për një rol më aktiv të komunitetit të juristëve
në debatin publik për ligjin.
h- Mbi disa aspekte të cënimit të marrëdhënieve
ndëretnike e fetare.
i- Mbi ekpeditën e pajtimit dhe masat organizative në terren.
TAKIMI VLERËSOI
-Punën e qeverisë dhe mazhorancës politike
për rikthimin e besimit ndaj shtetit nëpërmjet respektimit
të ligjit dhe luftës pa kompromis kundër korrupsionit dhe
krimit të organizuar.
- Perkushtimin e policise ne luften kunder krimit dhe lidhjeve te tij.
_
_
Përfaqësues të__________________________________________Gjin
Marku
Trupit Diplomatik_________________Kryetari
i Kom. Pajtimit Mbarëkombëtar
TAKIMI THEKSOI SE:
Tradita pozitive shqiptare për rregullin në
komunitet ështe një vlerë dhe mbështetje e rëndësishme
ndaj shtetit të së drejtës. Injorimi i kësaj tradite
ka dobësuar demkracinë dhe penguar përparimin e shoqërisë.
Burimi kryesore i çorganizimit të shoqërisë, përhapjes
së korrupsionit, konflikteve e krimit të çdo lloji mbeten
ligjet e papërshtatëshme dhe mungesa e besimit tek shteti. Projektetligjet
që hartohen i kanë shërbyer vetëm grupimeve politike,
mbulimit të gjendjes e tendencës për tu justifikuar para
organizmave ndërkombëtare. Në kodin civil e penal janë
21 ligje dhe 73 nene që i kanë parprirë dhe vazhdojnë
ti hapin terren vetgjyqësisë. Në Komisionin parlamentar
të ligjeve vazhdojnë të paraqiten projekt-ligje të
papërshtatshëm edhe për çështjen e vrasjeve
për hakmarrje e gjakmarrje, inicuar me qëllime përfitimi
nga individë e donatorë që nuk e njohin gjendjen. Këto
projekt-ligje janë të mangëta, nuk prekin thelbin e fenomenit
dhe favorizojnë keqbërësit, dhunuesit e pronës e të
familjeve, vrasësit, trafikantët e femrave e fëmijëve,
si dhe nxisin korrupsionin në drejtësi. Kuvendi i Shqipërisë
duhet të përmirësojë ligjet kundër krimit ndaj
jetës, pronës e familjes, si dhe trafikimit të qenjeve
njerëzore dhe në bazë të këtyre përmirësimeve
të reformojë ligjin mbi gjakmarrjen. Për të njohur
më mirë gjendjen e konflikteve e të hasmërive në
shoqërinë shqiptare, pjesmarrësit e takimit kërkuan
që, nëpërmjet rezolutës së takimit, tu jepet
informacion më i plotë mediave, organizmave ndërkombëtare
dhe institucioneve shtetërore.
TAKIMI KONFIRMOI SE:
Ne Shqiperi nuk ka asistence te nevojshme te qeverive
shqiptare, policise, gjykatave apo organizmave nderkombetare per eleminimin
e fenomenit te gjakmarrjes apo mbrojtjen e individeve e familjeve qe rrezikohen
nga vrasjet. Deri tani, shteti shqiptar dhe institucionet e tij nuk kanë
as baze ligjore as mjete e nevojshme per marrjen ne mbrojtje apo asistimin
prane ketyre familjeve. Te vetmit qe asistojne jane misionaret e pajtimit
qe udhehiqen nga ndjenjat humane per pajtimin e familjeve ne hasmeri si
dhe nga grupet vullnetare te punes se Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar.
Komiteti dhe misionaret e pajtimit nuk jane mbeshtetur as nga faktoret
brenda Shqiperise as nga Komuniteti nderkombetar. Ne kushtet e mosbesimit
ndaj shtetit dhe institucioneve te tij ne Shqiperi, gjendja eshte kaotike,
krimi dhe vetgjyqesia jane prezente ne çdo moment te jetes se qytetareve.
Gjatë tranzicionit, në mungesë të strukturave shtetërore
por edhe të hierarkive tradicionale u shfaqën fenomene negative
që ushqyen krimin. Dhunimi i familjes, i nderit dhe dhe i jetës
së tjetrit, trafikimi i femrave, i armëve dhe i drogës,
pushtimi e rrëmbimi i pronave, kontrabanda, korrupsioni e bizneset
e paligjshme u përhapën në të gjithë territorin
shqiptar duke nxitur si në veri edhe në jug vrasjet për
hakmarrje e gjakmarrje. Kjo ka sjelle rrënimin e jetës së
mijra individëve e ngujimin e mijra familjeve të pafajshme.
Rrëmbimi i armëve e shfaqja e ligjit zakonor të gjakmarrjes
erdhi si reagim i qytetarëve të braktisur e të pambrojtur
nga shteti. Fatkeqësisht, vrasjet jane shume me tragjike. Ndryshe
nga koha e Kanunit ato kanë karakterin banditesk, hakmarrës.
Në shumicën e e rasteve, ato kryhen padrejtësisht nën
psiklogjinë e gjakmarrjes, në kundershtim me Kanunin duke marrë
nëpërkëmbë të drejtat e grave e fëmijëve
që në traditën zakonore shqiptare mbroheshin më shumë
se në vendet e qytetëruara.
Në këto 15 vjet, me vetëgjyqësi u është
marrë jeta rreth 5000 shqiptarëve. Mbi 20 000 familje jane perfshire
ne konflikte te mprehta duke bere qe pjesa me e madhe e tyre te ngujohen.
Femijet e ketyre familjeve kane braktisur shkollen dhe jane izoluar per
vite te tera brenda baneses, pa mundur te takojne, qofte dhe per nje çast
shoket e te afermit e tyre. Ligjet e shtetit nuk njihen as respektohen
sepse nuk janë pronë e qytetarëve. Ligjet janë hartuar
për t’iu përshtatur interesave elektorale. Ato pergatiten
e miratohen pa pjesmarrjen qytetare e pa bashkëpunimin me komunitetin.
Hartimi i ligjeve i ka shërbyer politikanëve për vendosjen
e interesave partiake, klanore e vetjake mbi shoqërinë. Shembull
i përshtatjes së ligjit me interesat elektorale, që ka
sjellë pasoja të rënda për popullin është
ligji 7501 mbi tokën, i miratuar me konsensusin e dy partive të
mëdha në fillim të tranzicionit. Në pjesën më
të madhe të teritorit të Shqipërisë ky ligj as
është pranuar as është vënë në zbatim.
Në zonat ku ai është zbatuar ka sjellë konflikte duke
shkaktuar vrasje edhe midis familjeve me lidhje gjaku. Vetëm në
Komunën e Bushatit dhe disa fshatra të Nënshkodrës
numërohen 1600 familje me lidhje fisnore që nuk komunikojne
me njëri-tjetrin e as shkëmbejnë vizita për shkak
të mosmarrëveshjeve për tokën. Në shkallë
vendi kjo hasmëri ka përfshirë rreth 15 000 familje. Në
shoqërinë shqiptare rikthimi i autoritetit të ligjit do
të jetë një proces i gjatë e shumë i vështirë
sepse ende nuk kemi një klasë politike të afte e te devotshme.
Partitë politike nuk kanë as strategji, as ideologji as mision.
Programet e tyre janë vetëm farsa elektorale te perkoheshme.
Energjitë e klases politike dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë
janë harxhuar deri tani vetëm në taktikën e luftës
për marrjen ose mbajtjen pushtetit. Populli vuan nën stresin
e varfërisë ekstreme, mungesës së shërbimeve
më elementare dhe sigurisë për jetën. Shumica e qytetarëve
kanë humbur shpresat për të ardhmen, bëjnë një
jetë të mpirë e në apati. Papunësia kap shifrat
më të larta të vendeve të lindjes. Duke mos gjetur
rrugëdalje, shumë të rinj kanë përqafuar rrugën
e krimit, mijra vajza janë të detyruara të punojnë
rrugëve të Europës si prostituta. Qeveritë, jo vetëm
nuk e kanë inkurajuar, por e kanë penguar zhvillimin e tregut
dhe të aktiviteteve prodhuese vendase. Pyjet, tokat prodhuese dhe
infrastruktura bujqësore janë shkatërruar. Duke parë
gjendjen kaotike e mungesën e besimi ndaj ligjit, mbas ngjarjeve
të vitit 1997-98, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar hartoi
një strategji mbi parandalimin e vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje,
bazuar në traditën pozitive për respektimin e ligjit e
mbështetjen ndaj shtetit të së drejtës. Fatkeqësisht
vumë re jo vetëm mungesën e bashkëpunimit por edhe
abandonimin e kësaj strategjie nga struktura brenda stafeve të
qeverisjes. Tani kanë dalë probleme të reja që nxisin
hasmërine e vrasjet. Ligjet e sapo miratuara per kthimin e kompensimin
e pronave si dhe te legalizimit të banesave kanë sjellë
vrasje pa filluar aplikimi i tyre. Hasmëritë për çështje
nderi e trafikut të femrave kanë prekur rreth 4600 familje.
Një pjesë e madhe e këtyre të fundit e ruajnë
të fshehtë hasmërinë, për shkak të mbrojtjes
së nderit të vajzës e familjes, por presin vetëm çastin
e përshtatshëm për shpagim.
_
_
Po kështu, në këtë krizë të
thellë shoqërore, vetvrasjet e vrasjet brenda familjes kanë
marrë përmasa shqetësuese duke sjellë akte tragjike
jo vetëm mes bashkëshortëve por edhe tek fëmijët.
Shqipëria është bërë vendi me numrin më
të lartë të vetvrasjeve dhe krimit brenda familjes. Vetëm
në gjykatën e Tiranës gjykohen çdo ditë më
shumë se 10 konflikte familjare të cilat lënë trauma,
veçanërisht tek fëmijët. Fatkeqësisht edhe
në këtë aspekt nuk ka një ligj të drejtë
e të dobishëm që të përcaktonte seanca paraprake
bashkëpunimi me institucionet e pajtimit siç ka qenë
traditë. Në kodin civil e penal janë 21 ligje e 73 nene
që duhen rishikuar sëbashku me kodin e procedurës mbasi,
ashtu siç janë, favorizojnë jo vetëm veprimtarinë
keqbërëse por edhe korrupsionin në drejtësi duke i
lënë shteg vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje.
Komiteti i pajtimit Mbarekmbetar ka kerkuar bashkepunimin me Ministrine
e Rendit në aspektin e të drejtave të njeriut, tek mbrojtja
që duhet t’u bëjmë sëbashku emigrantëve
shqiptarë të cilët për arsye rreziku ndaj jetës
lënë vendin dhe kërkojnë azil në vendet perëndimore.
Në vitin 2002, rezultonin të larguar jashte shtetit per t’iu
fshehur hasmit 1270 burra. Sot pjesa më e madhe e tyre falë
mbrojtjes që u ka bërë Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar
janë bashkuar me pjestarët e familjes mbasi kanë marrjë
të drejtën e azilit. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar
i ka çuar çështjet e e këtyre familjeve deri ne
gjykatën e Strasburgut, por mbrojtja e tyre është dëmtuar
nga vetë qeveria shqiptare me nënshkrimin e marrëveshjes
për riatdhesimin e emigrantëve që nuk kanë fituar
të drejtën e azilantit. Para disa ditësh gjykata Irlandeze
i komunikoi qytetarit Marsel Drita dhe nënës së tij 65
vjeçare dhënien e të drejtës për azil në
Irlandë por me rezervën që Qeveria Irlandeze mund ta kundërshtojë
këtë të drejtë për shkak të kalimit të
afateve të përcaktuara në marrëveshjen që ka
bërë vetë Qeveria Shqiptare me BE-në. Gjykatat e vendeve
perëndimore janë nën një presion të vazhdueshëm
për çështjen e azil-kërkuesve shqiptarë edhe
pse parlamenti europian ka kërkuar rishikimin e kësaj aktmarrëveshje
me qeverinë shqiptare. Nga veprimi i padrejtë i shteteve perëndimore
janë dëmtuar qindra familje emigrantësh shqiptarë.
Në tetor të vitit të kaluar 4 oficerë të emigracionit
në Skoci u futën forcërisht në mëngjes herët
në banesën e familjes Vuçaj duke prangosur babain e të
birin, nxorrën përjashta të xhveshur vajzën 13 vjeçare
e i kthyen në Shqipëri. Kjo ngjarje pushtoi mediat e këtij
vendi e ngriti protestat e qytetarëve skocezë por nuk pati asnjë
reagim nga qeveria jonë. Fatkeqësisht pa kaluar jehona e kësaj
ngjarjeje policia angleze futet në mëngjesin e dt. 3 mars të
këtij viti në banesën e qytetares shqiptare Nadire Kaprini
dhe nxjerrë pa u veshur përjashta sëbashku me fëmijën
e saj 5 vjeçar, që kishte lindur në Angli. Edhe pse u
lutej që ti respektonin fenë sa të vishej, ata e sollën
në Rinas ashtu siç ishte, me bizhama e të prangosur në
të dyja duart. Policia shqiptare në Rinas, me korrektesë
dhe me shumë mirësjellje e priti atë e pajisi me rrobat
dhe ia adresoi Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për
ta marrë në mbrojtje. Fatkeqësisht edhe pse policia angleze
ishte në kundërshtim me ligjin e saj kjo qytetare vazhdon të
endet prej disa muajsh rrugëve për të kërkuar një
mundësi të re.
Me dt 9 gusht të vitit 2005 policia suedeze depërtoi në
një gjendje shumë të rëndë shëndetësore
shtetasen shqiptare Violeta Sopaj. Në dispozicion të saj ishin
4 oficerë policie dhe një infermiere e cila e mbante nën
serum gjatë gjithë rrugës për shkak të temperaturës
së lartë. Ndërsa bashkëshorti dhe dy fëmijët
e saj janë në Suedi, ajo ka rreth një vit që kërkon
një mënyrë klandestine për tu bashkuar me ta.
Dhjetra qytetare suedeze, në kundërshtim me ligjin e tyre i
kanë ofruar passaportën për ta ndihmuar në kalimin
e kufirit edhe pse policia e drejtësia suedeze mund ti ndëshkojë
ata për këtë akt. Fatmirësisht me ndihmën e mediave
suedeze dhe përfaqësuesve të të drejtave të njeriut
e kemi ngritur çështjen e kësaj gruaje deri në instancat
e OKB-së dhe së shpejti na është garantuar se ajo
do bashkohet me fëmijët e burrin e saj.
Kemi qindra raste kur mediat perëndimore filmojnë policinë
duke festuar me shampanjë mbas deportimit të shqiptarëve
ne nje kohe qe asnjë shtet perëndimor nuk do lejonte që
në Shqipëri të nëpërkëmbeshin të drejtat
më elementare të qytetarëve të tyre. Me 6 shtator
të vitit 2005 parlamentarët europianë i prezantuan Komisionit
Europian gjendjen e vështirë me të cilën po përballet
shoqëria shqiptare duke theksuar se riatdhesimi i emigrantëve
ilegalë do e rëndojë më tej këtë gjendje.
Përsëri, në rezolutën e këtij viti ky parlament
i ka kërkuar këtij komisioni të mbështesë Shqipërinë
për eleminimin e fenomenit të gjakmarrjes dhe të mbrojë
të drejtat e azilantëve shqiptarë që kanë frikë
nga rikthimi në vendin e origjinës. Marrëveshja për
riatdhesimin është nënshkruar vetëm nga qeveria shqiptare
në Ballkan. BE-ja nuk e ka nënshkruar atë me asnjë
vendet e tjera të rajonit.
I kemi kerkuar parlamentit shqiptar te prononcohet në lidhje me këtë
çështje, por ai nuk e ka bere ate. Komiteti ka kërkuar
vazhdimisht gërshetimin e veprimtarisë së misionarëve
të pajtimit me përfaqësuesit e shtetit, të policisë
dhe intelektualët sepse kështu i japim rolin udhëheqës
dhe autoritetin e nevojshem ligjit, por nuk jemi mbeshtetur as nga shteti
as nga organizmat nderkombetare. Te vetmit qe na kane mbeshtetur ne procesin
e pajtimit kane qene disa drejtues të policisë. Por policia
nuk mund të veprojë në rastet e gjakmarrjes sepse e acaron
më tej konfliktin. Ka pasur shumë raste kur ndërhyrja e
policisë ka shtuar gjakderdhjen ose ka mbetur i vrarë vetë
polici.
Interpoli Shqiptar dhe ai Ndërkombëtar kanë dhënë
një shembull të mirë të bashkëpunimit me Komitetin
e Pajtimit Mbarëkombëtar për gjetjen e vajzave të
trafikuara që jane bërë objekt i gjakmarrjes midis familjeve
shqiptare. Në sajë të punës së tyre 430 familje
të vajzave të trafikuara janë në bashkëbisëdime
për ta mbyllur çështjen pa gjakderdhje e pa e bërë
publike duke pranuar kthimin e vajzës pranë familjes. Janë
kthyer pranë familjeve deri tani rreth 280 vajza të mashtruara,
23 prej të cilave janë martuar me tutorin dhe vazhdojnë
jetën normale në vendin e tyre.
Policia dhe misionaret nuk jane mbështetur nga prokuroria e gjykatat
në këtë luftë të vështirë e shumë
të nevojshme për kooperimin e të gjitha institucioneve.
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka bërë publike
disa herë rastet flagrante kur policia, me ndihmen e misionareve,
ka ndaluar autorin e krimit, por ai është liruar në prokurori
ose në gjykatë. Lirimi i kriminelëve, lehtësimi ose
falja e dënimit të tyre ka sjellë reagimin e palës
së viktimës duke shkaktuar ekzekutimin për gjakmarrje të
autorit të liruar ose pjestarëve të familjes së tij.
Mbi 300 individë janë ekzekutuar sapo kane dale nga burgu për
shkak të dënimeve qesharake që u është dhënë
ose të lirimit me format e tjera. Populli e konsideron jo të
drejtë ligjin që dënon nga 25 vjet deri në burgim
të përjetshëm vrasësin për gjakmarrje, kur krimineli
ose vrasësi i familjes së tij është i lirë, ose
ka marrë një dënim qesharak. Vihet re se marzhi i dënimit
ndaj kriminelit nga shkalla më e ulët deri tek më e larta
është shumë i madh dhe lejon jo vetëm abuzimet por
edhe përfitimin material të gjyqtarëve.
Komuniteti ndërkombëtar ka dhene fonde për eleminimin e
këtij fenomeni tragjik, por ato nuk i kanë shërbyer qëllimit
dhe janë shpërndarë pa kriter e vigjilencen e nevojshme.
Dy ekspedita mujore që organizuam me rastin e krishtlindjeve e të
pashkëve kanë konstatuar se asnjë nga familjet ne konflikt
apo te ngujuara nga gjakmarrja nuk i njohin projektet që hartohen
në emër të tyre. Këto projekte, janë hartuar
sipas formateve që përcaktojnë stafet e donatorëve
pa njohur gjendjen e konflikteve, pa u përshtatur me rrugët
që ndikojnë në mentalitetin, kulturen e psikologjine e
grupeve ne nevojë. Kështu i është dhënë
hapësirë përvehtësimit të fondeve e abuzimit
duke i shërbyer më shumë korrupsionit.
Për këto abuzime Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar
i ka kërkuar Qeverisë Shqiptare si dhe Presidentit të Republikës
të marrë informacionin e nevojshëm se ku kanë përfunduar
fondet që janë dhënë për eleminimin e vrasjeve
për hakmarrje e gjakmarrje në Shqipëri.
Policia ka qenë i vetmi instititucion që ka bërë përpjekje
për të ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve dhe parandalimin
e vrasjeve. Por ajo nuk mund të ndërhyjë pa pasur denoncim.
Nëse një familje në hasmëri denoncon se është
e kërcënuar ajo e thellon më tej konfliktin dhe ndërpret
mundësinë e pajtimit për të ardhmen. Familjet që
kërcënojnë me gjakmarrje e bëjnë atë me
forma të sofistikuara pa lënë provën. Psh: Familja
e të afërmit e viktimës nuk deklarojnë se do e kryejnë
aktin e gjakmarrjes por vetëm se nuk falin. Qeveritë nuk kanë
mundur të merren me këtë problem specifik. Në parlamentin
shqiptar dhe në tryeza politike ky fenomen është konsideruar
si një çështje që shteti e ka të vështirë
të merret me të.
Qëndrimi brenda Shqipërisë i familjeve apo individëve
të përfshirë në gjakmarrje e rrezikon në çdo
çast jetën e tyre. Ata ose detyrohen të ngujohen ose
të largohen nga Shqipëria. Ngujimi apo largimi nga vendi i familjes
në gjakmarrje ul tensionin e palës së dëmtuar që
kërkon të hakmerret. Gjakmarrësi mund t’i gjejë
në çdo cep të Shqipërisë këta persona
nëse kërkojnë të fshihen për të bërë
një jetë të sigurtë në Shqipëri.
Policia ka një drejtori të përgjithëshme dhe një
Ministri të rendit publik si dhe zyrat e saj në 16 qarqe. Qarqet
kanë komisariatet në çdo rreth. Në 32 rrethet e
Shqipërisë ka komisariate por mungesa e infrastukturës
rrugore, enegjisë elektrike dhe mjeteve të tjera të domosdoshme
sëbashku me bazën ligjore e bëjnë këtë polilici
të pa efektshme për parandalimin e çdo lloj krimi që
vjen nga hasmëritë. Forca e policisë tani po përdoret
më shumë për kapjen e bandave kryesore të krimit të
organizuar. Në polici mund të paraqitet çdo qytetar për
të denoncuar dhe duhet ta lërë me shkrim denoncimin e tij,
por pjesa më e madhe e qytetarëve nuk preferojnë të
denoncojnë. Ato e shohin më me dinjitet zgjidhjen e çështjes
në mënyrë vetjake. Ata që duan të denoncojnë
e dinë që kjo do ketë pasoja më të rrezikëshme
se sa heshtja. Policia bashkrendon punën në lidhje me personat
e kërkuar, por në të shumtën e rasteve informacioni
dekonspirohet. Mjetet e komunikimit për bashkrendimin e informacionit
janë kryesisht radiot, telefonat, fakse, telegrame, posta etj, të
cilat nuk sigurojnë fshehtësinë e infrmacionit.
_
_ 
TAKIMI MBËSHTETI:
Punën e bërë nga ekspeditat e pajtimit
dhe kërkoi mobilizimin e misionarëve dhe faktorëve të
tjerë të shoqërisë si dhe Komunitetit Ndërkombëtar
për mbështetjen ndaj ekspeditës 8 Muujore që ka filluar
veprimtarinë e saj në terren që nga data 11 Qershor 2006.
Ekspedita 8 mujore përveç akteve të pajtimit do verifikojë
konfliktet e reja mbi tokën e pronat si dhe do evidentojë problemet
që dalin nga ligji i sapo miratuar mbi legalizimet. Ky organizim
bazohet mbi përvojën e ekspeditës dy mujore të vitit
të kaluar, që u zbatua gjatë fushatës elektorale me
pjesmarrjen e 2680 misionarëve në të gjitha rrethet e vendit
dhe arriti që, në 60 ditë, të kishim vetëm dy
vrasje, përkundrejt 20-22 të tilla, që kemi tani, në
çdo muaj. Ekspedita do ketë grupet e punës në çdo
fshat e qytet të Shqipërisë, në përbërje
të të cilëve janë përfaqësuesit e pushtetit
vendor e drejtorët e shkollave. Ajo fillon me 10 qershor 2006 e do
përfundojë me 21 shkurt 2007, duke përfshirë edhe
kohën e fushatës për zgjedhjet vendore. Ecuria e ekspeditës
do analizohet në Kuvendin Kombëtar të misionarëve
të pajtimit, prijësave e familjeve fisnike. “Mbi respektimin
e Ligjit e Mbështetjen ndaj Shtetit të së Drejtës.”
që do organizohet më 27-28 tetor 2006 në Tiranë. Në
këtë Kuvend do të marrin pjesë përfaqësues
të qeverisë e drejtues të lartë të Shtetit Shqiptar,
përfaqësues nga Parlamentit Europian, përfaqësues
të partive politike, klerit, mediave etj.
TAKIMI KËRKOI RISHTAZI :
-T'i prezantojë parlamentit europian, Bashkimit
Europian, Këshillit të Europës si dhe OSBE-së nevojën
për një mbështetje më të plotë të demokracisë
dhe përparimit të reformave në Shqipëri si dhe marrjen
në mbrojtje të të gjitha familjeve që emigrojnë
për shkak të gjakmarrjes nga Shqipëria, duke marrë
në konsideratë se shteti dhe shoqëria shqiptare, përkohësisht
nuk kanë mjetet e duhura kundër këtij fenomeni dhe nuk
mund të sigurojnë jetën e familjeve që janë në
hasmëri.
-Të ftojë vendet anëtare të BE-së të aktivizojnë
të gjitha potencialet e mundëshme për të ofruar më
tepër projekte për popullsinë e zonave rurale në Shqipëri.
-Të ftojë Kuvendin e Shqipërisë të përmirësojë
ligjet kundër krimit ndaj jetës, pronës e familjes, si
dhe trafikimit të qenjeve njerëzore dhe në bazë të
këtyre përmirësimeve të reformojë ligjin mbi
gjakmarrjen.
-Të ftojë Organet shqiptare të ndjekjes, hetimit dhe zbatimit
të ligjit të ngrenë nivelin e bashkëpunimit me komunitetin
dhe shoqërinë civile për zbulimin, parandalimin dhe ndëshkimin
e operatorëve të krimit të organizuar.
-Të ftojë sistemin gjyqësor, të japë drejtësi
dhe të luftojë elementët e komprometuar nëpër
gjykata.
-Të ftojë Qeverinë Shqiptare të marrë masat dhe
vendimet përkatëse që, të gjitha institucionet e nivelet
e administratës së shtetit shqiptar, të kenë statistikat
e familjeve në konflikt për shkaqe të pronësisë,
trafikimit e dhunimit të familjes dhe të ndërmarrë
veprime të posaçme për shmangien e vetgjyqësisë.
-Të ftojë Qeverinë Shqiptare për të investuar
më tej në ngritjen e qendrave mësimore dhe edukative për
fëmijët jetimë e të ngujuar duke shfrytëzuar
ish shtëpitë kulturore të ushtarakëve si dhe ndërtesat
e tjera me karakter publik që lihen mbas dore për tu privatizuar.
-Të ftojë Ministrinë e Arsimit dhe e Shkencës, të
ngrejë në një nivel më të lartë punën
edukative në shkolla, që fëmijët të paisen me
njohuri më të plota mbi dashurinë, punën, jetën
dhe familjen, të drejtat e detyrimet në një shoqëri
kontemporane.
KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR
Tiranë më 21 Qershor 2006
|