PERSE
LIGJI DHE JETA 
Nga Gjin MARKU
Brenda
qytetit, ne Bolonjë, shtrihet një arë me grurë,
rrethuar me lulishte e një pyll te virgjër, që, po të
qëndrosh, në pak minuta, mund të të afrohen lepuj,
sorkadhe e drerë, me një vështrim të butë e
dashamirës të cilët rrojnë mes shkurreve dhe barit
të gjelbër, pa rrethim e pa u trembur nga kalimtaret apo femijet
që afrohen per te soditur . Perreth kësaj hapësire natyrore
që mbrohet nga ligji, arkitektura e hijshme e pallateve dhe lulishtet
plot freski përshkohen nga ajri i pastër e rruget e rregullta
me gjalleri te përhershme, që të krijojnë ndjenjen
e optimizmit, sigurisë e adhurimit. Nje ditë, teksa, me disa
fletevolante e nje hartë në dorë, po vështroja një
grup banorësh qe diskutonin të shqetësuar rreth nje shpendi
të plagosur, befas, u detyrova ti pergjigjesha për gjithëçka
një vajze të policise së komunës. Pasi e sqarova,
se isha nje vizitor i huaj, u tregua tepër e gatëshme të
më ndihmonte për vendodhjen e rrugës që kisha shënuar
në hartë. Korrektesa në detyrë, mënyra e komunikimit,
dhe gatishmëria e saj për të më ndihmuar, me kujtuan
rrëfimin e një përfaqësuesi të FBI-së
në Tiranë. Shefi i grupit të FBI-së tregonte se,
shumë vite më parë, kur akoma nuk e kishte marrë
gradën e sherifit, ndërsa kryente detyrën e kontrollit
mbi trafikun, kishte parë të vinte drejt tij një makinë,
me një shpejtësi të jashtëzakonshme, saqë nuk
kishte arritur dot ti jepte as sinjalin e stopit. Pasi lajmëroi
patrullën tjetër për zevendësim, u vu në ndjekje
te saj dhe, pas gjysëm ore të lodhëshme nga shpejtesia
dhe tensionimi, përfundoi në dyert e një spitali, që
u hapën me shpejtësi sapo arriti makina që ndiqte. Pa
pritur shpjegime detyrohet ti komunikoje urdhërin e arrestit një
zonje e cila i lutej të mos e pengonte. Në momentin që
do ushtronte arrestin, nje ekip mjekësh i konfirmojnë se zonja
ishte thirrur me urgjencë nga ata dhe ishte e vetmja specialiste,
që mund të shpëtonte nga jeta një pacient, që
kishte tre orë në një operacion te vështirë
në tru. Pas 90 minutash, disi triumfatore, ajo paraqitet para sherifit
i cili i kujton të heqë dorashkat, para se të shtrijë
duart për tiu nënshtruar ndalimit. Gjyqi u la pas tre javësh
dhe në sallë të gjithë ishin kundra denimit te zonjes
ne fjale dhe qendrimit te tij si polic. Kur pa se edhe trupi gjykues
ishte në anën e tyre, ai detyrohet të paraqesë rregjistrimin
e kompjuterit të makinës për thyerjet e ligjit gjatë
kohës që kishte ndjekur zonjën përmes trafikut.
Ishin bërë 23 shkelje, që konsideroheshin të rrezikshme
për jetën e tjetrit. Përballë këtij fakti gjykata
u detyrua ta dënoje mjeken me gjashtë muaj burg. Pa kaluar
viti, sherifi merr një telefonatë dhe, matane telefonit, ishte
zonja q kishte dënuar, e cila kerkonte ti bënte nje vizitë
në shtëpi, bashkë me bashkëshortin e saj. Me një
tufë të madhe lulesh të freskëta në dore u
paraqiten ne drekën që kishte shtruar për ta. Nuk ishte
hera e parë që e gjente falenderimin e njerëzve që
kishin pasur probleme me ligjin, por ky rast ishte disi i veçante,
ndaj u vu në pozitë të vështirë dhe në
ndërgjegje e mundonte dilema nëse kishte vepruar drejt apo
jo. Gjithçka iu kthjellua kur zonja, me një ndjenjë
të sinqertë miqësie, i dorëzoi bashkëshoretes
së tij një letër të mjekëve të spitalit
të cilët, me peruljen më të thellë, e falenderonin
perzemërsisht bashkëshortin e saj, për detyrën e
shenjtë që mbante mbi supe.