Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit

Untitled Document


KOMITETI I PAJTIMIT MBAREKOMBETAR
Adresa: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tirane Albania
Tel & Fax 00355 4 263 126. Tel 00355 4 259 124 / mobil 068 27 37 989
E-mail: gjin_marku@yahoo.com / gjin_marku@pajtimi.com Web: www.pajtimi.com

REZOLUTË
Kongresi i Dytë i Misionarëve të Pajtimit

MBI NDALIMIN E GJAKMARRJES DHE RESPEKTIMIN E SHTETIT LIGJOR

Tiranë më 17 Shtator 2004

Kongresi i Dytë i Misionarëve të Pajtimit, u zhvillua në Tiranë më 17 shator 2004. Ai u organizua nga Komiteti dhe Misioni i Pajtimit Mbarëkombëtar me pjesmarrjen e të gjitha shoqatave të Pajtimit përfaqësuar nga 560 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Ishin të pranishëm përfaqësues të Shtetit Shqiptar, të Klerit, Diasporës, Organizmave Ndërkombëtare, Trupit Dipllomatik, Partive Politike, Mediave dhe Organizatave Joqeveritare. Kongresi shtroi për diskutim dhe miratim strategjinë mbi ndalimin e gjakmarrjes dhe respektimin e shtetit ligjor, paraqitur nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar si dhe mbështetjen ndaj projekt-ligjit të propozuar nga 14 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë “Mbi Krijimin dhe Funksionimin e Këshillit Koordinues Konsultativ në Luftën Kundër Gjakmarrjes”. Kongresi sugjeroi që ky projektligj të pasurohet më tej me asistencën e ekspertëve të Këshiillit të Europës dhe e konsideroi të papërshtatshëm variantin e projektligjit “Mbi Masat Administrative Parandaluese Kundër Gjakmarrjes”, paraqitur për kuvendin nga një deputet. Kongresi u kërkoi të gjitha misioneve dhe shoqatave të pajtimit të bashkrendojnë punën e tyre me institucinet shtetërore, klerin dhe faktorët e tjerë të shoqërisë civile për lirimin përfundimtar të familjeve të ngujuara, dënimin maksimal të vrasësit dhe ndalimin e propagandës që nxit psikologjinë e gjakmarrjes.

Kongresi Vlerësoi:

a) -Ndjeshmërinë dhe përpjekjet e Komunitetit Ndërkombëtar për zbutjen pasojave të fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri si dhe sigurimin e familjeve shqiptare që kanë emigruar për shkak të saj.

b) -Mbështetjen e Elitës së Lartë të Shtetit Shqiptar, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, të Kryeministrit dhe të Zv/Kryeministrit, si dhe të Udhëheqësit të Opozitës Parlamentare ndaj punës së misionarëve të pajtimit.

c) -Ndihmën dhe preokupacionin e vazhdueshëm të klerit për parandalimin e konflikteve e pajtimin e fiseve në hasmëri.

d) –Nismën e Presidentit të Republikës për thirrjen e tryezës së bashkëbisedimit me shoqërinë civile dhe institucionet shtetërore për ngritjen e një Këshilli Koordinues Konsultativ në Luftën kundër fenomenit të Gjakmarrjes.

e) –Iniciativën e Qeverisë Shiptare për ngritjen e Qendrave të Edukimit Arsimor e Social të fëmijëve të ngujuar.

f) -Iniciativën e Ministrit të Rendit Publik për ngritjen e strukturave të veçanta të policisë në luftën kundër fenomenit të gjakmarrjes si dhe përpjekjet e policisë së shtetit për parandalimin e këtij krimi.

Kongresi Theksoi:

Rikthimi i traditës kanunore për vendosjen e rregullit në komunitet dhe i zakonit të gjakmarrjes është reagim i një shoqërie të pambrojtur ku shteti nuk ka mundur të ushtrojë plotësisht autoritetin e tij. Zgjedhja e vetëgjyqësisë në këtë reagim dhe shmangia e ligjit ka rënë në kundërshtim si me shtetin e së drejtës ashtu edhe me traditën. Tradita shqiptare asnjëherë nuk e ka pranuar vetëgjyqësinë.
Kongresi Konstatoi
Pas vitit 1990, me fillimin e tranzicionit, shoqëria shqiptare nuk u orientua drejt dhe u përball me sfida të vështira. Në Shqipëri, u përhap fenomeni i grabitjeve me dhunë, rrëmbimit të pronave, trafikimit te armeve, te femrave dhe te droges, duke nxitur kështu, vrasjet per hakmarrje e gjakmarrje, jo vetem ne zonat veriore ku ka egzistuar mentaliteti kanunor por edhe ne jug. Me vetegjyqesi u eshte marre padrejtesisht jeta rreth 3000 shiptarëve, duke u privuar gezimin dhe lumturine femijeve dhe grave qe detyrohen te mbyllen nga frika e hasmit. Megjithë punën e bërë nga qeveria dhe organet e rendit për grumbullimin e armëve, me shume se 100 mije shtepi i mbajnë akoma ato. Nga viti 1991 deri në vitin 1998, 2300 familje u futën në hasmëri. Vrasjet dhe urrejtjet midis individëve apo grupeve brenda shoqërisë u shtuan veçanërisht në vitet 1996- 1997 nga lufta e ashpër politike dhe rrëzimi i firmave piramidale. Vetëm në vitin 1997 pati 1500 të vrarë. Në këto kushte, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar thirri kongresin e parë të misionarëve të pajtimit ku u aprovua strategjia për ndalimin e vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje dhe respektimin e autoritetit të shtetit ligjor. Në zbatim të kësaj strategjie, më 14 qershor 2001, Komiteti organizoi në Pukë takimin me përfaqësuesit e të gjitha fshatrave të veriut të Shqipërisë si dhe disa zonave problematike në jug ku u vendos: Lënia e pergjegjesise së vrasjes mbi fajtorin për tu ndjekur penalisht nga shteti, denoncimi publik e izolimi nga shoqëria i trafikantëve të femrave të fëmijëve dhe të drogës. Mbas këtij momenti pati një rënie të theksuar të vrasjeve për gjakmarrje dhe u bënë 611 pajtime, kryesisht në veri. Në vitin 2002, numri i familjeve në hasmëri zbriti në 1376. Në këtë kohë, 1270 burra ishin larguar jashte shtetit per t’iu fshehur vrasësit duke lënë peshën e vuajtjes dhe përpjekjeve për të mbijetuar mbi gratë dhe fëmijët. Gjatë vitit 2002-2003, shoqatat dhe misionet kanë mundur të pajtojnë edhe 652 familje të tjera, të cilat pranuan zgjidhjen me rrugë ligjore të mosmarrëveshjes, Sot realisht janë në hasmëri 670 familje, duke lënë pa shkollë 160 fëmijë nga të cilët 73 të rrezikuar për jetën. Në vitin 2003-2004, 54 familje, të kërcënuara seriozisht, janë larguar me rrugë ilegale jashtë Shqipërisë. Komuniteti Ndërkombëtar i ka mbështetur dhe mbrojtur ato duke iu siguruar azil të përhershëm.
Për mos acarimin e situatës, familjet në hasmëri nuk ua deklarojnë organeve të rendit ngujimin, ndaj shifrat zyrtare të policisë janë gjithnjë më të ulta se numri real. Në vitin 2003, pati përsëri shtim të numrit të vrasjeve për gjakmarrje, ndërsa në vitin 2004 kjo shifër është ulur. Tendenca shkon drejt përmirësimit. Shqetësuese mbeten grindjet për shkaqe pronësie, duke u shtrirë edhe midis personave me lidhje gjaku. Në këtë moment në shkallë vendi, janë evidentuar 1600 konflikte të tilla, të cilat mund të shkaktojnë në çdo çast gjakderdhje. Shtimi i dhunës e vrasjeve brenda familjes si dhe grindjet për arsye pronësie vijnë si rezultat i mentalitetit që kërkon shumë kohë për t’u ndryshuar.
Një rol negativ për nxitjen e këtij fenomeni ka luajtur dhe propaganda e gabuar: Në Kongresin e Parë të Misionarëve, më 26 shkurt 2001, komiteti kërkoi që të mos aplikohej në media termi “Pajtim Gjaqesh” mbasi ky emërtim do nxiste më tej psikologjinë e gjakmarrjes në kushtet e brishtësisë së shtetit ligjor, por mediat, ashtu siç nxitën gabimisht fenomenin fajde, keqpërdorën, glorifikuan dhe egzagjëruan termin gjakmarrje. Në shtypin vendas dhe të huaj është theksuar herë pas here prania e një “lagje gjaku” brenda qytetit të Shkodrës, gjë e cila nuk ka egzistuar.
Kongresi dëshmoi se shifrat e të vrarëve për gjakmarrje shpesh herë janë shumëfishuar dhe se numri i familjeve dhe fëmijëve të ngujuar është i egzagjëruar.
Shfaqja e grave të veja dhe fëmijëve jetimë, si të ngujuar për gjakmarrje, është nonsens sepse nuk ngujohet familja e të vrarit. Kjo propagandë ka penguar edhe identifikimin e vrasjeve. Ndryshimi i vrasjeve për gjakmarrje dallohet nga ajo për hakmarrje nga mënyra e ekzekutimit, pregatitja e vendimit dhe sjellja ndaj të vrarit. Pjesa më e madhe e vrasjeve nuk i përmbushin elementet e krimit të gjakmarrjes.

Kongresi Vendosi:

T'i drejtohet, Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, OSBE-së si dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuarara për një mbështetje më të plotë të demokracisë dhe reformave në Shqipëri si dhe marrjen në mbrojtje të të gjitha familjeve që emigrojnë për shkak të gjakmarrjes nga Shqipëria, duke marrë në konsideratë se shteti dhe shoqëria shqiptare, përkohësisht nuk kanë mundësi të gjejnë mjetet e duhura kundër këtij fenomeni.

ftojë Këshillin e Europës dhe vendet anëtare të BE-së të aktivizojnë të gjitha potencialet e mundëshme për të ofruar më tepër projekte për popullsinë e zonave rurale në Shqipëri.

ftojë Kuvendin e Shqipërisë që të rishikojë kodin penal me qëllim që autorët e vrasjeve me paramendim të dënohen nga 25 vjet heqje lirie deri me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi apo amnistie.

ftojë Kuvendin e Shqipërisë të kontribuojë më tej në përmirësimin e ligjit për krijimin dhe funksionimin e këshillit kordinativ, konsultativ në luftën kundër gjakmarrjes duke ftuar në përpilimin e draftit përfundimtar edhe ekspertë të Këshillit të Europës.

ftojë Qeverinë Shqiptare të marrë masat dhe vendimet përkatëse që, të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, të kenë statistikat e familjeve në konflikt për shkaqe të pronësisë mbi tokën dhe të propozojë ligje të posaçme që shmangin vetgjyqësinë.

ftojë Qeverinë Shqiptare për të investuar më tej në ngritjen e qendrave mësimore dhe edukative për fëmijët jetimë e të ngujuar duke shfrytëzuar ish shtëpitë kulturore të ushtarakëve si dhe ndërtesat e tjera me karakter publik që lihen mbas dore për tu privatizuar.

ftojë Qeverinë Shqiptare dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara që të vënë plotësisht nën kontroll grumbullimin dhe regjistrimin e armëve.

ftojë Organet shqiptare të ndjekjes, hetimit dhe zbatimit të ligjit të ngrenë nivelin e bashkëpunimit me komunitetin dhe shoqërinë civile për zbulimin, parandalimin dhe ndëshkimin e operatorëve të krimit të organizuar.

ftojë sistemin gjyqsor, të japë drejtësi dhe të luftojë elementët e komprometuar nëpër gjykata.

ftojë Ministrinë e Arsimit dhe e Shkencës, të ngrejë në një nivel më të lartë punën edukative në shkolla, që fëmijët të paisen me njohuri më të plota mbi dashurinë, punën, jetën dhe familjen, të drejtat e detyrimet në një shoqëri kontemporane.

ftojë klerin që të luajë një rol më të madh në emancipimin e shoqërisë shqiptare.

ftojë mediat të kontrollojnë botimet dhe emisionet që mund të nxisin psikologjinë e vrasjes për gjakmarrje.

ftojë Shoqërinë Civile për të kontribuar më shumë në ndërgjegjësimin dhe transformimin e mentalitetit shqiptar, mbasi pozita patriarkale e dhuna në familje tregojnë se shoqëria jonë është akoma shumë larg emancipimit.

Kongresi konfirmoi:

Heqja e dënimit me vdekje është një nga risitë e Europës së qytetëruar që duhet mbështetur nga të gjithë qytetarët. Rikthimi i këtij dënimi, i kërkuar nga një pjesë e madhe e popullsisë, nuk garanton as vendosjen e drejtësisë, as ndalimin e vrasjeve me vetëgjyqësi. Shembujt e punës së misionarëve të rrethit të Kurbinit, të aktivistëve të Komitetit të Pajtimit të rrethit të Lushnjës dhe anëtarëve të shoqatës Besa në rrethin e Pukës, dëshmojnë se aplikimi i traditës pozitive për mbështetjen e shtetit ligjor është një nga format më efikase për ndalimin e gjakmarrjes, zgjidhjen e konflikteve dhe bashkjetesën paqësore midis grupeve të ndryshme. Kjo strategji e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar është përvehtësuar dhe do të zbatohet nga të gjithë misionarët dhe shoqatat që punojnë në një front të përbashkët me shtetin kundër krimit.

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.