Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit

UNFPA NE SHQIPËRI

Fondi i Kombeve te Bashkuara perPopullsine (UNFPA) filloi te operoje ne 1969. Ky fond i ofron asistence vendeve ne zhvillim, vendeve me ekonomi ne tranzicion si dhe vendeve te tjera sipas kerkeses se ketyre te fundit, per t’i ndihmuar ato ne adresimin e problemeve mbi popullsine, duke perfshire shendetin riprodhues.

Ne punen e saj, UNFPA-ja udhehiqet nga parimet e Programit te Veprimit te Konferences Nderkombetare mbi Popullsine dhe Zhvillimin (KNPZH, Kairo, Shtator 1994), dhe Veprimet Kyçe per te cilat eshte rene dakort ne Sesionin Special te Kombeve te Bashkuara (KNPZH+5, Nju Jork, Qershor 1999). Perveç problemeve te tjera, Programi i Veprimit mbeshtet te drejten e cdo individi per te plotesuar nevojat e tij ne sferen e shendetit riprodhues, perfshire ketu te drejten per t’u informuar dhe per te patur sherbimet e duhura.

Fushat Kryesore te ndihmes se UNFPA-se jane:
• Sigurimi i aksesit universal ne shendetin riprodhues, perfshire planifikin familjar dhe shendetin seksual per te gjithe ciftet dhe individet;
• Asistimi ne forcimin e kapaciteteve kombetare per perpilimin dhe implementimin e strategjive mbi popullsine dhe zhvillimin;
• Avokaci per synimet e KNPZH dhe KNPZH+5, qe perfshijne te drejtat riprodhuese, dhe per rritjen e ndergjegjesimit dhe mobilizimin e burimeve per programet mbi popullsine dhe zhvillimin.

Programet qe UNFPA-ja mbeshtet globalisht dhe ne Shqiperi bazohen ne parimet e KNPZH-se si dhe ne prioritetet kombetare te vendit. Problemet te cilave u adresohet UNFPA-ja kane te bejne me shendetin riprodhues, barazine gjinore, nxitjen e angazhimit te burrave, fuqizimin e gruas dhe te te rinjve dhe zgjidhjet e informuara.

Shendeti riprodhues dhe te drejtat riprodhuese jane pjese e te drejtave njerezore. Baza e tyre eshte se te gjitha ciftet dhe individet kane te drejte te marrin sherbime dhe t’i ruhet e respektohet konfidencialiteti dhe privacia, dhe te drejten te vendosin lirisht dhe me pergjegjesi te plote per numrin e femijeve dhe distancen midis lindjeve, si edhe te marrin informacionet, edukaten dhe mjetet e duhura per ta bere kete.

Shendeti riprodhues i adoleshenteve eshte nje fushe shume e rendesishme e vseprimtarise se UNFPA-se. Ka me shume te rinj ne bote se ç’ka pasur ndonjehere me pare. Duke qene nen riskun e shtatzanive te padeshiruara, te HIV/AIDS dhe te semundjeve te tjera seksualisht te transmetueshme, dhe te shfrytezimit seksual, te rinjte kane nevoje per sherbime te shendetit riprodhues dhe per informacion qe te mbrojne veten. Edukimi seksual dhe informacioni korrekt i dhene te rinjve promovon sjellje seksuale te sigurta dhe te pergjegjshme, shtyn moshen e fillimit te aktivitetit seksual dhe çon ne perdorimin me te gjere te kontraceptiveve dhe ne numrin me te vogel te partnereve seksuale, duke mbrojtur keshtu te rinjte. Keto rezultate jane edhe me te mira kur prinderit dhe femijet flasin sinqerisht dhe hapur me njeri tjetrin mbi keto probleme.

Adresimi i UNFPA-se ndaj HIV/AIDS fokusohet ne parandalimin e infeksionit dhe promovimin e shendetit riprodhues. Ne veçanti, UNFPA-ja eshte fokusuar ne parandalimin e infeksionit te HIV-it tek te rinjte dhe grate shtatzena, dhe ne promovimin e perdorimit te planifikuar te kondomeve.
Permiresimi i shendetit riprodhues eshte esencial per permiresimin e shendetit ne pergjithesi. Shendeti riprodhues influencohet nga shume faktore duke perfshire nivelin e te ardhurave, menyren e jeteses dhe aksesin ndaj kujdesit shendetesor. Venia ne dispozicion e sherbimeve te shendetit riprodhues dhe seksual dhe furnizimi me kontraceptive ndjen nevojen e gjitheperfshirjes shumesektoriale dhe te angazhimit e koordinimit te sektoreve te ndryshem sociale, ekonomike dhe politike.

Ne Shqiperi, projektet e mbeshtetura nga UNFPA-ja fokusohen ne keto probleme kryesore.

Per ta bere boten nje vend me te mire, aksesi i permiresuar ndaj sherbimve eshte i lidhur ngushte me problemet e tjera globale mbi popullsine. Popullsia e botes arriti 6 miliard ne 12 Tetor 1999, duke shenuar nje rritje prej 1 miliard njerez ne 12 vjet dhe nje dyfishim te popullsise globale qe nga 1960. Megjithate, ne vendet ne zhvillim familja eshte pergjysmuar ne numer qe nga 1969. Njerezit gezojne jete me te gjate dhe me te shendetshme. Me shume njerez kane akses ndaj planifikimit familjar. Por ka mbi 1 miliard te rinj te moshave nga 15 deri ne 24 qe kane nevoje per opsione per te bere zgjedhjen e duhur dhe per te marre vendime te pergjegjshme. Mbi gjysma e te gjitha grave jane pre e ndonje forme te dhunes me baze gjinore dhe 600,000 gra ne vendet ne zhvillim vdesin gjate shtatzanise dhe ne lindje. Keshtu qe, shendeti dhe mbrojtja e grave ka nje rendesi shume te madhe.

Dita Boterore e Popullsise festohet nga UNFPA-ja ne te gjithe boten çdo vit me 11 Korrik. Temat e ndryshme te ketyre viteve te fundit kane qene “Mbroni Jeten e Gruas”, “Popullsia, Zhvillimi dhe Ambjenti” dhe per vitin 2002 “Varferia, Popullsia dhe Zhvilimi”. Problemet qe lidhen me popullsine dhe zhvillimin jane komplekse dhe te ndervarura. Sidiqofte, zgjidhjet gjenden gjithandej. Duke u bashkuar globalisht ne perpjekje te perbashketa dhe veprime ne vend mund te sjellim nje ndryshim. Ne Shqiperi aktivitetet mbi kete teme kane perfshine inskenimin e nje pjese teatrore ne rruge dhe ngritjen e shkaterrimin e nje muri si simbol i shkaterrimit te barrierave kunder shendetit te gruas. Keto aktivitete ndihmojne ne rritjen e ndergjegjesimit ndaj problemeve te gruas. Barazia dhe drejtesia gjinore, fuqizimi i grave dhe eleminimi i te gjithe llojeve te dhunes ndaj grave, si edhe sigurimi i mundesise se grave per te kontrolluar fertilitetin e tyre jane nga guret themeltare te programeve te popullsise dhe zhvillimit.

Zhvillimi me ritme te shpejta i popullsise eshte nje problem me rendesi globale. Rritja e popullsise shton trysni ndaj burimeve natyrore dhe ambjentit, duke frenuar keshtu zhvillimin e pergjithshem, si edhe duke reduktuar cilesine e jetes per te gjithe. Temat e Dites Boterore te Popullsise jane pasqyruar gjithashtu dhe ne Konkursin Kombetar te Posterave cdo vit. Ky konkurs mbledh se bashku te rinjte nepermjet artit te tyre dhe ndihmon qe te shprehin pikpamjet qe ata kane per ato probleme qe vete ata do te ballafaqohen ne te ardhmen. Sfida e se sotmes eshte permiresimi i cilesise se jetes per nje popullsi ne rritje pa e shkaterruar ambjentin, duke levizur keshtu drejt zhvillimit te qendrueshem.

Historite e suksesshme insirojne veprime te metejshme, gje qe na ndihmon te arrijme synimet e KNPZH-se duke gjetur zgjidhje per problemet. Angazhimi dhe mbeshtetja qe japin te gjitha qeverite Programit te Veprimit te KNPZH-se nepermjet politikave te tyre dhe fondeve eshte esenciale qe keto perpjekje te kurorezohen me sukses.

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.