Në fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**
:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit

0

Nga Dr. Eno Koēo
Pėrfaqėsues i Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar nė Angli
Representative of Committee of Nationwide Reconciliation in England
Ēesk Zadeja ėshtė kompozitori qė me krijimtarinė e tij krijoi njė epokė tė tijėn midis epokave tė ndryshme tė historisė sė muzikės shqiptare. Ai qėndron diku nė qendrėn e njė hapsire kohore, ku prapa tij, nė kohė, qėndrojnė klasikėt muzikorė shqiptarė tė gjysmės sė parė tė shekullit XX, dhe pėrpara tij, gjithnjė nė kohė, brezat mė tė rinj tė muzikantėve shqiptarė. Fenomeni Zadeja pėrbėn nocionin e atij qė do mund tė merrej si etalon i imazhit muzikor shqiptar. Edhe pėrpara tij dhe aq mė tepėr mė pas, nuk qenė tė paktė muzikantėt, kompozitorėt, qė lėvruan me ndėrgjegje kombėtare sfera tė ndryshme tė formimit shpirtėror muzikor shqiptar, bazuar nė etnicitetin e kėtij populli. Padyshim, koncepti i kombėtares (edhe pse tani ky term duket disi i dalė mode) dhe i individuales ndryshonte nga veriu nė jug tė Shqipėrisė, por ndryshonte edhe midis krijuesve vendas dhe atyre tė diasporės.
Nėse Lec Lurti, Mikel Koliqi e Prenk Jakova nė krijimtarinė e tyre ndoqėn linjėn e muzikės qytetare shkodrane duke huazuar edhe nga tradita europiane romantiko-patriotike, nė se Martin Gjoka e Tish Daia ndoqėn linjėn e shfrytėzimit tė motiveve tė Mbi-Shkodrės e atyre malėsore mė nė lindje, nė se Tonin Harapi kultivoi melosin qytetar tė dasmės dhe ahengut shkodran, dhe duke u hedhur ne jug, nė se Thoma Nasi e Kristo Kono pėrpunuan meloditė folkorike dhe modet e Toskėrisė tė zonės sė Korēės, nė se Fan Noli do tė prirej qėllimisht drejt njė tingėllimi “arkaik” muzikor pėr tė sjellė ndjesira lashtėsie, qytetėrimi antik apo kohėsh tė lavdishme tė gėrshetuara kėto me motive bizantine deri nė citimet nga Pasionet e Shėn Mateut, nė se kompozitori beratas Murat Shehu i cili nė veprėn e tij simfonike lėvroi muzikėn dhe kėngėn e qytetit tė tij, pra kėto pika referimi qė prekin nė mėnyrė tė pėrgjithėshme panoramėn e muzikės savante shqiptare, ndoshta tė marra tė gjitha sėbashku, ishin pika referimi edhe pėr Ēesk Zadenė.
Por a kishte njohuri Zadeja pėr kompozitorėt shqiptarė jo shkodranė, a ishte ai i vetėdijshėm qė nė fillimet e tij pėr rrugėn qė do tė ndiqte? Vėshtirė tė pohohet kjo gjė. Zadeja pėrbėnte thjesht njė rregull, mė tepėr se sa pėrjashtim. Ai do tė vazhdonte nė mėnyrė konshiente atė qė kishin bėrė Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani tė cilėt ndihmuan ēėshtjen kombėtare me pėrkthimin e librave tė shenjtė tė krishterė tė shkruara nė alfabetin latin, ndikim ky qė erdhi nga rilindja italiane e shekujve 15 dhe 16 dhe nga racionalizmi dhe iluminizmi i shekujve tė mėvonė. Nuk dimė se kur e si ėshtė zhvilluar nė Shkodėr muzika klasike, savante, nė shekujt e kaluar, por veprimtaria muzikore kishtare lokale ka data tė sakta qė nga mesi i shekullit 19. Formacione instrumentale italiane por dhe nga ato qė vinin nga Dalmacia e kishin bėrė Shkodrėn vėnd te preferuar ku do tė zhvillonin veprimtaritė e tyre sezonale muzikore, jo vetėm nė kishė por edhe nė ambjente tė hapura. Ndėr kolegjet katolikė tė Shkodrės zhvilloheshin programe tė rregullta muzikore, qė ato qė disponoj unė tė shtypura datojnė nga viti 1902. Mbiemrat e dėgjuar shkodranė janė tė shkruara nė kėto programe koncertesh, midis tė cilėve Bushati, Bumēi, Naraēi, Simoni, Laca, Kodheli, Rota, Gurakuqi, Mosi etj. dhe midis tyre edhe Zadeja. Familja Zadeja, veē tė jatit tė Ēeskut, Rrok Zadeja, qė ishte ndėr anėtarėt themelues tė shoqėrisė artistike “Bogdani,” kishte dhe tė tjerė eksponentė tė letėsisė e muzikės, si axha i madh Gasperi, kėngėtar e krijues popullor, Andrea, Luigji, Dom Ndre Zadeja, ky i fundit poet e krijues i melodramave, dhe padyshim Tonini, vėllai i Ēeskut, muzikant e kritik nė zė shkodran. Ēesk Zadeja kishte privilegjin tė trashėgonte njė sfond relativisht tė begatė kulturor krahinor, ku veē emrave tė mėsipėrm vlen tė pėrmenden edhe emrat e folkloristėve Bernardin Palaj e Gjon Kujxhia.
Qė muzika kishtare ka patur ndikim nė praktikėn e traditėn muzikore lokale tė njė pjese tė kompozitorėve katolikė shkodranė, kjo ėshtė e vėrtetė, por qė kjo traditė mbarte tipare tė fuqishme krahinore e kombėtare, kjo ėshtė edhe mė e vėrtetė. Tė tri prirjet kryesore qė mbartin tiparet e muzikės sė kultivuar shkodrane, ajo qytetare e bazuar kryesisht mbi ahengun shkodran, ajo me motive tė malėsise sė mbi-Shkodrės e mė nė lindje, dhe ajo mbi traditėn e muzikės romantike europiane, kishin si pikėsynim krijimin e njė fizionomie kombėtare, pra atė tė njė etniciteti shqiptar. Kjo nė vetvete pėrbėnte njė trashėgimi, njė traditė. Ēesku mori shumė nga Martin Gjoka qė dhe ky kish marrė nga Frano Ndoja. Ky i fundit eci nė gjurmėt e Palok Kurtit nė lėvrimin e muzikės qytetare shkodrane, atė tė ahengut, dhe qė nė pikpamje tė formimit dhe tė teknikės muzikore, njohuritė do t’i merrte nga mjeshtri italian Giovani Canale, i cili kuptohet i sillte kėto njohuri nė Shkodėr tė marra nga vendi i tij. Por Martin Gjoka solli nė Shkodėr edhe njė eksperiencė e tijėn tė pėrftuar nė Austri. Pra siē shihet nga ky vėshtrim retrospektiv, ruajtja dhe kultivimi i folklorit qytetar shkodran nga kompozitorė me prirje profesioniste e gjente kėtė muzikė shpesh tė veshur me petka romantike perėndimore nė pikpamje tė harmonisė, formės apo pėrpunimit qė i bėhej materialit muzikor vendas.
Kjo ishte pak a shumė panorama pėrpara se Zadeja tė nisej nė Moskė pėr studime (1951-1956), pas dy vjet studimesh (1941-1943) qė kishte bėrė nė Akademinė Santa Cecilia tė Romės. Nė Moskė, nėn drejtimin e kompozitorėve qė trashėgonin kulturėn muzikore ruse tė gėrshetuar me njė radhė sistemesh teknikė tė muzikės perėndimore, ai pėrftoi apo i pėrshtati vetes veē teknikave kompozicionale, formėn tregimtare tė ligjėratės muzikore e cila anonte nga epizmi e dramaciteti, gjė qė do t’i nevoitej kompozitorit tė ardhshėm nė trajtimin intelektual tė muzikės kombėtare. Ndryshe nga parardhėsit e tij muzikantė, qofshin kėta tė Shkodrės apo nga e gjithė Shqipėria qė lėvruan kryesisht motive e ndjesķ qė kishin tė bėnin me krahinat e origjinės sė tyre, Zadeja e pėrqendroi vėmendjen drejt njė krijimtarie me tendencė e frymė mbarė kombėtare, pan-shqiptare, duke lėvruar epikėn e saj, ashtu dhe heroikėn e festiven. Ai iu referua analizės melodike e modale tė trevave tė ndryshme shqiptare nė veēanti, pra duke kompozuar vepra tė mbėshtetura nė karakteristika krahinore tė caktuara, nga Gegėria nė Labėri e Toskėri. Nga ana tjetėr vėmendja e tij u pėrqendrua nė atė qė tipare lokalė tė mund tė shkriheshin nė trajtėn e njė etosi specifik shqiptar.
Pra ai do tė krijonte gradualisht portretin e tij prej muzikanti mendimtar ku vend parėsor do tė merrte rrėfimi intelektual, artikulimi po aq intelektual i mjeteve krahinore shprehėse dhe disi mė pak artikulimi i formės, pėr ta plotėsuar mė tej me situata vallesh tė veriut ku shpalosej dinamika e optimizmi, me situata epiko-heroike mbėshtetur nė pentatoninė labe, por edhe toske, tipare kėto qė mbroheshin e inkurajoheshin nga idetė e metodės sė realizmit socialist. A u ndikua Zadeja nga kjo metodė? Padyshim qė po, ashtu si Shostakoviēi, Prokofievi e Haēaturiani nė Bashkimin Sovjetik. A ndikoi nė cilėsinė e muzikės sė tij pėrqafimi i kėsaj metode? Ēesku e dominoi mendimin muzikor pėr afro dyzet vjet nė Shqipėri. Ai, me disa pėrjashtime, diti t’u shmanget veprave me program apo deklarim agjitativ e ilustrativ, dhe nė tė njejtėn kohė diti tė “mbronte” idetė e “metodės” krysisht me fjalė, duke theksuar karakterin kombėtar, pėr tė cilėn ai ishte krejt i sinqertė, dhe anashkalonte frymėn euforike socialiste. Nocioni i kombėtares, i psikologjisė kombėtare tek Zadeja nuk ishte dogma e imponuar nga metoda; ai ekzistonte nė qėnien e tij, nė ndėrgjegjen e tij, ai besonte tek ky nocion sepse i tillė ishte sfondi i tij kulturor i trashėguar nga qyteti i lindjes dhe shkolla e lartė ku studioi. Gjithpushtetshmėria e tij nė botėn muzikore shqiptare ishte forcė e mėndjes sė tij; ai e kontrollonte kohėn, e manovronte atė, qėndronte vazhdimisht syhapur, nuk ekzaltohej por as edhe binte nė dėshpėrim tė thellė. Ky kontroll i vetvehtes reflektohej edhe nė muzikėn e tij. Nė tė gjen melodi tė gjetura, tema tė goditura e tė frymėzuara, por edhe tė rezervuara nė zgjerimin dhe shtrirjen e tyre, sikur ruhej nga ngazėllimi. Mė e theksuar u bė kjo nė vitet e pas Simfonisė sė tij dhe Delinės, pra pas viteve ‘50-‘60. Erdhi kjo vetpėrmbajtje nga shpėrthimet melodike e tė kantilenės si rezultat i njė stadi tė ri tė vetėdijes e etikės sė tij muzikore, apo koha qė jetonte ia imponoi atij kėtė “sens mase”? Do tė niste pėr tė nė gjysmėn e dytė tė viteve ’70 dhe gjatė viteve ’80 periudha e njė pėrpunimi analitik harmonik tė veprave tė tij, ajo e qėmtimit tė qelizės muzikore mbi bazėn e motiveve e modeve folklorike e qytetare, e tensionit dramatik, e abstragimit tė gjuhės muzikore, shpesh drejt kromatizmit. Kam pėrshtypjen se Zadeja i periudhės sė fundit krijuese, i viteve ’90, veēanėrisht me Tre skicat pėr orkestėr, ėshtė ai i njė ēlirimi ndjenjash, i njė poetizmi e shakaje qė i buron nga shpirti, i njė gjuhe muzikore tė kthjellėt, elokuente e me njė sens tė pėrkryer mase nė frazimin dhe mėnyrėn e ligjėrimit. Sikur donte tė thonte: “Perėndi, mė jep edhe pak kohė se tani mund tė shprehem lirisht, hapur, tani mund ta them fjalėn time tė plotė.”
Zadeja shkroi thuajse nė tė gjitha gjinitė muzikore. Ai e bėri kėtė se ndehej i aftė dhe i sigurtė nė gjinitė qė shkruante, veēanėrisht nė muzikėn simfonike e instrumentale. Por ai e bėri kėtė edhe sepse nė kėtė mėnyrė i tregonte botės muzikore shqiptare qė ky kishte pėr tė qėnė etaloni i njė gjinie tė caktuar me fizionomi shqiptare. Koha e provoi dhe vazhdon ta provojė qė veprat e tij pėrbėjnė repertorin bazė tė instrumentistave dhe orkestrave tona. Nėse imponimi i tij gjatė sistemit totalitar do tė kishte qėnė arbitrar, atėherė reagimi pas viteve ’90 do tė ishte dukshėm nė dėm tė tij. Faktori kohė mbetet gjithmonė ai qė vlerėson veprėn e mirė nga ajo mė pak e mirė. Vlera e Zadesė ėshtė vetėm nė fillimet e matjes sė saj. Brezat qe do tė vinė kam bindjen qė do tė kontribuojnė nė kėtė drejtim.
Sa mendimtar e i stėrholluar nė krijimtarinė e tij mė tė mirė vokale-simfonike, aq dhe i thjeshtėzuar e i kursyer bėhej Zadeja nė krijimet qė bėnte pėr grupet amatore. Ky ishte tipari shoqėror i tij. Janė tė panumurta, si askush, pjesėt qė shkruante pėr kėto grupe pėr Koncertet e Majit. Njė pjesė, padyshim, i shkruante pėr mė tepėr tė ardhura brenda limiteve tė rrogave tė “socializmit”, por shumė prej tyre mbeten edhe sot krijime tė mirėfillta e serioze. E tillė ėshtė Suita No.1 pėr orkestėr. Tipari shoqėror i tij nuk ishte thjesht pėr pak mė shumė humor e zbavitje; ai ishte i krejt natyrshėm nga i cili buronin miqėsira tė mira dhe pse jo, dobiprurėse. Pėrmes kontakteve me individė e drejtues tė grupeve amatore, ai jo vetėm tatonte pulsin e kohės por e bėnte vetė atė mė “tokėsor” nė mėnyrėn e shkrimit. Ai orkestronte pėr ato instrumenta qė realisht ekzistonin nė kėto grupe, pėr mundėsitė praktike tė shfrytėzimit tė vokalit amator. Por a ishte ēdo gjė qė dilte nga dora e tij e pėrkryer? Sigurisht qė pjesė tė pambaruara kishte, veēanėrisht nė vallet e kėtyre grupeve amatore, por sa kompozitorė tė tjerė nė sistemin “socialist” plotėsonin nevoja tė tilla kur koha a sistemi shoqėror diktonin kėrkesa tė tilla? A nuk bėri tė njejtėn gjė Shostakoviēi me operetėn e tij Ēerjomushki, pa pėrmendur tė tjerė kompozitorė shumė tė aftė sovjetikė dhe nga vėndet e “demokracive popullore”? Mė duhet tė nėvizoj se edhe nė kėtė pikė, Zadeja besonte nė kėto kėrkesa tė kohės, ashtu si dhe tė tjerė kompozitorė, qė t’i vinin nė ndihmė tė lėvizjes amatore. Edhe bisedat i shkonin me artistėt amatorė. Mė mirė, nė fund tė fundit, biseda me artistė jo profesionistė, sesa pirje kafesh e diskutimesh jo aq tė shėndetėshme nėpėr vėndet ku mblidheshin artistė intelektualė. Ai do tė vinte nėpėr kėto klube kur do tė thonte fjalėn e tij, kur do i duhej tė mbronte muzikėn por edhe qėnien e tij. Thuhej qė Zadesė ndonjėherė nuk i merrej vesh diksioni kur fliste nėpėr konferenca. Ashtu ėshtė, kur ia donte puna pėr tė kaluar njė situatė delikate tė karakterit ideollogjik, ai bėhej mė pak i kuptueshėm, ndėrsa kur donte t’i merrej vesh mirė mesazhi i tij, ai ishte nga mė tė qartėt dhe nga mė bindėsit nė ato qė shtronte. Shkrimet e tij nė gazetėn “Drita”, herė tė pėrgjithshėm e anshkalues, por nė tė shumtėn e rasteve tė fuqishėm e paekuivoke, ishin provė e forcės dhe shprehjes sė tij intelektuale.
Pėr gjatė njė periudhe mė se tridhjetėvjeēare, Zadeja mori dalėngadalė pamjen e atit tė muzikės shqiptare, jo vetėm pėr nga krijimtaria dhe publicistika, por dhe nga detyra qė i vuri vetes pėr tė pėrgatitur kompozitorė tė rinj. Nė kėtė fushė rezultatet ishin tė mahnitėshme. Nuk bėhej fjalė vetėm ata qė studjuan drejtpėrsėdrejti me tė, por ishin edhe tė tjerė muzikantė qė indirekt pėrfitonin nga eksperienca e tij, tė cilėn ai nuk hezitonte t’ua jepte. Vėshtron tek ky brez kompozitorėsh dhe nuk dallon shtampa tė mėnyrės kompozicionale tė tyre, pėrkundrazi dallon zhvillim individualitetesh. Ajo qė i dallon muzikantėt qė seriozisht ndoqėn parimet estetike e ideore tė Zadesė, ishte, nė rastet mė tė mira dhe nė veprat mė tė mira tė tyre, qartėsia e mendimit, e formės, e teknikave specifike kompozicionale dhe mbi tė gjitha, shfrytėzimi me art e finesė i folklorit muzikor fshatar e qytetar shqiptar. Nuk duhet harruar se prezantimi i teknikave mė tė avancuara kompozicionale gjer nė vitet ’90 nuk mund tė kalonte fare pa problem, e jo mė qėndrime krejt personale krijuese sipas preferencave tė rrymės sė dėshiruar, as qė mund tė bėhej fjalė. Ashtu si dhe tė tjerė kompozitorė, edhe Zadeja ishte i vetėdijshėm pėr kėtė realitet. Brenda kėtij realiteti ai do tė vazhdonte kėrkimin dhe eksperimentimin nė veprat e tij, me ide jashtė shablloneve e kornizave jo vetėm tė asaj qė metoda diktonte nė krijimtarinė muzikore shqiptare, por edhe brenda krijimtarisė sė tij. Pra ishte tjetėr ajo qė shpesh artikulohej nė shtyp e konferenca, pra tjetėr e thėna e tjetėr e bėra. Pėr analogji, mė 1931 Shostakoviēi do tė shprehte antipati pėr Skrjabinin, pėr estetikėn e tij “borgjezo-dekadente”: “Ne e konsiderojmė Skrjabinin” – thonte Shostakoviēi, “si armikun tonė muzikor mė tė hidhur. Pse? Sepse muzika e tij priret drejt njė erotizmi aspak tė shėndetshėm. Gjithashtu drejt misticizmit, pasivitetit dhe fluturimit jashtė realitetit jetėsor.”
Muzikantėt e estetėt shqiptarė mė me nuhatje stimuloheshin nga kėto sinjale artikulimesh tė gjuhės muzikore sė Zadesė, tė tjerė i referoheshin thėnieve, fasadės. Vitet ’70 e ’80 ishin kohė tė trazuara nė mendimin muzikor profesionist shqiptar. Lindėn dikutime prirjesh e parimesh estetike muzikore. Veprat shpesh duheshin mbrojtur nga kompozitorėt e tyre, gjė qė bėhej nėpėrmjet sulmeve tė ndėrsjellta. Tani ato diskutime, shpesh tepėr emocionale, i pėrkasin sė kaluarės, procesit historik tė muzikės artistike shqiptare. Ato qė kanė mbetur janė veprat. Seleksionimi tashma nė fillimet e demokracisė bėhet mė pak i imponuar. Ekzekutuesit janė ata qė do tė pėrzgjedhin, kritika do tė dijė tė bėjė vlerėsime jashtė euforizmave e shikimeve pasionale pėr njėrin apo tjetrin autor. Koha ėshtė faktor i rėndėsishėm nė kėtė pėrzgjedhje shijesh e konceptesh estetikė. Veprat e Zadesė japin shėnja tė jetėgjatėsisė. Materiali muzikor i tyre duket qė ka shumė pėr tė zhbiruar.
Zadeja mendimtar shfaqet i fuqishėm nė redaktimin, vėzhgimin, pėrpunimin e njė varg punėve akademike tė bėra nga studiuesit muzikorė te rinj. Ai u mor edhe me programet muzikore tė shkollės sė muzikės. Ai qėndronte nė epiqendėr tė botės muzikore shqiptare. Edhe autoritetet shtetėrorė e partiakė kishin nevojė pėr tė. Ai iu imponua atyre, ashtu si Kadareja nė Shqipėri e Shostakoviēi nė Bashkimin Sovjetik. Tė shumtė ishin ata qė me vullnet tė mirė dėshironin aprovimin a Zadesė pėrpara se puna e tyre tė dilte nė dritė. Kėta besonin tek njohuritė e Zadesė, tek sugjerimet e tij, tek dashamirėsia e tij kur kjo pėrligjej, doemos edhe tek influenca e tij nė mendimin intelektual muzikor.
Pėr njė periudhė prej pesė vjetėsh nuk munda tė shoh dot Zadenė, pėr shkak tė largimit tim nė Angli. Nė dy vjetėt e fundit tė jetės sė tij biseduam mjaft, ndoshta jo aq shpesh sa mė parė, megjithatė kishim shumė sende pėr tė shkėmbyer. Njė pjesė tė tė rejave m’i kishte shkruar nė letrat qė dėrgonte nė Angli. Ato janė letra personale, tė tė ēiltra dhe e ndjeja veten edhe mė tė afėrt me tė qė ai mė rrėfente pėr vėrshtirėsitė ekonomike qė kalonte ai dhe familja e tij, si dhe pėr gėzimet e tij, siē ishte takimi me kolegėt nė “Lidhjen e Kompozitorėve Rusė” pas mė se 40 vjetėsh. Midis radhėve, ai do tė mė shkruante: “Kultura jonė kombėtare ka nevojė pėr t’u njohur, pėr t’u respektuar, pėr t’u rinjallė nė kėtė krizė tė thellė dhe shpirtrore . . . tė paktėn kėshtu mendoj . . .” Nė njė letėr tjetėr vazhdon: “Gėzohemi qė pėrkohėsisht jemi mirė me shėndet, tė paktėn qėndrojmė nė kėmbė, me tė dyja . . . aq mė tepėr kur kujton vdekjen e Simonit, Nikollės s sė fundi Toninit qė vuajti mjaft dhe vdiq me dishpėrim tė ndieshėm. Fatkeqėsi e pariparueshme.”
Po i pėrfundoj kėto fjalė pėr Zadenė me njė tjetėr fragment nga njė letėr e tij, nga e cila nuk dėshiroj aspak tė vė nė dukje ndonjė kompliment qė ai mė bėn, ashtu si ndodh midis miqsh, sesa pėr t’ju njohur me atė bashkėpunim profesional dhe miqėsor qė kam patur me tė, ashtu si dhe me kompozitorė tė tjerė, pėr t’ju njohur me atė thjeshtėsi e pėrkushtim qė ai kishte e vepronte, shpesh si ato gjestet kalorsiake, duke ia hequr vlerat e atributet e vetes dhe duke ia dorėzuar ato tjetrit. Ai do tė mė shkruante: “Pėr vetė natyrėn time nuk shprehem shumė, por nuk mund tė la pa tė falenderuar pėr kujdesin e veēantė qė ke treguar pėr muzikėn time modeste nė tė tėrė karierėn tėnde tė vėshtirė. Me plot tė drejtė mund tė ju quaj bashkėautor me qė ekzekutimi i vėmendshėm, me ndjenjė dhe frymėzim nga ana tėnde ka bėrė qė shumica e veprave tė mia tė fitojnė ‘qytetarinė’, tė ecin kėmba dorės me kohėn . . .”
Edhe pse fjalėt e tij janė tepėr elogjioze e fisnike, njė gjė ėshtė e vėrtetė, qė nė muzikėn e Zadesė unė gjej njė shprehje tė pastėr tė mendimit tė tij intelektual dhe qė ēdo herė qė i ekzekutoj veprat e tij, aq mė shumė ide e ndjesķ tė reja e pėrshkojnė qėnien time.

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes