Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit


KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR
Address: Rr. “M. Muça”, Pall. 46, Ap. 23, Tirana, Albania
Tel & Fax: 00355 42 263 126. Tel: 00355 42 259 124 Mobil 00 355 68 27 37 989
E-mail: gjin_marku@hotmail.com gjin_marku@yahoo.com

REZOLUTË
E KONFERENCËS KOMBËTARE

Mbi Varfërinë si burim i dhunës në familje, vrasjeve, vetvrasjeve dhe trafikut të qenjeve njerëzore

Me dt. 25 Nëntor 2008, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, organizoi Konferencën Kombëtare mbi varfërinë si burim i dhunës në familje, vrasjeve, vetvrasjeve dhe trafikut të qenjeve njerëzore. Morën pjesë përfaqësues të qeverisë, administratës publike, policisë së shtetit, avokatit të popullit, trupit dipllomatik, misionarë të pajtimit të rretheve dhe përfaqësues të mediave.

KONFERENCA VLERËSOI
1-Arritjet e qeverisë për ndalimin e evazionit fiskal, vjeljen e taksave dhe rritjen e buxhetit të shtetit.

2-Arritjet e Policisë së Shtetit për ndalimin e veprimtarisë së bandave, zbulimin e krimeve kundër jetës dhe bashkëpunimin e saj në procesin e pajtimit e parandalimit të vrasjeve.

3-Kontributin e vendev perëndimore për marrjen në mbrojtje të azilantëve shqiptar që rrezikohen nga gjakmarrja dhe akordoi “Çmimi i Virtytit” për kontributin e dhënë Komisionit për Emigracionin dhe Statusin e Refugjateve të Kanadasë si dhe përfaqësuesit të CEDOCA, Qendrës për Kërkime të Komisariatit të Përgjithshëm për Refugjatë dhe Apatridë në Mbretërinë e Belgjikës.

KONFERENCA KONSTATOI
Shqipëria ka bërë hapa përpara drejt anëtarësimit në NATO e BE, por mbetet akoma vendi i dytë më i varfër i Europës dhe ndër vendet më të varfëra në botë. Në 2800 fshatra dhe 32 rrethe të vendit, ku Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka përfaqësuesit e tij, konstaton se 55 % e familjeve në zonat rurale dhe mbi 40 % e familjeve në qytete jetojnë në varfëri ekstreme. Kjo krizë është kthyer në stres e depresion që tek shumë familje shqiptare vazhdon të sjellë dhunë e tragjedi në sy të fëmijëve. Vetvrasjet kanë kapur shifra shqetësuese, 15-20 % e të cilave janë viktima të borxheve. Në shumicën e dyqaneve ushqimore gjenden listat e familjeve debitore. Gjatë viteve të tranzicionit, 11 mijë fëmijë kanë braktisur shkollën dhe punojnë për të ushqyer familjen. 6000 të tjerë kanë emigruar ose janë trafikuar në vendet perëndimore. Numri i grave dhe vajzave që i nënshtrohen prostitucionit dhe trafikut për të mbijetuar është më i larti në rajon. Ngatërresat e çastit dhe ato për pronën, trafikimi i femrave, divorcet e mbrojtja e nderit vazhdojnë të mbjellin fenomenin e vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje. Për këto arsye, mbështetur në konkluzionet dhe rekomandimet e takimit me përfaqësues të komunitetit, shoqërisë civile dhe mediave në rrethin e Lushnjës në korrik 2008, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar organizoi Konferencën Kombëtare “Mbi varfërinë si burim i dhunës në familje, vrasjeve, vetvrasjeve e trafikut të qenjeve njerëzore” e cila u zhvillua në Tiranë më 25 nëntor 2008. Konferenca miratoi rezolutën për t’ua bërë prezente të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar, trupit dipllomatik dhe organizatave ndërkombëtare.


KONFRENCA KONKLUDOI


SHKAKU KRYESOR I NJË GJENDJE TË TILLË ËSHTË:


Mungesa e faktorit politik e shoqëror, i cili është ndikuesi kryesor për ekonominë e një vendi.

Edhe pse shqiptarët kanë mjedis të favorshëm për zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqenjes, mbeten një popull i varfër. Pozita gjeografike mesdhetare me natyrën, relievin, klimen, bimësinë, ujrat dhe burimet nëntokësore plotësojnë kushte natyrore për jetesë të standarteve të larta e biznes, por kjo pasuri nuk menaxhohet e nuk shfrytëzohet sepse nuk ka planifikim kombëtar. Pushtimi i tokës bujqësore nga ndërtimet informale, prishja e perspektivës bregdetare e ndotja e ambjentit kanë asgjësuar mundësitë e prodhimit vendas, të zhvillimit të ekonomive familjare, të turizmit bregdetar apo agrokulturor. Shkatërrimi i pyjeve e pemtarisë, dëmtimi i shtratit të lumenjve dhe erozioni progresiv kanë shterruar 50 % të burimeve ujore, kanë pakësuar reshjet dhe krijuar një thatësire të gjatë të përvitëshme. Shitja e të gjitha burimeve të pasurisë kombëtare tek të huajt si bankat, telefonitë, energjia, minierat, zonat turistike, tokat me vlerë, etj ka rrënuar perspektivën e ekonomive shqiptare, familjare e individuale. Fillimisht, rrënimi i ekonomive familjare ka ardhur nga ligji 7501 mbi tokën, i miratuar me konsesus parlamentar, i cili ka bllokuar krejt prodhimin në fshat duke krijuar mosmarrëveshje në më se 70 % të familjeve me lidhje gjaku që banojnë në qytet me ato në fshat, për faktin se ligji nuk ua njeh të drejtën e tokës familjeve që kanë zbritur në qytet para vitit 1991. Në këto mosmarrëveshje janë përfshirë rreth 300 000 tituj pronësie. Me aplikimin e traditës për ta zgjidhur çështjen në mirëkutim është pranuar ligji në 170 000 mijë familje, por ato janë ngastra të ndara, të veçuara dhe shumica e popullsisë i ka lënë djerr. Nga mosmarrëveshjet për tokën mbeten ne konflikt të hapur në gjykatë rreth 120 000 çështje, 25 mijë prej tyre janë tërhequr për ta zgjidhur çështjen jashtë procesit gjyqësor, gjë që krijon shqetësim. Pjesa më madhe e qytetarëve edhe pse i përkasin një popullsie me moshë të re nuk kanë mundësi biznesi dhe kanë humbur shpresën tek e ardhmja në vendlindje. Nga 3,5 milion banorë që ka Shqipëria, 1,3 milion kanë emigruar, 30 % e të cilëve janë detyruar të largohen për shkak të konflikteve që u janë krijuar. Nga ligji për tokën dhe lëvizjet e pakontrolluara të popullsisë kanë humbur të drejtën e pronës së trashëguar rreth 70 000 familje shqiptare. 19 000 familje kanë kontradikta për shkak të ligjit të legalizimeve ndërsa 4000 familje vazhdojnë të mbajnë hasmëri të fshehtë për shkak të divorcit, cënimit të nderit dhe trafikimit të femrave. Mungesa e shtetit efektiv ligjor ka sjellë në skenë kanunin i cili aplikohet në mënyrë të deformuar e me pasoja tragjike edhe ndaj grave e fëmijëve. Nga 9800 viktima të vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje brenda dhe jashtë Shqipërisë, 68 % e tyre i përkasin familjeve të varfëra dhe po e njejta përqindje rezulton tek familjet që i kanë shkaktuar këto vrasje. Vetëm 1640 viktima janë nga familjet me nivel mesatar jetese dhe 176 u përkasin familjeve me biznes të madh. Familjet e kërcënuara largohen nga vendi duke rrezikuar jetën në rrugët klandestine. Nga kalimet tokësore në kufirin me Greqinë kanë humbur jetën 860 qytetarë, ndërsa 1080 persona konsiderohen të zhdukur në detin Adriatik.

SHKAQET SHOQËRORE

Mungesa e kulturës së punës dhe dembelizmi.
Shqiptarët kanë marrëdhënie të admirueshme ndërfetare, por janë kryesisht një popull me kulturë orientale islamike, me pakica ortodokse e katolike që kanë trashëguar dembelizmin e varfërinë. Kjo ka ardhur nga moskuptimi i drejtë i kulturës fetare dhe parimeve të islamit që nuk predikon varfërinë si vlerë. Mentaliteti i varfërisë si vlerë shfaqet edhe tek popullsia katolike, veçanërisht në zonat e Mirditës, Pukës, Lezhës, Malësisë së Madhe, Matit e Kurbinit e cila kënaqet me pak dhe e kalon kohën pa angazhime, nuk ka kulturë pune dhe ambicje për zhvillim.

SHKAQET POLITIKE

Politika e varfërimit dhe varshmëria nga borxhet.
Qeveria shqiptare propagandon si sukses kreditë që merr nga operatorët ndërkombëtar edhe pse këto kredi janë me kamatë të lartë e nuk do e lënë vendin të ngrejë kokën për një kohë shumë të gjatë. Ato kanë krijuar varshmërinë e plotë nga huadhënësit që do i detyrojnë qeveritë e ardhshme të marrin kredi për shlyerjen e kredive në afatin e caktuar duke kaluar kështu kredi mbi kredi. Disa nga organizmat ndërkombëtar e kanë paralajmëruar këtë rrezik duke krijuar edhe përplasje me qeverinë shqiptare. Kohët e fundit qeveria ka pëlqyer mbarimin e mandatit të FMN-së, organizëm i cili ka vepruar vazhdimisht me maturi përballë situatave të vështira e krizave që kalon vendi. Pak vite më parë është kërkuar edhe largimi i OSBE-së nga territori i Shqipërisë.

Zbatimi i politikave të gabuara ekonomike dhe menaxhuese nga vendorët.
Pushteti lokal (rrethet e qarqet) nuk kanë planifikim urban as strategji për zhvillimin e ekonomisë qytetare e mjedisit. Lidhja me interesat partiake e ka bërë administratën lokale të pa aftë për të marrë vendime të dobishme e të qëndrueshme për komunitetin. Pushtetmbajtësit vendor janë njerëzit më të dëgjueshëm ndaj ministrave dhe deputetëve, të cilët shohin interesat e ngushta dhe varen në gjykimet e tyre tek udhëheqësit partiakë që janë shkëputur nga populli dhe interesat kombëtare.

Korrupsioni
Korrupsioni si veçori dalluese e shoqërive të varfëra po kthehet në tipar i shëmtuar për shqiptarët. Qytetarët e kanë të vështirë të shkëputen a të distancohen mbasi kanë shumë nevoja jetike. Nga ana tjetër shohin që qeveritarët sigurojnë pasuri përrallore nga të qenit në pushtet. Ligjet kundër korrupsionit veprojnë vetëm mbi qytetarët dhe punonjësit e rrangut të ulët. Deri tani asnjë ministër nuk është dënuar për korrupsionin, lidhjet me mafien e shitjen e pasurive kombëtare. Korrupsioni e ka dobësuar vazhdimisht administratën e cila krijohet nga militantët dhe njerëz të devotshëm të partisë në pushtet. Dobësia dhe paaftësia profesionale e këtyre njerëzve të ngjitur në qeverisje drejtpërdrejtë nga auditoret e partive polike ka ndikuar në të gjitha fushat e jetës, si në atë politike, juridike, gjyqësore, të mbrojtjes e sigurisë kombëtare, të ekonomisë e perspektivës së vendit. Kjo ka sjellë kaosin e ndërtimeve informale, ngushtimin e hapësirave publike, prishjen e mjedisit dhe rrezikun e vrasjeve masive nga këto ndërtime, ka sjellë anarki juridike e politike, ngecje të gjithanëshme ekonomike që prej 20 vjetësh, ka rrënuar gjithë sistemin në bazë të të cilit funksionon shteti. Qytetarët janë detyruar ti nënshtrohen këtij fati. Rreth 60 % e popullsisë nuk merr pjesë në votime se ka humbur besimin ndaj shtetit, gjë të cilën po shfrytëzon mafia e lidershipi politik për të sunduar lehtësisht. Organizmat ndërkombëtar dhe përfaqësitë dipllomatike nuk kanë qenë të afta për të njohur realitetin shoqëror e politik të vendit dhe nuk kanë kontribuar siç duhet për mbrojtjen e konsolidimin e shtetit të së drejtës. Raportet e tyre vjetore që publikohen dhe shfrytëzohen nga palët politike janë të sipërfaqëshme, jashtë realitetit dhe shpesh herë qesharakë. Në asnjë nga raportet e tyre nuk është paraqitur panorama reale edhe pse konstatohet lehtësisht gjendja.

Mungesa e përgjegjësisë politike për vendin dhe Instalimi i mafies.
Në marrëdhëniet me udhëheqësit politikë, operatorët e mafies rajonale e globale kanë siguruar veprimtari të shumëllojshme ekonomike në territorin shqiptar. Krerët e kësaj mafie janë në administratat e vendeve të Europës Perëndimore e në SHBA, në krye të qeverisë italiane, në përbërje të qeverive të vendeve fqinje etj. Ata kanë gjetur “mirëkuptim” në Shqipëri për të marrë në shfrytëzim pasuritë e vendit, për ngritjen e aktiviteteve ekonomike që pastrojnë paratë dhe favorizojnë projektet e tyre aftagjata. Projektet e nenshkruara me qeverinë shqiptare po sjellin bizneset e tyre ndotëse në tërritoret e bregdetit. Territoret e të gjitha burimet e pasurive u jepen me çmime shumë të ulëta, qoftë dhe ato të lëndës drusore e burimeve të ujit si ai i Syrit të Kaltër, shfrytëzimin e kodrinave për prodhimin e çimentos e të zonave turistike për hoteleri. Kjo ka bërë që kapitalistët vendas të mos mund ta marrin në zotërim këto pasuri, që janë të tyret. Udhëheqësit politikë shqiptarë mund e duhej ta kalonin gjithë pasurinë kombëtare në dorën e kapitalistëve vendas duke i favorizuar ata me grante ose kredi afatgjata pa interes, por janë penguar nën presionin e grupimeve mafioze që i kanë deleguar në krye të partisë. Me mbështetjen e kësaj mafie dhe veprime demagogjike vazhdojnë tu merren votat qytetarëve duke bllokuar me ligje çdo rrugëdalje për ndryshimin e kësaj gjendje. Me këtë lojë po kalohet përqëndrimi i aksioneve dhe përfitimeve të tregut vetëm në qarqet që kanë lidhje me njërin ose me krahun tjetër të politikës. Gjithçka maskohet me propagandën e përditëshme për integrimin e globalizmin. Ky “globalizëm” e “integrim” tek shqiptarët po kthehet çdo ditë e më shumë në një diktaturë më e dhunshme se diktatura ideologjike duke thelluar hendekun mes individësh shumë të pasur që kanë në dorë sundimin politik dhe pjesës tjetër të popullit në skamje e mjerim. Çdo shteg i mundshëm i angazhimit të qytetarëve përballë kësaj diktature është i bllokuar. Tek qytetarët, në parlament dhe në administratën publike është krijuar ndjenja e frikës se po ngrite zërin je i humbur.


Mungesa e shoqërisë së vërtetë civile dhe sindikatave:
Në Shqipëri nuk ka shoqëri të vërtetë civile as sindikata. Organizata joqeveritare të financuara nga ndërkombëtarët nuk kanë vullnetarizëm përveç stafit që paguhet. Partitë politike kanë qenë të interesuara që sindikatat të drejtohen nga njerëz të besuar të tyre. Projektet e shoqërisë civile nuk shkojnë tëk grupet në nevojë. Në Qarkun e Shkodrës janë mbështetur nga donatorët 56 projekte për gjakmarrjen dhe asnjë nga familjet e përfshira në konflikt nuk ka dijeni për këto projekte. Projekti i Ministrisë së Arsimit për fëmijët e ngujuar ka qenë jo produktiv. 60 % e ngatërresave, konflikteve dhe hasmërive janë zgjidhur me pajtim nga misionarët sipas traditës pa mbështetje nga donatorët. Të vetmit që i mbështesin misionarët e pajtimit në çdo fshat e qytet janë mësuesit dhe policia e shtetit të cilët e njohin nga afër çdo problem të komunitetit. Në Shqipëri, veçanërisht në qytete, mungon kultura e protestës dhe grumbullimit për të drejtat njerëzore. Qytetarët shqiptarë edhe pse vuajnë çdo ditë stresin për sigurimin e kushteve më minimale të jetesës nuk munden të grumbullohen në protesta sepse nuk kanë sindikata as shoqëri civile që t’i udhëheqë ata.

GRUPET MË TË PREKURA NGA VARFËRIA.

1-Fëmijët
Bazuar në të dhënat e qarqeve, fëmijët janë pjësa më e prekur dhe më e dukshme e varfërisë. 48 % e fëmijëve shqiptar nuk kanë dhomë gjumi, veshjen e nevojshme, nuk hanë siç duhet dhe nuk frekuentojnë lodrat e parqet. Ky kontigjent nuk përparojnë në mësime nga uria dhe inferioriteti përpara shokëve. Një pjesë e tyre e braktisin shkollën duke rënë pre e drogës, trafikut e prostitucionit. Sipas të dhënave të UNICEF, numri i fëmijëve lypës dhe atyre që punojnë për të ushqyer familjen është rritur me më shumë se 10 % në tre vitet e fundit.

2- Pensionistët
Në Shqipëri ka rreth 550 000 pensionistë me një pagesë mujore shumë të ulët që nuk përballon as 20 % të nevojave dhe detyrimeve mujore. Gjendja e tyre është e mjerueshme si për shkak të varfërisë ashtu edhe nga ndarja prej vitesh nga fëmijët që janë në emigracion. Nga ky kontigjent ka pasur shumë raste tragjike të vetvrasjeve

3 –Romët dhe Egjiptianët:
Numri i tyre sipas shoqatave kap shifrën 110 000. Janë përqëndruar në qytetet kryesore dhe nuk lëvizin më si endacakë. Jetojnë kryesisht në baraka dhe fëmijët nuk shkojnë në shkollë. Kanë të zhvilluar ndjenjën e patriarkalizmit brenda familjes. Martohen në moshë shumë të re dhe lindin shumë fëmijë të cilët i detyrojnë për punë ose i nxjerrin në rrugë për të fituar në moshë shumë të vogël. Rastet më tragjike janë ato të shitjes dhe trafikimit të fëmijëve të tyre.

4-Jetimët
Janë shtresa më e pambrojtur. Me gjithë masat e marra nga shteti nuk janë të integruar dhe 60 % e tyre mbeten shumë të varfër për gjatë gjithë jetës. Donacionet, në të shumtën e rasteve, jepen për kremtime e manifestime publike dhe jo për investime direkte në arsimimin dhe mirërritjen e tyre. Tirana me mbi 800 000 banorë ka vetëm një jetimore të financuar nga shteti me 60 fëmije jetimë. Me donacionet e dhëna për manifestimet publike mund të ishin krijuar dhjetra qendra shkollimi e mirërritje për ta. Tradita shqiptare e detyrimit të të afërmëve për tu kujdesur për jetimin është zhdukur.

5. Të rinjtë
Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe studentët, numri i të cilëve rritet nga viti në vit edhe pse kanë bindjen se nuk gjejnë vende pune. Rreth 30 000 të rinj që kanë mbaruar studimet gjenden të papunë. 28 000 persona nga mosha 14 -30 vjeç janë të droguar, 6000 prej të cilëve janë përfshirë edhe në vepra kriminale. Në bazë të studimeve mbi 20 mijë të rinjtë kanë nevojë për shërbime dhe asistencë sociale por për ta mungojnë institucionet dhe programet publike e jopublike. Ekziston vetëm një qendër rehabilitimi për 30 të rinj përdorues të drogës.

DHUNA NË FAMILJE
Rastet e dhunës ne familje janë shtuar në mënyrë tragjike duke përfunduar shpesh herë në vrasjen e gruas apo te burrit ne sy te fëmijëve. Familjet shqiptare, veçanërisht në zonat rurale, ruajnë traditën patriarkale ku gruaja ka rol dytësor. Burri shqiptar vazhdon të jetë sundues dhe i dhunshëm në diktatin e tij. Ne familjet e varfëra dhunimi shtrihet edhe mbi fëmijët duke i detyruar ti nënshtrohen urdhërave të prindërve, të braktisin shkollën e të dalin për të punuar. Në anën tjetër edhe tek gratë e vajzat egziston mentaliteti i nënshtrimit ndaj burrit dhe vëllait. Në qytete institucioni i familjes ka degjeneruar drejt divorceve e në konflikte për shkak të varfërisë duke sjellë mjaft raste tragjike për vetë palët. Një numër i konsiderueshëm i grave të familjeve të varfëra në qytet i drejtohen prostitucionit klandestin për të mbijetuar. Vetëm 2 % e bizneseve dhe 8 % e vendimmarrjes politike janë gra. Krijimi i kodit të familjes nuk ka dhënë rezultate pozitive dhe është shpërfillur që në ditët e para për shkak se u inicua nga politika dhe u debatua nga grupe e individë të konsumuar e pa kredibilitet në shoqëri. Kodi i ri zgjedhor që përcakton përqindjen e pjesmarrjes së grave në forumet e zgjedhura po shfrytëzohet për të fuqizuar sundimin e liderit e jo demokracinë në partitë politike. Shkaqet e dhunës ekstreme në familje janë kryesisht shoqërore dhe vetëm pak individuale.

VETVRASJET
Fenomeni i vetvrasjes ka ardhur gjithnjë e në rritje duke tronditur shoqërinë për numrin e madh të e viktimave. Shqiptarët kanë qenë shumë më të varfër në të shkuarën e numri i vetëvrasjeve ka qenë i papërfillshëm, thuajse inegzistent. Para sistemit diktatorial feja dhe opinioni qytetar e kanë dënuar vetvrasjen, ndërsa në komunizëm solidariteti shoqëror e mbante individin të lidhur me jetën në komunitet. Gjatë tranzicionit familjet shqiptare kanë pësuar trauma dhe drama të paparashikuara. Ndryshimi i mjedisit shoqëror, shpërbërja e shoqërisë, braktisja e vendbanimeve, humbja e vendeve të punës, mungesa e të ardhurave për tu ushqyer, largimi i fëmijëve në emigracion e kanë bërë individin të ndjehet i vetmuar e i pafuqishëm përballë sfidave të ndryshimit dhe kushteve të vështira për mbijetesë, të humbë shpresën tek e ardhmja e ta konsiderojë jetën të pakuptimtë. Kjo ka sjellë rritjen e pakontrollueshme të numrit të sëmurëve psiqike dhe të vetvrasjeve. Sot në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, në çdo 2 pallate banimi gjenden më se 3 të sëmurë depresivë, të cilët mbahen nën kontrollin e të afërmëve. Numri i qytetarëve me depresion është 32 herë më i lartë se në peridhën e sitstemit diktatorial. Divorcet dhe vështirësitë për jetën kanë sjellë pasoja edhe tek fëmijët. Raste vetvrasjes tek ata shtohen nga viti në vit.


Trafikimi i qenjeve njerëzore dhe prostitucioni:
Nga Varfëria rreth 50 000 gra e vajza i janë drejtuar rrugës së prostitucionit, 20 000 prej të cilave kryejnë aktivitetin brenda vendit. Nga anketimet në rrethin e Lushnjës e të Fierit rezulton se 20 % e vajzave që mbarojnë shkollën e mesme e pranojnë alternativën e prostitucionit si rrugëdalje nga gjendja e keqe. Nga 30 000 gra e vajza që prostituojnë jashtë vendit shumica punojnë në praninë e tutorit. 14 000 prej tyre janë në Itali, mbi 6000 në Greqi, ndërsa 9-10 000 të tjera në vendet e ndryshme të Europës Perëndimore. Rreth 5000 fëmijë janë trafikuar dhe shfrytëzohen nga tutorët. Komiteti i pajtimit Mbarëkombëtar nëpërmjet procesit të pajtimit ka përvojë pozitive në luftën kundër fenomenit të trafikimit, veçanërisht për gjetjen e vajzave të trafikuara që jane bërë objekt i gjakmarrjes midis familjeve shqiptare. Në sajë të punës së misionarëve të pajtimit 560 familje të vajzave të trafikuara janë pajtuar me familjet e tutorëve duke e mbyllur çështjen pa gjakderdhje e pa e bërë publike.

KONFERNCA VENDOSI

1-Të ftojë Komunitetin Ndërkombëtar të mbështesë procesin e pajtimit dhe strategjinë e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për eleminimin e vetgjyqësisë dhe forcimin e Shtetit të së Drejtës për faktin se Komiteti, me promovimin e kulturë së pajtimit, ka zgjidhur më se 50 % të konfliktevev në terren, ka përfaqësuesit e misionit në çdo fshat e qytet dhe mbështetje vullnetare në të gjthë tërritorin e Republikës.

2- Të ftojë parlamentin shqiptar të bëjë reformë të thellë në drejtësi duke fuqizuar pavarësinë e institucionit të prokurorisë, rritjen e nivelit profesional dhe të përgjegjësisë së gjykatave në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

3-Të ftojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të mbështesin shqetësimet e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për tu përballur me influencën e operatorëve të mafies globale e lobeve antishqiptare në qeverisje dhe drejtimin politik të vendit.

4-Të ftojë qeverinë shqiptare të ndërpresë marrëveshjet për shitjen e vendit tek të huajt duke përdorur të gjitha mjetet kundër monopoleve të tyre në treg dhe ta kalojë pasurinë kombëtare në duart e biznesmenëve dhe popullit shqiptar.

5-Të ftojë partitë politike shqiptare të marrin mbi vehte mision kombëtar, të heqin imunitetin politik dhe të nxisin fuqizimin e kodit penal kundër abuzimeve me buxhetin e shtetit dhe pasuritë e vendit. Kodi penal të përcaktojë dënimin maksimal për abuzimet e Kryeministrit, Presidentit dhe ministrave.

6- Të ftojë anëtarët e qeverisës të paraqesin plane konkrete, të qarta e të zbatueshme për nxjerrjen e vendit nga varfëria dhe përparimin e ekonomisë shqiptare duke hequr dorë nga të gjitha shabllonet e deritanishme të “strategjive voluminoze për zhvillim e integrim”.

7- Të ftojë shoqërinë civile të promovojë pareshtur kulturën e punës, mjedisit dhe të protestës tek qytetarët .

Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar
Tiranë më 25 Nëntor 2008

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.