Shtysen per te shkruar keto rreshta ma dha nje udhetim qe bera ne krahinen e Matit, ne fshatin Macukull, me ftesen e disa fshatareve te atjeshem, per te pare ne vend mundesine e furnizimit me uje te ketij fshati te mrekullueshem, me njerez po kaq te mrekullueshem qe vuajne nga thatesira per piken e ujit dhe qe do te donin te kishin uje te pakten aq sa qumesht prodhojne ne dite me bagetite e tyre.
Nuk kam qellim qe, ne keto pak rreshta, te rendis ate qe pashe e te shkruaj per mbressat e pashlyeshme qe ato me lane. Do te duheshin faqe te tera. Deshiroj te flas, per te mos thene te bertas, vetem per nje dukuri qe me trishtoi shume gjate ketij udhetimi dhe qe eshte e lidhur pikerisht me ujin dhe me thatesiren. Kjo dukuri e dhimbshme eshte zhdukja pjese-pjese e pyjeve.
Gjate rruges per ne Macukull pashe kodra te tera te shpyllezuara, druret e te cilave ishin prere pothuaj deri ne rrenje. Rreze tyre, parcela toke te punuara e te mbjella me bime are e kultura bujqesore, te zhuritura per nje pike uje, ishin krejt te pazhvilluara dhe dukeshin si gjysem te thara.
Mu shfaqen para syve stoqet me derrasa e me binare qe i sheh kudo ne sheshet e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise. Nje pjese e tyre mund te jene edhe nga druret e prere ne pyjet e Macukullit dhe ne rrethinat e tij.
Mendimet me shkuan perseri tek uji dhe tek pyjet sepse, ku ka uje ka dhe pyje dhe ku ka pyje ka dhe uje, nuk ka thatesire.
Druret e pyjeve me rrenjet e tyre te thella e te shumta e shkriftojne token, e bejne ate mjaft poroze dhe mjaft te afte te depozitoje sasira te konsiderueshme uji, i cili, ne periudhat e thata e te nxehta te vitit ushqen rrjedhjet ujore siperfaqesore, aq te nevojshme per ēdo krijese qe gjallon mbi toke.
Ndikimi i pyjeve ne shperndarjen e rrjedhjes ujore, qe formohet nga reshjet atmosferike brenda vitit, eshte i ndjeshem dhe shume i rendesishem.
Pyjet ngadalesojne shkrirjen e bores, duke zgjatur keshtu periudhen e ushqimit me uje te rrjedhjeve siperfaqesore. Kjo ben qe te zvogelohen prurjet e medha te ketyre rrjedhjeve dhe te zvogelohen ndjeshem vershimet e lumenjve dhe gerryerjet e tokes, aq te dukshme dhe shkaterrimtare ne vendin tone. Po keshtu veprojne pyjet dhe me reshjet e shiut duke ngadalesuar rrjedhen e tyre dhe duke krijuar rezerva te bollshme ujore nentokesore te cilat vazhdojne te rrjedhin edhe ne periudhat e thata te vitit, kur nuk ka reshje atmosferike.
Pyjet zvogelojne ndjeshem avullimin e ujit nga siperfaqja e tokes, ku ato vegjetojne, edhe kur temperaturat e ajrit jane te larta. Kjo eshte veēanerishte rendesishme per zonat e thella, larg vijes bregdetare ku, ne stinet e nxehta, mungesa e lageshtires ne ajer eshte mjaft me e theksuar.
Pyjet natyrale ose te kultivuar, perrth liqeneve te ujembledhesave, mbrojne token nga gerryerjet rrjedhjeve ujore siperfaqesore duke mos lejuar keshtu mbushjen e tyre me prurje te ngurta dhe duke i bere ata praktikisht te perjetshem. Vlerat e tyre do te ishin te jashtezakonshme per ekoturizmin i cili do te shumefishonte interesat e ēdo qytetari per ti vizituar e banuar rreth tyre.
Keto pyje, te populluara me kafshe e shpende te egra formojne ekosisteme shume te rendesishem, me shumellojshmeri abitatesh, te nje biodiversiteti te larmishem, me vlera te medha e te veēanta.
Keto do te ishin ne menyre shume te permbledhur disa nga brengosjet qe do te perjetonte ēdo njeri qe shkon te kerkoje uje ne nje zone ku njerezit, me veprimtarine e tyre te ndergjegjegjshme, po e varferojne ate nga ky element jetesor dhe i pazevendesueshem, duke keqtrajtuar pyjet dhe jo rralle duke i zhdukur ato.
Sigurisht, kjo qe thashe me lart per pyjet eshte vetem vleresim nga kendvehtrimi i nje njeriu qe eshte marre me ujrat dhe kudo kerkon te kete uje sepse uji eshte vete jeta. . Pa dyshim qe pyjet kane edhe shume vlera te tjera, mjaft te dobishme.
Pyjet ne vetvehte jane kombinate te medhenj natyrore prej te cileve marrim prodhime mjaft te vyera , duke filluar nga lenda drusore, frutat e pyllit, kepurdhat, bimet medicinale e deri tek mishi i shpendeve dhe i kafsheve te e gra.
Agropylltaria dhe turizmi pyjor jane sektore te rinj ne zhvillim e siper dhe me shume interes per perparimin ekonomik e shoqeror te vendit tone.
Ekonomia pyjore krijon hapesira te medha per punesim dhe per jetese me te mire. Pyjet kane nje rol shume te rendesishem dhe paresor ne mbrojtjen e mjedisit ku jetojme dhe ne ruajtjen paster te tij. Prandaj dhe jane quajtur mushkerite e globit.
Duke mbyllur keto rreshta, pamedyshje mund te them se pyjet jane vete jeta e planetit tone. Te gjithe sebashku duhet ti mbrojme, ti shtojme dhe te perkujdesemi per ta se keshtu kujdesemi per shendetin dhe mireqenien tone. |