Nė luftimet e Bosnjės, Radovan Karaxhiēi qortonte njė oficer tė lartė tė ushtrisė serbe pėr shkak se, ky i fundit, kishte ndaluar ofensivėn e shkatėrrimeve nė njė fshat afėr Kroacisė. Ndėrsa oficeri iu pėrgjigj se kemi tė bėjmė me disa monumente dhe njė kishė katolike, ai iu hakėrrua duke i thėnė se aty ku nuk kishte kishė ortodokse nuk mund tė ketė as kishė as objekte kulture. Me luftė e pa luftė, me ndjenjėn e urrejtjes e hakmarrjes u zhdukėn me qindra monumente tė kulturės, vepra arti dhe dėshmi historike.
Prononcimi i Papa Gjon Palit tė II, nė vitin 1993, pėr vendet e lindjes, qė tė bėnin mė shumė kujdes ndaj tė rėnėve dhe varreve tė heronjėve, vinte pas sjelljeve tė pahijshme qė po bėheshin me dhunimin e shtatoreve dhe varrezave tė ish udhėheqėsve komunistė.
Gjatė shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik, opinionit i pati tėrhequr vėmendjen njė kronikė nga Lituania e cila transmetoi momentin e zhvendosjes sė statujės sė Leninit nga parku qėndror i kryeqytetit, me pėrkujdesjet dhe me duartrokitjet e qytetarėve gjatė pėrcjelljes sė saj pėr nė galeri. Ishte njė nderim i dyfishtė qė qytetarėt e Lituanisė i bėnin njė personaliteti tė shquar dhe veprės sė artit qė kishte qėndruar prej shumė vitesh nė mjedisin e tyre. Fatkeqėsisht, nė Shqipėri, veprimet ishin tepėr tė dhunshme e pa sens. Zhvarrimi i eshtrave tė Enver Hoxhės, prishja e monumenteve tė heronjve dhe i shumė veprave tė tjera tė artit ishte njė shembull i keq i sjelljes sonė qytetare e politike. Asnjė komb nuk duhet tė tregohet brutal me protagonistėt dhe heronjtė e tij, pavarėsisht se ēkohe mund ti pėrkasin ata. Qindra lapidarė qė hijeshonin rrugėt nacionale u shkatėrruan sėbashku me krojet e sheshpushimet. Nė vitin 1993, nė qytetin e Rėshenit, u urdhėrua nga kreu i administratės prishja e monumentit tė katėr heroinave tė Mirditės dhe shtatoreve tė Ndrec Ndue Gjokės, Bardhok Bibės e Pal Melyshit. Ky veprim, nė atė kohė, u dėnua nga i gjithė opinioni publik. Ai u konsiderua si fyerje e shkelje e rėndė e traditės sė kėsaj krahine qė, edhe nė momentet mė tė nxehta tė pėrplasjeve politike, nuk kishte paraqitur shfaqjen mė tė vogėl tė dhunės. Ēėshtja pėr tė cilėn u sakrifikuan mėsuesi Ndrec Ndue Gjoka dhe katėr heroinat e Mirditės nuk i pėrkiste vetėm sistemit socialist. -Edhe nėse i pėrkisnin atij sistemi, ato janė dėshmorė dhe nuk mund tė preken, -shpreheshin me revoltė qytetarėt. Nė rrethin e Krujės pėrveē zhdukjes sė lapidarit tė Shote dhe Azem Galicės ėshtė vėnė dorė edhe mbi monumentin e Heroit Kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu. Por e e keqja mendoj se ėshtė mė thellė Ajo mund tė themi se ėshtė institucionalizuar. Nė Muzeun Historik Kombėtar janė hequr tė gjitha pavionet e periudhės sė luftės nacionalēlirimtare dhe tė ndėrtimit socialist. Ka mbetur vetėm njė pavion i quajtur Genocidi Komunist. Ėshtė e njejta gjė si me veprat e kulturės sonė kombėtare, gjatė viteve tė shtetit diktatorial. Drejtoria e Muzeut Kombėtar nuk ka guxuar tu kthejė vizitorėve eksponatet me shumė interes, si tė perudhės sė luftės ashtu dhe ato tė ndėrtimit socialist. Stafi i aktual i Muzeut Historik Kombėtar, edhe pse ėshtė mjaft i aftė, nuk mund tė vetėveprojė nga njė vendim i kahershėm i qeverisė dhe i parlamentit. Akoma mė keq, kur edhe Ministria e Kulturės, Galeria e Arteve apo Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės vazhdojnė tė ecin, me tė njejtin mentalitet. Jo vetėm pėr kujdesin ndaj vlerave tė historisė e kulturės sonė kombėtare, por edhe pėr nevojat ekonomike, kėto institucione duhet tė operojnė me guxim. Vėnia para pėrgjegjėsisė ligjore e shumė veprimtarėve tė administratės sė viteve tė tranzicionit, qė u sollėn nė mėnyrė tė papėrgjegjėshme ndaj kėsaj pasurie kombėtare ėshtė jo vetėm e drejtė por dhe detyrė e kėtyre institucioneve. Pėr mėnyrėn e kompozimit, nivelin e punimit, stilin dhe pėrmbajtjen, shumica e kėtyre veprave dhe eksponateve ishin punuar me art. Kur shohim sot, punime si ai i Fan Nolit, i vendosur para Akademisė sė Shkencave, apo njė skulpturė moderne para godinės sė tė pėrndjekurve politikė, ose njė obelisk prej hekurash nė shenjė simboli tė 12 bajrakėve nė Mirditė, tė vjen me tė vėrtetė keq si pėr abuzimin ashtu dhe pėr nivelin e dobėt tė kijimtarisė. Do tė ishte e udhės qė veprat e artit, me funksionin e tyre historik e estetik, tė jenė tė pranishme, ashtu si edhe mė parė, nė mjediset publike. Sheshi i Lushnjės sdo ta kishte bukurinė qė ka, nėse do ia hiqnim grupin kompozicional nė skulpturė tė Perikli Ēulit. Shoqėria jonė, e keqinformuar dhe e keqformuar nga politika vazhdon me rrėnimin e ēdo gjėje duke humbur vlerat kulturore, historike e kombėtare. Nė ēdo komunė tė qyteteve perėndimore, midis parqeve tė pafund me gjelbėrim, gjenden skulptura, terrene sportive, klube pėr pensionistėt, dhoma kulture tė administruara nga organet e pushtetit lokal, biblioteka etj. Emrat e kėtyre objekteve ashtu si dhe tė rrugėve janė me personalitetet e tė gjitha kohėve, pavarėsisht se cilit regjim i pėrkasin. Gjatė vitit qė shkoi ėshtė folur disa herė pėr sjelljen e eshtarve tė ish Mbretit Zog nė Shqipėri, veēanėrisht pas kthimit tė familjes sė tij nė atdhe. Por, qeveritarėt dhe politikanėt aktualė, nuk mundėn ta realizojnė njė akt tė tillė human, para se tė vdiste e ndjera mbretėresha Geraldinė. Ky cikėl zhvlerėsimesh, shkatėrrimesh e kundėrvėniesh politike, pa sens e shenjė qytetėrimi, vazhdon tė na ndjekė pas ēdo spektakli tė politikanėve tė radhės. Enver Hoxha dhe Ahmet Zogu kanė qenė udhėheqės tė shtetit shqiptar pėr njė periudhė tė gjatė dhe kanė lėnė njė pėrvojė qė ėshtė konsideruar e vlefshme pėr tu njohur. Nė kėndvėshtrimin historik, pavarėsisht nga gabimet dhe mjetet e dhunshme pėr ruajtjen e sundimit, ata mbeten udhėheqės qė e themeluan dhe e prezantuan me dinjitet shtetin e shqiptarėve para kombeve tė tjerė. Pėr vitalitetin dhe forcėn e shtetit qė ndėrtuan, nė njė vend specifik si ky i yni, ata konsiderohen burra shteti e smund tė fshihen nga historia. Sot ėshtė shumė e vėshtirė tė bisedosh me komunistėt pėr ngritjen e njė pėrmendoreje pėr Ahmet Zogun ashtu siē nuk mund ta mendosh se zogistėt, ballistėt apo anėtarėt e partive tė djathta, tė pranojnė nė njė mjedis publik portretin e Enver Hoxhės. Populli, nė kėtė drejtim, ka njė gjykim mė tė qartė se politikanėt dhe militantėt partiakė. Shumica e qytetarėve do ta mirėprisnin nismėn qė nė varrezat e dėshmorėve tė kombit tė kishte njė taracė pėr udhėheqėsit e shquar dhe kryetarėt e shtetit.. Sot, pas njė dekade tė pluralizmit, tė gjithė e kuptojnė qė portreti i Enver Hoxhės dhe Musine Kokalarit, pavarėsisht nga veprimet e bindjet e kundėrėta tė tyre, do qėndronin natyrshėm nė muzeun e lindjes, nė Gjirokastėr, ashtu si edhe i Bardhok Bibės e Mark Gjon Markut nė Mirditė. |