Me 14 korrik 2003, nė sallėn e Akademisė sė Shkencave, Komiteti i Pajtimit Mbarėkmbėtar dhe Koalicioni Shqiptar Antikorrupsion organizuan njė takim me pėrfaqėsues tė komunitetit dhe shoqėrisė civile Per denoncimin e izolimin nga shoqėria tw trafikantwve te femrave tw femijwve dhe tw drogws. E gjithw vwmendja u pwrqwndrua tek rrwfimi i guximshėm i 13 vjeēares Albana Prenga dhe i babait tė saj, Zef Prenga qė kishin ardhur nga zonat mė e thellė e Mirditės, Gurth Spaēi, pėr tė denoncuar trafikantėt dhe gjyqtarėt qė i liruan ata. Forumi i Gruas sė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkmbėtar, krahas nismės pėr lirimin pa kushte tė grave dhe fėmijėve tė ngujuar ėshtė angazhuar nė mbrojtjen dhe inkurajimin e kėtyre viktimave pėr ti denoncuar kriminelėt. Akti i Albana Prengės, e cila jo vetėm nuk iu nėnshtrua dhunės e kėrcėnimeve me armė, por edhe kėmbėnguli pėr ti ēuar ata nė bankėn e tė akuzuarve, tregon se guximi pėr tu pėrballur me kriminelėt e mposht krimin. Fjala e saj dhe qėndrimi burrėror i tė atit u pėrshėndetėn nga gjithė opinioni shoqėror.
Denoncimi i 13 vjeēares Albana Prenga
-Unė quhem Albana Prenga dhe vij nga fshati, Gurth-Spaē i Mirditės. Ne Jemi shtatė fėmijė. 6 motra dhe njė vėlla, 10 vjeē. Fatkeqėsisht vėllai ėshtė i paralizuar. Kushtet e fshatit e tė familjes sime janė shumė tė vėshtira. Edhe ne fėmijėt, detyrohemi tė punojmė. Shkollėn dhe dyqanin i kemi mė tepėr se gjysėm ore larg. Nė shkurt tė kėtij viti, me datėn 7, kur unė, sapo kisha mbushur 13 vjeē, u pėrballa me njė ngjarje tė hidhur qė se kisha menduar kurrė se mund tė mė ndodhte nė jetė.
Mbasditen e kėsaj date, duhej tė shkoja tek dyqani pėr tė blerė ushqime.
Rrugėn, kur shkova, e bėra shpejt se ishte dėborė dhe ftohtė. Kur po kthehesha pėr nė shtėpi, pashė njė djalė i cili priste nė rrugė. Nuk mendova asgjè tė keqe. E dija qė ishte nga fshati im dhe i martuar. Kalova pranė tij pa folur dhe pak mė tej, pashė dikė tjetėr me shpinė tė cilin nuk e njoha. Personi qė priste nė rrugė mė erdhi nga mbrapa dhe filloi tė mė kėrkontė llogari, se pse nuk i fola.
Mė thoshte se skishte rrugė tjetėr pėr mua veēse tė shkoja me tė.
I pergjigjesha, prerė, se nuk kisha punė me tė, e tė mė hapte rrugėn. Por kjo gjė e acaronte.
Acarimi arriti deri aty sa tė provoja grushtin fytyrės. Megjithėse i thashė disa herė se do ta paguante pėr atė qė bėnte, kėmbėngulte pėrsėri ti nėnshtrohesha. Mė tregoi njė armė qė mbante nėn xhup dhe mė kėrcėnonte se do mi derdhte plumbat mbi trupin tim. Kur kisha menduar dhe vdekjen time, arrita tė shkėputesha dhe vrapova drejt shtėpisė. Pa kaluar 20 a 30 metra qėlloi me armė. Kam vrapuar pa e ditur se ēfarė po bėja deri kur arrita tek prindėrit.
Babai, ndonėse i tronditur, kundėrshtoi kėrkesat e kushėrinjve pėr tė marrė hak brenda natės dhe vendosi tu drejtohej organeve tė policisė dhe prokurorisė.
Arrestimi i personit u bė atė natė dhe policia na u duk shumė nė rregull nė fillim. Ajo mori provat, bashkė me gėzhojėn, dhe prokurori na dha zemėr se do gjenim drejtėsi.
Megjithėse familja e tij erdhi pėr tė na kėrkuar falje, babai pėrsėri kėrkoi ndėshkimin e fajtorit sipas ligjit.
Tani ata kanė braktisur fshatin dhe kanė dėrguar edhe njerėz pėr tė kėrkuar pajtim. Unė dhe babai pėrsėri kemi kėrkuar qė ai tė dėnohet.
Prokurori kėrkoi dėnimin e tij vetėm me 6 vjet heqje lirie ndėrsa gjykata e liroi fare. Babai kėrkon dėnimin sipas ligjit dhe unė jam qė drejtėsia ta dėnojė atė. Edhe pse nė gjendje tė vėshtirė vendosėm tė vijmė e tė flasim kėtu para kėtij takimi.
Dua ti kėrkoj Presidentit, Kryeministrit dhe Gjykatės sė Lartė, tė na mbėshtesin, qė tė zbatohet ligji. Ne do ta kėrkojmė pėrsėri drejtėsinė dhe besojmė se do ta gjejmė atė. Falenderoj bashkėfshatarėt e mi qė na mbėshtetėn duke e dėnuar gjestin dhe ato gra tė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtarqė mė mbrojtėn, e mė dhanė kurajo tė vij kėtu pėr tė denoncuar...
Zoti nė qiell e shteti nė tokė....haku vajzės do ti merret
Fjala e Zef Prengės
(babai i Albana Prengės)
-Nė Mirditė nuk e kemi zakon tė ruajmė gratė e vajzat. Ato kanė punėt e tyre, shkojnė nė mal pėr dru e pėr ujė, nė dyqan pėr ushqime e nė shoqėri dhe as mendohet qė dikush tu bjerė nė qafė. Nė shtegun e malit apo nė udhė tė madhe ato respektohen prej gjithkujt e smundet njeri me i prek. Katundet e Mirditės nuk mund ti lejojnė askujt kėsi punėsh, qė ia lėshojnė marren gjithė vendit. Unė kam ardhė, sot, me u kėrkue sqarim atyre gjyqtarėve, policėve, hetuesve e njerėzve tė veshur me petk shtetnor, pse i liruan dhe i quajtėn tė pafajshėm kriminelėt? A mos vallė ishte fajtore vajza ime qė ecte rrugės pėr hesap tė vet, pėr tė kryer njė punė qė familja ia kishte ngarkue. A mos vallė ishte fajtore vajza ime qė ky kriminel faqezi i del pėrpara, edhe pse e dinte se ajo ishte nji fėmije, nė moshėn trembėdhjetė vjeē. A mos vallė ishte fajtore vajza ime qė i tha atij, se unė nuk tė njoh e me liro rrugėn. A mos vallė asht fajtore vajza ime qė kėrkoi ndihmėn e familjes, tė drejtėsisė e tė shtetit, pėr tė mbrojtur nderin, dinjitetin e jeten e saj. Ai e kėrcėnoi, e qėlloi me grushta dhe nė fund pėrdori edhe armėn duke qėlluar mbi tė, kur e pa se ajo nuk iu nėnshtrua. Ne i jemi drejtuar prokurorisė, ligjit e shtetit, ashtu siē e kemi zakon, siē ka udhėzue edhe ky komitet, qė na ka mbrojtur e na ka sjellė deri kėtu. Gjykatėsi na ka sorollatur disa herė, edhe pse i kishte faktet. Dihet se pse na sillte nalt e poshtė. As e kam menduar as e mendoj qė kjo punė do tė mbyllet me padrejtėsi. As unė as kėrkush nuk do ta pranojė kėtė. Zoti nė qiell e shteti nė tokė, por haku vajzės do ti merret - perfundoi ai |