Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR
Address: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tirana, Albania
Tel & Fax: 00355 42 263 126. Tel 00 355 42 259 124, Mobil: 00355 68 27 37 989 / 00 355 69 32 38 786
E-mail gjin_marku@yahoo.com, gjin_marku@pajtimi.com, gjin_marku@hotmail.com
www.reconciliation-al.com / www.pajtimi.com


Forumi i Shoqërisë Civile për Reformën në Drejtësi

 

Përfaqësuar nga

 

Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar

dhe

Qendra Juridike Globale për Drejtësi dhe Transparencë

Parashtrime për rëformë në sistemin e drejtësisë.
Dt 7 mars 2016
Hyrje

Forumi i shoqërisë civile për Reformën në Drejtësi,  është themeluar me dt 27 janar 2016 nga  përfaqësuesit më në zë të jetës politike e shoqërore të vendit për të mbështetur reformën në drejtësi dhe implementimin e saj.

Forumi krahas ndjekjes së debatit politik u njoh dhe studioi me vëmendje dokumentet  për fazën para përgatitore të miratimit të kësaj reforme nga Kuvendi i Shqipërisë, vendimin për krijimin e komisionit të posaçëm, nr 96, datë 27 /11 2014, draftin analitik dhe draftin strategjik të kësaj reforme të përgatitur nga 20 ekspertët e nivelit të lartë si dhe me rekomandimet paraprake të komisionit të Venecias.



Forumi vendosi të bëjë parashtrimet e tij në lidhje me reformën duke shpresuar se do të japë kontributin modest në mbështetje të saj e cila është një nga reformat më të rëndësishme që ndërmerr vendi për konsolidimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe përparimin e shoqërisë shqiptare drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Forumi vlerëson se:

  1. Angazhimi maksimal i Ministrisë së Drejtësisë dhe ekspertëve të nivelit të lartë rezulton në një analizë të plotë, të thellë dhe të gjithanshme të gjendjes në sistemin e drejtësisë si dhe përcaktimin me largpamësi të nevojave dhe objektivave nëpërmjet draftit analitik dhe atij strategjik që do shërbejnë si udhërrëfyes jo vetëm për reformën në drejtësi por dhe për inkurajimin e ngritjen profesionale të përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë, të prokurorëve, gjyqtarëve, studentëve të fushës dhe punonjësve të policisë gjyqësore e jo vetëm.

 

  1. Angazhimi në mbështetje të kësaj reforme i Partnerëve Ndërkombëtarë si Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja, ka bërë të mundur nxitjen e gjithë faktorit politik e shoqëror për realizimin e kësaj reforme të thellë e gjithëpërfshirëse në interes të popullit shqiptar.
  1. Rekomandimet e Komisionit të Venecias për realizimin e kësaj reforme duhen pranuar e zbatuar nga të gjitha palët në dialogun parlamentar. Ato i shërbejnë mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve shqiptar, ndërtimit të një sistemi efikas drejtësie të pavarur, në  shërbim të qytetarëve shqiptarë, të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës.   

 

Forumi Konstaton:

Drafti analitik dhe drafti strategjik të hartuar nga 20 ekspertë të nivelit të lartë dhe të miratuar nga Komisioni i Venecias janë një udhëzues i mirë për realizimin e reformës pa cenuar pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe të prokurorisë por implementimi i objektivave që ato parashtrojnë nuk është i garantuar pa angazhimin e të gjithë faktorit politik.

Objektivat që parashtrohen në draftin strategjik janë të qarta, të arritshme por duhet të përkthehen në qasje, ide, programe struktura e organizime që të zbatohen në realitet me mjete e burime njerëzore të besueshme. Një rol shumë të rëndësishëm në përkthimin e objektivave luan bashkëpunimi i qeverisë, i parlamentit  dhe institucioneve të shtetit me faktorët e shoqërisë civile.

Pavarësisht situatës së rënduar nga korrupsioni dhe paaftësia profesionale, në sistemin e drejtësisë gjenden individë me integritet të lartë profesional e ndërgjegje të pastër që kanë dhënë drejtësi e mbrojtur ligjin. Drafti analitik dhe ai strategjik janë shkruar bashkërisht nga 20 ekspertë të nivelit të lartë brenda dhe jashtë sektorit. Kjo ka bërë të mundur që draftet të reflektojnë dështimet, mundësitë e reformimit, realitetet, pasiguritë dhe sfidat që hasen, kanë skicuar pavarësinë, hierarkitë, rangjet dhe përgjegjësinë e secilit për mbarëvajtjen e këtij sistemi.

Reforma në sistemin e drejtësisë nuk mund të ketë rezultate e të kthejë besimin e qytetarëve ndaj shtetit, pa u shoqëruar me reforma edhe në sektorët e tjerë. Qeveria dhe parlamenti kanë arritur rezultate pozitive me reformën në fushën e arsimit, në policinë e shtetit dhe në disa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë por këto rezultate nuk kanë të ardhme pa reformat e tjera legjislative e shtetërore në jetën politike, shoqërore e ekonomike të vendit. Pa këto reforma të bashkërenduara nuk garantohet as reforma në drejtësi.

Krahas diskutimeve për reformën në drejtësi parlamenti ka miratuar ligjin për dekriminalizimin e kuvendit por pa reformimin e partive politike, të kuvendit dhe të administratës publike. Pa reformimin e partive politike, të kuvendit dhe të administratës publike shteti shqiptar do vazhdojë të mbartë të njëjtat dobësi dhe reforma në drejtësi nuk do sjellë pritshmërinë.

Nëpërmjet reformës duhet të afrohen në këtë sektor ata qindra profesionistë të jurisprudencës së lënë jashtë sistemit si dhe studentët e ekselencës nga magjistratura që e bëjnë të mundur në mënyrë të drejtpërdrejtë nxjerrjen e sistemit nga situata dhe dhënien e drejtësisë. Ata janë lënë jashtë sistemit nga përfaqësuesit e partive politike që kanë furnizuar jo vetëm sistemin e drejtësisë por gjithë administratën publike me militantë duke dëmtuar rëndë shoqërinë e shtetin shqiptar. Niveli i lartë i hartimit të drafteve tregojnë se vendi ka ekspertë që mundësojnë ndryshimet e nevojshme dhe mund ta udhëheqin sistemin e drejtësisë për ta nxjerrë nga situata e rëndë në të cilën ndodhet, por ata duhen ftuar nga faktori politik ashtu si dhe qindra ekspertë të sektorëve të tjerë, të lënë jashtë administratës publike dhe jashtë parlamentit që vuan prej vitesh uzurpimin nga biznesmenë e individë të pa përshtatshëm.

 

Mbi ndryshimin e strukturave dhe të ligjeve.

 

Forumi e sheh të arsyeshme të shprehë pikëpamjen e tij se në një vend të vogël si Shqipëria, strukturat aktuale shtetërore dhe administrata publike janë disa herë më të mëdha në mjete e burime njerëzore se nevojat e mundësitë e buxhetit të vendit me përjashtim të gjykatave që kanë një ngarkesë disa herë më të madhe se mundësia për ta përballuar.

 

Zvogëlimi i administratës publike në shumë sektorë të pa rëndësishëm për vendin bën të mundur shtimin e mjeteve të nevojshme financiare e të burimeve njerëzore të domosdoshme për gjykatat. Nga sondazhet rezulton se mbi 50 % e vendimeve në gjykata merren duke u bazuar vetëm në konkluzionet e prokurorisë dhe të mbrojtjes pa u lexuar dosja për shkak të numrit të madh të çështjeve që ka në shqyrtim një gjykatës. Vendimet kanë mangësi të theksuara e vlerësime pa u bazuar tek provat e fashikullit as nga vetë prokurorët. Rreth 60 % e avokatëve nuk kanë aftësitë e duhura profesionale duke mohuar kështu parimin bazë se drejtësia e mirë vjen nga avokatia e mirë.  Numri i çështjeve që i jepen për shqyrtim një gjykatësi është tre deri në katër herë më i madh se ç'duhet. Për të eliminuar këtë avari të rëndë të sistemit numri i gjyqtarëve dhe i ndihmësve juridikë duhet të dyfishohet në të gjitha nivelet. 

 

Në draftin analitik dhe atë strategjik për reformën thuhet se cilësia e dobët e legjislacionit të miratuar gjatë këtyre 25 vjetëve është një prej faktorëve që ka çuar në mungesën e efiçencës së sektorëve të sistemit për të dhënë drejtësi: .. Drafti citon se: "Në shumë raste procesi i hartimit të ligjeve në Shqipëri ka qenë jo më shumë se importim i ligjeve të huaja pa ia nënshtruar ato një procesi përshtatjeje në dritën e nevojave dhe mundësive reale të vendit.  Si rezultat i ndikimeve, shpesh kontradiktore, të sistemeve të ndryshme ligjore, sistemi ligjor shqiptar vazhdon të jetë në tranzicion, i çorientuar dhe jo koherent. Degë të tëra të së drejtës e kanë burimin në modele të ndryshme ligjore. Për pasojë, legjislacioni nuk është i harmonizuar. Shfaqjet konkrete të mungesës së harmonizimit janë përplasjet mes dispozitave që kundërshtojnë njëra-tjetrën, përsëritjet, trajtimet jo konsekuente të njëjtit institut në ligje të ndryshme, përdorimi i një terminologjie të paqartë etj,..dhe..Kushtetuta ka dështuar në shumë drejtime etj" 

 

Për këtë arsye specialistët mendojnë dhe kanë planifikuar ndryshimin e shumë ligjeve si dhe një pjese të Kushtetutës. 

 

Duke u nisur nga konstatimet e ekspertëve forumi e sheh të arsyeshme të parashtrojë mendimin e tij se prekja e kushtetutës në 40- 50 nene mbas tre herë ndryshimesh në kohë të afërta e bën aktin themeltar të shtetit të cenueshëm e të parespektuar më tej. Kushtetuta është dokumenti themeltar i shtetit dhe duhet të hartohet si një dokument i tillë duke mishëruar filozofinë e kulturën e shtetit të së drejtës. Në stadin aktual të punës së ekspertëve të lartë për reformën në drejtësi dhe të angazhimit pozitiv të forcave politike mund të rishikohet opsionin i nxjerrjes së kushtetutës së re të Shqipërisë me ndryshimet e nevojshme, të mirë studiuara.

Nisur nga faktet e përshkruara nga ekspertët e nivelit të lartë mbi gjendjen kontradiktore dhe të pa kontrolluar të ligjeve provohet lehtësisht se  liritë dhe të drejtat e qytetarëve janë të pa mbrojtura dhe të cenueshme në çdo moment nga vetë gjendja e ligjeve.

 

Reforma së pari duhet të nisë nga preokupimi për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve përballë papërgjegjshmërisë së institucioneve të shtetit dhe në veçanti të organeve që e kanë për detyrë tu shërbejnë dhe ti mbrojnë ata, siç janë policia, prokuroria dhe gjykata. Policia, prokuroria dhe gjykatat nuk janë  vetëm për rastet kur qytetarët kanë shkelur ligjin, por edhe kur u janë dhunuar e mohuar të drejtat e tyre nga shteti dhe përfaqësuesit e tij.Situata aktuale e sistemit të drejtësisë tregon se qytetarët nuk e konsiderojnë derën e gjykatës, të policisë dhe të prokurorisë si një derë të mbrojtjes së të drejtave të tyre.

 

Reforma në sistemin e drejtësi duhet të fillojë me ndryshimin e mentalitetit mbi rolin e shtetit dhe organeve të tij, veçanërisht të policisë dhe të prokurorisë në fushën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirisë së qytetarëve. Defektet e politikës shqiptare konsistojnë në pranimin e mentalitetit të trashëguar nga diktatura për ta parë shtetin  si mjet i dhunës dhe jo i mbrojtjes së lirive dhe të  Drejtave të qytetarëve. Statusi i të pandehurit mbetet që në diktaturë nën presionin e këtij mentaliteti. Statusi i të shoqëruarit, të ndaluarit dhe të pandehurit në Shqipëri, veçanërisht i qytetarit të thjeshtë, është status i të nënshtruarit e të paragjykuarit jo vetëm nga opinioni publik por edhe nga ligji, nga prokurori e gjyqtari.

 

Bazuar në këto konstatime menduam që të parashtrojmë nevojën që reforma në drejtësi të konsistojë në shndërrimin e Prokurorisë dhe të Policisë së shtetit si portat kryesore të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve edhe në rastet kur procedohen penalisht, si në çdo vend të qytetëruar që udhëhiqet nga parimet e shtetit të së drejtës.

 

Edhe pse dy vitet e fundit ka përmirësime si në policinë e shtetit ashtu dhe në prokurori, në këto institucione vazhdon të ushtrohet dhunë psikologjike e fizike mbi qytetarët në emër të ligjit nga shumë oficerë të paformuar të policisë së rendit dhe asaj gjyqësore. Qytetarët nuk orientohen nga politika dhe mediat që të kërkojnë zhdëmtimin nga shkelja e të drejtave të tyre, veçanërisht kur u cenohet imazhi e figura morale përballë opinionit publik nga lajmet e policisë e të prokurorisë për shoqërimin e ndalimin e tyre pa vendim gjykate. Akoma më e pa pranueshme është situata kur shteti shqiptar megjithëse e ka të përcaktuar në kushtetutë se e mbron të drejtën e jetës nuk ka zhdëmtuar deri tani asnjë familje për vrasjet e pjesëtarëve të tyre nga papërgjegjshmëria e paaftësia e organeve të shtetit.

 

Në kushtetutë nuk ka asnjë nen për mbrojtjen e shoqërisë civile dhe të veprimtarisë së saj në dobi të publikut, siç ka kapituj për prokurorin, gjyqtarin, policinë, deputetët, besimet fetare e partitë politike.

 

Shoqëria civile në këto 25 vite është bërë shpesh herë pre e presioneve, sulmeve të qeverisë dhe politikanëve duke tentuar ti fusin veprimtaritë e tyre nën kontrolle krejtësisht të panevojshme, si biznese apo si sipërmarrje publike, në një kohë që puna e tyre është angazhim vullnetar i pa paguar nga taksat e publikut. Është i paprecedent fakti që në vitin 2011, Ministri i Brendshëm deklaron para mediave se policia e shtetit po punon për kriminalizimin e shoqatave të pajtimit. Një fakt i tillë ka ndodhur vetëm një herë në historinë e Evropës kur Adolf Hitler dha urdhër për kriminalizimin e hebrenjve me qëllim akuzimin e shfarosjen masive të tyre. 

 

 

 

 

Kthimi i besimit të popullit tek drejtësia dhe organet ligjzbatuese.

 

Populli shqiptar, i cili, në jurisprudencën botërore njihet si komb i kulturës së ligjit për kushtetutën e tij të lashtë kanunin, apo etikën në të drejtën zakonore të spikatur, sot shfaqet si një shoqëri e degraduar, e degjeneruar në korrupsion e mungesë respekti për ligjin, pa asnjë besim tek drejtësia e tek e ardhmja. Që këtu fillon dobësia e shtetit, e demokracisë dhe pengesa e përparimit të vendit.  

 

Populli nuk e kupton se ku qëndron garancia e kësaj reforme të rëndësishme kur ligjet e kushtetuta janë ndryshuar dhjetëra herë të tjera por vendi, demokracia, shteti ligjor e drejtësia jo vetëm nuk ka ndryshuar për mirë por kanë bërë shumë hapa mbrapa. Prandaj parashtrojmë nevojën e diskutimit të rëndësisë së kësaj reforme me qytetarët në të gjitha qytetet e fshatrat e vendit.

 

Reforma në drejtësi ashtu si dhe shumë të tjera që ka ndërmarrë qeveria po diskutohet në një moment kur populli  ka humbur besimin tek shteti dhe shpresën për të ardhmen.  Kjo është një goditje e rëndë ndaj shoqërisë dhe demokracisë, një humbje e madhe  e trashëgimisë sonë për rregullin në komunitet e kulturën e ligjit.

 

Është pozitiv fakti që në strategjinë për reformën në drejtësi thuhet se:

“Një tjetër faktor i identifikuar nga Analiza e Sistemit të Drejtësisë dhe që ka ndikuar në gjendjen e tanishme të sistemit të drejtësisë, edhe më i rëndësishëm, ka qenë prania e lartë e korrupsionit në sistem. Këtij i duhet shtuar edhe shkalla e ulët e profesionalizmit të funksionarëve të drejtësisë”.

Strategjia thotë se: Në lidhje me problemin e korrupsionit reforma në drejtësi do të krijojë kushtet që trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve të përmbushë standardet më të larta të integritetit dhe etikës përmes konceptimit, miratimit dhe zbatimit rigoroz të sistemeve për monitorimin dhe testimin e vazhdueshëm të integritetit moral, etik dhe psikologjik të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si kriter për qëndrimin në detyrë. Ndërsa sistemet për matjen e përformancës profesionale të gjyqtarëve dhe të prokurorëve do të perfeksionohen dhe rezultatet e tyre do të shndërrohen në kritere ekskluzive për ecurinë e magjistratëve në karrierë".

 

Mendojmë se korrupsioni zhvillohet më shumë në një shoqëri të varfër me një shtet të kapur që nuk respekton të drejtat e njeriut dhe nuk bën reforma.

 

Organizatorët e këtij forumi civil për reformën në drejtësi janë të prirur të besojnë në një ndryshim pozitiv dhe do punojnë për sensibilizimin e qytetarëve në mbështetje të kësaj reforme., prandaj vjen me mendimin se po jep kontributin edhe me këto parashtrime modeste të këndvështrimeve mbi punën që duhet bërë.

Për Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar
Gjin Marku                                                                         

Kryetar



Për Qendrën Globale Juridike për Drejtësi dhe Transparencë
Mimoza Bineri
Drejtore ekzekutive

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.