Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR
Address: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tirana, Albania
Tel & Fax: 00355 42 263 126. Tel 00 355 42 259 124, Mobil: 00355 68 27 37 989 / 00 355 69 32 38 786
E-mail gjin_marku@yahoo.com, gjin_marku@pajtimi.com, gjin_marku@hotmail.com
www.reconciliation-al.com / www.pajtimi.com


Raport

 

I ekspeditës 2 vjeçare të misionarëve të pajtimit 28 shkurt 2018–1 mars 2020

 

Mbas Kongresit te 6 te Misionareve te Pajtimit, që u mbajt me 27 shtator 2017, ekspedita e pajtimit u riorganizua ne struktura te reja duke iu pershtatur zgjidhjes se konflikteve nepermjet gjykatave te paqes. Grupet e misionareve te pajtimit ne fshatra e qytetete u riorganizuan si gjykata paqesor bazuar në orientimet e Kongresit të Gjashtë të misionareve te pajtimit dhe rekomandimi i Ministrisë së Drejtësisë: www.pajtimi.com/index.php?faqe=rezolutakongres,    www.pajtimi.com/index.php?faqe=resokongres .

 

Ekspedita e pajtimit konfirmon se bashkëpunimi i qeverisë dhe i policisë së shtetit me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar ne keto dy vite ka vazhduar me te njejtin intensitet dhe ka kontribuar në zgjidhjen e konflikteve dhe mbrojtjen e të drejtës së jetes se familjeve që emigrojnë për shkak të hasmërive. Bashkepunimi eshte intensifikuar edhe me Gjykatat Shteterore, prokurorine shqiptare dhe qeverite e vendeve perendimore. Ky bashkepunim ka bërë të mundur që numri i vrasjeve shoqerore në Shqipëri të zbresë nën 50 %. Mesatarja vjetore e vrasjeve në 5 vitet e fundit ka zbritur nga 138 në 65.

 

Nëpërmjet ekspedites 2 vjeçare të pajtimit jane permiresuar me tej grupet e punës për zgjidhjen e konflikteve e mosmarrëveshjeve me pajtim në 2600 fshatra dhe 60 bashki. Ne Shqiperi kane mbetur te banuar vetem 2600 fshatra sepse 600 te tjera jane braktisur per shkak te gjendjes se veshtire nga konfliktet, hasmerite dhe mungesa e mjeteve elementare te jeteses. Anetaret e grupeve te punes se Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar te  fshatrave qe jane braktisur jane vene ne ndihme te gjykatave te paqes ne qytetet dhe komunat e banuara. Ato përbëhen si me pare nga tre deri në 5 vetë. Përveç misionarëve të pajtimit ne keto gjykata paqeje përfshihen edhe një përfaqësues i arsimit dhe i komunitetit i zgjedhur nga Bashkia, ose administratori i komunitetit. Ato janë grupe krejtësisht vullnetare dhe bazohen në vendimarrjet sipas traditës. Vendimet e tyre pranohen nga të dyja palët në konflikt dhe nuk janë prishur asnjëherë. Mbas këtyre vendimeve palët në konflikt vazhdojnë jetën në mirëkuptim e vëllazëri.  Shqetësimi per gjykatat paqesore mbeten ligjet dhe vendimet e gjykatave shteterore qe jo vetem nuk sjellin drejtesi e paqe mes paleve por thellojne hasmerit dhe nxisin vrasjet. Ekspedita konfirmon se nga 650 000 vendime të gjykatave shtetërore palët kanë shkuar në hasmëri e gjakmarrje duke sjellë pasoja tragjike me vrasjen e 4200 personave, vetëvrasjen e dhe kalimin në depresion të 22 000 qytetarëve. Për shkak të vendimeve të padrejta e korrupsionit në të gjitha shkallët e prokurorive dhe gjykatave, qytetarët ndjehen të terrorizuar e nuk kanë shpresë në përmirësimin e sistemit te drejtesise, pavaresisht se qeveria ka ndermarre reforma te thella ne kete sistem. Per shkak kesaj gjendje, mungeses se politikes penale dhe e seancave te pajtimit ne gjykate, u rrit numri i vrasjeve edhe ne muajt e pare te vitit 2020 duke kulmuar me dt. 25 shkurt 2020, kur Fatmir Kolecaj vret bashkeshorten e tij 36 vjeçare, Esmeralda Filopati, nene e tre femijeve, dhe vellain e saj, Vledison Filopati, 34 vjeç ne oborrin e shtepise se tyre edhe pse viktima Esmeralda Filopati kishte shkuar ne gjykate. Po keshtu me dt 2 shkurt, 45 vjeçari Lulzim Cuku vret bashkeshorten e tij Manjola Cuku ne Durres ne prezence te tre femijeve. 60 % e familjeve në fshat kanë akoma ngatërresa të pazgjidhura, shumica e te cilave jane  nga parcelat kadastrale te shkaktuara nga ligji 7501 per token. Nga statistikat e grupeve të pleqesive në fshatra dhe bashki rezultojne problematike, me hasmeri te thelle, 265 000 konflikte per token dhe 51 000 konflikte brenda familjes, 2960 hasmëri për shkak të vrasjeve të trashëguara dhe të lindura gjatë periudhës së tranzicionit, 12760 konflikte për shkak te plagosjeve, 9456 konflikte për çështje të nderit, 3900 konflikte për shkak të dhunës ndaj bashkëshortes, 4967 konflikte për prishjen e fejesave me shkuesi, 29680 konflikte për pronën në qytet, 471890 konflikte për tokat në fshat, 28956 konflikte për fyerje të personit, 37908 konflikte për borxhe te pakthyera, 3380 konflikte për trafik femrash, 479 konflikte brenda familjes për shkak të shfaqjes së prirjeve homoseksuale, 12780 konflikte për tradhti bashkëshortore, 9980 konflikte për lidhje të fshehta dashurie si dhe 57709 konflikte për shkak te divorcit. 

 

Në vitin 2018, Policia e Gjeneratës së Re në bashkëpunim me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar dhe OSHEE bëri një studim mbi familjet në hasmëri në 6 qarqet e Veriut të Shqipërisë dhe konstatoi se mbeteshin të pambrojtuar dhe në rrezik te drejtperdrejte për jetën 716 familje në hasmëri, 179 fëmijë të te cilave nuk shkonin ne shkolle por punonin në metropole dhe prisnin ne çdo moment mundesine e largimit nga Shqipëria sepse vend ndodhja e tyre dekonspirohet herë pas here.

 

Procesi i Pajtimit sipas traditës ka luajtur rol shumë të rëndësishëm duke parandaluar shumicën e vrasjeve por kur pajtimi nuk arrihet plotesisht, zgjidhja e vetme mbetet lergimi nga Shqipëria. Vendet perëndimore kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e vrasjeve duke marrë në mbrojtje të drejtën e jetës së familjeve shqiptare që kërkojnë azil për shkak të hasmërive. Për këto raste raste është zbatuar Rekomandimi i Qeverisë Shqiptare nr. 1716, dt 29/ 9/ 2009, lënë në fuqi nga gjykatat dhe prokuroria shqiptare, që u kërkon institucioneve vendore dhe ndërkombëtare ti referohen Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për vertetimin dhe mbrojtjen e të drejtës së jetës së familjeve në hasmëri me qëllim që të eleminohen çdo paqartësi dhe burim fiktiv të dhënash. Bazuar në këtë rekomandim, edhe gjate vitit 2018 – 2019 prokuroritë dhe gjykatat kanë dënuar të gjithë përfaqësuesit e shtetit dhe të OJQ- ve që kanë lëshuar vërtetime hasmërie pa e arkivuar çështjen  për shqyrtim e ndjekje në Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar, i cili arkivon e ndjek të gjitha rastet e gjakmarrjes si dhe udhëheq në shkallë kombëtare procesin e pajtimit, organizon bashkërendimin profesional e ligjor me policinë e shtetit, gjykatat dhe prokurorinë shqiptare si dhe me zyrat e gjykatat perendimore të emigracionit. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar është i vetmi institucion profesional e kompetent që udhëheq dhe bashkërendon procesin e pajtimit në terren duke gjetur mbështetjen e qytetarëve në të gjithë territorin e vendit. Ne rekomandimin e qeverise shqiptare nr 10 /7 i protokollit dt, 10 korrik 2009 theksohet se: - ...“ Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar ofron ekspertize te nevojshme prane grupeve ne nevoje dhe institucioneve te interesuara vendore dhe nderkombetare. Ekspertiza  ofrohet ne nivelin me te larte te perfaqesimit nga Kryetari i Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar”.... 

 

Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka pasur mbështetjen dhe bashkëpunimin e UNFPA-së, UNHCR, Këshillit të Evropës, Selisë së Shenjtë, të qeverive perëndimore si SHBA, Gjermania, Kanadaja, Franca, Anglia, Austria, Hollanda, Zvicra, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Danimarka, Italia, Greqia, Luksemburgu, Australia, Irlanda, Islanda, Zelanda e Re etj, për te gjitha rastet e  mbrojtjes të se drejtës së jetës së familjeve që largohen nga Shqipëria për shkak të gjakmarrjes. Reporterët e OKB-së dhe të Këshillit të Evropës bëjnë takime dhe konfirmojnë mbështetjen  raporteve të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar në procesin e pajtimit në Shqipëri si dhe mbrojtjes së të drejtës së jetës së emigrantëve shqiptarë në Evropë. https://www.ata.gov.al/raporteret-e-kie-se-takim-me-komitetin-e-pajtimit-mbarekombetar/

 

Qeveria Shqiptare ka marrë një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë por ka akoma mangesi deri ne ngritjen e plote te institucioneve dhe vendosjen e bashkepunimit efikas te gjykatave shteterore me gjykatat e paqes ne te gjithe territorin e vendit, siç eshte  rekomanduar edhe nga Ministria e Drejtësisë e cila ka vlerësuar lart parashtrimet që bëri Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar për reformën në drejtësi si dhe punën e bërë nga pleqësitë (gjykatat kanunore) duke shprehur gatishmërinë për ngritjen e Gjykatave të Paqes në bashkëpunim me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar. https://www.ata.gov.al/manjani-takim-me-shoqerine-civile-per-drejtesine-gjykate-pajtimi-per-organizimin-gjyqesor/.

 

Pleqësitë (Gjyakata e paqes) të 2600 fshatrave të Shqipërisë dhe 60 Bashkive, gjatë periudhës 30 vjeçare të tranzicionit post komunist, kanë zgjidhur  me marrëveshje e pajtim mbi 900 000 konflikte e hasmëri për tokat, ujërat, pyjet, kullotat, për rrugët brenda fshatit, kalimet në pyje e lumenj, gardhet, dëmet e bagëtive, prerjet e lëndëve drusore, shfrytëzimin e rërave dhe guroreve, vend varrimet dhe kalimet në tokat e të tjerëve, fejesat me shkuesi dhe prishjet e tyre, martesat dhe divorcet, lidhjet e fshehta të dashurisë, grindjet e çastit dhe fyerjet,  borxhet, dëmet në prona, uzurpimi i tokave në qytete nga lëvizja e pakontrolluar demografike, konfliktet mbi dyqanet dhe rrugët para tyre, konflikte mbi ndërtimet, konfliktet për shkaqe mosbindjesh ndaj prindërve, konfliktet për vjedhjet, për dëmtimet e pronave, nga rivaliteti në biznes,  konfliktet për varret në qytete, konfliktet mbi shpronësimet, hasmëritë për vendimet e gjykatave, hasmëritë për  vrasjet e trashëguara para dhe gjatë sistemit komunist, hasmëritë për vrasjet e reja, hasmëritë e vrasjet për nderin, hasmëritë për vrasjet për grabitje, hasmëritë për vrasjet aksidentale,  hasmëritë për ndarjen e padrejtë të pronave, hasmëritë për dhunën e konfliktet brenda familjes, për grabitjet e shtëpive e të kopshteve, për grabitjet e dyqaneve, hasmëritë mbi trafikimin e femrave dhe të lëndëve narkotike, hasmëritë mbi borxhet e pashlyera dhe humbjen e pasurisë në kazino, etj.

 

Ekspeditat e pajtimit per periudhen 28 shkurt 2018 – mars 2020, me punen e tyre vullnetare pa mbeshtetje nga donatoret apo shteti shqiptar, ka bere te mundur te realizohen 230 pajtime midis familjeve ne hasmeri per vrasje, 1005 pajtime për plagosje, 956 pajtimie per çeshtje nderi, 751 pajtime per prishjen e fejesave me shkuesi, 654 pajtime per dhunen e shkaktuar brenda familjes, 6543 pajtime per konfliktet per pronen ne qytet, 9875 pajtime per konfliktet mbi token ne fshat, 10654 pajtime per fyerje te personit, 2431 pajtime per borxhe te pakthyera, 1230 pajtime per trafik te femrave, 87 pajtime brenda familjes per shkak te shfaqjes se prirjeve homoseksuale, 5674 pajtime per tradheti bashkeshortore, 1254 pajtime per lidhje dashurie midis personave me fe te kundert ne kundershtim me traditen e familjes dhe te fisit si dhe 2067 pajtime per shkak te divorcit. Është bërë zgjidhje me mirekuptim ne bashkepunim me policine dhe gjykatat shteterore për 15490 mosmarreveshjeve e ngatërresash te çastit qe ne te shumten e rasteve kalojne ne hasmeri e gjakmarrje nese nuk zgjidhen me mirekuptim pa u proceduar penalisht.

 

Ndermjetesimi dhe bashkepunimi ka qene vazhdimisht i sukseshem por ne ndonje rast mund te perfundoje me pasoja tragjike siç ishte rasti i pengmarrjes se Joan Prenga dhe vrasjes se tij per hakmarrje per shkak te borxheve qe kishte vellai i viktimes nga implikimit ne trafikun e lendeve narkotike. Ne kete rast edhe policia ka bere perpjekjet maksimale me profesionalizmin me te larte por e ka pasur te pamundur mbrojtjen e jetes se viktimes. Vrasjet per nderin mbeten problematike sepse sjellin pasoja tragjike duke viktimizuar me shume se nje person per hakmarrje. Me 19 dhjetor 2019 vriten vëllezërit, Manol Rapaj dhe Elis Rapaj, 22 dhe 26 vjeç, nga Martin Skendaj, 22 vjeç, sepse kishin kundershtuar lidhjen e dashurise qe vrasesi kishte me motren e dy viktimave. Shume qytetare kane kerkuar nga policia dhe organet e administrates shteterore te marrin dokument per tu larguar nga Shqiperia per shkak te rrezikut por jane refuzuar me motivin se organet shteterore nuk mund te konfirmojne pranine e gjakmarrjes mbasi pengohet integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian.  Me dt 20.3.2019 vritet me arme zjarri Nard Polia nga thethi i cili kthehet nga Italia sepse iu refuzua qëndrimi dhe kishte hyrë në hasmëri për borxhe me qëllim ngritje biznesi. Me 30.1.2019. vritet Arben Bilali ish punojes i forcave special të policies që qëndronte i ngujuar për shkak të gjakmarrjes dhe i ruajtur me kamera nën kujdesin e bashkëshortes që punonte në polici. Bilali kishte kërkuar disa here ndihmën për të drejtën e azilit por i ishte refuzuar. Viktimës Arben Bilali i ishin vrarë edhe dy vëllezër të tjerë më parë për shkak të hasmërisë. Me dt 14 janar 2019, për shkak të mos realizimit të azilit dhe konfliktit të shkaktuar me familjen e bashkëshortes së tij emigranti Majlind Lala kthehet në shqipëri dhe ekzekuton prindërit e gruas dhe vehten duke tronditur rëndë opinionin publik shqiptar. Majlind Lala dhe bashkëshortja Nevila Mata kishin disa muaj që jetonin në Suedi, por Lala ishte kthyer prej andej, kurse e shoqja jo. Po kështu me dt 6 shtator 2018 vritet Indrit Pepa mbasi ishte kthyer nga azili tek familja e tij e ngujuar për shkak të gjakmarrjes. Më 10 gusht 2018, Ritvan Zykaj i cili ishte në konflikt me kushërinjtë e tij dhe nuk kishte mundur të emigronte,  vret për hakmarrje 8 persona të një familje përfshirë dhe dy fëmijë. Më 10 prill 2018, mbas refuzimit të azilit në Suedi dhe deportimit të tij në Shqipëri, vritet nga hasmi Marjo Majollari, i ati i të cilit ndodhet në burgim të përjetshëm për vrasje: http://www.faktor.al/2018/04/12/portali-suedez-marjo-majollari-e-dinte-se-do-te-vritej-kerkoj-azil-por-u-refuzua/. "http://www.oranews.tv/emisionet/intervista/viktimat-e-gjakmarrjes-gjin-marku-i-ftuar-ne-ora-news"  Më 14 korrik 2018, mbas refuzimit të kërkesës për azil dhe kthimit në Shqipëri, vriten në sy të fëmijës ish oficeri i policisë Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci. Në fillim të janarit 2018, mbas refuzimit e deportimit në Shqipëri, i zihet pritë 23 vjeçarit Marenglen Mema i cili ekzekutohet nga hasmit në makinën e tij edhe pse lëvizte i maskuar.  Po kështu ka raste të vrasjeve për gjakmarrje dhe jashtë Shqipërisë për shkak të dekonspirimit të të dhënave të zyrave të emigracionit që kërkojnë informacion për azilkërkuesit në zyrat e shtetit shqiptar. Në muajin prill 2017 u vranë per hakmarrje ish drejtues të lartë të policisë së Shtetit: Artan Cuku, dt 8 prill 2017, http://www.oranews.tv/vendi/policia-merr-ne-ruajtje-familjen-e-ish-oficerit-artan-cuku,  dhe drejtuesi i krimit ekonomik Ervin Dalipaj, dt 24 prill 2017: "http://gazeta-shqip.com/lajme/2017/04/25/vrasje-ne-durres-ekzekutohen-dy-persona-njeri-prej-tyre-ervin-dalipaj. Rastet e këtyre vrasjeve mbas refuzimit të kërkesës për azil dhe deportimit në Shqipëri kanë ardhur si pasojë e mosrespektimit nga zyrat e emigracionit të rekomandimit të qeverisë nr 1716 dt 29 shtator 2009 për ta verifikuar çështjen hasmerise se tyre në zyrat e Komitetit të pajtimit Mbarëkombëtar. Në asnje nga këto raste nuk është kërkuar verifikimi i çështjes pranë Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar siç ka rekomanduar qeveria Shqiptare. Tendencat per nxitjen e gjakmarrjes dhe e urrejtjes nderetnike e fetare nepermjet perhapjes se informacioneve te rreme ne internet jane perballur me veprimet konstruktive te ekspedites se pajtimit. Bordi i Komitetetit te Pajtimit Mbarekombetar ka referuar ne policine e shtetit dizinformimet dhe kallzimet e rreme. Prokuroria ka shpallur ne kerkim personat e implikuar. Po keshtu jane vene nen hetim edhe portalet on line qe i kane botuar keto dezinformime. Keto dizinformime jane bere shkak i refuzimeve te azilit per disa familje me rrezik te larte ne Shqiperi si ajo e Leonora Prronit, Gjon Mhilli, Vale Gazidede, Melita Ziza etj, qe sollen si pasoje vrasjen e Sajmir Ziza dhe tentativen per vrasje te Gjon Mhilli etj. 

 

Statistika:

 

VITI 2018 -

Të vrarët per shkak te gjakmarrjes, nderit, hasmerive dhe konflikteve per vitin 2018 ishin gjithsejt 74 vete, 59 meshkuj dhe 15 femra.  Të vrarë nga dhuna brenda familjes 26 persona.  Te plagosur gjithsej 740 vete, 622 meshkuj dhe 118 femra.  Të vetevrarët gjithsej 38 vete, nga të cilët 30 meshkuj dhe 8 femra. Të vetëvrarë per shkak te depresionit e frikes nga gjakmarrja, dhuna e hasmerite 25 persona.

 

VITI .2019.

Te vrare 34 vete , 27 meshkuj  dhe  7 femra. Brenda familjes  12 vete, 9 femra e 3 meshkuj. Te vet vrare 22 persona, 14 meshkuj e 8 femra                                                                                                                                    

Dhuna brenda familjes për shkak të mentalitetit në vitet 2018 - 2019 paraqitet me 45 viktima:  40 % meshkuj 60 % femra:   

 

Kryetari i Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar

 

Gjin Marku

 

Zv. Kryetar

 

Preng Cara

 

Sekretari i Pergjithshem i Asmbalese Kombetare

 

Sali Gera                                                                         

 



 

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.