Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit

Untitled Document


KOMITETI I PAJTIMIT MBAREKOMBETAR
Adresa: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tirane Albania
Tel & Fax 00355 4 263 126. Tel 00355 4 259 124 / mobil 068 27 37 989
E-mail: gjin_marku@yahoo.com / gjin_marku@pajtimi.com Web: www.pajtimi.com

REZOLUTË
KONGRESIT TĖ TRETĖ TĖ MISIONARĖVE TĖ PAJTIMIT

MBI NDALIMIN E GJAKMARRJES DHE RESPEKTIMIN E SHTETIT LIGJOR

Tiranė, mė 30 Mars 2009

Me dt. 30 Mars 2009, Komiteti i pajtimit Mbarėkombėtar organizoi nė Tiranė kongresin e tretė tė misionarėve tė pajtimit. Kongresi i filloi punimet nė prani tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Z. Bamir Topi. Nė kongres morėn pjesė misionarė nga tė gjitha misionet dhe shoqatat e pajtimit, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik, pushtetit lokal dhe besimeve fetare. Kongresi diskutoi rreth strategjisė kombėtare kundėr gjakmarrjes dhe shtroi pėr diskutim planin strategjik pėr eleminimin e hasmėrive dhe integrimin nė BE pa gjakmarrjen. Plani strategjik, mbasi u diskutua nė seancėn e parė dhe nė komisionet pėrkatėse, iu dorėzua kryesisė sė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar me sugjerimet e nevojshme. Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar ia paraqet kėtė plan strategjik Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Parlamentit, Qeverisė Shqiptare, pėrfaqėsuesve tė vendeve perėndimore dhe organizatave ndėrkombėtare pėr mbėshtetje dhe bashkėpunim.

SHQIPTARĖT:

Shqiptarėt janė popullėsi e vjetėr nė Mesdhe dhe njihen si pasardhės tė Ilirėve. Gjuha e trashėguar ėshtė shqipja, degė e familjes indo-evropiane me dėshmi nga pellazgjishtja e ilirishtja. Huazimet kryesore nė gjuhė dhe kulturė janė latine, helene, bizantine, sllave dhe turke. Shqiptarėt kanė banuar historikisht nė trojet aktuale qė nė peridhėn fisnore. Mbas pushtimeve romake, helene e sllave, nga shek XIV deri nė fund tė shek XIX,shqiptarėt kanė qenė nėn sundimin e Perandorisė Osmane. Me rėnien e Perandorisė Osmane, me vendim tė Fuqive tė Mėdha, territori i tyre etnik u coptua dhe shqiptarėt jetojnė tė ndarė nė katėr shtete: Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e Mali i Zi. Shqiptarėt ruajnė akoma elementė tė jetės pagane dhe kanė transmetuar brez pas brezi rregullat e jetės nė komunitet duke i kthyer ato nė zakone. Si nė zonat rurale edhe nė ato urbane rendi vendosej nga Kanuni ose statutet e posaēme, tė hartuara e tė pranuara nga vetė shqiptarėt duke kultivuar dy qėndrime tė skajshme, ndėshkime ekstreme ndaj keqbėrėsve dhe tolerancė tė admirueshme ndaj pėrkatėsisė fetare dhe etnike.

KANUNI DHE GJAKMARRJA
Kanuni si vlerė dhe deformimi i tij.

Kanuni si njė tėrėsi rregullash e kodesh detyruese mbronte tė drejtat e njeriut: tė drejtėn e jetės, tė pronės, tė familjes, lirinė, nderin e dinjitetin. Kanuni ka sunduar pa polici e burgje. Vendimet e pleqėsisė (gjykatave) viheshin nė zbatim nga pėrfaqėsuesit e komunitetit me mbėshtetjen e tė gjithė qytetarėve. Kanuni ka vendosur rregullat e etikės dhe sjelljes brenda organizimit shoqėror duke pėrcaktuar hierarkinė, pozitat dhe detyrimet e individit, familjes, fisit, fshatit, bajrakut, krahinės e deri tek kombi. Tek shqiptarėt njihet kryesisht Kanuni i Lek Dukagjinit (1410-1481), prijėsit dhe bashkohėsit tė heroit legjendar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu. Botimi i tij ėshtė bėrė nė fillim tė shek XX, bazuar nė dorėshkrimet e priftit katolik, Shtjefėn Gjeqovi. Deri nė shpalljen e Mbretėrisė, nė vitin 1928, e drejta kanunore vepronte normalisht nė Shqipėri, megjithė pėrpjekjet pėr kalimin nė njė tė drejtė shtetėrore. Edhe Kushtetuta e shtetit tė parė shqiptar, mė 1912, ėshtė quajtur Kanun. Po kėshtu, gjatė periudhės sė Mbretėrisė (1928-1939) Kushtetuta pėrmbante elementė tė sė drejtės kanunore. Nė periudhėn e sistemit komunist (1944 –1990) nuk ėshtė lejuar ribotimi dhe pėrhapja e kanunit. Kanuni i Lek Dukagjinit u ribotua dhe doli nė qarkullim nė vitet e para tė tranzicionit, nė vitet 90. Aplikimi i Kanunit nė kushtet e tranzicionit ėshtė bėrė nė mėnyrė tė deformuar duke sjellė pasoja tė rėnda nė jetėn sociale. Degjenerimi nė keqinterpretimin dhe keqpėrdorimin e tij ka shkaktuar vazhdimisht viktima dhe vazhdon tė mbajė tė izoluar qindra familje, burra, gra e fėmijė. Ndėrsa interpretimi i drejtė nė procesin e pajtimit ka dhėnė rezultate pozitive duke parandaluar vrasjen dhe duke nxjerrė nga ngujimi shumicėn e familjeve, grave e fėmijėve tė pafajshėm. Mbas vitit 1990 janė botuar tipe tė ndryshme kanunesh, si ai i Labėrisė, i Mirditės, i Pukės, i Dibrės, i Kurbinit etj, por pa 3 konvergimin nė njė lidhje tė pėrbashkėt duke i lėnė shteg keqinterpretimit dhe deformimit. Botimi i plotė i Kanunit do tė ishte nė dobi tė pėrpjekjeve pėr ndalimin e keqinterpretimeve e keqpėrdorimit.

Gjakmarrja

Gjakmarrja ka ekzistuar edhe tek popuj tė tjerė dhe vazhdon tė shfaqet deri nė ditėt e sotme nė Kretė tė Greqisė dhe nė Siēili, Itali. Nė Kanunin shqiptar gjakmarrja ėshtė dėnimi kapital, marrja e jetės e atij qė ka kryer njė vepėr tė rėndė ndaj jetės, familjes, pronės, nderit e dinjitetit tė tjetrit. Gjakmarrja ėshtė vrasje pėr hakmarrje. Me ekzekutimin e saj, ngarkohet pala e dėmtuar, e cila ėshtė e detyruar ose tė falė ose ta marrė gjakun. Presioni psikologjik i komunitetit mbi palėn e dėmtuar, deri sa ajo tė marrė gjakun, ėshtė shumė i madh. Pala fajtore ėshtė e detyruar tė ngujohet sipas rregullit kanunor dhe afateve tė pėrcaktuara nė Kanun. Me ngujimin e palės fajtore lind e drejta e negocimit pėr pajtim, i cili mund tė pėrfundojė me falje ose me kompensim. Kompensimi bėhet me vlerė monetare si dhe nė natyrė, toka, prona, etj. Kanuni sugjeron pajtimin me falje duke e konsideruar faljen, si njė akt tė lartė morali dhe trimėrie. Familjet e pajtuara me anė tė faljes lidhen nė miqėsi tė pakthyeshme. Nuk ėshtė niveli i ulėt arsimor, prapambetja ekonomike e jeta e izoluar nė zonat e thella ajo qė e bėn jetėgjatė Kanunin dhe gjakmarrjen pėr shqiptarėt. Mungesa e shtetit efektiv ligjor e imponon veprimtarinė e tij edhe nė ditėt e sotme si nė fshat edhe nė qytet. Gjatė sistemit dikatorial tė viteve (1944-1990) Kanuni dhe gjakmarrja u izoluan krejtėsisht. Ligjet shtypėse dhe aplikimi i metodave torturuese gjatė regjimit ”Hoxha” ndikuan nė hapėsirėn e veprimit tė kanunit dhe nė uljen deri nė nivelin zero tė vrasjeve pėr gjakmarrje.

EVOLUIMI
(i Kanunit dhe gjakmarrjes)

Me ndryshimet social- ekonomike, politike e demografike, pas vitit 1990, Kanuni nuk mbeti njė nostalgji, as njė dokument trashėgimie, i destinuar pėr nė muze, por njė realitet i prekshėm nė rrethana tė reja. Ai ka rivalizuar lehtėsisht shtetin dhe strukturat e tij. Pėrballė ligjit dhe institucioneve tė vendimmarrjes, populli ka zgjedhur tė respektojė kuvendet e burrave, gjyqet e pleqve, komisionet fshatēe tė ndarjes sė tokės. Por ndėrsa institucionet e shtetit gjatė tranzicionit u thelluan nė korrupsion dhe nė humbjen e besimit nė publik, Kanuni ka bėrė hapa pėrpara duke fituar terren edhe nė evoluimin e tij pėr t’iu pėrshtatur kohės. Nė vitin 1991 parlamenti miratoi ligjin 7501 mbi tokėn duke pėrjashtuar nga e drejta e pronėsisė pjesėtarėt e familjes qė ishin punėsuar dhe banonin nė qytet. Kanuni pėrballė shkeljes sė tė drejtės themelore mbi pronėn hyri menjėherė nė lojė duke sfiduar ligjin. Tė gjitha familjet nė fshat vendosėn tu lėnė pjesėn e trashėgimisė anėtarėve tė familjes qė ishin nė qytet duke iu nėnshtruar gjykimit kanunor. Kėtij gjykimi kanunor i janė nėnshtruar edhe komisionet e shtetit duke lėnė pa regjistruar, ose quajtur shtetėrore, pjesė tė tokės qė u takonin pjestarėve tė familjes nė qytet. Qeveritė dhe parlamenti kanė dėshtuar para kėsaj vendimmarrjeje kanunore. 68 % e popullsisė e ka miratuar ndarjen fshatēe tė tokės nė kundėrshtim me ligjin. Ky ishte hapi i parė drejt formimit tė kuvendeve kanunore dhe gjykatave tė tij. Gjyqet kanunore tashmė veprojnė lirshėm sipas fshatrave e bajrakėve. Ato veprojnė me komisone pleqėsie, si gjykata tė ”shkallės sė parė” nė fshat, “shkalla e dyte”, njė komision mė i gjėrė dhe “gjykata e lartė”, mbledhja e pėrfaqėsuesve tė Bajrakut, e cila udhėhiqet nga njė pasardhės i prijėsit tė mėparshėm, bajraktarit. Mjaft vendime pėr zgjidhje ngatėrresash e pajtime palėsh bėhen sipas kėsaj hierarkie. Kėto shkallė gjykimi kanunore janė shumė mė tė besuara se gjykatat shtetėrore. Vendimi i tyre nuk ėshtė kontestuar asnjėherė nga palėt pėr t’ia kaluar ēėshtjen gjykatės shtetėrore.
Gjykata e “shkallės sė lartė” jep udhėzime shpesh herė pėr ēėshtje tė shkallės sė parė duke qenė kėshtu nė njė nivel mė bashkohor se gjykatat shtetėrore. Nė kėto gjykata janė njerėz me reputacion e integritet me origjinė nga familje prijėsish tė shquar. Ata janė shumė mė tė besueshėm se gjyqtarėt e shtetit. Gjykatat kanunore kanė njė dokumentacion tė saktė tė arkivuar dhe e ruajnė atė me korrektesė. Objekti i gjykimit nė kėto gjykata ėshtė mjaft i gjėrė, qė nga konflikte tė thjeshta tė pronėsisė dhe deri tek vrasjet. Kėta “gjyqtarė” janė vazhdimisht tė kėrkuar nga qytetarėt pėr konfliktet e sotme si dhe ato tė trashėguara qė nga koha e Mbretit Zog. Edhe proēedurat e shqyrtimit tė ēėshtjes e tė dhėnies sė vendimeve nė kėto gjykata kanunore kanė evoluar sipas kohės duke i pėrshtatur ato me termat dhe praktikėn bashkohore si: kėrkesė pėr gjykim, seancė dėgjimi paraprake, akt-padi kanunore: vendim.. bazuar nė nenin nr ... tė Kanunit tė Lek Dukagjinit ose tė Skėnderbeut; akt-marrėveshje kanunore e palėve etj. “Gjykatat kanunore” bėjnė hetim dhe shqyrtim gjyqėsor duke dėgjuar palėt dhe japin vendime qė mund tė jenė shembull pėr gjykatat shtetėrore. Populli, pėr shkak tė humbjes sė besimit tek parlamenti ka kėrkuar organizimet kanunore tė vendimmarrjes. Nė prill tė vitit 2004, 3000 burra e gra thirrėn Kuvendin Popullor tė Malėsisė sė Madhe, i cili mori vendime pėr disa ndryshime kanunore qė u pėrshėndetėn nga opinioni edhe pse ai ishte nė kundėrshtim me ligjin dhe shtetin e sė drejtės. Mbėshtetja ndaj kėtij kuvendi u dha edhe nga specialistė tė jurisprudencės dhe mediave qė e shikonin atė si njė hap pozitiv pėr tė frenuar degjenerimin e kanunit deri nė vrasje tė grave dhe fėmijėve si dhe ngujimin e tyre. Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar ndėrhyri menjėherė pėr ndalimin dhe prishjen e vendimeve tė kėtij kuvendi si dhe moslejimin e miratimit tė tyre nė rrethet e tjera ku populli kishte shprehur gatishmėrinė pėr tu mbledhur e miratuar ato. Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar i kanė ardhur herė pas here kėrkesa pėr riorganizimin e Kuvendit tė Malėsisė sė Madhe nė njė kuvend mbarėkombėtar, por kjo gjė ėshtė kundėrshtuar pėr shkak se do tė pėrbėnte njė precedent tė rrezikshėm ndaj shtetit tė sė drejtės dhe do t’ju jepte pushtet veprimeve tė mėtejshme kanunore. Kanuni ka evoluar edhe nė kahe tė rrezikshme, siē janė ngujimet dhe sofistikimi i vrasjeve. Dėnimet e ulta ndaj kriminelėve tė kategorive tė ndryshme dhe lėnia e tyre e lirė pėr tė emigruar ka lėshuar barrėn e pėrgjegjėsisė kanunore mbi tė afėrmit e tyre, duke detyruar tė ngujohen padrejtėsisht edhe gratė, fėmijėt dhe pleqtė. Pėrballė ligjit qė pėrcakton dėnimin e vrasėsit pėr gjakamarrje me 25 vjet deri nė burgim tė pėrjetshėm, tė afėrmit e viktimave kanė zgjedhur rrugėn e vrasjes nė mėnyrė tė fshehtė dhe me pagesė.

ORIENTIMI

: Shqiptarėt duhet tė integrohen nė familjen europiane me kontribute vlerash tė shquara si: toleranca fetare, besa, mikpritja, bujaria dhe respekti ndaj ligjit duke lėnė mbrapa mentalitetin e zakonet jo pėrparimtare. Pėrkatėsia nė katėr shtete i shton kontributet shqiptare pėr paqen nė rajon dhe hapėsirat e pėrfitimit nga komuniteti Europian.

: Kanuni dhe e drejta zakonore shqiptare i pėrkasin vetėm trashėgimisė kulturore tė periudhės parashtetėrore qė nuk mund tė aplikohen me krijimin e shtetit ligjor. Zakonet e mira pėr ndėshkimin e krimit dhe respektimin e rregullave nė shoqėri mund tė reflektohen nė mbėshtetjen e Shtetit tė sė Drejtės, forcimin e kėrkesės qytetare pėr demokracinė dhe respektimin e ligjit.

: Ligji mbėshtet procesin e pajtimit dhe zgjidhjen e konflikteve me ndėrmjetėsim, por nuk duhet tė lejohet ngritja e strukturave kanunore paralele me institucionet kushtetuese. Strukturat e shoqėrisė civile kontribuojnė pėr fuqizimin e institucioneve tė shtetit duke ushtruar kontrollin dhe oponencėn ndaj veprimtarisė sė tyre.

: Interpretimi i drejtė i Kanunit dhe ndalimi i keqpėrdorimit tė tij ėshtė detyrė parėsore e pėrfaqėsuesve tė komunitetit, shoqėrisė civile dhe mediave, faktorė tė rėndėsishėm pėr parandalimin e krimit tė gjakmarrjes dhe ngujimit tė grave dhe fėmijėve.

Sugjerimi i kongresit:

Nė mbėshtetje tė realizimit tė kėtij plani strategjik ti kėrkohet shtetit shqiptar:

1- Forcimi i institucioneve tė drejtėsisė, pavarėsia e gjyqėsorit dhe prokurorisė dhe respektimi i shtetit tė sė drejtės.

2- Pranimi nga qeveria shqiptare i realitetit kanunor, kulturės dhe mentalitetit patriarkal nė shoqėrinė shqiptare si njė sfidė me tė cilėn duhet tė pėrballet.

3- Zgjidhja e plotė ligjore dhe e pranueshme e ēėshtjes sė pronėsisė mbi tokėn dhe e tė drejtės sė trashėguar mbi pasuritė e tjera tė cėnuara gjatė tranzicionit. Zgjidhja ligjore tė bėhet sipas standarteve perėndimore dhe kartave ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut.

4- Tė reformohen kodi penal dhe ai civil nė pėrputhje me kartat europiane tė tė drejtave tė njeriut dhe Kushtetutėn e Shqipėrisė, tė rritet masa e dėnimit ndaj dhunuesve tė pronės, tė jetės, tė familjes dhe dinjitetit tė personit nė pėrshtatje me ligjet europiane.

5- Institucionet e Shtetit Shqiptar tė kontribuojnė pėr sqarimin e opinionit publik mbi kanunin dhe deformimet e tij. Akademia e Shkencave tė kontribuojė pėr botimimin e plotė tė kanunit shqiptar, nė evidentimin e vlerės dhe mesazheve qė ai jep pėr respektiimin e ligjit dhe mbėshtetjen e shtetit tė sė drejtės.

6- Shteti shqiptar tė mbėshtesė procesin e pajtimit tė familjeve nė hasmėri si dhe lirimin pa kushte tė grave dhe fėmijėve tė ngujuar sipas pėrvojės sė krijuar nė rrethet Kurbin, Mirditė, Pukė e Malėsi e Madhe.

SITUATA AKTUALE:

Faktorėt qė risollėn kanunin
Kanuni i ka rrėnjėt nė strukturėn shoqėrore dhe nė njė tėrėsi tė ndėrlikuar vlerash, traditash, zakonesh dhe besimesh qė lidhen me tė. Faktorėt qė lidhen me tė historikisht deri nė ditėt e sotme janė shumėdimensionalė: Rikthimi i Kanunit ndodhi pėr shkak tė disa faktorėve:

-Faktori kryesor ėshtė ē’organizimi i shoqėrisė dhe mosfunksionimi i shtetit ligjor. Me rėnien e komunizmit pati njė ē’organizim tė skajshėm tė shoqėrisė shqiptare, e cila nuk u orientua nga ligji dhe shteti i sė drejtės, por nga lėvizje kaotike tė pakontrolluara. Qytetarėt u pėrballėn me dhunėn e krimin e tė gjitha llojeve, duke u detyruar tė veprojnė kundėr tyre me vetgjyqėsi. Pėr tė shmangur vetgjyqėsinė dhe pasojat e saj u thirr pėr veprim Kanuni.

-Faktori politik: Dhuna politike, degjenerimi i institucioneve, papėrgjegjshmėria e funksionarėve, raporti pozitė-opozitė, korrupsioni, mashtrimi i lidershipit, pasurimi nėpėrmjet pushtetit etj, kanė bėrė qė qytetarėt tė sjellin nė mendje modelin mė tė mirė e mė tė nevojshėm tė vendosjes sė rregullit dhe drejtėsisė pėr ta duke iu referuar Kanunit.

- Faktori i dhunės sė pandėshkuar: Ky ka qenė terreni favorizues qė qytetarėt tė kalojnė pa shumė hezitime nė sjellje agresive. Me rėniėn e sistemit komunist u pėrhapėn fenomeni i vrasjes, grabitjes, trafikimit, dhunimit tė pronės, cėnimit tė familjes e tė jetės sė tjetrit, duke mos pasur reagimin e institucioneve tė shtetit dhe organeve tė drejtėsisė pėr ndėshkimin siē duhet tė kėtyre krimeve. Kanuni dhe gjakmarrja erdhėn si reagim ndaj kėtyre dukurive nga njė shoqėri e pambrojtur.

- Faktori social: Shqiptarėt u futėn dhe dolėn nga sistemi komunist pa pėrvojėn e fenomeneve tė tilla si: trafikimi, alkoli, droga, prostitucioni, programe tė pacensuara qė transmetohen nga mediat, veēanėrisht filmat me vrasje e me krime, pornografia, abuzimet seksuale etj. Kėto fenomene kanė ndikuar nė reagimin e familjeve dhe komunitetit pėr tu pėrballur me kėto dukuri nėpėrmjet moralit dhe mentalitetit tė trashėguar patriarkal dhe kanunor.

Faktori Kulturor: Shqiptarėt edhe pse pėrshtaten me ndryshimin ruajnė mentalitetin dhe traditėn patriarkale nė mjedisin shoqėror dhe familjar. Traditat ruhen kryesisht nė lidhjet dhe ceremonitė e martesės, ritet mortore, festat tradicionale, marrėdhėniet nė ēift, marrėdhėniet prindėr dhe fėmijė, marrėdhėniet nė komunitet, etj. Shqiptarėt kanė marrėdhėnie tė admirueshme ndėrfetare, por janė kryesisht njė popull me kulturė orientale islamike, me pakica ortodokse e katolike qė kanė trashėguar dembelizmin e varfėrinė. Kjo ka ardhur nga moskuptimi i drejtė i kulturės fetare dhe parimeve tė islamit qė nuk predikon varfėrinė si vlerė. Mentaliteti i varfėrisė si vlerė shfaqet edhe tek popullsia katolike, veēanėrisht nė zonat e Mirditės, Pukės, Lezhės, Malėsisė sė Madhe, Matit e Kurbinit e cila kėnaqet me pak dhe e kalon kohėn pa angazhime, nuk ka kulturė pune dhe ambicje pėr zhvillim.

Faktori psikologjik: Temperamenti i shqiptarėve shquhet pėr gjaknxehtėsi e reagim tė shpejtė. Nė kushtet e tranzicionit lindėn probleme tė mprehta tė gjendjes psikologjike e shpirtėrore tė individėve si: stresi, depresioni, sėmundjet mendore, faktorėt individualė tė personalitetit: temperamenti, dėshira pėr tė qenė i fuqishėm, kurioziteti pėr tė ushtruar dhunė, abuzimet, vetvrasjet etj. Kėto shfaqje kanė bėrė qė shumica e qytetarėve ta konsiderojnė sistemin e ri tė papranueshėm dhe tė pasigurtė.

- Faktori ekonomik (varfėria). Familjet nė varfėri kanė nivel mė tė ulėt kulturor dhe i kanė mė tė ngulitura rregullat tradicionale nė mėnyrėn e tė jetuarit. 60 % e hasmėrive dhe vrasjeve kanunore lidhen me familjet e nivelit tė ulėt ekonomik. Konferenca Kombėtare mbi Varfėrinė, dt. 25 nėntor 2008, theksoi se 55 % e popullsisė nė zonat rurale dhe 40 % e familjeve nė qytete jetojnė nė varfėri ekstreme. Kjo situatė ėshtė kthyer nė burim konflikti e stresi shoqėror qė nė familje ka sjellė shpesh herė tragjedi nė sy tė fėmijėve. Tek kėto familje janė tė shumta ngatėrresat e ēastit dhe ato pėr pronėn, trafikimin e femrave, divorcet e mbrojtjen e nderit qė vazhdojnė tė mbjellin fenomenin e vrasjeve pėr hakmarrje e gjakmarrje. Familjet e varfėra i mbartin mė shumė problemet konfliktuale dhe janė mė shpėrthyese.Tė njėjtat ndodhi shfaqen edhe tek familjet me nivel mesatar jetese.

SFIDIMI I SHTETIT TĖ SĖ DREJTĖS

Aplikimi i Kanunit nė jetėn shoqėrore, ngritja e institucioneve paralele, si “gjykatat kanunore” dhe “kuvendet tradicionale”, edhe pse nuk pėrbėjnė shkelje tė ligjit dhe kanė gjetur mbėshtetjen e qytetarėve, janė sfidė e hapur ndaj shtetit tė sė drejtės. Shkaku i kėsaj sfide nuk ėshtė performanca e Kanunit, por vetėpėrjashtimi i institucioneve shtetėrore dhe klasės politike nga besimi i qytetarėve. Aspekti flagrant e i dhimbshėm i sfidės sė Kanunit ndaj shtetit tė sė drejtės ėshtė ngujimi dhe vrasja e tė afėrmėve tė fajtorit, i cili ose ėshtė i burgosur ose i larguar jashtė Shqipėrisė. Nė ushtrimin e detyrės janė ekzekutuar mbi 300 policė. Gjyqtarėt e prokurorėt ndjehen tė pambrojtur pėrballė konflikteve me pasoja gjakmarrjen. Nė kėtė drejtim shteti ėshtė dorėzuar.

Ngritja e strukturės sė policisė nė Shkodėr kundėr gjakmarrjes, projekti i Ministrisė sė Arsimit pėr shkollimin e fėmijve nė kushtet e ngujimit si dhe ngritja e qendrės pėr tė grumbulluar fėmijėt e ngujuar nė Poliēan kanė dėshtuar. Qė nė konceptim kėto ide e praktika ishin nė kundėrshtim me realitetin dhe vetė shtetin ligjor. Pranimi i shtetit pėr ngritjen e kėtyre strukturave tregon qartė dorėzimin para Kanunit, pranimin e vazhdimėsisė sė gjakmarrjes e ngujimit, ligjėrimin e tyre. Kėto masa shtetėrore kanė pasur dhe anėn tjetėr tė shfaqjes negative, atė tė abuzimit me fondet. Qė nga viti 2001, rreth 16 milion dollarė janė pėrvetėsuar nga institutet e shoqatat e themeluara nga ministrat e tė afėrmit e tyre nė emėr tė gjakmarrjes e fėmijėve tė ngujuar. Gjatė ekspeditave tė misionarėve tė pajtimit konstatohet se komuniteti dhe familjet nė hasmėri nuk i njohin kėto projekte as kėto lloj institutesh e shoqatash. Megjithėse i ėshtė kėrkuar kryeministrit dhe presidentit verifikimi i kėtyre abuzimeve nuk ėshtė bėrė asnjė investigim me pėrjashtim tė rasteve sporadike tė publikuara nė media.

PASOJAT NĖ KOMUNITET

Nė kėto 18 vjet, nga veprimet me vetėgjyqėsi kanė gjetur vdekjen 9800 shqiptarė. Konfliktet e shkaktuara nga ligji 7501 mbi tokėn kanė lėnė djerr mbi 70 % tė sipėrfaqes sė punueshme nė shkallė vendi dhe detyruar mijra familje tė emigrojnė. Nė disa zona ligji ka shkaktuar vrasje edhe midis familjeve me lidhje gjaku. Vetėm nė zonėn e Zadrimės e fshatrat e njohura si zona e “Nėnshkodrės” janė 2200 familje me lidhje tė ngushta fisnore qė nuk komunikojne me njėra-tjetrėn e as shkėmbejnė vizita pėr shkak tė mosmarrėveshjeve pėr tokėn. 120.000 dosje me konflikte pėr titujt e pronėsisė mbi tokėn ndodhen nė gjykatat e shkallės sė parė dhe tė dytė. Pėr shkak tė korrupsionit nė kėto gjykata janė marrė vendime tė kontestueshme qė kanė thelluar konfliktin mes palėve duke i ēuar ato drejt gjakderdhjes. Konfliktet kanė rritur shkallėn e varfėrisė duke imponuar lėvizjet drejt zonave urbane ku edhe fėmijėt detyrohen tė punojnė pėr tė siguruar mbijetesėn e familjes. 11 000 fėmijė nuk kanė mundur tė frekuentojnė shkollėn pėr shkak tė kėsaj gjendje. Konfliktet pėr trafikun e drogės dhe tė femrave kanė pėrfshirė 4600 familje qė e ruajnė tė fshehtė hasmėrinė dhe presin vetėm ēastin e pėrshtatshėm pėr shpagim. Nė 18 vjet, nga viti 1991 deri nė ditėt e sotme kanė hyrė nė ngujim mbi 6000 familje duke izoluar edhe gratė dhe fėmijėt, jashtė ēdo rregulli kanunor. Vetėm nė vitin 1997 pati rreth 2000 tė vrarė, mbi 5000 tė plagosur dhe 3500 familje tė ngujuara nga frika e hasmit dhe bandave kriminale. Nė vitin 2002 rezultonin tė larguar jashte shtetit per t’iu fshehur hasmit 1270 burra.

Sot pjesa mė e madhe e tyre janė bashkuar me pjestarėt e familjes mbas marrjes sė azilit nė vendet perėndimore, por janė mijėra familje tė tjera nė emigrim qė nuk mund tė kthehen nė vendin e origjinės pėr shkak tė kėtyre hasmėrive. Lirimi i fajtorėve, lehtėsimi ose falja e dėnimit tė tyre ka sjellė reagimin e palės sė viktimės duke shkaktuar ekzekutimin pėr gjakmarrje tė personit tė liruar ose pjestarėve tė familjes sė tij. 303 individė janė ekzekutuar mbasi janė liruar nga amnistia e vitit 1997 e nė vitet e mėvonshme. Nė Tiranė ndodhen 110 familje te ngujuara dhe 70 tė fshehura prej te cilave edhe perfaqėsues tė policisė sė shtetit, bashkė me femijėt qė nuk frekuentojnė prej vitesh shkollėn. Zbritja e familjeve nga zonat rurale nė qytete nuk e ka zbehur fenomenin. Procesi i ndėrmjetėsimit dhe i pajtimit ka bėrė tė mundur qė rreth 40 % e familjeve nė konflikte e hasmėri, tė pajtohen ose tė pranojnė zgjidhjen me rrugė ligjore, por ēdo ditė lindin konflikte tė reja duke e mbajtur numrin e familjeve tė ngujuara e tė fshehura nga 800 deri nė 1500. Emigrimi i familjeve nė hasmėri ka ulur nga viti nė vit numrin e vrasjeve. Ligji pėr shpalljen e “Moratoriumit pėr mjetet motorike lundruese” kufizoi lėvizjen e kėtyre familjeve. Nga 780 familje tė ngujuara e tė fshehura nė vitin 2005, ky numėr ka arritur nė 1430 nė vitin 2008.

Policia raporton vetėm rastet e denoncuara tė krimeve ndaj jetės sė personit, 300-350 nė vit, nė njė kohė kur vetėm nė urgjencėn e spitalit “Nėnė Tereza” pėr vitin 2008 janė mjekuar 720 persona pėr plagosje. Po kėshtu vrasjet klasifikohen per hakmarrje dhe jo per gjakmarrje nė njė kohė qė ēdo vrasje pėr hakmarrje ėshtė gjakmarrje.

DHUNIMI I TĖ DREJTĖS SĖ JETĖS

Respektimi i tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut, kanė gjetur pasqyrimin e tyre te plotė nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė. Jeta ėshtė njė e drejtė, atribut fondamental i qenies njerėzore. Tė drejtat dhe lirite themelore tė njeriut, sipas nenit 15 tė Kushtetutės, janė tė pandashme, tė patjetėrsueshme e tė padhunueshme dhe qėndrojnė nė themel tė tė gjithė rendit juridik, prandaj ekziston edhe detyrimi parėsor dhe kushtetues i shtetit, qė t'i respektojė dhe t'i mbrojė kėto tė drejta. Individėt e pafajshėm qė deri nė ēastin e hyrjes nė gjak gėzonin tė drejtat e tyre si pjesėtare tė shoqėrisė, papritur privohen nga kėto tė drejta. Ata duke mos qenė tė garantuar nga ligji, detyrohen tė ngujohen dhe tė vetėkufizojnė njė pjesė shumė tė madhe tė lirive tė tyre. Pėrballė pasojave tragjike tė veprimeve me vetgjyqėsi, 90 % e shqiptarėve kėrkojnė rikthimin e dėnimit me vdekje. Edhe pėrfaqėsues tė partive politike parlamentare e kanė mbėshtetur publikisht nevojėn e rikthimit tė dėnimit me vdekje. Ky mentalitet i shumicės sė popullsisė shqiptare dhe i politikanėve tė saj e ka burimin tek mentaliteti kanunor.

Shteti shqiptar pėrballė legjislacionit emancipues e modern tė Europės nuk ėshtė nė gjendje tė garantojnė jetėn e personit, lirinė dhe sigurinė e tij, ndėrkohė qė kanuni, rregullat zakonore, vetėgjyqėsia dhe gjakmarrja arrijnė tė eklipsojnė ligjin. Kongresi i parė dhe i dytė i misionarėve tė pajtimit e kanė pėrshėndetur vendimin e Kėshillit tė Europės pėr heqjen e dėnimit me vdekje. Nėpėrmjet gjakmarrjes e ngujimit kufizohen edhe shumė tė drejta tė tjera kushtetuese si e drejta e votės. Pavarėsisht se nė Shqipėri kjo e drejtė ėshtė dhunuar sistematikisht nga partitė politike parlamentare, qytetarėt e ngujuar kanė tė drejtėn ta ushtrojnė atė. E drejta e ēdo shtetasi, pėr tė zgjedhur dhe pėr tu zgjedhur, sipas nenit 45 tė Kushtetutės, duhet garantuar nga ligji. Po kėshtu, sipas Kushtetutes, sejcili ėshtė i lirė tė zgjedhė fenė ose bindjet si dhe t'i shfaqė ato individualisht ose kolektivisht nė publik nėpėrmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes sė riteve. E megjithatė kėta individė tė ngujuar e kanė tė pamundur tė marrin pjesė nė ushtrimin e kėtyre praktikave fetare. Liria e organizimit ėshtė njė tjetėr e drejtė kushtetuese qė ka rėndėsine e vet thelbėsore nė krijimin, zhvillimin dhe ruajtjen e demokracise.

Ajo ndihmon pėr t'u siguruar qė njerėzit mund tė mblidhen sė bashku pėr tė nxitur interesat e tyre dhe ndihmon nė ruajtjen e lirive dhe tė drejtave tė tjera kushtetuese. Por individet e ngujuar janė tė kufizuar nė tė drejtėn e tyre pėr t'u organizuar kolektivisht pėr cfarėdo qėllimi tė ligjshėm apo pėr tė marrė pjesė nė tubime paqėsore nė sheshe publike pėr realizimin e tė drejtave tė tyre kushtetuese. Kėta shtetas tė ngujuar nuk mund tė realizojne as tė drejtėn e lėvizjes lirisht nė ēdo pjesė tė territorit tė shtetit, aq mė tepėr tė pretendojnė pėr tė ushtruar tė drejtėn e tyre pėr punė, si dhe tė drejtėn pėr arsim. Ekzistenca e mentalitetit shqiptar tė aplikimit tė rregullave tė sė drejtės zakonore dhe situata nė tė cilėn gjenden personat e ngujuar pėr shkak tė gjakmarrjes pėrbėjnė njė fenomen qė nuk mund tė konsiderohet bashkėudhėtar me njė shoqėri qė kėrkon tė jetė anėtare e komunitetit europian.

CĖNIMI I SIGURISĖ SHOQĖRORE DHE KOMBĖTARE

Aplikimi i Kanunit cėnon jo vetėm lirinė e tė drejtat e qytetarėve, por edhe sigurinė kombėtare.
Deklarimi i institucioneve zyrtare se ne njohim e pranojmė vetėm ligjin dhe tė drejtėn shtetėrore nuk ka ndikuar nė frenimin e pėrhapjes sė kanunit. Institucionet e shtetit ndjehen tė pafuqishme para psikologjisė dhe mentalitetit kanunor. Varfėria dhe papunėsia ndikojnė nė depresionin shoqėror, qė mund tė sjellė situata konfliktuale si nė ngjarjet e vitit 1997.
Qytetarėt po kuptojnė gjithnjė e mė tepėr se burimet e pasurive kombėtare nuk janė mė nė dispozicion tė tyre, u janė shitur dhe vazhdojnė tu shiten nė mėnyrė korruptive tė huajve, kryesisht operatorė tė mafies globale, qė zhvillojnė nė vendet e varfėra bizneset e rrezikshme pėr jetėn e mjedisin. Ėshtė e domosdoshme qė politika shqiptare t’i riparojė sa mė shpejt kėto dėme ndaj popullsisė, ndaj burimeve tė pasurisė kombėtare, tė cilat u pėrkasin vetėm qytetarėve shqiptarė. Shqipėria ulet me tė drejta tė plota nė Aleancėn mė tė madhe politiko-ushtarake NATO. Shqiptarėt nuk duhet tė identifikohen mė me ngjarje si ato tė vitit 1997, me gjakmarrjen dhe ngujimin, por si kontribues tė paqes tek popujtė qė nuk janė tė lirė.

TENDENCAT

Gjatė viteve tė tranzicionit edhe pse ka nje rritje tė ndjeshmėrisė sė qytetarėve ndaj mungesės sė shtetit efektiv ligjor dhe rritjes sė fenomeneve negative, ata ndjehen tė lodhur, tė zhgėnjyer dhe kanė humbur shpresėn pėr rrugėdaljen. Ligjet janė zhvlerėsuar dhe nuk respektohen. Korrupsioni nė administratė dhe tė gjitha shkallėt e qeverisjes ka sjellė humbjen e besimit ndaj shtetit dhe ligjit. Qytetarėt e zhgėnjyer dhe tė abandonuar nga politika kanė tendencė pėr kundėrvėnien ndaj ligjit duke krijuar edhe aleancė tė heshtur pėr tė mos e zbatuar atė. Pjesa mė e madhe e qytetarėve ka abandonuar pjesmarrjen nė votime. Ajo pjesė e qytetarėve qė merr pjesė nė votime ėshtė pėrgjithėsisht e lidhur me interesat e ngushta tė pėrfitimit tė vendeve tė punės nė administratė ose tė favoreve tė tjera tė premtuara. Programet elektorale nė Shqipėri perceptohen si farsė demogogjike qė mbulojnė aferat dhe marrėveshjet korruptive tė pushtetarėve dhe politikanėve me individė qė influencojnė grupe qytetarėsh. Edhe pse tradita e mirė mund tė pėrdoret pėr mbeshtetjen ndaj shtetit tė sė drejtės dhe pėrballjen e qytetarėve me shkelėsit e ligjit, qeveritė dhe opozita nuk e mbėshtesin promovimin e kėsaj tradite pėr shkak tė stereotipit tė gabuar mbi traditėn. Tradita e mirė pėr rregullin nė komunitet dhe stimulimin e gjithpėrfshirjes qytetare nė vendimmmarrje ėshtė domosdoshmėri e kohės. Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar nė pėrpjekjet e tij pėr promovimin e kėsaj tradite pozitive ka qenė i vetėm dhe pa mbėshtetje si nga qeveria e politikanėt.

ORIENTIMI

Kthimi i besimit nė funksionimin e shtetit tė sė drejtės, tė ligjit dhe tė institucioneve tė tij do tė ndikonte drejtpėrdrejt nė shmangjen e kanunit dhe gjakmarrjes. Largimi nga pėrgjegjėsia fisnore, lėnia e pėrgjegjėsisė sė vrasjes mbi autorin pėr tu ndjekur penalisht nga shteti, ndalimi i ngujimit tė grave dhe fėmjėve ėshtė detyrė e tė gjithė shoqėrisė.

Shoqėria shqiptare duhet tė jetė mė e pėrgatitur pėr tu pėrballur me sfidat dhe problemet qė i dalin pėrpara gjatė tranzicionit. Njohja e faktorėve qė sjellin gjakmarrjen rrit pėrgjegjėsitė institucionale dhe efektivitetin e tyre nė pėrballjen me fenomenin.

Tė gjithė faktorėt e shoqėrisė duhet tė punojnė pėr sensibilizimin e qytetarėve pėr denoncimin e trafikantėve tė femrave, grave dhe fėmijėve si dhunues tė lirisė e jetės sė individėve tė pambrojtur dhe shkaktarė kryesorė tė hasmėrive dhe vrasjeve tragjike.

Njohja dhe pranimi i gjykatave shtetėrore pėr zgjidhjen e konflikteve pėr tokėn, pronat dhe ēėshtjet familjare; respektimi i vendimeve tė gjykatave dhe procedurave ligjore nė zgjidhjen e konflikteve; zgjidhja e konflikteve me ndėrmjetėsim e pajtim tė bėhet nė pėrputhje me ligjet e shtetit dhe institucionet kushtetuese.

Tė rritet shkalla e ndėrgjegjėsimit nė komunitet se siguria kombėtare e rajonale vjen sėpari nga qėndrimi i qytetarėve, se kundėrvėnia ndaj ligjit dhe tendenca pėr mosrespektimin e tij ka pasoja afatgjata qė dėmtojnė tė ardhmen e shoqėrisė.

Pjesmarrja gjithėqytetare nė proceset elektorale dhe nė vendimmarrjet ul nivelin e korrupsionit, rrit pėrgjegjėsinė politike tė lidershipit, zhvillon progresivisht shoqėrinė dhe vendin. Rritja e kulturės sė protestės qytetare ndaj fenomeneve negative, korrupsionit, krimit tė organizuar dhe intolerancės sjell harmoni dhe paqe sociale.

SUGJERIMI I KONGRESIT

Pėr realizimin e strategjisė kėrkohet rritja e pėrgjegjėsisė sė qeverisė pėr shmangjen e faktorėve qė kanė krijuar terrenin pėr aplikimin e kanunit dhe gjakmarrjes. Kjo arrihet nėpėrmjet:

1- Angazhimit tė Qeverisė Shqiptare pėr tė marrė masat dhe vendimet pėrkatėse qė tė gjitha institucionet e shtetit shqiptar, tė administratės publike dhe tė luftės kundėr krimit tė kenė statistikat e familjeve nė konflikt pėr shkaqet e pronėsisė mbi tokėn, mbi pronat e trashėguara nė qytet, mbi ēėshtjet e trafikimit dhe grindjet brenda familjeve pėr ēėshtjet e nderit.

2- Angazhimit tė Organeve shqiptare tė ndjekjes, hetimit dhe zbatimit tė ligjit pėr tė ngritur nivelin e bashkėpunimit me komunitetin dhe shoqėrinė civile pėr zbulimin dhe parandalimin e krimit kundėr jetės, pronės dhe familjes si dhe krimit tė organizuar.

3- Angazhimit tė sistemin gjyqsor pėr tė dhėnė drejtėsi dhe tė luftojė elementėt e komprometuar nėpėr gjykata.

4- Angazhimit tė Ministrisė Arsimit dhe e Shkencės, pėr tė ngritur nė njė nivel mė tė lartė punėn edukative nė shkolla, qė fėmijėt tė paisen me njohuri mbi ligjin dhe shtetin e sė drejtės, mbi dashurinė pėr jetėn, mėsimin, punėn dhe familjen, mbi tė drejtat e detyrimet nė njė shoqėri kontemporane. Nė programet mesimore tė ketė njė orė nė javė mbi njohuritė pėr demokracinė, ligjin dhe shtetin e sė drejtės.

5- Angazhimit tė klerit pėr tė luajtur njė rol mė tė madh nė orintimin e besimtarėve pėr respektimin e ligjit dhe shtetit tė sė drejtės.

6- Angazhimit tė mediave pėr tė censuruar emisionet qė nxisin psikologjinė e krimit, vrasjes, hakmarrjes e gjakmarrjes.

7- Angazhimit tė tė gjithė faktorėve tė shoqėrisė pėr tė ndėrgjegjėsuar qytetarėt se heqja e dėnimit me vdekje ėshtė njė nga risitė e Europės sė qytetėruar qė duhet mbėshtetur, se rikthimi i kėtij dėnimi, i kėrkuar nga njė pjesė e madhe e popullsisė dhe pėrfaqėsuesve tė politikės, nuk garanton as vendosjen e drejtėsisė, as ndalimin e vrasjeve me vetėgjyqėsi. Shembujt e punės sė misionarėve dėshmojnė se aplikimi i traditės pozitive pėr mbėshtetjen e shtetit tė sė drejtės ėshtė njė nga format mė efikase pėr ndalimin e gjakmarrjes, zgjidhjen e konflikteve dhe bashkjetesėn paqėsore midis grupeve tė ndryshme.

8- Ndalimit tė prirjeve tė Qeverisė shqiptare pėr mbulimin e shifrave tė vrasjeve, vetvrasjeve dhe krimit nė familje, tė gjendjes sė varfėrisė, papunėsisė dhe hasmėrive tė krijuara nga ligjet jo funksionale.

9- Bashkimit tė faktorit politik me atė shoqėror pėr tu bėrė ballė rrymave dhe sfidave nė rrugėn e integrimit duke pėrmirėsuar sėpari ligjin dhe qeverisjen.

10- Nxjerrjes sė vendit nga varfėria, zhvillimit tė pasurive kombėtare, rritjes sė qėndrueshme tė ekonomisė dhe tė ardhurave pėr fryme, mbrojtjes sė pasurive tė qytetarėve dhe prishjes sė monopoleve qė vazhdojnė tė thellojnė varfėrinė e tyre.

11- Zhvillimit tė infrastrukturės dhe mjedisit tė kulturuar, favorizimit tė inisiativės private tė lirė dhe krijimit tė besimit tek kjo iniciativė, krijimit tė hapėsirave tė vetpunėsimit pa pengesa e kufizime, veēanėrisht pėr tė rinjtė.

SHTRIMI I PLANIT STRATEGJIK

Hartimi i Planit Strategjik bėhet nga pėrfaqėsuesit e Bordit tė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar tė cilėt kanė njohjen dhe pėrvojėn e duhur pėr trajtimin e tij. Planifikimi i strategjisė bazohet mbi njohjen e situatės konfliktuale dhe hasmėrive gjatė viteve tė tranzicionit dhe gjendjen aktuale nė terren. Pėrvoja lidhet me pėrpjekjet disa vjeēare dhe arritjet nė procesin e pajtimit, mundėsitė dhe nevojat qė paraqiten pėr tu pėrballur me fenomenin. Plani strategjik paraqet objektivat, synimet, bashkėpunimin, afatet dhe metodologjinė e realizimit. Projekt-plani strategjik shtrohet pėr shqyrtim e debat ne Kongresin e Misionarėve tė Pajtimit dhe mbas sugjerimeve tė anėtarėve tė Kongresit kalon nė komisionet e posaēme pėr trajtim e miratim pėrfundimtar. Plani strategjik do tė pėrfshijė bashkėpunimin e organeve shtetėrore, veprimtaria e tė cilave do tė koordinohet me stafin e Kėshillit Koordinativ kundėr gjakmarrjes, tė udhėhequr nga Presidenti i Republikės, i cili do tė marrė informacion nė vazhdimėsi dhe nė mėnyrė periodike mbi ecurinė e kėtij plani.

Shqipėria edhe pse ka njė bazė ligjore pėr neutralizimin e fenomenit te gjakmarrjes qė nga klasifikimi i gjakmarrjes si vrasje e cilėsuar me dėnimin maksimal, dėnimin e detyrimit pėr ngujim deri tek ligji pėr zgjidhjen me pajtim tė mosmarrėveshjeve, pėrsėri fenomeni vazhdon tė mbetet prezent. Kjo vjen sepse nuk ka njė strategji tė pėrbashkėt tė shtetit me organizatat joqeveritare tė profesionalizuara pėr kėtė ēėshtje. Gjakmarrja ka tkurrur veprimin e ligjit, tė policisė dhe tė organeve tė drejtėsisė sepse kanė frikė tė pėrballen me tė. Edhe sikur tė zbatoheshin ligjet, pėrsėri duhet njė strategji me objektiva e synime tė qarta pėr tė eleminuar hasmėritė qė lindin si shkak i mentalitetit kanunor. Njė strategji kundėr gjakmarrjes ka ekzituar edhe nė Mbretėrinė e Zogut dhe nė sistemin komunist. Sė pari duhen eleminuar hasmėritė qė shkaktohen nga ligjet duke korrigjuar ligjet dhe vendimet e qeverisė. Sė dyti strategjia duhet tė pėrmbajė bashkėpunimin efikas tė faktorėve shtetėrorė mė ato tė shoqėrisė civile duke angazhuar parlamentin, presidentin, qeverinė dhe avokatin e popullit. Bashkrendimi do tė realizojė pėrpjekje tė suksesshme pėr tė frenuar, minimizuar e shuar gjakmarrjen. Strategjia duhet tė parashikojė masat pėr parandalimin e kėtij fenomeni si nėpėrmjet zgjidhjes sė konflikteve me pajtim ashtu edhe forcimit tė autoritetit tė shtetit ligjor, rritjes sė sigurisė sė shtetasve, zhvillimin ekonomik tė zonave rurale, edukimit ligjor dhe ndėrgjegjėsimit tė opininionit pėr tė besuar vetėm tek shteti. Rritja e bashkėpunimit midis strukturave tė pushtetit dhe shoqėrisė civile pėr evidentimin, ndėrmjetėsimin dhe zgjidhjen nė kohėn e duhur tė konflikteve, pėr pajtimin dhe nxjerrjen nga ngujimi tė njerėzve tė pafajshėm duhet tė shoqėrohet edhe me intensifikimin e punės sė policisė nė komunitet, dokumentimin e konflikteve, arrestimin e autorėve tė vrasjeve dhe tė atyre nė kėrkim, shmangien e ngjarjeve me burim gjakmarrjen, informimin e drejtė tė opinionit mbi gjakmarrjen dhe Kanunin. Ėshtė pikėrisht kjo arsyeja qė Komiteti po kėrkon qė tė punohet frontalisht nga tė gjithė e vazhdimisht pėr tė kthyer besimin e opinionit ndaj shtetit si dhe pėr tė rritur dhe edukuar individė qė punojnė dhe mendojnė pėr paqen, pėr mbrojtjen e jetės sė tyre dhe tė tė tjerėve. Kjo gjė kėrkon ndryshime tė thella nė kulturė, mentalitet, politikė, ekonomi, legjislacion, e mbi tė gjitha, kėrkohet njė sistem i fortė e i besueshėm drejtėsie.

Besimi tek shteti arrihet me dhėnien e drejtėsisė tė dėnimeve, tė merituara (ndoshta mė tė ashpra) si ndaj qytetarėve qė kryejnė krime ashtu dhe ndaj politikanėve dhe pushtetarėve qė abuzojnė me politikėn, me pushtetin e me drejtėsinė.

ORIENTIMI

Bashkėpunimi me qeverinė, mbėshtetja e Strategjisė Kombėtare pėr zhvillim e Integrim, koordinimi i pikave tė planit strategjik me aspektet e mundėshme tė kėsaj strategjie sjell aktivizimin e strukturave tė administratės nė realizimin e kėtij plani strategjik.

Njohja e komunitetit me kėrkesat e Kėshillit tė Europės dhe tė Komisionit Europian pėr reformat e progresin dhe mbėshtetja ndaj tyre rrit nivelin e pjesmarrjes dhe pėrgjegjėsisė qytetare nė proceset politike e sociale.

Njohja e Komunitetit me kartat ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut dhe tė gjitha protokollet e nėnshkruara nga qeveria shqiptare dhe vendet anėtare tė OKB-sė siguron mbėshtetjen pėr demokracinė dhe shtetin e sė Drejtės, hap rrugė dhe horizonte pėr angazhimet qytetare.

TĖ DHĖNAT MBI SITUATĖN KONFLIKTUALE

Me ndėrmjetėsimin e misionarėve ėshtė bėrė e mundur qė nė kėto 17 vjet tė fitojnė lirinė 3680 familje tė ngujuara dhe 2090 tė tjera tė gjejnė mbrojtjen pėr marrjen e statusit tė azilantit nė vendet perėndimore. Nė punėn e pėrvitėshme ėshtė bėrė e mundur qė mė se 40 % e palėve nė konfliktet pėr tokėn tė pajtohen e tė pranojnė zgjidhjen ligjore. Nga 300.000 konflikte pėr titujt e pronėsisė, tė krijuara nga ligji 7501 mbi tokėn, i cili u kundėrshtua nga shumica e familjeve shqiptare, kanė pranuar zgjidhjen me mirėkuptim dhe sipas ligjit 170 000 familje.120.000 ēėshtje tė konfliktuara pėr tokat dhe pronat ndodhen nė gjykata, 28 % e tyre janė tėrhequr duke e braktisur kėrkesėn pėr gjykim dhe deklarojnė se nuk e pranojnė zgjidhjen ligjore. 15.000 familje janė nė konflikt nga ndėrtimet informale. Nga 126 000 konflikte pėr tokėn e pronat, 23.000 kėrkojnė vėmendje se kanė precipituar drejt hasmėrisė. Me aplikimin e traditės misionarėt e pajtimit kamė krijuar pėrvojė pozitive edhe nė konfliktet e trafikimit tė femrave. Nė kėtė hasmėri janė pėrfshirė 4600 familje. Nė sajė tė punės sė misionarėve tė pajtimit 560 familje janė pajtuar me familjen e fajtorit, duke e mbyllur ēėshtjen pa gjakderdhje dhe pa e bėrė publike. Tė vetmit qė asistojnė procesin e pajtimit janė misionarėt, tė cilėt udhėhiqen nga tradita dhe kultura e ndėrmjetėsimit, e cila pėrcaktohet edhe nė Kanun. Ēdo angazhim tjetėr nuk ka pasur rezultat. Komiteti dhe misionaret e pajtimit nuk janė mbėshtetur as nga shteti shqiptar as nga donatorėt. Mbas krizės sė viteve 1997-1999, Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar hartoi njė plan strategjik pėr parandalimin e vrasjeve pėr hakmarrje e gjakmarrje, i cili iu dorėzua Presidentit tė Republikės, Kryeministrit, Parlamentit si dhe tė gjitha institucioneve shtetėrore e organizmave ndėrkombėtare. Strategjia u botua edhe nga gazeta e partisė qė atė kohė ishte nė pushtet, “Zėri i Popullit”, por nuk gjeti mbėshtetje nga strukturat e qeverisjes dhe as nga donatorėt ndėrkombėtarė. Misionarėt janė gjendur vazhdimisht nė pozita tė vėshtira nga vendimmarrja e drejtėsisė dhe ligjvėnėsit, kur ėshtė shumė i nevojshėm kooperimi i kėtyre institucioneve. Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar ka bėrė disa herė publike nevojėn e ngritjes sė komisioneve pėr rishikimin e ndarjes sė tokave dhe kompensimit tė pronarėve. Po kėshtu kemi publikuar rastet flagrante, kur policia ka ndaluar autorin e krimit, por ai ėshtė liruar ose dėnuar me shumė pak vjet burgim. Lirimi i kriminelėve, lehtėsimi ose falja e dėnimit tė tyre ka sjellė reagimin e palės sė viktimės duke shkaktuar ekzekutimin pėr gjakmarrje tė personit tė liruar ose pjestarėve tė familjes sė tij. Mbi 300 individė janė ekzekutuar sapo kanė dalė nga burgu pėr shkak tė dėnimeve qesharake qė u ėshtė dhėnė ose tė lirimit me format e tjera korruptive. Po kėshtu mbi 300 policė janė vrarė nė ballafaqimin me kriminelėt qė lėviznin lirshėm, tė mbrojtur nga struktura ligjore e individė me pushtet. Ligjvėnėsit kanė miratuar njė ligj qė dėnon mbi 25 vjet deri nė burgim tė pėrjetshėm vrasėsin pėr gjakmarrje, nė njė kohė qė dhunuesi ose vrasėsi i familjes sė tij ėshtė i lirė, apo ka marrė njė dėnim qesharak. Vihet re se marzhi i pėrcaktuar nė ligje pėr dėnimin e kriminelit nga shkalla mė e ulėt deri tek mė e larta ėshtė shumė i madh dhe lejon jo vetėm abuzimet, por edhe pėrfitimin material tė gjyqtarėve. Nga informacionet qė ka Komiteti, konstatohet se Komuniteti Ndėrkombėtar ka vėnė nė dispozicion fonde tė posaēme pėr eleminimin e fenomenit tė gjakmarrjes, por ato janė shpėrndarė pa kriteret dhe vigjilencėn e nevojshme tek shoqata e individė qė nuk kanė bazė vullnetare, ekspertizė dhe as organizim pėr tė kontribuar nė procesin e pajtimit dhe zgjidhjes sė konflikteve. Ekspeditat e pėrvitshme qė janė organizuar me rastin e krishtlindjeve e tė pashkėve kanė konstatuar se asnjė nga familjet nė konflikt apo tė ngujuara nga gjakmarrja nuk i njohin projektet qė hartohen nė emėr tė tyre. Kėto projekte, janė hartuar nga shoqata e institute qeveritarėsh pa njohur gjendjen nė terren si dhe mjetet qė nevojiten pėr pėrmirėsimin e kėsaj gjendje.

Pėr kėto abuzime Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar i ka kėrkuar Qeverisė Shqiptare dhe Presidentit tė Republikės tė marrė informacionin e nevojshėm se ku kanė pėrfunduar donacionet pėr eleminimin e vrasjeve pėr hakmarrje e gjakmarrje nė Shqipėri. Nė mėnyrė tė papėrgjegjėshme shfrytėzohen fonde pėr bujė e show mediatik. Tirana me njė popullsi rreth 1 milion banore ka mbi 5000 jetimė qė vuajnė nga varfėria ekstreme dhe mungesa e strehės dhe vetem njė jetimore shtetėrore me rreth 60 fėmijė. Nė Tiranė ndodhen 110 familje te ngujuara dhe 70 tė fshehura prej tė cilave edhe pėrfaqėsues tė policisė sė shtetit, bashkė me fėmijėt qė nuk frekuentojnė prej vitesh shkollėn. Policia, edhe pse ka qenė i vetmi instititucion qė ka bėrė pėrpjekje pėr tė ndihmuar misionarėt nė zgjidhjen e konflikteve dhe parandalimin e vrasjeve, ėshtė nė tė njejtat pozita tė vėshtira si dhe misionarėt, sepse nuk ka mjete ligjore e teknike. Ajo nė tė shumtėn e rasteve nuk mund tė ndėrhyjė nė situatat e hasmėrisė pa pasur denoncim. Njė familje nė hasmėri nuk denoncon sepse kėshtu e thellon mė tej konfliktin dhe ndėrpret mundėsinė e pajtimit pėr tė ardhmen. Familjet qė kėrcėnojnė me gjakmarrje e bėjnė atė me forma tė sofistikuara pa u konfrontuar me ligjin duke deklaruarar vetėm se nuk falin familjen e hasmit. Qeveritė kėrkojnė ta maskojnė gjendjen duke i kėrkuar policisė t’i klasifikojnė vrasjet vetėm si krime kundėr jetės, hakmarrje ose larje hesapesh sepse nuk kanė mundur tė merren me kėtė problem specifik. Nė parlamentin shqiptar dhe nė tryeza politike ky fenomen ėshtė konsideruar si njė ēėshtje qė shteti e ka tė vėshtirė tė merret me tė ose i ėshtė atribuar mungesės sė punės efiēente tė policisė pa e njohur fare gjendjen nė terren.

Vėshtirėsitė e procesit tė pajtimit dhe mbrojtjes sė familjeve tė rrezikuara nga gjakmarrja:

Komiteti promovon dhe udhėheq procesin e pajtimit. Ai ka nė ndjekje situatėn nė shkallė vendi dhe arkivon tė gjitha rastet e konflikteve me gjakamarje. Praktika e procesit tė pajtimit ndiqet vetėm nga misionarėt dhe me njerėz tė besuar. Mentaliteti dhe psikologjia e familjeve nė hasmėri qė ndjekin rregullat e kanunit nuk i tolerojnė veprimet e pamatura, dhėnien e informacionit kofidencial dikujt tjetėr, publikimet, denoncimet apo dhėnien e dėshmive para organeve hetimore pa marrė pėlqimin e tyre. Takimet me pėrfaqėsuesit e palėve nė konflikt janė kofidenciale deri nė momentin e pajtimit pėrfundimtar. Ēėshtja e gjakmarrjes ėshtė shumė mė delikate se ēdo krim tjetėr nė shoqėrinė shqiptare. Ēdo nxitim nga ana e misionarėve ose implikim nė kėsi rastesh, pa u konsultuar me familjet nė hasmėri mund tė shkaktojė gjakderdhje. Nė vitin 1997 i ėshtė vėnė lėndė shpėrthyese para shtėpisė udhėheqėsit tė misionarėve tė pajtimit nė Shkodėr Z. Ndrek Pjetri, i cili u detyrua nga kėrcėnimet tė largohej nga Shqipėria. Nė vitin 2004 vritet ish sekretari i Misionit tė Pajtimit, Emin Spahia. Tė dyja rastet janė akoma tė pazbuluara nga organet e shtetit shqiptar. Personat e kontaktit tek familjet nė hasmėri janė kryesisht persona tė besuar tė kėtyre familjeve. Ata janė njerėzit mė tė besuar tė palės sė dėmtuar. Takimet e misionarėve mirėkuptohen sepse kanė qėllimin e mirė. Familjet e ngujuara e tė fshehura levizin here pas here brenda territorit derisa mbyllin ēeshtjen me pajtim ose largohen nga Shqipėria. Numri varion nga 800 deri ne 1500 sipas mundėsive tė levizjes pėr tu larguar jashte Shqipėrisė. Nė vitin 2004 ky numėr zbriti nė 780 pėr shkak tė largimeve nga Shqipėria, por me miratimin e ligjit “Pėr shpalljen e morotoriumit pėr mjetet motorike lundruese” numri i familjeve tė ngujuara dhe tė fshehura arriti 1430 ne vitin 2008. Zbritja e familjeve nga zonat rurale nė qytete nuk e ka zbehur fenomenin. Nė qendrat urbane ka njė pėrqėndrim mė tė madh tė familjeve tė ngujuara e tė fshehura.

ORIENTIMI

: Strukturat kanunore mund tė funksionojnė vetėm pėr pajtime, zgjidhje konfliktesh dhe raste tė veēanta pėr tė eleminuuar gjakderdhjen. Ato duhet tu lenė vendin institucioneve tė shtetit. Gjatė funksionimit tė tyre duhet tė jenė vazhdimisht nė mbėshtetje tė shtetit tė sė drejtės duke implementuar strategjinė e Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar pėr mbajtjen aktive tė grupeve treshe tė punės qė pėrbėhen nga misionari, drejtori i shkollės dhe pėrfaqėsuesi i pushtetit lokal.

SFIDAT

Kanuni ėshtė njė realitet qė nuk mund tė zhduket pa pėrparimin e demokracisė, forcimin e ligjit dhe kthimin e besimit ndaj shtetit tė sė drejtės. Kanuni kėrkon thjeshtėsi dhe zbatim me korrektesė tė detyrimeve ndaj komunitetit, ndaj ligjeve dhe vendimeve tė popullit, tė cilat duhet tė krijohen vetėm pėr popullin dhe nė interes tė tij. Njė pjesė e konsiderueshme e ligjeve nuk janė krijuar pėr interesat e tij, por pėr ti shėrbyer lidershipit politik si mjete pėr pushtetin e tij dhe nė interes tė grupeve mbėshtetėse. Pushtetarėt nuk marrin parasysh se paguhen nga qytetarėt, paguhen prej bizneseve dhe punės sė tyre, se paraja e shtetit mblidhet nga jeta e fėmijėve, tė moshuarve dhe gjithė qytetarėve qė kėrkojnė njė jetė mė tė mirė dhe rregull nė komunitet. Me paratė e qytetarėve ata kanė krijuar komoditete tė papranueshme dhe mendojnė se u takojnė kėto komoditete. Harxhimet pėr jetė luksoze e dėfrime, udhėtimet jashtė vendit, pėr aktivitete tė pėrformancės sė tyre politike dhe tė demagogjisė propagandistike, pėrdorimi i parasė sė qytetarėve pėr tė bėrė pasuri, pushtet e prapavijė politike nuk ndėshkohet nga ligji. Nė mendjen e ministrave dhe pushtetarėve tė lartė ekziston koncepti se populli duhet tė paguajė dhe t’i dėgjojė ata.
Mentaliteti kanunor nuk ndryshon pa ngritjen e nivelit tė jetesės sė qytetarėve, pa zhvillimin ekonomik e kulturor tė vendit, veēanėrisht tė zonave tė prapambetura, jo vetėm nė fshatra por edhe nė periferi e brenda qyteteve. Populli nė kėto 20 vjet vuan nėn stresin e varfėrisė ekstreme, mungesės sė shėrbimeve mė elementare dhe sigurisė pėr jetėn
Qeveria, Parlamenti, organet shtetėrore dhe administratat lokale janė indiferente ndaj gjendjes dhe pėrpjekjeve tė shoqėrisė civile pėr pėrmirėsimin e saj. Ministrat dhe stafet kėshillimore nė vitete e tranzicionit janė pjesa mė e korruptuar e shoqėrisė, janė struktura bazė e mbjelljes sė korrupsionit dhe krimit tė organizuar.
Institucionet e shtetit tė sė drejtės, prokuroria dhe gjykata janė nėn presionin e politikės dhe tė ligjeve tė miratuara prej saj pėr ti nėnshtruar kėto institucione dhe penguar nė hetimin e korrupsionit dhe veprimtarisė kriminale tė njerėzve me pushtet.
Shoqėria nuk ėshtė emancipuar akoma me lirinė dhe tė drejtat e saj. Ajo nuk ushtron kontroll mbi shpenzimet e qeverisė dhe ministrave sepse nuk kanė mekanizmat e nevojshėm pėr tė kontrolluar. Ministrat nuk lejojnė qė nė dikasteret e tyre tė futen qytetarėt, nuk takohen me qytetarėt, nuk ndjekin problemet e tyre, distancohen nga jeta e thjeshtė dhe vihen nė shėrbim tė politikės sė ngushtė partiake duke lėnė mėnjėanė edhe obligimet pėr reformat qė i nevojiten vendit. Shumica e ministrave me parate e qytetarėve e kalojnė kohėn me dėfrime tė pakontrolluara brenda dhe jashtė vendit.

APELI DREJTUAR OPINIONIT VENDAS, INSTITUCIONEVE TE SHTETIT SHQIPTAR DHE VENDEVE PERENDIMORE.

* Kongresi i Tretė Mbarėkombėtar i Misionarėve tė Pajtimit, i mbledhur nė Tiranė, me 30.03.2009, pasi analizoi veprimtarinė shoqatave dhe komisioneve mbarėkombėtare tė Pajtimit tė Gjaqeve, nė periudhėn midis dy kongreseve, shkaqet dhe fenomenet e kėtij fenomeni kaq tė dėmshėm pėr shoqėrinė shqiptare, punėn e misonarėve tė Pajtimit nė terren, veprimtaritė pėr tė ardhmen, konstaton se:
-Megjithė veprimtarinė e palodhur dhe tepėr frytdhėnėse tė misionarėve tė pajtimit, gjakmarrja ėshtė akoma njė problem madhor kombėtar dhe njė plagė e shoqėrisė shqiptare. Ėshtė njė pengesė serioze pėr shoqėrinė shqiptare nė rrugėn e pajtimit kombėtar pėr demokracinė, shtetin e sė drejtės dhe integrimit nė Europėn e qytetėruar.
Aplikimi i Kanunit nė kushtet e tranzicionit ėshtė bėrė nė mėnyrė tė deformuar duke sjellė pasoja tė rėnda nė jetėn sociale. Degjenerimi nė keqinterpretimin dhe keqpėrdorimin e tij ka shkaktuar vazhdimisht viktima dhe vazhdon tė mbajė tė izoluar qindra familje, burra, gra e fėmijė.
- Ndėrsa institucionet e shtetit gjatė tranzicionit u thelluan nė korrupsion dhe nė humbjen e besimit nė publik, Kanuni ka bėrė hapa pėrpara duke fituar terren edhe nė evoluimin e tij pėr t’iu pėrshtatur kohės.
- Faktoret qe risollen Kanunin dhe gjakmarrjen jane shume dimensionale. Faktori kryesor ėshtė ē’organizimi i shoqėrisė dhe mosfunksionimi i shtetit ligjor. Faktore te tjere dytesoe jane: Faktori politik; faktori i dhunes se pandeshkruar; faktori social, kulturor, psikologjik dhe ai ekonomik.
- Nuk ėshtė niveli i ulėt arsimor, prapambetja ekonomike e jeta e izoluar nė zonat e thella ajo qė e bėn jetėgjatė Kanunin dhe gjakmarrjen pėr shqiptarėt. Mungesa e shtetit efektiv ligjor e imponon veprimtarinė e tij edhe nė ditėt e sotme si nė fshat edhe nė qytet.
- Gjatė viteve tė tranzicionit edhe pse ka nje rritje tė ndjeshmėrisė sė qytetarėve ndaj mungesės sė shtetit efektiv ligjor dhe rritjes sė fenomeneve negative, ata ndjehen tė lodhur, tė zhgėnjyer dhe kanė humbur shpresėn pėr rrugėdaljen. Kthimi i besimit nė funksionimin e shtetit tė sė drejtės, tė ligjit dhe tė institucioneve tė tij do tė ndikonte drejtpėrdrejt nė shmangjen e kanunit dhe gjakmarrjes. -Kongresi ėshtė i bindur se shoqėria shqiptare ka si qėllim final anėtarsimin nė BE dhe ndėrtimin e shtetit tė sė drejtės, rritjen e mirėqeines dhe tė standardeve europiane tė demokracisė.
-Kongresi miratoi Strategjine Kombetare Kunder Gjakmarrjes, Strategjia mbėshtetet nė bashkėpunimin e tė gjithė faktorėve politikė dhe shoqėror pėr ndalimin e kėtij fenomeni. Kongresi i drejtohet me njė apel tė veēantė tė gjithė shoqėrisė shqiptare pėr tė ndalur dorėn e krimit e cila ka shkaktuar kaq tragjedi e dhimbje nė familjet shqiptare. Ne bėjmė apel qė tė shpalosim para botės sė qytetėrauar virtytet e mrekulleshme qė na lanė trashėgim tė parėt tanė, humanizmin, respektin pėr njėri-tjetrin, respektin sublim dhe pėrkrahjen e gjithėanshme pėr pakicat kombėtare, pėrkushtimin ndaj familjes dhe vlerave tė shenjta tė saj, pėrkushtimin ndaj demokracisė dhe shtetit ligjor.
• Ne bėjmė thirrje pėr njė solidaritet social nga ana e shoqėrisė civile dhe e shtetit pėr pėrballimin e krizės ekonomike tė papunėsisė dhe tė mungesės sė besimit tek e ardhmja.
• Kongresi i siguron misionarėt e tij dhe shoqėrinė shqiptare, se ashtu si deri tani, edhe nė tė ardhmen, do tė punojmė pa u lodhur nė misionin e shenjtė tė pajtimit, tė luftės kundėr krimit, kundėr fenomenmeve tė cilat cėnojnė jetėn, pronėn dhe vlerat mė tė mira shqiptare.
• Kongresi vlerėson lart misonin e Pajtimit Kombėtar si njė detyrė parėsore pėr tė ardhmen tonė europiane. Ne vlerėsojmė lart veprėn e pavdekshme tė Anton Ēetės dhe tė misionarėve tė mėdhenj tė Pajtimit.
• Kongresi i bėn thirrje Presidentit tė Republikės, Kuvendit e Qeverisė shqiptare, qė tė punojnė pėr interesat kombėtare dhe nė shėrbim tė qytetarėve shqiptarė, tė vėnė mbi ēdo interes partiak dhe individual interesat e tė gjithė shoqėrisė. I bėjmė thirrje shoqėrisė shqiptare qė tė japė kontributin e saj nė filtrimin e politikės nga elementėt e korruptuar tė cilėt me veprimtarinė e tyre rrezikojnė seriozisht demokracinė, shtetin ligjor, mirėqenien dhe sigurinė kombėtare.
• Ne i bėjmė thirrje Qeverisė Shqiptare dhe politikės qė tė mos tė bėjė asnjė ndėrhyrje dhe presion nė organet e drejtėsisė, tė respektojė me fantizėm parimin e ndarjes sė pushteteve, ti pėrkrahė pa rezerva organet e ngarkuara me luftėn ndaj krimit, t’i paisi ata me logjistikėn e nevojshme dhe tė caktojė nė krye tė kėtyre organeve elementė me integritet tė lartė moral dhe tė pėrkushtuar deri nė fund nė luftėn kundėr krimit. Shteti shqiptar duhet tu garantojė mbrojtjen maksimale prokurorėve, gjykatėsve, dėshmitarėve dhe familjeve tė tyre.
• I bėjmė thirrje Kuvendit tė Shqipėrisė qė tė miratojė ligje tė ashpra pėr ata qė dhunojnė jetėn, pronėn dhe dinjitein e njeriut. Ne i bėjmė thirrje Qeverisė Shqiptare, qė ti kushtojė njė kujdes tė veēantė mbrojtjes dhe rehabilitimit tė viktimave tė krimit dhe sidomos grupeve mė tė ekspozuara ndaj tij, siē janė minorenėt dhe femrat shqiptare. Ne i bėjmė thirrje Kuvendit tė Shqipėrisė qė tė rishikojė ligjin 7501 mbi tokėn, si njė ligj konfliktual, qė ka prodhuar mijėra viktima dhe ushqen psikogjinė e krimit dhe ndėshkimit.
• Ne i bėjmė thirrje Komunitetit Ndėrkombėtar qė tė mbėshtesin mė tej popullin shqiptar nė pėrpjekjet pėr demokracinė dhe shtetin e sė drejtės. Ne i bejme thirrje Kėshillit e Europės dhe vendeve anėtare tė BE-sė tė aktivizojnė tė gjitha potencialet e mundėshme pėr tė ofruar mė tepėr projekte pėr popullsinė e zonave rurale nė Shqipėri.
• Ne i bejme thirrje Kuvendit e Shqipėrisė qė tė rishikojė kodin penal me qėllim qė autorėt e ēdo lloj vrasje me paramendim tė dėnohen nga 25 vjet heqje lirie deri me burgim tė pėrjetshėm pa tė drejtė lirimi apo amnistie. Rrethanat lehtėsuese pėr vrasjen mund tė jenė vetėm nė kushet e vetmbrojtjes ose tė aksidentitit.
• Ne i bejme thirrje Kuvendit e Shqipėrisė dhe Presidentit te Republikes tė kontribuojė mė tej nė pėrmirėsimin e ligjit dhe funksionimin e kėshillit kordinativ, konsultativ nė luftėn kundėr gjakmarrjes duke ftuar nė pėrpilimin e draftit pėrfundimtar edhe ekspertė tė Kėshillit tė Europės.

Kongresi konfirmoi:

Strategjia e Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar kundėr gjakmarrjes ėshtė aprovuar dhe do tė zbatohet nga tė gjithė misionarėt dhe shoqatat qė punojnė nė procesin e pajtimit dhe parandalimit tė vrasjeve.
Mbėshtetja dhe mbrojtja e tė drejtės sė azilit tė familjeve qe emigrojnė pėr shkak tė hasmėrive dhe gjakmarrjes do bėhet nga Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar. Tė gjitha familjet qė janė nė hasmėri dhe largohen nga Shqipėria pėr shkak tė gjakmarrjes duhet tė arkivojnė kerkesen per ndjekjen e procesit te pajtimit nė zyrėn qėndrore tė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar i cili do e ndjeke me nivel perparesor kete pajtim. Komisionet e azilit ne vendet perendimore duhet tu kerkojne familjeve ose individet qe kerkojne azil per shkak te gjakmarrjes qe ti drejtohen komitetit per pajtim ne rastet kur nuk kane bere kete kerkese mbasi komiteti tashme ka struktura e nivele me te larta e me profesionale per te ndjekur procesin e pajtimit. Lėshimi i vertetimeve pėr gjendjen e hasmėrisė dhe situatėn konfliktuale duhet ta bėhet vetėm nėpėrmjet Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar. Institucionet Nderkombetare dhe komisionet e azilit duhet te informohen se shifrat e policise se shtetit per vrasjet per gjakmarrjen minimizohen deri ne nivelin zero per te mos ia bere te ditur komunitetit nderkombetar sepse demaskohet pamundesia e policise dhe institucioneve te shtetit si dhe pengohet procesi i miratimit ne Bashkimin Europian.
Shembujt e punės sė misionarėve tė rrethit tė Kurbinit, Malėsisė sė Madhe, Mirditės, Pukės, Lezhės, Lushnjės etj dėshmojnė se aplikimi i traditės pėr pajtimin e familjeve nė hasmėri e mbėshtetjen e shtetit ligjor ėshtė njė nga format mė efikase pėr ndalimin e gjakmarrjes, zgjidhjen e konflikteve dhe bashkjetesėn paqėsore midis grupeve tė ndryshme.
Heqja e dėnimit me vdekje ėshtė njė nga risitė e Europės sė qytetėruar qė duhet mbėshtetur nga tė gjithė qytetarėt. Rikthimi i kėtij dėnimi, i kėrkuar nga njė pjesė e madhe e popullsisė dhe politikanėve, nuk garanton as vendosjen e drejtėsisė, as ndalimin e vrasjeve me vetėgjyqėsi.

KOMITETI I PAJTIMIT MBAREKOMBETAR

Tiranė mė 30 mars 2009

 

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.