Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR

Adresa: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tirane Albania
Tel & Fax 00355 42 263 126. Tel 00355 42 259 124
Mobile 00355 68 27 37 989 / 00355 69 32 38 786
Web: www.pajtimi.com
www.reconciliation-al.com

KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR:
Krijimi i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar lindi si ide me fillimet e pluralizmit politik në vjeshtë të vitit 1990, nga një grup intelektualësh të shquar me qëllim parandalimin e urrejtjes dhe vrasjeve midis familjeve të persekuatuara politikisht dhe ish-komunistëve dhe iu bë prezent opinionit publik në takimin me ish Presidentin e Republikës, Z. Ramiz Alia. Këtë iniciativë e mbështetën përfaqësuesit më në zë të familjeve të persekutuara në Shkodër të cilët filluan veprimatrinë si misonionarë të pajtimit mbarëkombëtar që në vitin 1991. Nga viti në vit ata bënë në mënyrë vullnetare pajtimin e qindra familjeve që hynin në hasmëri. Në mars të vitit 1999, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin për zgjidhjen me pajtim të konflikteve duke sanksionuar veprimtarinë e misionarëve të pajtimit mbarëkombëtar edhe sipas traditës kanunore. Mbas veprimtarisë vullnetare dhjetë vjeçare, në qershor të vitit 2000, misonarët e pajtimit organizuan konferencën e parë kombëtare ku asistoi edhe Presidenti i Republikës Z. Rexhep Meidani. Përfaqësues të kësaj konference i parashtruan Presidentit dhe Ministrit të Rendit Publik, Z. Spartak Poçi kërkesën për legalizimin e veprimtarisë së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar e cila u miratua tre muaj më vonë, më 18 tetor të vitit 2000, nga gjykata e Tiranës. Komiteti do përbëhej nga përfaqësues të misioneve të pajtimit, shoqatave dhe personaliteteve më në zë të jetes shoqërore, shkencore dhe politike të vendit. Strategjia e tij do kishte si platformë pajtimin, bashkëjetesën, parandalimin e vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje, barazinë gjinore dhe integrimin e shqiptarëve në bashkësinë e kombeve të qytetëruara. Nëpërmjet promovimit të kulturës së pajtimit dhe të traditës pozitive, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar do mbështeste vazhdimisht shtetin e së drejtës.

Për zgjidhjen e konflikteve në shoqëri dhe parandalimin e gjakmarrjes, Komiteti krijoi grupet treshe të punës në çdo fshat, të përbëra nga mediatori, përfaqësuesi i pushtetit dhe i arsimit si dhe bordet e drejtimit nëpër rrethe. Bordet e Komitetit nëpër rrethe kordinojnë punën me faktorë të tjerë shoqëror e politikë për mbështetjen e punës së misionarëve të pajtimit në terren. Këto borde koordinojnë punën me policinë, pushtetin vendor dhe drejtoritë arsimore. Të gjitha shoqatat e pajtimit kanë përqafuar programin dhe strategjinë e këtij komiteti.

Gjatë viteve të tranzicionit Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka krijuar përvojën e tij edhe në parandalimin e konflikteve midis grupimeve sociale e politike. Në ngjarjet e vitit 1997, misionarët dhe aktivistët e Komitetit në veri bënë të mundur që të bindnin familjet për të mos iu përgjigjur thirrjes së politikanëve për të dërguar djemtë e tyre në luftë kundër protestuesve në jug , duke shmangur kështu luftën civile. Kordinatori i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për Jugun e shqipërisë Z. Pasho Uruçi u zgjodh nga populli në krye të Komitetit të Shpëtimit Publik të Lushnjës për të udhëhequr në mënyrë paqësore protestat e qytetarëve që po degradonin në dhunë kundër institucioneve të shtetit, dyqaneve e banesave familjare.

Për procesin e pajtimit të familjeve në hasmëri dhe ndalimin e vrasjeve kanunore Komiteti organizoi, në shkurt të vitit 2001 dhe në shtator të vitit 2004, kongresin e pare e të dytë të misionareve dhe shoqatave te pajtimit, ku miratoi strategjinë e përbashkët dhe metodologjinë e punës në këtë proces. Komiteti po punon sipas programit dhe strategjisë së miratuar në këto konrese si dhe në mbështetje të deklaratës së përbashkët të përfaqësuesve të të gjithë fshatrave të veriut dhe të disa zonave të Jugut të Shqipërisë, të mbledhur më dt 14 qershor 2001 në Pukë, ku u vendos: Respektimi i shtetit të së drejtës, lënia e pergjegjësisë së vrasjes mbi fajtorin për tu ndjekur penalisht nga shteti, lirimi pa kushte i grave dhe fëmijëve të ngujuar si dhe denoncimi publik i trafikantëve të femrave, të fëmijëve dhe të drogës si shkaktarët kryesor të vrasjeve dhe ngjarjeve tragjike.

Reputacioni i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar dhe puna e mirë e misionarëve nëpër fshatra bëri të mundur që në këto 17 vjet të fitojnë lirinë 3680 familje të ngujuara dhe 2090 familje, tepër të rrezikuara, të gjejnë mbrojtjen e Komitetit për marrjen e statusit të azilit politik në vendet perëndimore. Në punën e përvitëshme Komiteti e ka përqëndruar vëmendjen tek rehabilitimi i femijëve dhe grave të traumatizuara nga vrasjet e ngujimi. Me gjithë hezitimin e familjeve të rrezikuara është bërë e mundur që 2160 fëmijë të shkojnë në shkollë pa frikë. Komiteti ka bërë të mundur që më se 50 % e familjeve në konflikt për tokën e pronat të pranojnë zgjidhjen ligjore dhe të braktisin psikologjinë kanunore të gjakmarrjes. Nga 300 000 konflikte për titujt e pronësisë, të krijuara nga ligji 7501 mbi tokën, i cili u kundërshtua nga shumica e familjeve shqiptare, kanë pranuar zgjidhjen me mirëkuptim dhe sipas ligjit 170 000 familje. 120 000 çështje të tokave në fshat ndodhen në gjykata, por për shkak të korrupsionit në drejtësi dhe administratën e shtetit, 28 % e tyre janë tërhequr duke mos e pranuar zgjidhjen ligjore, ndërsa 25 000 familje mbeten në hasmëri për pronat në qytet.

Me aplikimin e traditës pozitive Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka krijuar përvojë pozitive edhe në luftën kundër fenomenit të trafikimit, veçanërisht për gjetjen e kthimin pranë familjes të vajzave të trafikuara që jane bërë objekt i gjakmarrjes midis palëve. Në këtë hasmëri janë përfshirë 4600 familje. Në sajë të punës së misionarëve të pajtimit 560 familje të këtyre grave e vajzave janë pajtuar me familjen e fajtorit duke e mbyllur çështjen pa gjakderdhje e pa e bërë publike.

Bordet e Komitetit po punojnë për krijimin e një kulture të re familjare kundër patriarkalizmit. Përballë traditës patriarkale, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar themeloi Lëvizjen Feministe shqiptare kundër dhunës, shfrytëzimit dhe sundimit maskilist. Më 23 nëntor 2002 në Lushnjë dhe me 5 mars 2005 në Tiranë, Komiteti organizoi Konferencat Kombëtare mbi Inkurajimin e Lëvizjes Feministe Shqiptare, rezolutat e të cilave parashtronin konkluzione dhe kërkesa serioze për klasën politike të vendit dhe gjithë shoqërinë shqiptare. Strategjia e Komitetit për shpalljen e barazisë gjinore si barazi kombëtare ka gjetur perkrahjen e organizatave ndërkombëtare, shoqatave kryesore të grave, komunitetit dhe institucioneve vendore të cilat kanë nënshkruar edhe kërkesat për sanksionimin në ligj të detyrimit të partive politike për një kuote të caktuar të pjesmarrjes së grave dhe vajzave në vendim-marrje. Publikimi i strategjisë është bërë nëpërmjet revistës Ligji dhe Jeta e cila vazhdon ta trajtojë barazinë gjinore si një çështje të rëndësishme kombëtare.

Promovimi i kulturës së bashkëjetesës ndëretnike dhe tolerancës fetare ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i Strategjisë së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar. Populli shqiptar ka një tolerancë të admirueshme fetare dhe në traditën e tij shquhet për mbrojtjen e të drejtave të pakicave etnike sepse u jep atyre edhe privilegje. Sipas kësaj tradite çdo individ i huaj ose grup joshqiptar që kërkon të banojë në territoret e këtij vendi i jepen falas pjese të tokës, truall për ndërtim, ujra për vaditjen e tokës, e drejta e arsimimit, e drejta e besimit dhe ushtrimit të fesë së tij, e drejta e pjesmarrjes në kuvende dhe mendimit të lirë, e drejta e lëvizjes së lirë dhe ushtrimit të tregëtisë, etj. Kur një i huaj martohej me një vajzë shqiptare siguronte shumë privilegje. Kështu nuk ka pasar kurrë urrejtje etnike mes pakicave dhe popullsisë shqiptare. Me ndryshimet politike kjo traditë është zbehur dhe, shpesh herënxiten në mënyrë të fshehtë urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare. Kemi pasar raste të hedhjes në erë të kryqeve, djegje të xhamive apo botimeve me frymë raciste. Për këtë arsye, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka organizuar takime të herëpasherëshme me përfaqësuesit e inteligjencies kombëtare dhe krerët e besimeve fetare që luajnë një rol konstruktiv në promovimin e ideve dhe kulturës sonë kombëtare për bashkëjetesën fetare. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka komunikim të vazhdueshëm me të gjithë krerët e besimeve fetare. Në shumicën e rasteve të pajtimit janë klerikët që udhëheqin misionarët në këtë proces. Në vitin 2005 Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar implementoi projektin 6 mujor për promovimin e traditës positive shqiptare për bashkjetesën ndëretnike dhe ndërfetare kundër tendencave regressive. Projekti është implementuar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi dhe ka pasur impakt shumë pozitiv tek komuniteti.

ORGANIZIMI:
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar e ka organizuar veprimtarinë e tij sipas ligjit nr: 8465 dt. 11.3.1999 mbi ndërmjetësimin dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me metodologji të efektëshme dhe mbështetjen e nevojshme logjistike. Aktivitetet dhe procesi I pajtimit mbështeten udhëhiqen nga Bordi i Këshillimit që përbëhet nga personalitete të larta të jetës shoqërore, politike e shkencore të vendit, nga Rezidencat, Bordet e Drejtimit, Degët e Rretheve dhe Grupet Treshe të punës për ndërmjetësimin nëpër fshatra. Statuti dhe programi i Komitetit janë miratuar me vendimin nr: 3190 të gjykatës së Tiranës. Regjistrimi në Ministrinw e Financave është bërë sipas vendimit të Këshillit të Ministrave me nr: serial 10062000019. KOMITETI KA Llogarinë Bankare: Raiffeisen BANK, Komiteti i Pajtimit Mbarkombetar. Nr. 3825 01 001 0101014473 (Ne Lek) 3825 01 001 8010014473 (Ne Euro) / 3825 01 001 8020014473 (Ne USD). Swift Code SGSBALTX REUTERS SSAL SGSA .

Bordi i Këshillimit
Prof. Arbën XHAFERRI, Mirie RUSHANI, Prof. Ylli POPA, Rubena MOISIU, Prof Zekeria CANA, Prof. Luan OMARI, Eni ÇOBANI, Prof. Farudin HOXHA, Afërdita SOKOLI, Prof. Shaban DEMIRAJ, Martin VULAJ, Ndue HILA, Aranita QILIMI, Prof. Afërdita ONUZI, Dr. Eno KOÇO, Prof. Et’hem RUKA, Dr. Rustem GJATA, Rrahman PARLLAKU, Dr. Arian STAROVA, Fadil KEPI, Prof Mark Tirta, Uran BUTKA, Fran Lleshi, Palok Lumi, Sokol DELIA, Zef SOKOLI, Kastriot BAJRAKTARI, Marie BIBA, Bardhok SULEJMANI, Myfarete LAZE, Flora GJEÇI, Shpëtim SINO, Mark Bajraktari, Meliha SHUNDI, Tanush FRASHËRI, Gjok MALÇI, Pjetër GJOKA, Dhurata Zeqo, Vangjel Bello, Pashko TOMA, Adem ISUFI, Vitore STEFA – (LEKA) Pasho URUÇI. Pjetër Noshi, Fran Shullani.

Rezidencat
Rezidencat janë grupet e përherëshme të implementimit të strategjisë së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar në Jug dhe në Veri.

Rezidenca e Veriut
Qendra e saj është në Pukë dhe orienton punën e të gjtha bordeve të degëve të rretheve të veriut.

Rezidenca e Jugut
Qendra e saj është në Lushnjë dhe orienton punën e të gjtha bordeve të degëve të rretheve të Jugut.

Bordi Qëndror i Drejtimit – Tiranë
Gjin Marku – Kryetar
Alfred Gusho zv. Kryetar
Preng Cara zv. Kryetar
Englantin Bojaxhi Sekretare
Sotirulla Hoxha, anëtar

Bordi I Drejtimit të Veriut – Rezidenca e Përherëshme -Pukë
Fran lleshi - Kryetar , Ded Peraj - Rezident
Jorgjie Dodani – zv Kryetar
Ndue Dodani – coordinator
9 anëtarë

Bordi I Drejtimit të Jugut – Rezidenca e Përherëshme –Lushnjë
Vangjel Bello – Kryetar, Albert Sanxhaku Rezident
Dhurata Zeqo – Sekretare
Pasho Uruçi – Kordinator
11 Anëtarë

Deget e Komitetit të Pajtimit në rrethe:
32 degë sipas ndarjes administrative të rretheve.
Kryesia e degës: 5-7 anëtarë
Grupet treshe të Pajtimit në fshatra: Perfaqësuesi i pushtetit lokal, përfaqësuesi i arsimit (shkollës), Ndërmjetësi (misionari)

REVISTA LIGJI DHE JETA
Revista LIGJI DHE JETA botohet nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar me qëllim ndërgjegjësimin dhe rritjen e kulturës qytetare për ligjin, jetën, bashkjetesën, barazinë gjinore dhe integrimin. Ajo komunikon me të gjitha nivelet e shoqërisë. Shpërndahet në të gjithë territorin shqiptar. Revista, krahas artikujve specifikë, ka dhe një suplement me ligje aktuale ose të traditës Ajo është mirëpritur nga lexuesit dhe ka gjetur mbështetjen e biznesit për ribotimin e kopjeve të kërkuara nga administrata e rretheve dhe përfaqësuesit e dikastereve qëndrore.

FAQJA E INTERNETIT
Faqja e Internetit pasqyron idetë, veprimtarinë, strategjinë dhe organizimin e punë së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar nëpërmjet www.pajtimi.com / www.reconciliation-al.com . Faqja është kontribut i Shqipëria.com dhe administrohet nga kjo kompani.

PARTNERET
1 -Akademia e Shkencave:
Institucion I Pavarur Shtetëror. Përfaqesuesit kryesore të Akademisë janë anëtarë të bordit themelues të Komitetit. Ata kanë dhënë një kontribut shumë të madh për strategjinë, organizimin dhe realizimin nga komiteti të aktiviteteve të rëndësishme kombëtare.
2 -Policia e Shtetit:
Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë së Shtetit dhe të gjitha komisariatet bashkëpunojnë në mënyrë të vazhdueshëm me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar dhe misionarët në procesin e pajtimit. Ato marrin pjesë në të gjitha aktivitetet e këtij Komiteti, mbështesin strategjinë e tij të bashkëpunimit për çështjet e krimeve kundër personit, kundër pronës si dhe konflikteve që sjellin hasmëri.
3-Misionet e Pajtimit:
OJF- Veprojne kryesisht në Tiranë, Shkodër, Pukë,Mirditë,Berat dhe Fier, sipas udhëzimeve të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar dhe strategjisë së miratuar në dy kongreset e misionarëve dhe shoqatave të pajtimit.
4-Fondacioni për Zgjidhjen e Konflikteve:
OJF- Vepron në Tiranë dhe në disa rrethe. Ka bashkëpunim të vazhdueshëm me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar për realizimin e procesit të pajtimit dhe orientimin e qytetarëve drejt ligjit dhe shtetit të së drejtës. Ka kontribute të veçanta për hartimin e projektligjit për ndërmjetësimin dhe për miratimin e tij në parlament.
5 -Forumi i Mendimit të Lirë:
OJF- Bashkëpunon me Komitetin për mbështetjen e punës së misionarëve dhe sensibilizimin e opinionit kundër fenomenit të gjakmarrjes. Ka eksperizë të lartë për trajtimin e fenomeneve sociale dhe orientimin e tyre në kahun pozitiv.
6-Yes Albania:
OJF-(Young Europeans for security-Albania), është degë e Young Europeans for Security në Europë, me qendër në Danimarkë, por vepron si degë e pavarur në Shqipëri. Ka realizuar projekte mbi sigurinë kombëtare e rajonale në bashkëpunim me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar.
7 -Drejtesi dhe Paqe:
OJF- Ështe menaxhuar nga fretërit françeskanë, me qendër në Shkodër, dhe përkrahet nga CRS, Caritasi shqiptar dhe Cordait Hollandë.
8- Grupi të Drejtave të Njeriut:
OJF- Vepron në Tiranë dhe në të gjithë territoret e banuara nga shqiptarët. Ka nivelin, ekspertizen dhe përvojën e duhur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sensibilizimin e opinionit. Bashkëpunon vazhdimisht me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar për sensibilizimin e opinionit në mbrojtjen e së drejtës për jetën dhe boton revistën KANUN.
9- Komiteti Shqiptar i Helsinkit:
Ka bashkëpunim dhe kontakte me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar për aktivitetet në mbështetje të demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe konsolidimin e institucioneve të pavarura.

BASHKËPUNIMI
Komiteti bashkëpunon kryesisht me:
1-Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale
2-Ministria e Rendit Publik
3- Organet e Pushtetit Lokal

MBËSHTETËSIT INSTITUCIONALË
1-Institucioni i Presidentit.

Ka qenë vazhdimisht në mbështetje të procesit të pajtimit dhe strategjisë së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, udhëheq Këshillin Koordinativ për Ndalimin e Gjakmarrjes por nuk ka ekspertizën, mjetet dhe efiçencën e duhur. Më datën 9 janar 2003, Presidenti i Republikës Z. Alfred Moisiu, thirri në një takim të posaçëm përfaqësues të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar ku deklaroi para opinionit publik mbështetjen ndaj strategjisë dhe përpjekjeve të këtij Komiteti duke garantuar asistencën e tij. Vajza e ish Presidentit Alfred Moisiu është pjestare aktive e procesit të pajtimit dhe anëtare e Bordit Këshillimor

2-Avokati i Popullit:
Ështe institucion legal dhe ka mbështetur vazhdimisht strategjinë e Komitetit te Pajtimit Mbarëkombëtarë për parandalimin e hasmërive, pajtimin dhe mbrojtjen e të drejtës së azilit në vendet perëndimore të individëve dhe familjeve të rrezikuara nga gjakmarrja në Shqipëri.

3-Koalicioni Antikorrupsion
Komiteti ka zhvilluar aktivitete të përbashkëta me koalicionin antikorrupsion në mbështetje të strategjisë kundër monopoleve dhe krimit të organizuar, si dhe për denoncimin e izolimin nga shoqëria të trafikantëve të femrave, të fëmijëve dhe të drogës.

4-Rrjeti i Organizatave të Grave:
Shoqatat dhe forumet e grave kanë marrë pjesë në Konferencat Kombëtare të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për Inkurajimin e Lëvizjes Feministe Shqiptare kundër dhunës shfrytëzimit e sundimit maskilist dhe në të takimet e Komitetit me përfaqësues të komunitetit, shoqërisë civile dhe mediave, për një front të përbashkët me shtetin në luftën kundër krimit. Kanë mbështetur slloganin tonë: Barazia Gjinore - Barazi Kombëtare dhe nënshkruar bashkëpunimin.

DONATORËT:
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar punon kryesisht mbi baza vullnetare dhe ka pasur shumë pak kontribute nga disa donatorëv si:
Ministria e Jashtme e Norvegjise: viti 2003 - 300 000 NOK
UNFPA: Viti 2003 – 5000 USD, Viti 2004 – 5000 USD, viti 2006 – 5000 USD
USAID: viti 2004 - 2900 USD
UNDP: Viti 2004 – 1500 USD
Ambasada e Norvegjisë: Viti 2006 – 1000 Euro
KESH: Viti 2004 - 4600 USD (AL-L)
ANTA: Viti 2006 – 3000 USD
Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale: viti 2008 – 1300 USD.

VRASJET PËR HAKMARJE E GJAKMARRJE DHE PROCESI I PAJTIMIT:
Gjatë viteve të tranzicionit shoqëria shqiptare pati një çorganizim të skajshëm dhe u përball me kriza të paimagjinueshme. Lufta e partive politike për pushtetin nxiti përçarjen në shoqëri, urerrejtjen mes palëve, korrupsionin, krimin e organizuar. Në mungesë të strukturave shtetërore dhe të hierarkive tradicionale u shfaqën shumë fenomene negative që ushqyen krimet e tw gjitha llojeve. Dhunimi i familjes dhe i jetës së tjetrit, trafikimi i femrave, i armëve dhe i drogës, pushtimi e rrëmbimi i pronave, kontrabanda, korrupsioni e bizneset e paligjshme u përhapën në të gjithë territorin shqiptar duke nxitur si në veri edhe në jug, vetwgjyqwsinw, vrasjet për hakmarrje e gjakmarrje. Në këto 17 vjet, nga veprimet me vetëgjyqësi kanë gjetur vdekjen 9800 shqiptarë. Shfaqja e ligjit zakonor të gjakmarrjes erdhi si reagim i qytetarëve të braktisur e të pambrojtur nga shteti duke sjellë në jetën qytetare veprimin e kanunit i cili u keqpërdor, degjeneroi dhe funksionoi shpesh herë si alibi e vrasjeve. Dalja në skenë e kanunit nxorri si domodsdoshmëri pajtimin zakonor i cili fatmirësisht nuk degjeneroi si proces. Të gjitha familjet e pajtuara me kanun nuk i rikthehen më hasmërisë dhe vrasjeve.
Ligji mbi tokën, i miratuar me konsensusin e dy partive të mëdha që në fillimet e pluralizmit, ishte krejtësisht në interes tw mafies duke futur ne konflikt shumicën e familjeve shqiptare e lënë djerr tokat bujqësore. Në disa zona ku ky ligj është zbatuar ka shkaktuar vrasje edhe midis familjeve me lidhje gjaku. Vetëm në zonën e zadrimës e fshatrat e nënshkodrës janë 2200 familje me lidhje të ngushta fisnore që nuk komunikojne me njëri-tjetrin e as shkëmbejnë vizita për shkak të mosmarrëveshjeve për tokën. 120 000 dosje me konflikte për pronësinë mbi tokën ndodhen në gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë. Për shkak të korrupsionit në këto gjykata janë marrë vendime të kontestueshme që kanë thelluar konfliktin mes palëve duke i çuar ato drejt gjakderdhjes. Konfliktet për trafikun e drogës dhe të femrave kanë përfshirë 4600 familje që e ruajnë të fshehtë hasmërinë për shkak të mbrojtjes së nderit dhe presin vetëm çastin e përshtatshëm për shpagim. Nga viti 1991 deri në ditët e sotme kanë hyrë në ngujim mbi 7000 familje duke izoluar edhe gratë e fëmijët jashtë çdo rregulli kanunor. Vetëm në vitin 1997, kur u shpërthyen depot e armatimit dhe të gjitha armët ranë në duar e popullatës, pati rreth 2000 të vrarë, 3000 të plagosur dhe mbi 5000 familje të ngujuara nga frika e hasmit dhe bandave kriminale. Në vitin 2002, rezultonin të larguar jashte shtetit per t’iu fshehur hasmit 1270 burra. Sot pjesa më e madhe e tyre janë bashkuar me pjestarët e familjes mbas marrjes së azilit në vendet perëndimore. Komiteti i pajtimit Mbarekmbetar ka pasur bashkepunim të vazhdueshëm me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe komisionet e azilit në këto vende për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve shqiptarë që rrezikohen në Shqipëri për shkak të gjakmarrjes. Qëndrimi brenda Shqipërisë i familjeve apo individëve të përfshirë në gjakmarrje e rrezikon në çdo çast jetën e tyre. Këto familje detyrohen të ngujohen ose të largohen nga Shqipëria. Ngujimi apo largimi nga vendi i familjes në gjakmarrje ul tensionin e palës së dëmtuar që kërkon të hakmerret. Gjakmarrësi mund t’i gjejë në çdo cep të Shqipërisë këta persona. Ka pasar raste që familja e viktimës ka kërkuar ta realizojë gjakmarrjen ndaj familjes së hasmit edhe ne Europë.

Nevoja e shtetit efektiv ligjor dhe e mbështetjes së procesit të pajtimit.
Deri tani, shteti shqiptar dhe institucionet e tij nuk kanë as baze ligjore as mjete e nevojshme per marrjen ne mbrojtje apo asistimin prane familjeve të përfshira në konflikte dhe hasmëri. Te vetmit qe asistojne jane misionaret e pajtimit qe udhehiqen nga ndjenjat humane per pajtimin e këtyre familjeve. Komiteti dhe misionaret e pajtimit nuk jane mbeshtetur as nga shteti shqiptar as nga donatorët. Komuniteti Ndërkombëtar ka dhënë rreth 2 miliard USD kontribute të taksapaguesve perëndimorë për shoqërinë civile shqiptare. Këto kontribute i kanë shërbyer më shumë mafies dhe korrupsionit. Mbas krizës së viteve 1997-1999, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar hartoi një plan strategjik për parandalimin e vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje, i cili iu dorëzua, Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Parlamentit si dhe të gjitha institucioneve shtetërore e organizmave ndërkombëtare. Strategjia u botua edhe nga gazeta e Partisë Kryesore në në pushtet - Zëri I Popullit, por nuk nuk gjeti mbështetjene as nga strukturat e qeverisjes as nga donatorët ndërkombëtarë. Misionarët janë gjendur vazhdimisht në pozita të vështira nga vendimmarrja e drejtësisë dhe ligjvënësit në këtë luftë të vështirë e shumë të nevojshme për kooperimin e të gjitha institucioneve. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka bërë disa herë publike rastet flagrante kur policia, me ndihmen e misionareve, ka ndaluar autorin e krimit, por ai është liruar ose dënuar me shumë pak vjet burgim. Lirimi i kriminelëve, lehtësimi ose falja e dënimit të tyre ka sjellë reagimin e palës së viktimës duke shkaktuar ekzekutimin për gjakmarrje të personit të liruar ose pjestarëve të familjes së tij. Mbi 300 individë janë ekzekutuar sapo kane dale nga burgu për shkak të dënimeve qesharake që u është dhënë ose të lirimit me format e tjera korruptive. Ligjvënësit kanë miratuar një ligj që dënon mbi 25 vjet - deri në burgim të përjetshëm vrasësin për gjakmarrje, në një kohë që dhunuesi ose vrasësi i familjes së tij është i lirë, apo ka marrë një dënim qesharak. Vihet re se marzhi i përcaktuar në ligje për dënimin e kriminelit nga shkalla më e ulët deri tek më e larta është shumë i madh dhe lejon jo vetëm abuzimet por edhe përfitimin material të gjyqtarëve. Nga informacionet që ka Komiteti, konstatohet se Komuniteti ndërkombëtar ka vënë në dispozicion fonde të posaçme për eleminimin e këtij fenomeni tragjik, por ato janë shpërndarë pa kriteret dhe vigjilencen e nevojshme tek shoqata e individë që nuk kanë bazë vullnetare as ekspertizën as organizimin për të kontribuar në procesin e pajtimit dhe zgjidhjes së konflikteve. Ekspeditat e përvitshme që janë organizuar me rastin e krishtlindjeve e të pashkëve kanë konstatuar se asnjë nga familjet në konflikt apo të ngujuara nga gjakmarrja nuk i njohin projektet që hartohen në emër të tyre. Këto projekte, janë hartuar me interesimin e donatorëve sipas lidhjes që kanë me individët e shoqatat e krijuara apostafat vetëm për thithjen e këtyre fondeve, pa njohur gjendjen në terren si dhe mjetet që nevojiten për përmirësimin e kësaj gjendje. Për këto abuzime Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar i ka kërkuar Qeverisë Shqiptare dhe Presidentit të Republikës të marrë informacionin e nevojshëm se ku kanë përfunduar donacionet për eleminimin e vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje në Shqipëri. Nw mwnyrw tw papwrgjegjwshme shfrytwzohet fatkeqësia e këtyre familjeve edhe nga politikanët, qeveritarët, deputetwt e zonjat e para duke marrë fondet e bizneseve të mwdha pwr takime mediatike me fëmijët jetimë tw gjakmarrjes, të policëve të vrarë etj. Me këto fonde mund të ishin ngritur dhjetra qendra për rehabilitimin e jetimëve pa bujw e shou mediatik. Tirana me një popullsi rreth 1 milion banore ka mbi 5000 jetimë që vuajnw nga varfwria ekstreme dhe mungesa e strehws dhe vetem një jetimore shtetërore me rreth 60 fëmijë. Nw Tiranw ndodhen 110 familje te ngujuara, prej te cilave edhe perfaqesues te policise e shtetit, bashke me femijet qw nuk frekuentojnw prej vitesh shkollwn. Policia, edhe pse ka qenë i vetmi instititucion që ka bërë përpjekje për të ndihmuar misionarët në zgjidhjen e konflikteve dhe parandalimin e vrasjeve, është në të njejtat pozita të vështira si dhe misionarët, sepse nuk ka mjete elementare ligjore e teknike dhe mund të ndërhyjë nw situatat e hasmwrisw kanunore pa pasur denoncim. Një familje në hasmëri nuk denoncon se është e kërcënuar nga gjakmarrja sepse kështu e thellon më tej konfliktin dhe ndërpret mundësinë e pajtimit për të ardhmen. Familjet që kërcënojnë me gjakmarrje e bëjnë atë me forma të sofistikuara pa u konfrontuar me ligjin duke deklaruarar vetëm se nuk falin familjen e hasmit. Qeveritë kërkojnë ta maskojnë gjendjen duke i kërkuar policisë t’i klasifikojnë vrasjet vetwm si krime kundër jetës ose larje hesapesh sepse nuk kanë mundur të merren me këtë problem specifik. Në parlamentin shqiptar dhe në tryeza politike ky fenomen është konsideruar si një çështje që shteti e ka të vështirë të merret me të. Në shoqërinë shqiptare rikthimi i autoritetit të ligjit do të jetë një proces i gjatë e shumë i vështirë sepse Shqipëria ende nuk ka një klasë politike misionare për zhvillimit e përparimin e vendit. Partitë politike nuk kanë as strategji, as ideologji as mision. Programet e tyre janë vetëm farsa elektorale të përkohëshme. Energjitë e klases politike dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë janë harxhuar deri tani vetëm në taktikën e luftës për marrjen ose mbajtjen pushtetit. Populli vuan nën stresin e varfërisë ekstreme, mungesës së shërbimeve më elementare dhe sigurisë për jetën. Shumica e qytetarëve kanë humbur shpresat për të ardhmen, bëjnë një jetë të mpirë e në apati. Papunësia kap shifrat më të larta të vendeve të lindjes. Duke mos gjetur rrugëdalje, shumë të rinj kanë përqafuar rrugën e krimit, mijra vajza janë të detyruara të punojnë rrugëve të Europës. Qeveritë, jo vetëm nuk e kanë inkurajuar, por nën influencën e mafies e operatorëve të bizneseve të huaja e kanë penguar zhvillimin e tregut dhe të aktiviteteve prodhuese vendase. Pyjet, tokat prodhuese dhe infrastruktura bujqësore janë shkatërruar. Gjakmarrja është përhapur si fenomen në të gjithë Shqipërinë. Sigurisht, mentaliteti kanunor e rregullat zakonore zbatohen më shumë në veri, por ndryshimi i vrasjeve për gjakmarrje midis veriut dhe jugut nuk është shumë i dukshëm.
Zbritja e familjeve nga zonat rurale në qytete nuk e ka zbehur fenomenin. Me implementimin e strategjisë së Komitetit është bërë e mundur që rreth 50 % e familjeve në hasmëri, të pajtohen ose të pranojnë zgjidhjen me rrugë ligjore por çdo ditë lindin konflikte të reja duke e mbajtur numrin e familjeve të ngujuara në çdo vit nga 800 deri në 1200. Edhe pse Komiteti i pajtimit Mbarëkombëtar ka verifikuar numrin, shkaqet dhe arsyen e vrasjeve në të gjithë teritorin e Shqipërisë si dhe në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, nuk ka gjetur mbështetje për administrimin, mbajtjen nën kontroll dhe realizimin e pajtimit tek më se 50 % e këtyre hasmërive. Një pjesë e misionarëve me reputacion e të suksesshëm janë të pamundur nga mosha e thyer dhe nuk mund të lëvizin si më parë. Megjithatë vendin e tyre po e zenë me mjaft dinjitet të rinjtë nga familjet e tyre, kështuqë abandonimi i procesit të pajtimit dhe dekurajimi që i bëhet punës së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, nga faktorët brenda dhe jashtë Shqipërisë, nuk e ka zbehur vullnetin e bordit për të vazhduar përpjekjet e tij.

Vështirësitë e procesit të pajtimit dhe mbrojtjes së familjeve të rrezikuara nga gjakmarrja:
Komiteti jo vetëm udhëheq në procesin e pajtimit, por ka në ndjekje dhe arkivon të gjitha rastet e konflikteve të gjakamarjes. Praktika e procesit të pajtimit ndiqet vetëm me njerëz të besuar. Mentaliteti dhe psikologjia e familjeve në hasmëri që ndjekin rregullat e kanunit nuk i tolerojnë veprimet e pamatura, dhënien e informacionit konfidencisal dikujt tjetër, publikimet, denoncimet apo dhënien e dëshmive para organeve hetimore pa marrë pëlqimin e tyre. Çështja e gjakmarrjes është shumë më delikate se çdo krim tjetër në shoqërinë shqiptare. Çdo nxitim nga ana jonë ose implikim në kësi rastesh, pa u konsultuar me familjet në hasmëri mund të shkaktojë gjakderdhje, biles edhe mbi anëtarët e Komitetit, gazetarët apo përfaqësuesit e shtetit. Takimet tona me përfaqësuesit e palëve në konflikt janë kofidenciale deri në momentin e pajtimit përfundimtar. Kemi pasur raste të vrasjeve për veprime të papërgjegjëshme ose informacione të bëra publike, para dhe pas pajtimit. Në vitin 1997 i është vënë lëndë shpërthyese para shtëpisë udhëheqësit të misionarëve të pajtimit në Shkodër Z. Ndrek Pjetri i cili u detyrua nga kërcënimet të largohej nga Shqipëria. Në vitin 2004 vritet ish sekretari dhe fotografi i misionit të Pajtimit Emin Spahia. Të dyja rastet janë akoma të pazbuluara nga organet e shtetit shqiptar. Personat që ne marrim kontakt tek familjet në hasmëri janë kryesisht persona të besuar të këtyre familjeve. Fillimisht ata porositen që të flasin në emrin e tyre pa treguar kontaktin që ne marrim me ta, sepse kështu çështja mbahet nën kontroll më mirë. Ata janë njerëzit më të besuar të palës së dëmtuar, por takimet tona mirëkuptohen sepse kanë qëllimin e mirë edhe kur bëhen në mënyrë konfidenciale me ta.
Kushti dhe veprimi i parë sipas kanunit që tregon pendesën e palës fajtore dhe përuljen ndaj palës së dëmtuar është largimi i saj nga vendbanimi i mëparshëm ose ngujimi. Në të kundërt ata mund të ndëshkohen për mospërulje dhe krenari para palës së dëmtuar. Ne rekomandojmë ndryshimin e vendbanimit të personit ose largimin jashtë shtetit si dhe mos daljen në publik të hapur derisa të zgjidhet çështja me pajtim. Çështjen e arkivojmë sipas rrëfimit të personit të kontaktit ose deklarimit me shkrim të përfaqësuesit të palës në konfllikt. Pa pajtimin përfundimtar të palëve jeta e familjes dhe të afërmëve të përfshirë në hasmëri është e rrezikuar për çdo moment. Kur kemi bashkëpunuar me institucionet e ndjekjes së krimit për denoncimin e kriminelëve të ndryshëm dhe për dërgimin e tyre në bankën e të akuzuarve, janë hapur probleme të mprehta. Për këtë arsye Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar u ka kërkuar të gjithë misionarëve të Pajtimit të mos marrin pjesë në proceset e hetimit dhe të gjykimit të çështjeve dhe të mos paraqiten në asnjë rast si dëshmitarë të ndonjerës palë mbasi humbin besimin dhe ndërpresin mundësinë e pajtimit.

Për familjet dhe individët që largohen nga Shqipëria për shkak të rrezikut të jetës nga përfshirja në gjakmarrje, Komiteti u jep atyre vertetim zyrtar, sipas kodit dhe numrit të dosjes së çështjes që i përket, i cili u paraqitet komisioneve të azilit në vendet perëndimore. Çdo dokument i nënshkruar nga ana jonë është autentik dhe identik me çështjen e protokolluar. Ky dokument respektohet nga të gjitha vendet perëndimore dhe shtetet anëtare të OSBE-së, ashtu si dhe Komiteti respekton çdo kërkesë të ligjeve të shteteve perëndimore apo amabasadave të tyre. Kemi pasur raste të vertetimeve të lëshuara në mënyrë fiktive nga disa shoqata e individë që kanë ose jo aktivitet në procesin e pajtimit. Komisionet e azilit dhe qeveritë e vendeve perëndimore duhet t’ia dërgojnë këto vertetime Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për verifikim, para se t’i refuzojnë apo pranojnë ato. Vendimi për arkivimin e çështjeve të hasmërisë në zyrat e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar është vendim i dy kongreseve të misionarëve dhe shoqatave të pajtimit, aprovuar nga vetë shoqatat dhe gjithë misionarët e pajtimit. Çdo dokument i lëshuar nga individë të këtyre shoqatave apo të tjerë pa e arkivuar çështjen në Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar konsiderohet i parregullt edhe nga institucionet shtetërore dhe organet e policisë së shtetit.

Aktivitete të misionarëve dhe Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar

Në mbështetje të strategjisë, misionarët dhe Komiteti Pajtimit Mbarëkombëtar kanë organizuar këto aktivitete.

1-Ekspeditat e misionarëve të Pajtimit në Dukagjin: qershor -shtator 1992, Malësi e Madhe: prill – maj 1993, Shkodër: shtator -tetor 1994, Mirditë: shtator - nëntor 1995.
2-Seminare Trajnuese me misionarët dhe përfaqësuesit e komunitetit për shmangjen e përgjegjësisë fisnore: Malësia e Madhe, Pukë, Mirditë Lezhë e Kurbin: Korrik - Tetor 1996
3-Takime me përfaqësues të komunitetit të rretheve të veriut për abandonimin e thirrjes për të armatosur të rinjtë dhe dërguar ata kundër protestuesve të firmave piramidale në jug të vendit - Dhjetor 1996 - shkurt 1997
4-Takim me Presidentin, akademikët, politikanët dhe përfaqësuesit e trupit dipllomatik për zgjidhjen paqësore të problemit të Kosovës dhe shmangjen e luftës. Prezantimi i Letrës dërguar qeverive dhe parlamenteve të vendeve të Rajonit, SHBA-së dhe Vatikanit, nëpërmjet Fondacionit “D&D - Për mbrojtjen dhe integrimin e Kulturave”. Janar – Shkurt 1999.
5-Ekspeditë tremujore për monitorimin e trafikimit të grave e vajzave shqiptare në Itali. Takim me gratë e vajzat e trafikuar si dhe tutorët e tyre në Bolonjë, Milano, Modena, Rimini e Ferrara: -prill-qershor 1999.
6-Ekspeditë dyjavore e monitorimit të trafikimit të qenjeve njerëzore në Greqi. Athinë, Larisa, Elasona: - Nëntor 1999
7- Konfernca MbarëKombëtare e Misionarëve të Pajtimit në Lezhë me pjesmarrjen e përfaqësuesve të diasporës dhe Presidentit të Republikës Z. Rexhep Meidani: 3 qershor 2000 në Lezhë.
8- Kongresi i Parë i Misionarëve të Pajtimit, 26 shkurt 2001.
9- Takim me inteligjencien Kombëtare dhe përfaqësuesit e Komuniteteve fetare për rolin e tyre në parandalimin e fenomeneve negative dhe emancipimin e shoqërisë- Tiranë, Akademia e Shkencave -4 qershor 2001
10- Takim Kombëtar i përfaqësuesve të të gjithë fshatrave të veriut dhe të disa zonave të Jugut të Shqipërisë ku u vendos: Respektimi i shtetit të së drejtës, lënia e pergjegjësisë së vrasjes mbi fajtorin për tu ndjekur penalisht nga shteti, lirimi pa kushte i grave dhe fëmijëve të ngujuar si dhe denoncimi publik i trafikantëve të femrave, të fëmijëve dhe të drogës si shkaktarët kryesor të vrasjeve dhe ngjarjeve tragjike. Pukë dt 14 qershor 2001
11 Ekspeditë një mujore e pajtimit në krahinën e Kosovës- Gjakove - Dhjetor 2001
12- Botimi i numrit të parë të revistës Ligji dhe Jeta: - janar 2002
13- Konferenca e Parë Kombëtare e Lëvizjes Feministe Shqiptare: Lushnjë - 23 nëntor 2002- Rezoluta 1.
14- Takim me përfaqësues të familjeve fisnike dhe të fshatrave të zonës së Nikaj –Merturit, Iballës dhe Dukagjinit- Deklaratë për fillimin e iniciativës kombëtare për lirimin pa kushte të grave dhe të fëmijëve të ngujuar – Katedralja e Iballës – 22 Maj 200
15- Konferenca I Kombëtare me përfaqësues të komunitetit, shoqërisë civile dhe mediave: Për një front të përbashkët me shtetin në luftën kundër krimit: Akademia e Shkencave: Tiranë 12 Korrik 2003
16- Ekspeditë tremujore e Pajtimit në Lushnjë: Karbunarë, Fier Shegan, Kruje- Shtator-Nëntor 2003
17- Botimi Numrit 2 të Revistës Ligji dhe jeta – Dhjetor 2003
18- Takim i misionarëve të Pajtimit “ Mbi punën e bërë për parandalimin e konflikteve të pronës dhe të trafikimit si shkak kryesor i vrasjeve për gjakmarrje- Shkodër 30 Maj 2004
19 Krijimi i Rrjetit për demokraci dhe Shtetin e së Drejtës – Promemorje: Mbi Ndryshimin e Gjendjes Politike e Shoqërore dhe Prishjen e Monopolit. Prezantimi dhe Miratimi i saj nga 210 anetaret e Asamblesë së Koalicionit Antikorrupsion – 21 Qershor 2004
20- Kongresi i dytë i Misonarëve të Pajtimit 17- shtator 2004
21- Seminar mbi përvojën e grupeve treshe të punës në fshatrat e rretheve të Jugut-Modeli i Komunës së Fier – Shegan: Dhënia e Çmimit të Virtytit. -Fier Shegan –shkurt 2005
22- Konferenca e Dytë Kombëtare e Lëvizjes feministe kundër dhunës e shfrytëzimit maskilist: Tiranë 5- Mars 2005- Rezoluta 2
23- Ekspeditë 8 mujore e pajtimit nën udhëheqjen e klerikëve: Monitorimi i konflikteve të lindura nga ndërtimet informale në prag të miratimit të ligjit mbi legalizimet: Prill – Dhjetor 2005
24- Sancë e Parlamentit Europian mbi gjakmarrjen në Shqipëri. Fjala e Z. Gjin Marku: Kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar para europarlamentarëve: 25 Nëntor 2005
25 - Takim me përfaqësues të popullit të Krujës e Fushë Krujës mbi angazhimin gjithëqytetar për mbrojtjen e jetës, mjedisit dhe pasurive tona kombëtare. 12 qershor 2006
26- Konferenca II Kombëtare me përfaqësues të komunitetit, shoqërisë civile dhe mediave: Për nje front të përbashkët me shtetin në luftën kundër krimit: Tiranë më 21 Qershor 2006.
27- Botim i Numrit të tretë të Revistës Ligji dhe Jeta: Dhjetor 2006
28- Monitorimi 6 mujor i Korrupsionit, Lidhjeve të mafies me politikën, monopoleve dhe tendencave për tjetërsimin e Territorit:- Dhjetor 2006- Maj 2007. Memo dërguar institucioneve vendore, Komunitetit Ndërkombëtar, Gjykatës së Hagës dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut: Mbi shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut dhe veprimet kundër integritetit kombëtar të shqiptarëve, nevojën e gjykimit të krimeve ndaj popullsisë në ngjarjet e vitit 1997 e Domosdshmërinë e masave për Parandalimin e krimit të vrasjeve. Nëntor 2006 - Maj 2007
29- Ngritja e Qendrës së Misioneve të Pajtimit në Babrru – Tiranë sipas programit të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar- Tetor 2007
30- Takim me Komisionerin e Lartë të Këshillit të Europës, Z. Thommas Hamerberg: Raport i Z. Gjin Marku: Mbi shkeljen e të drejtëve të jetës në Shqipëri, veçanërisht të drejtës për jetën. 1 Nëntor 2007
31 - Monitorim 5 mujor i projekteve ndotëse të mjedisit, ndërtimeve informale dhe terreneve që rrezikojnë vrasje masive: Nëntor 2007 – prill 2008. Kërkesë drejtuar Gjykatës së Hagës dhe Institucioneve të Shtetit Shqiptar: Mbi hetimin e krimeve ndaj popullsisë nëpërmjet krijimit të terreneve për vrasje masive dhe projekteve të rrezikshme për jetën dhe mjedisin si dhe ndalimin e lidhjeve të mafies ndërkombëtare me lidershipin politik dhe përfaqësues të trupit diplomatikë në Shqipëri: 30 Prill 2008
32 - Monitorim 6 mujor i varfërisë si burim i stresit dhe krimeve kundër Jetës, Maj-nëntor 2008.
33- Konferencë Kombëtare mbi Varfërinë si burim i dhunës në familjeve, vrasjeve, vetvrasjeve dhe trafikimit të qenjeve njerëzore. Rezolutë për Institucionet dhe Organizatat Ndërkombëtare: 25 Nëntor 2008

Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar
Dhjetor 2008

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.