Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR
Address: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tirana, Albania
Tel & Fax: 00355 42 263 126. Tel 00 355 42 259 124, Mobil: 00355 68 27 37 989 / 00 355 69 32 38 786
E-mail gjin_marku@yahoo.com, gjin_marku@pajtimi.com, gjin_marku@hotmail.com
www.reconciliation-al.com / www.pajtimi.com


Rezoluta e kongresit 6 të Misionarëve të Pajtimit

Organizuar me dt. 27 shtator 2017

R E Z O L U T Ë

E KONGRESIT të VI të misionarëve të pajtimit
Organizuar me dt. 27 shtator 2017

Mbi Domosdoshmërinë e bashkëpunimiT Të gjykatave shtetërore me gjykatat kanunore për dhënien e drejtësisë.

Kjo rezolutë u shqyrtua nga pjesmarrësit e kongresit të VI të misionarëve të pajtimit dhe iu dorëzua për plotësim e miratim misionarëve të pajtimit në të gjithë territorin e vendit nga dt 1 tetor deri me 31 dhjetor 2017. Kryesia e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar mori  sugjerimet e nevojshme nga misionarët dhe grupet e punës së komitetit në 2800 fshatra dhe në 60 bashki. Pas miratimit në terren kjo rezolutë u dërgohet deputetëve të Kuvendit të Shqipërise, Presidentit të Republikës, Qeverisë Shqiptare, Përfaqësuesve të Vendeve Perëndimore, Organizatave Ndërkombëtare dhe mediave vendore e ndërkombëtare brenda dt. 20 janar 2018.

Kongresi vlerësoi:

1- Bashkëpunimin e Qeverisë Shqiptare dhe të policisë së shtetit me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar në procesin e pajtimit dhe të mbrojtjes së familjeve që emigrojnë për shkak të gjakmarrjes duke bërë të mundur uljen e numrit të vrasjeve me 50 %.

2- Mbështetjen e Selisë së Shenjtë dhe të Papa Françeskut ndaj strategjisë së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për mbrojtjen e emigrantëve që kërkojnë një jetë më të sigurt në vendet perëndimore.
                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                          3- Mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të Këshillit të Evropës dhe të qeverive të vendeve perëndimore si SHBA, Gjermania, Kanadaja, Franca, Anglia, Austria, Hollanda, Zvicra, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Danimarka, Italia, Greqia, Luksemburgu, Australia, Irlanda, Islanda, Zelanda e Re etj. Në bashkëpunim me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar kanë marrë në mbrojtje të drejtën e jetës së familjeve shqiptare që emigrojnë për shkak të rrezikut që u kanoset në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë kongresi vlerësoi punën e gjykatave perëndimore të emigracionit si dhe organizatave në mbrojtjen e të drejtës së jetës së familjeve shqiptare që rrezikohen, duke shprehur konsideratën e lartë për punën e bërë nga IRB në Kanada, OFPRA në Francë e CEDOCA në Belgjikë.

KONGRESI FALENDEROI:

1 - Ambasadorin e SHBA-së, Shkëlqesinë e tij z. Donald Lu dhe Ambasadoren e BE- së, Shkëlqesinë e saj znj. Romana Vlahutin për këmbënguljen dhe punën e palodhur me faktorin politik e shoqëror në Shqipëri që të realizohet reforma në Drejtësi.
2 - Ministrin e Drejtësisë z. Ylli Manjani, i cili vlerësoi lart parashtrimet që bëri Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar për reformën në drejtësi si dhe punën e bërë nga pleqësitë (gjykatat kanunore) duke shprehur gatishmërinë për ngritjen e Gjykatave të Paqnit në bashkëpunim me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar. https://www.ata.gov.al/manjani-takim-me-shoqerine-civile-per-drejtesine-gjykate-pajtimi-per-organizimin-gjyqesor/
3 – Ministrin e Brendshëm z. Sajmir Tahiri, i cili konfirmoi para opinionit publik se në sajë të bashkëpunimit me strukturat e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar është bërë e mundur zgjidhja me pajtim e 41 000 konflikteve për parandalimin e dhunës.  
4 - Bashkë reporterët e Këshillit të Evropës Joseph O’reilly (Irlandë) dhe Andrej Hunko (Gjermani) për takimin që bënë dhe mbështetjen që i konfirmuan Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar në procesin e pajtimit dhe mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Evropë. https://www.ata.gov.al/raporteret-e-kie-se-takim-me-komitetin-e-pajtimit-mbarekombetar/
5 - Pleqësitë (Gjyakata Kanunore) të 2800 fshatrave të Shqipërisë dhe 60 Bashkive që gjatë periudhës 27 vjeçare të tranzicionit post komunist kanë zgjidhur  me marrëveshje e pajtim mbi 900 000 konflikte e hasmëri për: ndarjen e tokave, ujërat, pyjet, kullotat, për rrugët brenda fshatit, kalimet në pyje e lumenj, gardhet, dëmet e bagëtive, prerjet e lëndëve drusore, shfrytëzimin e rërave dhe guroreve, vend varrimet dhe kalimet në tokat e të tjerëve, fejesat me shkuesi dhe prishjet e tyre, martesat dhe divorcet, lidhjet e fshehta të dashurisë, grindjet e çastit dhe fyerjet,  borxhet, dëmet në prona, uzurpimi i tokave në qytete nga lëvizja e pakontrolluar demografike, konfliktet mbi dyqanet dhe rrugët para tyre, konflikte mbi ndërtimet, konfliktet për shkaqe mosbindjesh ndaj prindërve, konfliktet për vjedhjet, për dëmtimet e pronave, nga rivaliteti në biznes,  konfliktet për varret në qytete, konfliktet mbi shpronësimet, hasmëritë për vendimet e gjykatave, hasmëritë për  vrasjet e trashëguara para dhe gjatë sistemit komunist, hasmëritë për vrasjet e reja, hasmëritë e vrasjet për nderin, hasmëritë për vrasjet për grabitje, hasmëritë për vrasjet aksidentale,  hasmëritë për ndarjen e padrejtë të pronave, hasmëritë për dhunën e konfliktet brenda familjes, për grabitjet e shtëpive e të kopshteve, për grabitjet e dyqaneve, hasmëritë mbi trafikimin e femrave dhe të lëndëve narkotike, hasmëritë mbi borxhet e pashlyera dhe humbjen e pasurisë në kazino, etj.
Kongresi Konfirmoi se
1- Vendimet e pleqësive "gjykatave kanunore" nuk janë kundërshtuar asnjëherë dhe palët jetojnë në paqe e vëllazëri ndërsa vendimet e gjykatave shtetërore në të gjitha rastet kanë thelluar konfliktin e hasmërinë mes palëve. 600 000 vendime të gjykatave shtetërore palët kanë shkuar në hasmëri e gjakmarrje duke sjellë pasoja tragjike me vrasjen e 3500 personave, vetëvrasjen e 4200 vetëve dhe kalimin në depresion të 22 000 qytetarëve. Për shkak të vendimeve të padrejta e korrupsionit në të gjitha shkallët e prokurorive dhe gjykatave qytetarët ndjehen të terrorizuar, e urrejnë sistemin e drejtësisë shtetërore dhe nuk kanë shpresë në përmirësimin e tij.

 

Kongresi shprehu shqetësimin SE
Me gjithë punën e jashtëzakonshme të qeverisë dhe policisë së shtetit për parandalim e krimit, edhe në vitin 2017 pati dhjetëra vrasje me origjinë sociale, 25 prej të cilave brenda familjes e në sy të fëmijëve. Gjithashtu ka pasur disa herë tentativa për vrasje të emigrantëve mbas depërtimit të padrejtë nga vendet perëndimore ku kishin kërkuar azil për shkak të hasmërisë. Me 10 shkurt 2016 u vra për gjakmarrje, pak ditë mbas kthimit nga Anglia, Xhevahir Brasha, emigrant nga rrethi i Hasit. Vrasësit kishin marrë informacion në një kohë shumë të shkurtër që ai ishte kthyer në Shqipëri.  Në vitin 2017 u vranë për hakmarrje gjakmarrje dy ish drejtues të lartë të policisë së shtetit, Artan Cuku dhe Ervin Dalipaj. Në muajin shtator 2016 Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla largon familjen e tij  për shkak të rrezikut që i kanosej nga hakmarrja në Shqipëri. http://lajmifundit.al/2016/09/llalla-kercenim.  Në muajin maj 2016 ish Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje popullit shqiptar nga parlamenti që të armatosej sepse familjet shqiptare janë të pasigurta dhe shteti nuk mund ti mbrojë ato. Kur ishte kryeministër, edhe pse vrasjet ishin dy tre herë më të shumta se në vitin 2016, ai mashtronte opinionin evropian se Shqipëria është vend i sigurt për të mos rënë në kundërshtim me kërkesat e BE-së. http://alb365.com/berisha-ne-kuvend-te-armatoset-populli-tahiri-prokuroria-ta-marre-te-pandehur. Populli shqiptar e ka parë  me respekt  qëndrimin e Kryeministrit, z. Edi Rama në takimin me kancelaren Gjrmane znj. Angjela Merkel, i cili deklaroi se shqiptarët nuk largohen nga vendi i tyre vetëm për arsye ekonomike por edhe për shkak të pasigurisë për jetën. Megjithëse qeveria e re e Rilindjes Kombëtare dhe Policia e Shtetit kanë arritur rezultate pozitive në përmirësimin e punës dhe kanë bashkëpunuar me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar duke bërë të mundur uljen me 50 % te numrit te vrasjeve përsëri mbeten të pazgjidhura mijëra konflikte të cilat, në se nuk mbyllen me pajtim, shkojnë drejt hasmërive e vrasjeve. Më problematike mbeten 7560 konflikte për shkak te plagosjeve, 9701 konflikte për çështje nderi, 6789 konflikte për shkak të dhunës brenda familjes, 3400 konflikte për prishjen e fejesave me shkuesi, 34800 konflikte për pronën në qytet, 98700 konflikte për tokat në fshat, 33568 konflikte për fyerje të personit, 41890 konflikte për borxhe te pakthyera, 5260 konflikte për trafik femrash, 980 konflikte brenda familjes për shkak të shfaqjes së prirjeve homoseksuale, 15600 konflikte për tradhti bashkëshortore, 13789 konflikte për lidhje të fshehta dashurie si dhe 61567 konflikte për shkak te divorcit. 

 

Forca e Zakonit tek Shqiptarët dhe Tradita e së Drejtës.

Shqiptarët janë populli më i lashtë i Mesdheut dhe flasin gjuhën e tyre të vjetër shqipe që është degë më vete e familjes indo-evropiane. Ata janë pasardhës të ilirëve me dëshmi kulturore e gjuhësore nga Ilirishtja e Pellazgjishtja. Huazimet në gjuhë dhe kulturë janë kryesisht latine, helene, bizantine, sllave dhe turke. Krahas veçorive etnike e gjuhësore me kodin e tyre të lashtë etik, Kanunin, shqiptarët kanë ruajtur e kultivuar brez mbas brezi zakonin e rregullit në komunitet, kulturën e ligjit, kanë  mbrojtur lirinë dhe të drejtat e njeriut, diversitetin kulturor e bashkëjetesën fetare duke vënë të drejtën mbi fenë dhe ideologjinë. Si në zonat rurale edhe në ato urbane jeta shoqërore është udhëhequr nga demokracia kanunore e bazuar në kuvendet e popullit e pleqësitë "gjykatat kanunore" që funksionojnë deri ne ditët e sotme. Kjo trashëgimi është një pasuri e çmueshme në mbështetje të shtetit të së drejtës dhe vlerave të Bashkimin Evropian sepse bazohet në parimet e demokracisë, të lirisë e të drejtave të njeriut, në lirinë e jetës, të mendimit, të fjalës, të pronës, të besimit si dhe ne respektimin e detyrimeve dhe rregullit në komunitet. Ndërsa politika ka sjellë vazhdimisht kriza e institucionet e shtetit janë thelluar në korrupsion, kanuni gëzon besimin e opinionit publik. Populli në mungesë të drejtësisë ka zgjedhur të respektojë traditën kanunore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve e konflikteve si dhe të detyrimeve të nevojshme në komunitet. Kanuni ka fituar terren edhe në luftën kundër krimit të organizuar, kundër vrasjeve e akteve të terrorit më tepër se ligji dhe drejtësia shqiptare. Kanuni ndodhet në luftë të përhershme me shkelësit e ligjit dhe të rregullit në komunitet ashtu si dhe me aktet tragjike të vrasjeve në shoqëri e dhunën në familje. Për të shmangur vrasjet e konfliktet sociale populli është detyruar të kërkojë organizimet tradicionale, kuvendet kanunore, gjyqet e pleqve, komisionet fshatçe të ndarjes së tokës e zgjidhjes së konflikteve. Kanuni me ndikimin e tij ka ulur korrupsionin në Bashkitë dhe Komunat tradicionale si Mirditë, Kukës, Dibër, Pukë etj. ka penguar trafikimin e femrave dhe dhunën në familje, ka sjellë lirimin pa kushte dhe respektimin e të drejtave të grave e fëmijëve që nëpërkëmben e ngujohen padrejtësisht nga frika e hakmarrjes e gjakmarrjes, në kundërshtim të plotë si me ligjin edhe Kanunin.

 

institucionet shtetërore dhe gjykatat kanunore.

Krahas me institucionet shtetërore populli ka zgjedhur e organizuar kuvendet dhe vendimmarrjet në komunitet duke gjetur zgjidhje afatgjata për mbrojtjen e vlerave te përbashkëta si pyjet, ujrat, kullotat, rrugët etj. Vendim-marrje të tilla kanë gjetur në shumë raste mbështetjen institucioneve të shtetit, të qeverisjes lokale e qëndrore si dhe të donatorëve prestigjozë si Banka Boterore etj. Edhe pse shumica e qytetarëve mbështesin reformimin e sistemit të drejtësisë nuk kanë besim dhe pritshmëri për një drejtësi te mirë shtetërore pa një bashkëpunimin korrekt me gjykatat kanunore ku ushtrohet mendimi dhe kontrolli qytetar në çdo vendim-marrje. Edhe policia ka sugjeruar shpesh herë zgjidhjen me mirëkuptim të konflikteve nëpërmjet pleqësive në komunitet, dhe ky është një hap pozitiv i bashkëpunimit të policisë me komunitetin per zgjidhjen paqësore të problemeve. Kjo ka sjellë si rezultat ndalimin e ndërhyrjes me forcë të policisë gjë e cila e agravon situatën duke e çuar atë në hasmëri e gjakderdhje të mëvonëshme. Parlamenti ka miratuar ligjin për ndërmjetësimin e liçensuar ashtu si dhe bizneset e tjera por fatkeqësisht ndërmjetësit e liçensuar janë refuzuar që në ditët e para për shkak të mungesës së përvojës dhe pagesave që kërkojnë në kompromis me avokatët. Qytetarët për çështjet e tyre më jetike kanë gjetur drejtësi e barazi vetëm nëpërmjet pleqësive kanunore sepse vendimet e tyre si në fshat edhe në qytet janë  vullnetare, pa pagesë, të mirë arsyetuara dhe nuk kontestohen nga palët. Kur lind nevoja, me mirëkuptim të palëve, ato shqyrtohen sipas hierarkisë kanunore deri në Pleqësinë e Lartë Kanunore (Gjykata e Naltë e Paqnit). Këto pleqësi (Gjykata Kanunore) perfaqësohen nga njerëz me reputacion në shoqëri e integritet të lartë moral dhe janë shumë më të besueshëm se gjyqtarët e shtetit. Ato janë organizuar prej 27 vitesh nën strategjinë e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar që luan rolin e “Gjykatës së Lartë Kanunore”duke dhënë shpesh here udhëzime në nivel më bashkohor se gjykatat shtetërore. Gjykatat kanunore kanë arsyetimin e qartë të vendim marrjes dhe familjet e perfshira në gjykim e zbatojnë atë me korrektesë. Objekti i gjykimit në këto gjykata ka qenë mjaft i gjërë, që nga konflikte të thjeshta deri tek vrasjet duke e lënë pergjegjësinë e krimit mbi fajtorin që të ndiqet nga shteti dhe palët të pajtohen. Këta “gjyqtarë” janë vazhdimisht të kërkuar nga qytetarët jo vetem për konfliktet e sotme por edhe ato të trashëguara që nga koha e Mbretit Zog apo e sistemit komunist. Edhe në periudhën e sundimit të Mbretit Zog e të sistemit  komunist janë aplikuar zgjidhjet kanunore në shërbim të paqes e shuarjes se konlikteve. Procedurat e shqyrtimit e dhënies së vendimeve në këto gjykata kanunore janë kryesisht pa protokolle sepse rrëfimet dhe fjala e dhënë është shumë e rëndësishme në këto vendime. Mbajtja e procesverbaleve siç është praktika e vendim-marrjeve të gjykatave shtetërore konsiderohet e pa nevojshme dhe e dyshimtë. Shqyrtimet bëhen duke dëgjuar palët. Këto vendime mund të jenë shembull për gjykatat shtetërore pavarësisht se nuk kanë protokolle për administrim provash por bazohen mbi dëshmitë e drejtpërdrejta të palëve, terrenin e ngjarjeve, dialogun e garancinë për respektimin e vendim-marrjes. Në ndonjë rast ka pasur evoluime të praktikave sipas kohës e duke i përshtatur ato me termat dhe praktikën shtetërore si kërkesë për gjykim (pleqnim), seancë dëgjimi paraprak, akt-marrëveshje kanunore e palëve etj.
Keqinterpretimi i Kanunit

Krimet ndaj jetës e pronës, vrasjet barbare e dhuna në familje, ngujimi i grave e fëmijëve gjate tranzicionit post komunist nuk i përkasin kanunit siç keqinterpretohet shpesh herë nga grupe e individë të pa informuar, ose nga struktura të errëta të krimit të organizuar e terrorizmit. Ato janë atentati më i rëndë ndaj traditës dhe kulturës shqiptare. Me futjen në kodin penal të termit gjakmarrje parlamenti ka institucionalizuar fenomenin në kundërshtim të plotë si me ligjin edhe me kanunin sepse vrasjet e periudhës së tranzicionit janë krejtësisht vrasje në një shoqëri në depresion, jashtë procedurës, hierarkisë e natyrë së gjakmarrjes. Në anën tjetër miratimi i ligjit që përcakton dënimin me 25 vjet deri në burgim të përjetshëm të aktit të gjakmarrjes kur vrasësit e parë që e shkaktojnë atë janë të lirë ose dënohen më pak, kanë nxitur hakmarrjen në mënyrë të fshehtë dhe me pagesë.

Faktorët që mbajnë prezent kanunin

Kanuni i ka rrënjët në strukturën e hershme të shoqërisë shqiptare dhe në një tërësi të ndërlikuar vlerash, traditash, zakonesh dhe besimesh që lidhen me të në kohë të ndryshme. Rikthimi i Kanunit ndodhi për shkak të disa faktorëve:

Faktori social e kulturor: Shqiptarët, edhe pse përshtaten me ndryshimet në kohë, ruajnë traditën në jetën shoqërore dhe familjare, në praktikat fetare e marrëdhëniet ndëretnike, në ritet mortore e festat komunitare, në marrëdhëniet në komunitetet krahinore e në lidhjet fisnore, në martesat e marrëdhëniet në çift, në lidhjet prindër - fëmijë etj.  Këto tradita te cilat, edhe pse janë tronditur nga ndryshimet dhe presionet e ndryshme të kohës, prapë shfaqen në kulturën e praktikat e përditshme të jetesës brenda dhe jashtë familjes. Shqiptarët u futën dhe dolën nga sistemi komunist pa përvojën e fenomeneve si korrupsioni, droga, prostitucioni, trafikimi i grave e vajzave, bixhozi, braktisja e fëmijëve, rrëmbimi i pronave, vrasjet, vetëvrasjet etj. Shteti shfaqet i pafuqishëm në luftën kundër këtyre fenomeneve rrënuese ndërsa Kanuni është përballur me sukses me to sepse ka gjetur mbështetjen e qytetarëve dhe mbron vlerat e shoqërisë dhe të shtetit të së drejtës. 

Faktori politik: Degjenerimi i institucioneve të shtetit dhe i sistemit të drejtësisë nën kontrollin e partive politike të kthyera në pronë familjare e liderit dhe një grupi biznesmenësh rreth tyre ka rrënuar besimin e qytetarëve për shtetin e së drejtës, ka krijuar diferencën e madhe midis popullit që është në kufijtë ekstremë të varfërisë dhe një grupi të pasurish që kanë në duar monopolin mbi politikën, mbi shtetin, mbi tregun dhe pasuritë natyrore të vendit. 60 % e popullsisë nuk shkon në votime sepse kanë bindjen se shteti dhe partitë politike nuk u përkasin atyre por janë pronë e liderëve dhe familjeve të tyre që pasurohen në kurriz të taksave të publikut dhe korrupsionit. Përballë kësaj gjendje qytetarët kanë qenë të detyruar të sjellin në mendje modelin më të mirë për demokracinë, për një jetë normale me rregull e drejtësi, duke iu referuar Kanunit. Me rënien e komunizmit pati një ç’organizim të skajshëm të shoqërisë shqiptare e cila nuk u orientua nga ligji dhe shteti i së drejtës por nga lëvizjet kaotike që tronditën jetën sociale, përhapën krimin, korrupsionin dhe vetëgjyqësinë. Për të shmangur vetëgjyqësinë e mbrojtur jetën e qytetarëve si dhe rregullat paqësore në komunitet u thirr për veprim Kanuni me kuvendet dhe pleqësitë e tij. Ato u organizuan në mënyrë të natyrshme si në fshatra edhe në qytete.

Kanuni dhe Ligji 7501 për tokën

Në vitin 1991 parlamenti miratoi ligjin 7501 mbi tokën duke përjashtuar nga e drejta e pronësisë pjesëtarët e familjes që banonin në qytet. Kanuni përballë kësaj shkelje të së drejtës themelore të njeriut hyri menjëherë në lojë duke imponuar ndarjen e drejtë të tokave dhe eliminuar konfliktet e vrasjet që nxiteshin nga zbatimi i këtij ligji. 70 % e familjeve në veri e në jug të Shqipërisë pranuan ndarjen sipas Kanunit me vendime të pleqësive, "gjykatave kanunore". Me vendimet e gjykatave kanunore familjet në fshat vendosën tua lënë pjesën e trashëgimisë anëtarëve të familjes që ishin në qytet. Këtij gjykimi kanunor iu nënshtruan edhe komisionet e shtetit si në jug edhe veri duke u dhënë tokë pjesëtarëve të familjeve në qytet nëpërmjet një çertifikate të lëshuar nga gjendja civile ku paraqitej në mënyre fiktive prania e tyre si banues ne fshat edhe pse ishin banorë në qytet. Kjo gjë u përshëndet nga dy partitë kryesore politike dhe deputetët e tyre që nuk kanë qenë asnjëherë të aftë të bëjnë ligje të drejta. Me ligjin 7501 mbi tokën u hodh hapi i parë drejt gjithë pranimit të zgjidhjeve kanunore dhe formimit te pleqësive (gjykatave kanunore). Përveç ndarjes së tokës, pleqësitë “gjyqet kanunore” kane vepruar lirshëm për shume aspekte te tjera të jetës shoqërore. Këto zgjidhje kanunore kane eliminuar konfliktet dhe hasmëritë që thellohen nga vendimet e  gjykatave shtetërore. 60 % e qytetareve nuk i dërgojnë çështjet konfliktuale në gjykatën shtetërore sepse jo vetëm nuk gjejnë drejtësi por duhet të paguajnë shuma të pa përballueshme që të shpëtojnë nga kthetrat e padrejtësisë.

 

27 vjet Komitet i pajtimit Mbarëkombëtar:
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar u krijua në vjeshtë të vitit 1990 nga një grup intelektualësh të shquar me qëllim parandalimin e konflikteve dhe përplasjeve midis grupimeve sociale gjatë rënies së sistemit komunist dhe ndryshimeve politike në vend. Komiteti u bë prezent për opinionin publik në takimin e themeluesve me ish Presidentin e Republikës, z. Ramiz Alia. Nga viti në vit Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar u bë një faktor shumë i rëndësishëm për paqen e stabilitetin në jetën sociale të vendit. Komiteti e ka përqendruar punën e tij vullnetare në zgjidhjen e konflikteve dhe pajtimin e mijëra familjeve në hasmëri duke promovuar kulturën e ligjit e traditën pozitive në mbështetje të shtëtit të së drejtës. Komiteti krijoi grupet e punës në çdo fshat të përbëra nga misionarët më me reputacion të cilët vazhdojnë të kryejnë rolin e pleqësive (gjykatave kanunore) dhe bordet e tyre drejtuese (pleqësitë e apelit  në rrethe). Komiteti ka krijuar përvojën e tij në parandalimin e konflikteve midis grupimeve sociale e politike, veçanërisht në ngjarjet e vitit 1997, kur misionarët e tij bënë të mundur të bindnin familjet në veri të vendit për të mos iu përgjigjur thirrjes së qeverisë për të dërguar djemtë në luftë kundër protestuesve në jug. Në ato ngjarje Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar u bë një ndër faktorët kryesorë për të shmangur luftën civile. Populli në Jug të  Shqipërisë, që ishte përfshirë në trazirat me armë, zgjodhi Koordinatorin e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Z. Pasho Uruçi, në krye të Komitetit të Shpëtimit Publik për të udhëhequr në mënyrë paqësore protestat që po degradonin në dhunë kundër institucioneve të shtetit, dyqaneve e banesave familjare.
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar me misionarët e tij dhe grupet e pleqësisë vazhdon të udhëheqë procesin e pajtimit në të gjithë territorin e vendit, në 2800 fshatra e 60 Bashki, sipas traditës pa asnjë mbështetje financiare nga donatorët, nga shteti apo bizneset. Komiteti punon sipas programit dhe strategjisë së miratuar në 6 kongreset  e misionarëve të pajtimit për promovimin e kulturës së ligjit dhe mbështetjen e shtetit të së drejtës. Komiteti ka orientuar grupet e punës dhe pleqësitë kanunore që të bëjnë pajtimin e palëve në konflikte e hasmëri duke lënë përgjegjësinë mbi fajtorin që të ndiqet penalisht nga shteti si dhe lirimin e familjeve të ngujuara. Grupet e pleqësisë (gjykatat kanunore), të themeluara nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar gjatë 27 viteve të tranzicionit post komunist kanë zgjidhur dy herë më shumë çështje konfliktesh e hasmërishë se gjykatat shtetërore.

 

Ekspeditat e pajtimit
Kongresi vlerësoi lart punën e ekspeditave të misionarëve të pajtimit dhe miratoi raportin 2 vjeçar të ekspeditës së pajtimit për vitet  2015 – 2016, publikuar në: www.pajtimi.com. Kongresi falënderoi grupet e ekspeditës së komitetit të pajtimit mbarëkombëtar që e përqendruan punën vullnetare në jug të Shqipërisë në 61 njësitë lokale ku shtrihet gazsjellësi i Adriatikut sipas angazhimit të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar në takimin me zyrtarët e qeverisë shqiptare dhe të ekipit të TAP të përfaqësuar nga z. Vugar Veysalov. Bashkëpunimi i strukturave të pushtetit vendor dhe të policisë së shtetit në këto zona me grupet e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar si dhe qëndrimi korrekt i drejtuesve të projektit TAP për të respektuar të drejtën e pronësisë ka eliminuar çdo përplasje që pengon ecurinë e punës së këtij projekti.
Krahas punës me zonën e gazsjellësit ekspeditat e pajtimit kanë zhvilluar aktivitete në çdo rreth për nxitjen e pjesëmarrjes së  qytetarëve në fushatat zgjedhore e në votime pa konflikte e përplasje sociale. Në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme e Policinë e Shtetit Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar bëri të mundur që edhe familjet në hasmëri të merrnin pjesë në votime në çdo moment që kërkuan duke i shoqëruar ato.
Kongresi Konstatoi SE:
1- Gjykatat dhe Prokuroria Shqiptare kanë vlerësuar dhe lënë në fuqi Rekomandimin e Qeverisë Shqiptare, nr: 1716, dt 29/9 2009, MPÇSSHB, që u kërkon institucioneve vendore e ndërkombëtare ti referohen Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për verifikimin e çështjeve të hasmërive me qëllim eliminimin e të dhënave fiktive dhe abuzimeve. Bazuar në këtë rekomandim, prokuroritë dhe gjykatat kanë dënuar të gjithë përfaqësuesit e shtetit dhe të OJQ- ve që kanë lëshuar vërtetime hasmërie pa e arkivuar çështjen  për shqyrtim e ndjekje në Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar.
2- Në gjykatat administrative e ato penale ndodhen 340 mije dosje me konflikte te mprehta. Ne 40 % te këtyre konflikteve palët janë tërhequr për ta zgjidhur çështjen me vetëgjyqësi sepse nuk kane besim tek drejtësia. Për shmangien e vetëgjyqësisë dhe zgjidhjen e këtyre konflikteve janë angazhuar misionarët e pajtimit nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar si institucioni i vetëm i zgjidhjeve me drejtësi i besuar nga qytetarët.
Përballja me Krimin e Organizuar
Kongresi dënoi veprimtarinë e individëve të inkriminuar që në kundërshtim me interesin e familjeve në hasmëri kanë krijuar “misione” e “shoqata” të rreme nën emra si :”Komiteti i Pajtimit të Gjaqeve”, “Misioni i Pajtimit Nënë Tereza”, “Instituti Shtëpia e Drejtësisë e Pajtimit Kombëtar”, “Misioni Kombëtar i Pajtimit të Gjaqeve”, “Mësues për Fëmijët e Ngujuar”, “Lidhja e Misionareve të Pajtimit e të Paqes”, “Misioni Mbarëkombëtar i Pajtimit e Paqes” etj, me qëllim përfitimi të fondeve në emër te familjeve në gjakmarrje. 76 milion euro nga donatorët e huaj e bizneset vendase janë marrë nga këto OJF të rreme që kanë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Avokatin e Popullit, por asnjë qindarke nuk ka shkuar tek familjet e ngujuara nga gjakmarrja. Avokati i Popullit i ka nënshkruar këto "memorandume bashkëpunimi" pa dijeninë e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar. Kongresi konstaton me keqardhje se disa avokatë, zyra emigracioni e gjykata në vendet perëndimore u kërkojnë familjeve qe emigrojnë për shkak të gjakmarrjes të marrin vërtetime nga këto pseudo misione që ndodhen ne listën e bashkëpunimit me avokatin e popullit duke favorizuar kështu krimin e organizuar të mashtrimit dhe falsifikimeve. Rekomandimi i Qeverisë Shqiptare me nr. 1716, dt 29/9 2009 – MPÇSSHB, është lëshuar sipas ligjit nr: 8465 dt. 11.3.1999 dhe ligjit Nr. 8788, datë 7.05.2001, vendimit  nr: 3190 dhe 3190/1 që përcaktojnë qartë rolin e Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar si forum kryesor që udhëheq strategjinë e pajtimit në shkallë kombëtare, arkivon e ndjek çështjet e familjeve në hasmëri. Rekomandimi u kërkon institucioneve vendore e ndërkombëtare që ti referohen Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për verifikimin e çështjeve të hasmërive me qëllim eliminimin e të dhënave fiktive dhe abuzimeve. Ministria e Punëve të jashtme të republikës së Shqipërisë, raportet e departamentit te shtetit te SHBA-se, të OKB-së, e organizatave të tjera ndërkombëtare i referohen Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për të dhënat mbi familjet në gjakmarrje sepse vetëm ky komitet ka potencialin dhe aftësitë organizative e profesionale për të ndjekur me përparësi rastet e gjakmarrjes si në territorin e Shqipërisë ashtu dhe në Kosovë, Malin e Zi e Maqedoni. Asnjë institucion, organizatë apo individ nuk e ka ekspertizën, kapacitetin dhe eksperiencën e Komitetit te Pajtimit Mbarëkombëtar në procesin e pajtimit, të ndërmjetësimit e të zgjidhjes së konflikteve për parandalimin e gjakmarrjes. 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar është mbështetur nga Gjykatat Shqiptare dhe Prokuroria në të gjithë veprimtarinë e tij si dhe në luftën kundër strukturave të errëta e krimit të organizuar. Me kërkesë të kryetarit të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, z. Gjin Marku, gjykatat dhe prokuroria kanë shqyrtuar me vëmendje dhe me ekspertizë të plotë kallëzimet e rreme e shpifjet që kishin për qëllim prishjen e imazhit të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar dhe kryetarit të tij si dhe pengimin e procesit të pajtimit. Nga analiza dhe shqyrtimi i këtyre i kallëzimeve të rreme, gjykatat dhe prokuroria kanë konkluduar se ato janë produkt i krimit të organizuar dhe se  kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar është i vetmi person kompetent, i autorizuar dhe i besuar nga shteti shqiptar për dhënien e opinioneve (vërtetime, ekspertiza, letër konfirmime etj) mbi çështjet e hasmërive dhe gjakmarrjen. Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e vitit 2013 vendosi menjëherë nëpërmjet zyrës së Kryeministrit kontaktet e bashkëpunimit me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar dhe largoi nga detyra duke i dërguar për ndjekje penale oficerët e policisë qe u implikuan ne kallëzime te rreme ndaj Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar e kryetarit të tij, si Agron Kuliçaj, ish Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së shtetit, Arjan Hoxha, ish shef i sektorit kundër krimit ekonomik ne Policinë e Tiranes, Oltion Demiraj, ish oficer policie ne drejtorinë e policisë Tirane, Agim Loci ish oficer i policisë së burgjeve, i pa arsimuar, me një dipllomë false etj që bashkëpunonin edhe me vjedhës si Niko Kuri Ervion Cara etj për të vjedhur videot e punës së Komitetit ët Pajtimit Mbarëkombëtar dhe deformuar ato.
Komiteti konstatoi se kallëzimet e rreme e shpifjet kundër komitetit të pajtimit mbarëkombëtar janë bërë disa herë reference e dëmshme e disa gjykatave perëndimore për refuzimin e azilit e depërtimin e disa qytetarëve shqiptarë të rrezikuar nga gjakmarrja në Shqipëri. Në të gjitha rastet e këtyre refuzimeve familjet që janë kthyer në Shqipëri janë përballur me atentatet e vrasjen për hakmarrje e gjakmarrje. Ankimet e familjeve për pasojat që kanë pasur nga këto kallëzime të rreme në media e internet kundër Komitetit te Pajtimit Mbarëkombëtar i kane shkuar prokurorisë dhe institucioneve te shtetit nga Melita Ziza, nëna e të ndjerit Saimir Ziza që u vra brenda oborrit të shtëpisë tre muaj mbas depërtimit në Shqipëri, si dhe nga Gjon Mhilli, ndaj te cilit u kryen disa atentate mbas kthimit ne Shqipëri. Gjon Mhilli i ka kërkuar prokurorisë që Niko Kuri- Ervion Cara të ndiqet penalisht për mashtrime e nxitjen e vrasjes së bashku me ish oficerin e policisë së burgjeve të ashtuquajturin Agim Loci, bashkëpunëtor në mashtrimet ndaj familjeve ne gjakmarrje i cili nxirrte edhe vajzën e tij në internet si përfaqësuese e fëmijëve të ngujuar për të tërhequr fonde. Për këto mashtrime ne polici dhe nxitjen e vrasjeve për gjakmarrje nga Niko Kuri e Agim Loci janë bërë denoncime në polici e prokurori nga Manushaqe Haxhia, Llesh Prenga, Leonora Prroni, Vale Gazidede etj.  Edhe babai i vjedhesit Ervion Cara - Niko Kuri i eshte drejtuar me kërkesë te posaçme Kryeministrit, Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorisë së Policisë ku thuhet se:  “... Ne vitin 2012, struktura të terrorizmit e krimit te organizuar në policinë e shtetit iniciuan veprimtarinë kriminale të djalit tim Ervion Cara (i njohur zyrtarisht si Niko Kuri) për vjedhjen e kamerës e videove të punës me pajtimet. Keto video në mënyrë të paligjshme jane shfaqur në internet me fjale fyese poshtërimi për misionarët e drejtuesit e pajtimit. Kam bere thirrje djalit të ndërrojë rrugë e të kthehet në shtëpi por ka ndërprerë çdo lidhje me prindërit e tij... dhe i kërkoj policisë të dënoje oficerët e policisë që e kanë mbështetur e inkurajuar veprimtarinë e tij kriminale si dhe të atyre që kanë dashur ta trafikojnë atë për të fshehur gjurmët e krimit".
Kongresi shprehu indinjatën për bashkëpunimin e këtyre elementëve të inkriminuar në montazhet e rremë të emisionit Fix Fare dhe në deformimin e çështjes së familjes Skeja e cila ishte në gjakmarrje të shumëfishtë. Ata kishin organizuar vjedhjen e  kamerës dhe videove të punës së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për ti  deformuar e shfaqur në internet me montazhe të rreme e shpifje ndaj Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar. Prokuroria dhe gjykatat kane verifikuar se montazhet e publikuara në media e internet bëheshin nga bashkëpunëtori i këtij grupi, autori i vjedhjeve të kamerës dhe videove të punës së komitetit i quajtur Ervion Cara-Niko Kuri. Ky individ i larguar nga shtëpia që në moshën 14 vjeç është vjedhës që endet rrugëve duke mashtruar se jam gazetar investigativ. Edhe pse kërkohet nga policia e gjykata ai fshihet. Në bashkëpunim me Adelajda Xhamani, e njohur mbas divorcit të saj për skenat erotike në sytë e qytetarëve, u angazhuan në kontakte provokuese ndaj përfaqësuesve të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar dhe misionarëve të pajtimit dhe kërkonin para duke deklaruar se kemi video për ju, ... prandaj është mirë të hidheni (të paguani) me qëllim që ti fshijmë ato. Mbasi përgatitën një intervistë të rreme me vjedhësin Niko kuri -Ervion Cara, Adelajda Xhamani telefonon Kryetarin e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar dhe Nënkryetarin e tij, z. Preng Cara duke kërkuar që të takohen me kryeredaktorin se vetëm ai mund ta pengojë botimin e kësaj interviste. Niko Kuri - Ervion Cara ishte në konflikt me babain e tij për shkak se i ati e pengonte të merrte në shtëpi vajza minorene 10 vjeçare që endeshin rrugëve. Kryetari i Komitetit z. Gjin Marku si dhe z. Preng Cara refuzuan takimin me kryeredaktorin duke i quajtur këto veprime të papranueshme. Me sugjerimin e misionarëve të pajtimit Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar bëri një kërkesë me shkrim për takim me pronarin e gazetës që kishte botuar këtë intervistë të rreme duke i treguar tendencën e gjobë vënies ndaj anëtarëve të komitetit. Dy ditë mbas kërkesës media njoftoi vdekjen e Adelajda Xhamani nga një attak kardiak. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar shprehu shqetësimin për këtë rast dhe ka kërkuar takim me pronarin e kësaj gazete për tu sqaruar se në sa persona qarkulloi letra e komitetit e cila ishte kofidenciale vetëm për pronarin, por takimi është zvarritur krejtësisht pa kuptim. Asambleja kombëtare e misionarëve të pajtimit shpreh bindjen se ky grupim individësh të inkriminuar kundër Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar kanë mbështetjen e grupeve radikale ekstremiste që kanë shpifur edhe kundër Nënë Terezës e misionit të saj deri në ditën e lumturimit. Ato janë kundër kulturës së pajtimit dhe punojnë për përhapjen e kulturës së terrorizmit në territoret shqiptare.

 

Mbështetja e Strategjisë së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar.
Me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, të organizatave vendore e ndërkombëtare Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar do promovojë "Dhomën e Gjykates se Larte Kanunore" me qëllim dhënien e kontributeve për ligjet, drejtësinë e institucionin e ndërmjetësimit. Dhoma e "Gjykatës së Lartë Kanunore" do jetë vullnetare ashtu si grupet e pleqësive që punojnë në procesin e zgjidhjes së konflikteve me pajtim. Kjo gjykatë do kontribuoje me sugjerime e praktika të gjithë pranuara. Një shembull inkurajues për punën e Komitetit në këto organizime të dobishme është iniciativa e qeverisë shqiptare për reformën në drejtësi. Nxjerrja para Kuvendit të Shqipërisë i modelit pozitiv te odave të pleqësive kanunore nga Kryeministri Shqiptar është një tregues i çmueshëm i ndryshimeve që po ndodhin në politikë për një qeverisje me vizione euro atlantike. Kjo është tregues i qartë  i mbështetjes që qeveria shqiptare i ka bërë dhe vazhdon ti bëjë strategjisë se Komitetit te Pajtimit Mbarëkombëtar për aplikimin e traditës në mbështetje të shtetit të së drejtës. Një inkurajim tjetër i rëndësishëm i punës dhe përpjekjeve të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar mbetet mesazhi i Departamentit te Shtetit Amerikan dhënë nëpërmjet ambasadorit James Jeffrey në vitin 2006 i cili deklaroi se strategjia e Komitetit te Pajtimit Mbarëkombëtar për aplikimin e traditës në mbështetje te shtetit të së drejtës do ketë gjithmonë mbështetjen e departamentit te shtetit te SHBA-se. Promovimi i kësaj strategjie bëhet akoma më i nevojshëm kur në gjykatat shtetërore jepen vendime te pa arsyetuara që kanë sjellë pasoja të rënda në shoqërinë shqiptare. Dhoma e "Gjykatës së Lartë Kanunore" është e domosdoshme për mbështetjen afatgjatë të reformës në drejtësi. Për rëndësinë e madhe dhe vlerat historike që ka, promovimi i "Gjykatës së Lartë Kanunore" do të bëhet në vendin ku ajo ka pasur themelin e saj, në kryeqendrën e Arbërisë, në Gëziq, Mirditë, pranë selisë së "Mbretit ProgoN" dhe të pasuesve të tij, princërve: Gjini, Dhimitri, Kolanjan Blinishti, Lek Dukagjini etj.. Pikërisht para kësaj selie ndodhet edhe sheshi i Kuvendit të Përhershëm Arbëror në të cilin merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e 15 katedraleve kryesore të Mbretërisë së Arbërisë. Rrënojat e godinës së Gjykatës së Lartë Kanunore i ka vizituar disa herë edhe At Shtjefën  Gjeçovi, autor i kanunit të Lek Dukagjinit. Angazhimi i Muzeut Historik Kombëtar për bashkëpunimin me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar mbi kulturën e ligjit e shtet formimit tek Shqiptarët dhe botimin e Kanunit të Origjinës do të jetë një kontribut shumë i madh i Qeverisë Shqiptare për kulturën tonë kombëtare, drejtësinë shqiptare, Kuvendin e Shqipërisë  dhe Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut e cila ka ruajtur lidhje të vazhdueshme me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar për vendim-marrjet e saj në interes të qytetarëve të Shqipërisë. "Gjykata e Lartë Kanunore" do jetë kurdoherë në ndihmë të Kuvendit të Shqipërisë, të drejtësisë shqiptare dhe Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut.
ORIENTIMi:
Shqiptarët duhet të integrohen në familjen europiane me kontribute historike dhe aktuale për demokracinë dhe shtetin e se drejtes. Tradita pozitive mund të aplikohet në mbështetje të shtetit të së drejtës. Zakonet e mira për respektimin e rregullave në shoqëri mund të reflektohen në pjesmarrjen gjithëpërfshirëse të qytetareve në vendimmarrjet publike bashkëkohore, dialogun mbi ligjet dhe reformat, forcimin e kërkesës qytetare për demokracinë dhe respektimin e ligjit. 

Ligji mbështet procesin e pajtimit dhe zgjidhjen e konflikteve me ndërmjetësim prandaj vendim-marrjet ne komunitet apo ne gjykatat kanunore duhet të jenë në mbështetje të kushtetutës, të ndihmojnë respektimin e ligjit dhe sistemin shtetëror të drejtësisë duke sugjeruar zgjidhje, praktika e modele me vlera për shtetin e së drejtës. Strukturat e shoqërisë civile kontribuojnë për fuqizimin e demokracisë e te institucioneve të Shtetit te se Drejtes pavaresisht se ligji 8788 dt. 7. 5. 2001, mbi OJF-te, neni 6, shprehet se OJF-të e ushtrojne veprimtarinë  e tyre jashtë e në mënyrë te pavarur nga organet e interesat shtetërore.

 Interpretimi i drejtë i Kanunit është detyrë parësore e përfaqësuesve të komunitetit, shoqërisë civile dhe medias për parandalimin e vetë gjyqësisë dhe shkeljeve të ligjit. Dhoma e “Gjykatës së Lartë Kanunore” të japë kontribute e sugjerime për zgjidhje ligjore të pranueshme të çështjes së pronësisë mbi tokën dhe të drejtës mbi pasuritë e tjera të cënuara gjatë tranzicionit duke kontribuar sipas standarteve perëndimore dhe kartave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

 “Gjykata e Larte Kanunore” te japë sugjerime në çdo rast që shihet e nevojshme mbi reformimin e kodit penal dhe atij civil në përputhje me kartat botërore e europiane të të drejtave të njeriut si dhe Kushtetutën e Shqipërisë, në  mbrojtje të jetës, të familjes dhe dinjitetit të personit.

Institucionet e Shtetit Shqiptar të kontribuojnë për sqarimin e opinionit publik mbi kanunin dhe deformimet e tij. Shteti shqiptar të mbështesë procesin e pajtimit të familjeve në hasmëri si dhe lirimin pa kushte të grave dhe fëmijëve të ngujuar, sipas përvojës dhe strategjisë së krijuar nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar që bëri të mundur nxjerrjen nga ngujimi të mbi 900 fëmijëve në një periudhë 5 vjeçare 2013-2017.

Miratuar në Kongresin e 6 të Misionarëve të Pajtimit dhe nga anëtarësia e misionarëve të pajtimit në rrethe si dhe Asambleja Kombëtare.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Misionarëve të Pajtimit
Mahmut Coka.

Sekretari i Përgjithsëm i Asamblesë Kombëtare
Sali Gera



 

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.