Me 15 dhjetor 2003, Shkodra ėshtė zgjuar nga njė lajm, jo i bujshėm, por qė u pėrhap nė mėnyrė tė pazakontė. Dje ka vdekur Genti, ai jetimi i Shtėpisė sė Fėmijės. -Kishte dy ditė nė kriza, ishte i vetėm nė dhomėn e tij, tek pallati i sportit. -E kanė gjetur shokėt nė pėrpėlitjet e fundit, e ēuan nė spital, por vdiq. Shkodranėt janė stepur mė shumė se pėr ēdo lajm tjetėr tė pėrditshėm vrasjesh a aksidentesh tragjike. Asnjeri nuk mbeti pa e marrė vesh. Mbas kaq vitesh lodhjeje, rrėnimi e rėnieje shpirtėrore, populli i qytetit tė dikurshėm, plot drittė kulturė e humor, befas ėshtė pėrmendur nga ajo ndjenja e humanizmit tė tij tė thellė. Arkivoli i jetimit ėshtė rrethuar nga mijra qytatarė nė rrugėn kryesore tė qytetit. Tė gjithė e pėrcillnin me sy tė pėrlotur e me pėrkushtimin pėr ta nderuar trupin e tij tė pajetė deri nė banesėn e fundit. E njihnin i madh e i vogėl. Komunikonte me ta gjithnjė i shpėrfillur e, pa u vėnė re, i donte njerėzit sikur tė ishin tė tijėt. Ndėrsa tani, kur ai nuk ėshtė mė, secili ndjehej fajtor e i obliguar. Tė obliguar pėr ēfarė skishin mundur tė bėnin, para se ai tė ikte ashtu, i mbytur nga ajo dhimbje e tmerrshme e njė sėmundjeje qė kėrkonte vetėm pėrkujdesjen e dikujt. Atė pėrkujdesje qė ai se pati kurrė nė kėtė jetė.
Nė Shkodėr e thėrrisnin Genti i Pallatit tė Sportit, pasi ai jetonte atje, nė njė dhomė tė vogėl nė cep tė tij, tė cilėn ia kishin dhėnė disa shokė tė sportit. Njė dollap dhe njė krevat ishte gjthėēka kishte aty brenda. Shkrimet e mėdha nė mure, Vllaznia Kampione, flisnin qartė edhe pėr shpirtin e njė tifozi tė zjarrtė shkodran. Megjithėse e varfėr, nė dhomė spikaste rregulli dhe pastėrtia nė tė cilėn ai jetonte. Asnjėherė nuk shqetėsoi ndokėnd pėr hallet qė kishte. Rrobat e palosura dhe tė hekurosura tregonin qė ai mund tė kujdesej vetė pėr vehten e tij. Ishte nė moshėn 22 vjeēare dhe ėndrrat e bėnin tė kujdesej mė shumė pėr jetėn. Por ja, pėr fat tė keq, sėmundja e pabesė e apendisitit e mbėrtheu nė atė dhomė ku ndodhej gjithnjė i vetėm. Krizat e forta nuk e lanė tė thėrriste dikė pėr ta ndihmuar. U mblodh si grusht pėr tė duruar dhimbjet dhe vetėm pas dy ditėsh u gjet nga njė bashkmoshatar, tė cilit i kishte rėnė nė sy mungesa e tij. Ishte nė pėrpėlitjet e fundit dhe ende rėnkonte deri sa e ēuan nė spital. Mjekėt u munduan por ai vdiq. Ishte tepėr vonė, pasi gjaku i tij ishte helmuar, pothuajse tėrėsisht.
Nė antitezė me jetėn e varfėr ku i mungonte gjithēka, nė ceremninė mortore, tė organizuar nga populli e shokėt e fėmijėrisė, nuk mungoi askush, e asgjė. Tė gjithė kėrkonin tė afroheshin pėr tė hedhur pak dhe mbi varrin e tij. Njė grusht dhe nė shenjė pendese. Por ai u largua, ashtu, pa pasur pranė asnjė njeri. E ndoshta, edhe nė ēastet mė tė dhimbėshme, nuk deshi tė na shqetėsonte. |